Shendetesi

Një gotë me lëng të freskët shege – Për shëndet, fuqi dhe energji menjëherë

Këtë e konfirmojnë shkencëtarët sipas të cilëve, burrat dhe gratë që pijnë një gotë me lëng shege çdo ditë për 2 javë, përjetojnë një rritje të hormoneve që nxisin energjinë dhe qarkullimin e vrullshëm të gjakut.
Një studim i Universitetit Queen Margaret të Edinburgut, të cilit i referohet AgroWeb.org, konfirmoi se lëngu i shegës funksionon si një pije energjike krejt natyrale.

Për të arritur në këtë konkluzion, shkencëtarët analizuan performancën dhe të dhënat e një grupi personash të moshave nga 21 deri në 64 vjeç.

Në fund të studimit, të gjithë pjesëmarrësit patën një rritje të ushqyesve që janë të dobishëm për balancimin e hormoneve, plus vitalitetin e përgjithshëm.

Përveç vetërregullimit hormonal, studimi rezultoi edhe në rritjen e humorit të mirë dhe energjisë së organizmit.

Shega dhe lëngu i saj bëjnë mrekulli për nivelet e hormoneve si testosteroni tek meshkujt dhe estrogjeni tek femrat.

Testosteroni ndihmon në përmirësimin e humorit dhe kujtesës, thanë studiuesit.

Pas pirjes dy javore të këtij lëngu, niveli i këtij hormoni rritej nga 16 deri në 30%. Pjesëmarrësit treguan se ishin në humor të mirë dhe ndjenjat e tyre negative ishin shuar.

Estrogjeni është një hormon shumë i nevojshëm në trupin e çdo gruaje për të qëndruar të forta, energjike dhe me një cikël të shëndetshëm.

Vlerat E Tjera Të Rëndësishme Të Lëngut Të Shegës
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, studimet e mëparshme mbi rolin e lëngut të shegës, kanë veçuar rëndësinë e tij për shëndetin e zemrës dhe qarkullimin e gjakut.

Ky superfrut lufton disa forma të tumoreve, lehtëson simptomat e osteoartritit dhe kuron problemet me stomakun.

Ai është i pasur me shumë antioksidantë, vitamina dhe minerale të cilat përmirësojnë shëndetin e njeriut nga koka tek këmbët.

AgroWeb.org rekomandon pirjen e një gote 250 ml me lëng shege çdo ditë për të pasur përfitime afatgjata.

Sa Gota Me Lëng Shege Mund Të Pini Çdo Ditë
Deri më tani, ekspertët tregojnë se nuk nevojitet një dozë standarde ditore të lëngut të shegës.

Me përafërsi, një sasi prej 250 ml deri në 350 ml lëng shege në ditë, është jo vetëm e shëndetshme por edhe e sigurt.

Megjithatë, është shumë e rëndësishme të siguroheni që lëngu që po pini është 100% shegë e pastër dhe jo e gatshme me sheqerna të shtuara./AgroWeb.org

Burimi shkencor i informacionit gjendet në këtë link

Një gotë me lëng të freskët shege – Për shëndet, fuqi dhe energji menjëherë Read More »

Mollët Shqiptare – Më natyralet dhe më të pastrat në rajon

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë ajo është molla. Nëse është mollë shqiptare, akoma më mirë.

Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që të mbrojnë nga një sërë simptomash dhe sëmundjesh.
Dy zonat që mbahen për prodhimin më të lartë të mollëve në vendin tonë janë Korça dhe Dibra.

AgroWeb.org raporton se varietetet që prodhohen më së shumti në Shqipëri janë dy derivatet e Red Delicious, Red Chief dhe Starking.

Të dyja janë të referuara lokalisht si “Starking” madje përbëjnë 52% të pemëve drurëve frutorë, plus mollët e varietetit Golden Delicious që përbëjnë 42%.

Shumica e përbërësve antioksidantë gjenden tek lëkura e mollës. Ndaj këshillohet konsumimi i mollëve, të cilat kanë më pak pesticide dhe kimikate.

Por me rëndësi është fakti që falë klimës së zonave ku rriten mollët shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri, spërkatja me pesticide është 10 herë më e ulët se vendet e tjera prodhuese të mollëve në Ballkan dhe 15 herë më e ulët se në vendet e Evropës Qendrore.

