Shendetesi

Nënat e reja shqiptare të parat në Evropë, abortojnë pasi fëmija duhet djalë

Tradita zakonore shqiptare ka treguar se shoqëria jonë festonte sa herë që në jetë vinte një djalë.

Dhe e kundërta ndodhte nëse ishte vajzë, ku dita dhe nata do të kalonin në heshtje njësoj sikur të kishtë ndodhur ndonjë hidhërim.

Edhe pse kohët kanë ndryshuar, dëshira për të pasur djalë ka sjell një tjetër fenomen, atë të abortit selektiv.

Shqiptarët vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të jenë në kërkim të djalit.

Djali do të thotë fitore, vajza humbje.

Rastet e nënave, që detyrohen të abortojnë vetëm e vetëm se është vajzë, janë të shumta, megjithëse kjo gjë ndalohet me ligj.

Një studim i fundit në vend tregon të dhëna të frikshme për abortin selektiv.

Që nga viti 1990 e deri më sot, në Shqipëri janë 33 mijë vajza të munguara, sipas tch.

Mjekja Rubena Moisiu, ish-drejtoreshë materniteti, shprehet se:

“Ne mbajmë vendin e parë në Europë”

Aborti selektiv jo gjithmonë vjen si kërkesë direkte, shumë nëna e fshehin atë duke shkatuar vetë abortin spontan.

Nënat e reja shqiptare të parat në Evropë, abortojnë pasi fëmija duhet djalë Read More »

Qumështi i bletës – Shëruesi magjik i shumë sëmundjeve

Përdorimi i qumështit të Bletës po njeh një zgjerim të konsiderueshëm në tregun shqiptar.
Çdo pikë qumështi i bletës është jetë. Vlerësohet si nektari i perëndive për nga vlerat e jashtëzakonshme shëruese që ka për shëndetin.

I njohur ndryshe me emrin “Xhelatina Mbretërore” qumështi i bletës është ndër më të kërkuarit në botë. Sot ai është shndërruar në një biznes fitimprurës për bletarët shqiptarë krahas prodhimit të mjaltit.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, vitet e fundit, qumështi i Bletës po njeh një zgjerim të konsiderueshëm në tregun shqiptar.

Ashtu si në çdo vend të botës ai shitet në sasi shumë të kufizuar ndaj dhe vlera e tij përherë e më shumë bëhet më e shtrenjtë. Ai ambalazhohet në minishishe qelqi dhe shitet në gramatura shumë të vogla.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org çmimi mesatar për vetëm një gram qumështi të bletës shkon deri në 1 mijë lekë (të reja).

Nisur për nga vlera e lartë dhe fitimprurëse, bletarët shqiptarë kanë fokusuar biznesin e tyre prej disa vitesh edhe në shitjen e qumështit të bletës ndërsa e vlerësojnë këtë mënyrë biznesi edhe më fitimprurës se sa shitja e mjaltit.

Kërkesa për qumështin e bletës në rritje
Bletarët shprehen për AgroWeb.org se kërkesa për qumështin e bletës është gjithnjë në rritje ndaj dhe ata janë duke i kushtuar vëmendje përherë e më të lartë nxjerrjes së këtij qumështi të artë.

Vjelja e qumështit të bletës kërkon një mjeshtëri të posaçme pasi i gjithë procesi është shumë delikat.

Qumështi i bletës që prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore shërben për të ushqyer larvat gjatë tri ditëve të para si dhe për të ushqyer mbretëreshën.

Ky ushqim e mban mbretëreshën në jetë për 8 vjet, një fakt interesant ky, duke ditur që një bletë e zakonshme, e cila ka lindur nga e njëjta vezë me mbretëreshën, jeton vetëm 21 ditë.

Qumështi i bletës ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije të thartë dhe pak aromë.

Vlerat kurative për shëndetin
Vlerësohet si një super ushqim i fuqishëm për shkak të vlerave që ai mbart. Qumështi i Bletës përmban ujë, lëndë minerale, yndyrna, proteina, karbohidrate, vitamina etj.

Ai mund të përdoret për kurimin e një sërë sëmundjesh si: Hipertiroidisem, Diabeti, Hiperkolesterolemi, hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride të larta), sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut, sëmundje kronike të mushkërive, sëmundje të gojës, probleme me mishrat e dhëmbëve, probleme të fytit, sëmundje të veshkave, artrite reumatoide, probleme me riprodhimin, ndihmon në periudhat e premenopauzës etj

Ai rekomandohet që të përdoret herët në mëngjes duke e marrë nën gjuhë. Kjo pasi aty ka mjaft enë gjaku që bëjnë thithjen e menjëhershme dhe kalimin në gjak.

