Shendetesi

Çfarë tregojnë flokët për shëndetin tuaj

Ne zakonisht mendojmë se gjendja e flokëve tona varet nga mënyra se si ne kujdesemi për të dhe mbi faktorët e jashtëm.

Por, duket ato, së bashku me simptoma të tjera, bëhen një tregues për të na thënë se diçka është e gabuar me mënyrën se si po funksionon trupi ynë.

Flokë të pajetë dhe të “pabindur”: Flokët duken të tillë në dimër kur trupi ynë vuan nga mungesa e vitaminave dhe elementeve të tjerë. Kjo simptomë mund të tregojë se trupi juaj ka nevojë për squfur dhe fosfor. Për të siguruar që keni të drejtë, hidhni një sy në dhëmbët dhe mishrat të dhëmbëve: nëse vëreni ndryshime të pakëndshme, duhet të konsultoheni me mjekun.

Flokët me zbokth: Një nga arsyet mund të jetë shampo, por arsyeja tjetër që lidhet me problemet që mund të ketë trupi rënie e imunitetit. Nëse një person vuan nga zbokthi i verdhë, ata mund të kenë dermatit seborrheike, një patologji dermatologjike që është mjaft e vështirë. Në këtë rast, shampo antizbokth nuk do t’ju ndihmojë.

Flokë të hollë dhe që këputen: Flokët e hollë dhe të brishtë mund të jenë rezultat i mungesës së proteinave, një element që kryen funksione të ndryshme, të rëndësishme. Por simptoma të tilla mund të tregojnë se ka problem më serioze. Për shembull, flokët e brishtë janë një nga simptomat e sëmundjes Cushing. Për të qenë të sigurtë, sigurohuni që të mos keni ndonjë shenjë tjetër të kësaj sëmundjeje si: pagjumësia kronike, presioni i lartë i gjakut dhe dhimbja e pashpjegueshme e shpinës.

Rënia e flokëve: Humbja e flokëve mund të lidhet me problemet e sistemit tuaj. /atsh

Çfarë tregojnë flokët për shëndetin tuaj Read More »

Diplomohet në Itali për mjekësi dhe kirurgji, kthehet dhe punon në Bradashesh të Elbasanit

Doktor Kleanth Çimi, është rikthyer në Shqipëri për të dhënë kontributin e tij në sistemin e shëndetësisë në Shqipëri.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka prezantuar mjekun në fjalë, që është diplomuar në Itali dhe që është rikthyer në vendin tonë për këtë punë.

“Mjekë për Shqipërinë, dr. Kleanth Çimi është rikthyer së fundmi në Shqipëri pas diplomimit për Mjekësi dhe Kirurgji në Itali dhe aktualisht punon pranë Qendrës Shëndetësore Bradashesh të Elbasanit”, shkruan Manastirliu./atsh

Diplomohet në Itali për mjekësi dhe kirurgji, kthehet dhe punon në Bradashesh të Elbasanit Read More »

Mjekja që po lë Francën për të kontribuar në sistemin tonë shëndetësor

Janë të shumtë mjekët dhe mjeket që po rikthehen për të dhënë kontributin e tyre në sistemin shëndetësor shqiptar, jo vetëm pas përfundimit të specializimeve por edhe eksperiencës së përfituar në vende të ndryshme.

Një prej tyre është edhe Dr. Valmira, kirurge e përgjithshme e cila pas studimeve të kryera në “La Sapienza”, punon në qendrën spitalore të Pontoise, në Francë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manasterliu bën të ditur se Dr.Valmira po përgatitet të kthehet së afërmi për të punuar në sistemin tonë shëndetësor me dëshirën e madhe për të kontribuar për vendin.

Ministria e Shëndetësisë përmes një strategjie të veçantë për rikthimin e mjekëve në vendin e tyre pas specializimeve jashtë Shqipërisë, ka stimuluar me një sërë bonuse për bluzat e bardha, në mënyrë që këta të fundit të motivohen përmes një pagese të denjë, si dhe të ndajnë eksperiencën e marrë në spitalet më të mira botërore.