Karakteristikat e kultivarëve të mollëve të tokave shqiptare drejtohen nga cilësia dhe qëndrueshmëria ndaj insekteve dhe sëmundjeve, por ndihmesë jep edhe përbërja e tokave.

Nëse kërkon mbrojtje totale, bli mollët tradicionale shqiptare në treg, por lëri për pak minuta në një enë me uthull ose sodë buke dhe ujë si zgjidhje që ndihmojnë në largimin përfundimtar të pesticideve dhe baktereve.

Cilat janë vlerat shëndetësore të mollës?
Mbron trurin
Mollët mbrojnë qelizat bazë të sistemit nervor nga neurotoksinat dhe ulin ndjeshëm rrezikun e çrregullimeve mendore, siç është edhe sëmundja e Alzheimerit .

Ul rrezikun ndaj Ishemisë
Studimet kanë treguar që konsumimi i mollës ul ndjeshëm rrezikun e goditjeve në tru.

Kundër Diabetit
Duke konsumuar tre mollë në ditë, krah rrushit dhe boronicës ul me 7 përqind rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2.

Roli që ka molla në këtë rast është rregullimi i nivelit të sheqerit në gjak. Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, molla ndihmon sistemin tretës të përthithë më pak glukozë.

Ajo gjithashtu stimulon qelizat beta të pankreasit të prodhojnë insulinë natyrale.

Lufton tumoret
Molla ka përbërës të mrekullueshëm që mund të reduktojnë rreziqet nga kanceri.

Në disa studime të publikuara nga Planta Medica shkruhej se mollët, sidomos ato jeshile, janë efektive në luftën kundër kancerin e zorrës së trashë, kancerit të lëkurës dhe kancerit të mushkërive.

Mbron zemrën
Mollët ulin rrezikun e vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës, për shkak të përbërësve të lartë antioksidantë.

Lëngu i mollës mund të jetë i shijshëm, me vitamina dhe antioksidantë, por magjia qëndron tek fruti i plotë. Vetëm ai të ofron një tufë me fibra dhe vlera ushqimore ashtu siç ka dashur nëna natyrë.

Ata që kanë kujdes për peshën duhet të konsumojnë një mollë të plotë para çdo vakti. Kështu marrin 15% më pak kalori.

AgroWeb.org të tregon që mushkëritë funksionojnë më mirë nëse konsumon mollë. Kjo për shkak të flavonoidëve që gjenden në frut të cilat ulin rrezukun ndaj atakut në zemër.

A e dini?
Molla është në fakt një ‘kushërirë’ e trëndafilit. Ky frut i shijshëm së bashku me pjeshkët, qershitë dhe luleshtrydhet janë të gjithë pjesë e familjes bimore Rosacea apo Trëndafilore./AgroWeb.org

Mollët Shqiptare – Më natyralet dhe më të pastrat në rajon Read More »

Vogëlushja ndahet nga jeta pas serumeve, prokuroria kërkon dënim për mjeken e Beratit

Një ditë tragjike për një vajzë të vogël 3 vjeçe dhe familjen e saj që ka humbur dritën e syve.

Prokuroria e Beratit kërkon 4 vite burg për mjeken pediatre Shpresa Karkanjozi. Mjekja akuzohet për “mjekim të pakujdesshëm” që solli vdekjen e 3-vjeçares I. Dërrasa.

Vogëlushja ishte e shtruar në Repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku gjeti edhe vdekjen në 23 janar 2017. Menjëherë pas vdekjes së vogëlushes, prindërit e saj akuzuan mjeken, duke pretenduar se vajza kishte vdekur nga një reaksion nga mjekimet që i hidheshin në serum.

Sipas Petovës, ata shkuan edhe më tej me akuzat, duke deklaruar se stafi i këtij reparti ishte treguar i pamëshirshëm dhe çnjerëzor me ta pas vdekjes së vajzës, duke i larguar në shtëpi me vajzën e vdekur ndër duar. Çështja penale në ngarkim të mjekes Shpresa Karkanjozi ka 8 muaj që po hetohet në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat, ku pas pyetjes së të gjithë dëshmitarëve dhe ekzaminimit të raporteve të ekspertëve të mjekësisë ligjore, është kërkuar sot nga organi i akuzës dënimi me 4 vite burgim për mjeken dhe tashmë gjithçka ngelet në dorë të Gjykatës.