Zgjatja e kurimit është e ndryshme dhe varet nga shkalla e sëmundjes ose qëllimi për të cilin përdoret, por asnjëhere më pak se një muaj.

Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides. Ai është një pastrues fantastik për organizmin nga toksinat.

Ndihmon funksionimin e veshkave, rrit jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut. Zgjeron enët e gjakut, ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve dhe rrit imunitetin.

Ky qumësht ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, këshillohet në anemi dhe ndihmon në mikrohemorragji. Në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyrës.

Përdoret në kozmetikë, sepse ndihmon në pastrimin dhe rinimin e lëkurës. Përdoret si agjent antibakterial dhe antivirusal lokal për probleme të ndryshme të lëkurës. Te fëmijët e sapolindur ndihmon në rritjen në peshë.

Qumështi i bletës, nxit gjëndrat riprodhuese, ndihmon prodhimin e vezoreve, gjatë shtatzanisë, duke rritur nivelin e progesteronit në gjak.

Rrit nivelin e testosteronit në gjak, duke ndihmuar në problemet e potencës mashkullore. Stimulon gjëndrat mbiveshkore dhe ndihmon në sëmundje si artriti ose lodhja kronike.

Ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe sëmundjet e saj, hepatite dhe rigjeneron strukturën e mëlçisë.

Rekomandohet që kura duhet të zgjasë një muaj, maksimumi tre muaj, ndërkohë që dozat kurative duhet të ndërmerren sipas specifikimeve përkatëse.

Vlerësohet se asnjë ilaç nuk mund të zëvendësojë vlerat kurative të Qumështit të Bletëve./AgroWeb.org

Qumështi i bletës – Shëruesi magjik i shumë sëmundjeve Read More »

Për sa kohë rikuperohet zemra pas lënies së duhanit?

Të heqësh dorë nga cigarja duhet vullnet i hekurt. Por sa kohë do të duhet që trupi të rikuperohet pas lënies së duhanit? Një studim thotë se duhet të kalojnë 15 vjet nga lënia e cigares që të ulet rreziku i sëmundjeve të zemrës.

Studimet paraprake sugjeronin se rreziku stabilizohet brenda pesë vjetësh, mirëpo hulumtimet e reja kanë treguar se kjo kohë mund të jetë më e gjatë.

Në studim janë përfshirë rreth 8700 persona në një kohë 50-vjeçare. Shkencëtarët zbuluan se zemrës i duhen më shumë se 10 vite që të normalizohet nga dëmtimi i shkaktuar nga nikotina dhe kimikatet e tjera.

Ky raport është i pari që ka analizuar kohën e nevojshme për ‘zhbërjen’ e dëmtimeve që i shkaktohen zemrës nga konsumimi i duhanit.

Për sa kohë rikuperohet zemra pas lënies së duhanit? Read More »

Niseni diten mbare! Arsyet përse duhet ta pini kafen me një lugë gjalpë

Tingëllon e çuditshme mirëpo kafja që e pini çdo ditë mund të shoqërohet edhe me gjalpë.
Shumë njerëz e bëjnë dhe për më tepër është një gjë e shëndetshme që sjell jo pak përfitime për organizmin.

Tek lexon që shumë njerëz shtojnë një lugë gjalpë në filxhanin e kafesë është e pamundur mos të “google-osh” përse e bëjnë një gjë të tillë.

Një lugë e vogël gjalpë në kafen tuaj vjen me përfitime të dhe më poshtë jut hemi arsyet pse.

-Gjalpi ka një raport të përsosur të omega 6 ndaj omega 3 acide yndyrore. Sipas disa studimeve, gjalpi është një burim i madh i vitaminës K. Kjo do të thotë se ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
-Gjalpi ofron yndyrna të shëndetshme që janë të përdorshme për trurin tuaj. Ajo krijon membrana qelizore dhe hormonet. Pirja e kësaj përzierje çdo mëngjes përgatit trupin tuaj për të djegur yndyrnay gjatë gjithë ditës. CLA, një acid që gjendet në gjalpi redukton masënn yndyrore tek individët mbipeshë.
-Kjo përzierje do të ju japë yndyrna esenciale dhe kalori dhe mëse energji të mjaftueshme për ditën.