Mbështetja ndaj mjekëve parashikohet edhe në pr/buxhetin e 2019 për shëndetësisë. /atsh

Mjekja që po lë Francën për të kontribuar në sistemin tonë shëndetësor Read More »

Shifra te frikshme! Mbajme rekord Europë, kjo është sëmundja që po u merr jetën shqiptarëve

Sot është dita ndërkombëtare e sëmundjes së diabetit. Sipas studiuesve, kjo sëmundje është shkaktari i shtatë i vd.ekjeve në botë.

Të dhënat në Shqipëri, tregojnë se vd.ekjet e shkaktuara nga diabeti janë më të lartat në të gjithë kontinentin e Europës. Diabeti bën pjesë tek sëmundjet endokrine, të cilat kanë një vd.ekshmëri 110 për 1 milion banorë.

Mjeku endokrinolog, Dashamir Gjergji, shprehet se diabeti mban peshën kryesore, përsa i përket vd.ekjeve nga sëmundjet endokrine. Ministria e Shëndetësisë, bënte me dije në 2014-ën, se niveli i vd.ekjeve nga diabeti ishte trefishuar.

Kjo rritje i atribuaohet nivelit të lartë të glukozës, e cila vjen nga dietat jo të shëndetshme dhe mungesa e aktivitetit fizik, raporton Monitor.

Barra e diabetit mellitus pothuajse është dyfishuar në Shqipëri në të dy gjinitë gjatë dy dekadave të shkuara. Te meshkujt u vërejt një rritje prej 96% të DALY-t nga diabeti, ndërsa te femrat rritja ishte 85%, shkruhet në raportin e Ministrisë.

Për mjekun Dashamir Gjergji, ky numër kaq i madh jo vetëm në vendin tonë, por ngado, vjen nga shumë shkaqe, ku më kryesoret janë: Mosvajtja për kontrolle periodike mjekësore, orientimi joracional drejt grupeve të riskut si edhe sensibilizim jo optimal dhe mosreagim të popullatës ndaj këtyre informacioneve.

Europa Juglindore më e prekura

Të dhënat e Eurostat për normën e vd.ekjeve të shkaktuara nga diabeti tregojnë se vendet e Europës Juglindore janë më të prekura.

Vendi me normën më të lartë pas Shqipërisë për vde.kjet nga diabeti është Qipro, ku në 2015-n llogariteshin 65 vd.ekje për 1 milion banorë.

Pas Qipros renditet Turqia me 49 vd.ekje për 1 milion banorë, Malta me 46 për 1 milion dhe Serbia me 44 për 1 milion banorë.

Ndërsa vendet me normën më të ulët të v.dekjeve me shkaktar diabetin e kanë vendet e Europës së Veriut dhe Perëndimore.

Normën më të ulët e mban Lihtenshtajni, ku sipas të dhënave të Eurostat numri i vd.ekjeve për 1 milion banorë ishte 2.65, pasuar nga Finlanda me 8 vd.ekje për 1 milion banorë.

Burimi: Eurostat për vendet e BE-së, INSTAT për Shqipërinë (të dhënat për Shqipërinë i referohen vd.ekjeve të shkaktuara nga sëmundjet endokrine që kanë lidhje me të ushqyerin, ku sipas mjekëve specialistë peshën më të madhe e zënë vd.ekjet e shkaktuara nga diabeti).

Shifra te frikshme! Mbajme rekord Europë, kjo është sëmundja që po u merr jetën shqiptarëve Read More »

Historia e pabesueshme/E kishte të ndaluar nga ligji në Itali, 62-vjeçarja bëhet nënë falë Shqipërisë

Një histori e pabesueshme na vjen nga Italia. Një grua ka sjellë në jetë në moshën 62-vjeçare një vajzë dhe fekondimin e ka realizuar në Shqipëri.