Kjo e fundit do të japë vendimin për mjeken në datën 22 nëntor. Avokatët e familjes së viktimës, Ndue Pjetra dhe Novruz Hadëri e kanë konsideruar të drejtë pretencën e Prokurorisë dhe i kanë bërë apel Gjykatës të marrë vendimin më të drejtë në lidhje me këtë çështje. Avokati Ndue Pjetra është shprehur se, kërkesa e prokurorit të çështjes Dritan Gripshi ka qenë shumë e drejtë, pasi kjo vepër penale dënohet me deri në 5 vite burg. Pjetra e konsideron vendimin që do të merret si një mesazh për Beratin ku kanë ndodhur dhjetëra vdekje për faj të mjekëve, që nuk mendojnë asnjëherë se mund të dënohen tjetër përveçse me “gjobë”.

Avokati Novruz Hadëri e ka konsideruar procesin e kryer deri tani si një proces të konsoliduar dhe të rregullt dhe i ka bërë thirrje gjyqtarit të çështjes të tregohet i ftohtë në marrjen e vendimit.

Nëna e viktimës, Anila Dërrasa, e cila dergjet në dyertë e prokurorisë dhe gjykatës që ditën që vajza e saj ndërroi jetë, e cilëson të ulët kërkesën e prokurorisë për dënimin me 4 vite burg për mjeken, duke deklaruar se vogëlushja e saj nuk kthehet më në jetë.

3-vjeçarja Iza Dërrasa ishte e shtruar prej 5 ditësh në Repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit, për shkak të virozëve, por pas reaksionit të shkaktuar pas një serumi të marrë kaloi në gjendje kolapsi dhe për pasojë gjeti vdekjen në 23 Janar 2017./korrieri

Vogëlushja ndahet nga jeta pas serumeve, prokuroria kërkon dënim për mjeken e Beratit Read More »

Tejet i dëmshëm me rrezatim të lartë, këto janë tre vendet ku nuk mbajtur celulari

Shumica e atyre që njohin, por mbase edhe ën vetë mund të bëjmë pjesë në personat që e mbajnë celularin gjatë gjithë kohës pranë kokës.

Janë disa vende ku nuk duhet ta lëmë kurrë telefonin pasi rrezatimi i lartë është i dëmshëm dhe mund të na lërë pasoja të parikuperueshme.

Në shtrat, afër jastëkut

Do të zgjoheni keq dhe për më tepër do të ndjeni dhimbje koke për shkak të rrezeve të dëmshme.

Afër lëkurës së fytyrës

Do të dëmtoni lëkurën, pasi bakteret në telefon transmetohen menjëherë.

Afër të vegjëlve

Ndonjëherë janë mjeti i duhur i shpërqendrimit për ta, por dëmi që shkakton në trupin e tyre është shumë më i madh. Rrezatimet e telefonit janë të dëmshme.

Tejet i dëmshëm me rrezatim të lartë, këto janë tre vendet ku nuk mbajtur celulari Read More »

Fusni një limon në sobë, rezultati është mbreslënës!(video)

Një limon në furrë. Nuk është një recetë për ndonjë ëmbëlsirë të veçantë, por një zgjidhje për të eliminuar aromat e këqija pa u detyruar të hapni dritaret për ajrosje, duke evituar që në shtëpi të futen insektet në verë, apo i ftohti në dimër, shkruan Shkodranews.

Në mëngjes, prisni në feta dy ose tre limona dhe futini në furrë, dhe lini hapur dorezën. Në mbrëmje, mbyllni furrën dhe ndizeni për disa minuta. Më pas, fikeni dhe lëreni të ftohet për rreth 5 minuta. Hapni dorezën.

Aroma e limonit do të përhapet në shtëpi. Në këtë mënyrë, do të keni ambient të parfumuar dhe pa insekte, duke qenë se insektet e urrejnë limonin, shkruan Shkodranews.