Niseni diten mbare! Arsyet përse duhet ta pini kafen me një lugë gjalpë Read More »

Hani sa më shumë kikirika, ndihmojnë në largimin dhe ruajtjen e organizmit nga kjo sëmundje!

Duke ngrënë 5 grushte arra, kikirikë ose lajthia në javë, shkurtohet norma e vdekjes për 34%, thanë hulumtuesit.
Por, hulumtuesit thonë se nuk ka dëshmi nëse ngrënia e tyre ulë rrezikun e zhvillimit të sëmundjes.

Rezultatet erdhën nga një studim i madh mbi efektet e dietave të pasura me kikirikë, arra dhe lajthia në kancerin e prostatës.

Në studimin e publikuar në Gazetën Britanike të Kancerit, ekspertët nga Shkolla e Mjekësisë ‘Harvard’ në Boston, gjetën se kikirikët, arrat dhe lajthitë (duke përfshirë edhe nuts të tjerë) shkurtojnë rrezikun e vdekjes nga kanceri i prostatës.

Hani sa më shumë kikirika, ndihmojnë në largimin dhe ruajtjen e organizmit nga kjo sëmundje! Read More »

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj,nëse hani hudhër me mjaltë për shtatë ditë

Ka një arsye pse gjyshet gjithmonë ju sugjerojnë të hani pak hudhër. Hudhra mund të bëjë mrekulli në shëndetin tuaj!

Shkenca ka filluar të zbulojë atë çfarë gjyshja juaj tashmë e dinte; hudhra mund të forcojë sistemin imun kundër baktereve dhe mund të ndikojë për të mirë në zemrën tuaj.

Një përzierje e re e cila përfshin mjaltë dhe hudhër është bërë hit kohët e fundit online. Shumica prej nesh tashmë e dimë se hudhra është e mirë për ne, por a e keni ditur se ajo mund të kombinohet me mjaltë për përfitime më të mëdha?

Hudhra është e njohur për reduktimin e efekteve të arteriosklerozës, transmeton Gazeta Express. Në një hulumtim të kryer në Los Anxhelos nga Instituti për Hulumtime Biomjekësore ‘Harbor-UCLA’, u gjet se hudhra mund të parandalojë përparimin e sëmundjeve të zemrës.

Hudhra jo vetëm që ju ndihmon në luftimin e sëmundjeve të zemrës, por ajo ju ndihmon gjithashtu edhe në reduktimin e shtypjes së lartë të gjakut.

Kombinimi i mjaltës me hudhër jo vetëm që është i shijshëm, por edhe duket mirë. Mjalti është një produkt që ka treguar se redukton kollën kur merret gjatë gripit. Ta merrni këtë përzierje në mëngjes para gjitha ushqimeve tjera, do t’ju përgatisë për gjithë pjesën tjetër të ditës.

Përfitimet shëndetësore nga hudhra janë të mëdha, poashtu edhe nga mjalti. Nëse i kombinoni këto dyja së bashku do të përgatisni një ‘bombë’ për të gjitha komplikimet shëndetësore që mund t’i keni.

Konsumojeni përzierjen me një lugë mesatare çdo mëngjes, dhe ndjehuni të shëndetshëm gjatë gjithë ditës! /Gazeta Express

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj,nëse hani hudhër me mjaltë për shtatë ditë Read More »

A mund të pihet uji i lënë jashtë gjatë natës? Ja çfarë thonë ekspertët

Gjatë natës, trupi dehidratohet dhe nevoja për ujë prish gjumin. Disa njerëz që janë të ndërgjegjshëm ndaj nevojave të organizmit mbajnë gjithmonë ujë pranë krevatit.

Disa mbajnë një shishe apo një gotë të mbushur plot. Të nesërmen, ata që pinë ujin nga gota, tregojnë se shija e tij bëhet e çuditshme.

Ata vërejnë një ndryshim në dukje të lehtë të shijes së tij. Është e vërtetë që uji nuk ka shije, por studimet tregojnë se uji i lënë jashtë pas kontaktit me dioksidin e karbonit në ajër, gjë që ndryshon pehashin e tij.

Çfarë ndodh me ujin e lënë jashtë gjatë natës?

Shija është nga shqisat më të komplikuara thonë ekspertët. Sipas tyre, nëse njeriu pi ujë nga gota që ka mbushur në mbrëmje, do të mbajë mend në ndërgjegje shijen e mëparshme të tij.