Si alternativë, mund të vendosni zhapë limoni pranë dyerve apo dritareve, në mënyrë të tillë që era e limonit të mbajë larg insektet. Ose, mund të zieni ujë me limon dhe përzierjen mund ta përdorni si spraj. Në fund, nëse iu shqetësojnë mizat gjatë një vakti, mund të vini pak lëvozhgë limoni në tryezë, kështu që mund të ushqeheni të qetë. /Shkodranews

VIDEO—KLIKO KETU

Fusni një limon në sobë, rezultati është mbreslënës!(video) Read More »

Pse duhen përdorur arrat për shëndetin e trurit dhe fuqizimin e kockave

Arrat janë në të vërtetë një minierë antioksidantësh efektive për shëndetin e zemrës, trurit dhe gjithë sistemit kockor.
Gjithashtu dhe për më tepër këto produkte përfshihen në listën e ushqimeve që ndihmojnë në parandalimin e kancerit.

Frutat e arrave janë një koncentrat i acidit linoleik, një substancë që mbron sistemin kardiovaskular, rregullon qarkullimin e mirë të gjakut, ul kolesterolin e keq dhe rregullon normat e tensionit të lartë.

Përdorimi i arrave forcon thonjtë dhe flokët, zvogëlon çrregullimet e organizmit gjatë vjeshtës dhe funksionon kundër artritit reumatoid.

Në këtë mënyrë mirëmbani shëndetin e kockave dhe largoni mundësinë e osteoporozës.

Studimet e fundit tregojnë se Acidet e Omega 3, ku bën pjesë acidi linoleik i arrave përmirësojnë energjinë tek personat që i konsumojnë.

Veprimi i arrave si produkt antitumor i atribuohet sinergjisë midis acidit elagjik dhe vitaminës E, efektive kundër inflamacionit dhe degjenerimit të qelizave.

Përfundimisht, Omega 3 që përmbajnë arrat veprojnë gjithashtu në tru, duke përmirësuar funksionet nervore, aftësinë e të mësuarit dhe kujtesën.

Pse duhen përdorur veçanërisht arrat natyrale shqiptare?
Për të përfituar maksimumin e fuqive shëruese të arrave, është e këshillueshme të konsumoni ato sa më naturale, të cilat nuk i janë nënshtruar trajtimeve kimike.

Mundohuni të mos blini arra të super të bukura të trajtuara me zbardhues ose kimikate të tjera.

Sigurohuni të blini dhe konsumoni arra shqiptare që kanë me një lëvozhgë më të errët dhe të “njollosur”, që sigurisht nuk i janë nënshtruar asnjë trajtimi kimik.

Arra më të mira kanë një madhësi të mesme, nuk kanë vrazhdësi të tepruar dhe fruti duhet të jetë i i freskët, i thatë dhe plot vaj.

Është mirë të shmangni edhe arrat e qëruara pasi kontakti i gjatë me ajrin i bën arrat të humbasin shumicën e antioksidantëve aktivë.

Konsumojini arrat në këtë mënyrë
Është mirë të mos e tejkaloni sasinë e 5-6 arrave të plota në ditë. Si çdo frut arror tjetër, arrat janë shumë të pasura me kalori (553 kcal për 100 gramë).

Ata mbahen në një vend të freskët, mundësisht në errësirë. Më të mira për t’u ngrënë ato janë në mëngjes ose gjatë ditës, si një ushqim i lehtë.

Arrat sigurojnë mbështetje të mirë natyrale për energji, një ndjenjë të mirë të ngopjes dhe një furnizim të rëndësishëm të vitaminës B6 dhe E, tiaminë dhe zink, shumë të dobishme për shëndetin e indeve nervore./AgroWeb.org

Pse duhen përdorur arrat për shëndetin e trurit dhe fuqizimin e kockave Read More »

Ja kura me 10 gjethe dafine për urthin dhe problemet me stomakun

Gjethet e dafinës janë fantastike për shëndetin e gjithë organizmit.

Ato janë përdorur që në lashtësi nga mjekësia popullore për trajtimin dhe kurimin e shumë sëmundjeve.
Më poshtë AgroWeb.org ju sjell një kurë të vjetër që përdoret për shërimin e sëmundjeve të stomakut dhe urthit gjithashtu.