-Gjatë natës, uji në gotë avullon në sasi të vogla. Një gjë e tillë do të shkaktojë një përqendrim të aromave të substancave të tjera në ajër dhe në gotë.

-Shija e tjetërsuar e ujit të lënë jashtë gjatë natës ka të bëjë me ajrin dhe jo ujin, thonë ekspertët.
A mund të pihet uji i lënë jashtë gjatë natës?
Për fat të mirë, uji nuk përmban as sheqerna, as yndyrna dhe as proteina të cilat mund të prishen pas një kohe të caktuar.

-Pra, uji i lënë jashtë gjatë natës mund të pihet pa problem, gjithmonë nëse në gotë nuk ka rënë ndonjë mizë, mushkonjë a substancë e çuditshme .

Nga ana tjetër, konsumatori duhet të shqetësohet edhe për faktorë të tjerë. Uji nuk duhet të qëndrojë jashtë për ditë ose javë të tëra dhe më pas të pihet.

-Njeriu nuk duhet të përdorë të njëjtën gotë të palarë uji dhe nuk duhet ta ndajë gotën e tij me të tjerët.

A mund të pihet uji i lënë jashtë gjatë natës? Ja çfarë thonë ekspertët Read More »

5 Arsye të forta përse duhet të hani 1 lugë mjaltë përpara gjumit

Vlerat e mjaltit për shëndetin janë të provuara shkencërisht dhe jo më kot ai njihet si ‘ari i lëngshëm.’

Prej mijëra vitesh mjalti ka qenë zgjedhja kryesore kundër inflamacionit dhe për shërimin e organizmit.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një nga mënyrat më efikase dhe të thjeshta për të shfrytëzuar të mirat e mjaltit është konsumi i tij përpara gjumit.

Ekspertët e mjekësisë popullore rekomandojnë njëzëri ngrënien e një luge çaji me mjaltë përpara se të shtriheni për të fjetur.

Mjaltin mund ta tresni edhe në çaj kamomili ose qumësht të ngrohtë.

Vlerat Shëndetësore Të Ngrënies Së Mjaltit Përpara Gjumit
Rënia Në Peshë
Nëse konsumohet në mbrëmje, mjalti ndihmon më shumë në djegien e yndyrnave dhe në përmirësimin e funksioneve të mëlçisë.

Duke pirë çajin me mjaltë në vend të sheqerit do të parandaloni shtimin në peshë dhe do të ulni nivelin e sheqerit në gjak dhe të triglicerideve.

Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org konfirmojnë se ngrënia e një luge çaji me mjaltë përpara gjumit frenon urinë gjatë natës.

Kësisoj, mjalti ju ndihmon të humbisni peshë teksa jeni në gjumë.

Mjaltë Për Një Gjumë Të Qetë
Mjalti përmirëson cilësinë e gjumit, mungesa e të cilit mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore siç janë: tensioni i lartë, diabeti i tipit 2, artriti, ishemia dhe sëmundjet e zemrës.

Nëse konsumoni një lugë çaji me mjaltë përpara gjumit, ai do të rrisë lehtë nivelin e insulinës e cila ndihmon në çlirimin e hormonit tryptophan.

Mjalti ndihmon edhe në rritjen e serotoninës, hormoni i humorit të mirë, kënaqësisë dhe gëzimit si dhe melatoninës, hormoni i gjumit të mirë.

Mjalti Ul Rrezikun E Diabetit
Një lugë çaji me mjaltë ul nivelet e glukozës në gjak për një kohë të shkurtër.

Mjaltin mund ta kombinoni me pak kanellë për të mirëmbajtur këto nivele dhe parandaluar diabetin.

Parandalon Alergjitë
Mjalti lufton alergjitë dhe forcon imunitetin.

Këto aftësi i atribuohen mjaltit të vërtetë dhe jo atij të pasterizuar.

Mjafton një lugë çaji me mjaltë çdo natë për të shmangur alergjitë e shkaktuara nga poleni.

Imuniteti
Antioksidantët tek mjalti parandalojnë sëmundjet e zemrës dhe forcojnë imunitetin.

Nëse pini një lugë çaji me mjaltë në mbrëmje do të jeni plot energji dhe do të mbroni rrugët e frymëmarrjes nga infeksioni.

Një lugë me mjaltë ju ndihmon edhe kundër kollës dhe mbron shëndetin e organizmit./AgroWeb.org

5 Arsye të forta përse duhet të hani 1 lugë mjaltë përpara gjumit Read More »