Përgatitja e Kurës me Gjethe Dafina
Për përgatitjen e kësaj kure ju duhen 10 gjethe dafine të thata të grimcuara dhe 4 lugë gjelle me lëkura portokalli të grimcuara.

Përziejini bashkë, hidhini në një tenxhere me një litër ujë dhe ziejini në 10 minuta.

Pasi t’i keni zjerë AgroWeb.org ju udhëzon ta lini enën të mbuluar për 20 minuta dhe më pas kullojeni.

Ëmbëlsojeni me mjaltë dhe konsumojeni 3 herë në ditë pas vakteve të ngrënies.

Vlerat Shëndetësore të Dafinës
Shëndeti tretës
Gjethet e dafinës kanë një ndikim të fortë në sistemin tretës duke nxitur urinimin dhe si rrjedhojë duke ulur nivelin e toksinave në trup.

Dafina stimulon të vjellat në rastet se mund të jeni helmuar nga ushqimi. Përmbajtjet organike të gjetheve të dafinës ndihmojnë me tretjen dhe qetësojnë stomakun apo zorrët e trazuara.

Problemet me frymëmarrjen
Vaji i gjetheve të dafinës mund të përdoret për të lyer kraharorin për të kuruar disa nga problemet me frymëmarrjen. Nëse nuhasni avullin e gjetheve të ziera të dafinës do të ndiheni më mirë.

Avulli do të zbusë sekrecionet dhe shkatërrojë bakteret e bllokuara në aparatin e frymëmarrjes. Femrat shtatzënë nuk duhet ta përdorin vajin e dafinës.

Përmirëson shëndetin e flokëve
Nëse dëshironi të përmirësoni shëndetin e flokëve dhe të hiqni zbokthin atëherë përdorni gjethe dafine. Lagini gjethet në ujë dhë fërkoni skalpin e kokës pas larjes. Përbërësit kimikë të dafinës do të heqin zbokthin dhe zbusin lëkurën e thatë.

Kundër inflamacionit
Një nga vlerat më të çmuara të dafinës është aftësia për të pakësuar inflamacionin në organizëm.

Gjethet kanë në përmbajtjen e tyre një element unik të njohur si parthenolide që redukton irritimin në kyçe ose në zona të caktuara që mund të jenë prekur nga artriti.

Shëndeti i zemrës
Gjethet e dafinës përmbajnë acid kafeik dhe rutin, dy substanca që i përmirësojnë shëndetin e zemrës.

Rutini forcon kapilarët e gjakut në zemër ndërkohë që acidi kafeik largon kolesterolin e keq nga sistemi kardiovaskular.

Ankthi dhe stresi
Dafina ka një efekt lehtësues dhe qetësues.

Së bashku me trumzën, borzilokun dafina ka në përmbajtjen e saj linalool një substancë që ul hormonet e stresit në organizëm.

Hormonet e stresit që çlirohen në një përiudhë afatgjatë janë të dëmshme për trupin. Ndaj gjethet e dafinës të ndihmojnë të qetësoheni edhe në momentet më stresuese.

Kundër diabetit
Gjethet e dafinës kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Konsumimi i rregullt i gjetheve ul gjasat e shfaqjes së episodeve diabetike./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Ja kura me 10 gjethe dafine për urthin dhe problemet me stomakun Read More »

E zbulon studimi anglez: Ja çfarë duhet të bëni për të fjetur si qengja

Për të fjetur mirë, duhet të relaksoheni para gjumit.

Sipas një studimi të Universitetit Durham në Angli, 2 persona nga 3 flenë keq.

Stresi dhe shumë aktivitete shoqërore shkatërrojnë gjumin.

Kështu që kujtoheni se pushimi përmirëson mirëqenien dhe cilësinë e jetës, e nuk është aspak sinonim i përtacësisë apo dobësisë.

Para se të shkoni në shtrat, është e dobishme të merrni disa momente për veten.

Përshembull, ju mund të lexoni një libër, të dëgjoni muzikë me qetësi, apo të bëni një shëtitje në natyrë të vetëm.

Gjëma më e rëndësishme, sipas studimit, është që ti kryeni këto aktivitete i vetëm.

Pra, dedikojini disa momente vetes suaj! /Shkodranews

E zbulon studimi anglez: Ja çfarë duhet të bëni për të fjetur si qengja Read More »