Nëna ka lindur një vajzë të shëndetshme, 3 kg e 200 gramë dhe të dyja gëzojnë shëndet të plotë.

Mediat italiane raportojnë se gruaja i është drejtuar një strukture shqiptare për implantimin e embrionit. Kjo, jo vetëm sepse në Itali është e ndaluar një praktikë e tillë, por edhe sepse gruaja e ka kaluar limitin e moshës parashikuar në vendin e saj.

Nëna e re, me profesion infermiere, ka “adoptuar” embrionet e një çifti, i cili ishte nënshtruar më parë procedurave të tilla. Bëhet fjalë për një praktikë që në Itali është e ndaluar, por përdoret në vende të tjera europiane, përfshi Shqipërinë.

Edhe sikur të kishte qenë 12 vjet më e re, gruaja e sapo bërë nënë duke qenë beqare, nuk do mund ta realizonte një gjë të tillë në vendin e saj, sepse ligji e përcakton mirë që duhet të jenë çift.

Për “Messaggero”-n, gruaja rrëfen se kishte pritur për vite burrin e duhur e më pas e kishte ndarë mendjen për t’u bërë nënë me çdo kusht.

Përballë perspektivës për t’u bërë një nënë-gjyshe, për faktin se mund të vdesë ndërkohë që e bija mund të jetë fare e re, ajo shprehet shkurt: “Mua më mjafton që kjo vajzë të shkojë 18 vjeç me mua gjallë, më pas do mund të ecë vetë. Sepse fëmijët duhet të jenë të pavarur”.

Historia e pabesueshme/E kishte të ndaluar nga ligji në Itali, 62-vjeçarja bëhet nënë falë Shqipërisë Read More »

Shumon qelizat e kancerit, ky produkt ushqimor duhet shmangur sa më shumë

Janë bërë shumë paralajmërime deri tani, mirëpo rrallëherë njerëzit jua vënë veshin.

Ka një produkt në kuzhinën tuaj, të cilin ju e përdorni çdo ditë që ka aftësi për të shumuar qelizat e kancerit.

Ky produkt është sheqeri dhe zbulimi fillestar është bërë që në vitin 1920 nga Dr. Otto Warburg , i cili fitoi çmimin Nobel sepse mbështeti këtë teori.

Warburg besonte se kur trupi furnizohej me sheqer artificial, prodhonte kimikate të ndryshme që nxisnin shumimin dhe përparimin e kancerit dhe mosfunksionim mitokondrial.

Me sa duket teoria është zhvilluar edhe më tepër në ditët e sotme.

Trupi prodhon çdo ditë miliona qeliza anormale të prirura për t’u zhvilluar në kancerogjene, por është vetë trupi që i eleminon këto të fundit. Nëse një person konsumon shumë sheqer artificial, ky produkt ndalon hormonet rregullatore IGF që të vrasin qelizat kanceroze. Kur hormoni IGF i gjendur në gjakun tonë nuk jep sinjale se kur qelizat e këqija duhen shkatërruar, ato rriten e rriten pafundësisht. Ky proces përshpejtohet drejtëpërddrejtë nga sheqeri i cili i ushqen këto qeliza.

Nëse ju prisni sheqerin nga dieta juaj, do t’i prisni ushqimin qelizave kaceroze. Sipas mjekëve njeriu nuk duhet të marrë më shumë se 12 lugë çaji sheqer në ditë. Kjo është sasia e sheqerit të përpunuar dhe nuk përfshin sheqernat natyrorë nga frutat apo perimet, por mos harroni se pijet freskuese (një kançe përmban dhjetë lugë sheqer) dhe ushqimet e kripura si ketchup-i dhe djathërat po ashtu .

Shumon qelizat e kancerit, ky produkt ushqimor duhet shmangur sa më shumë Read More »

Përfitimet që keni nga rrushi

Frutat në stinën e vjeshtës janë të shumëllojshme. Një ndër to është edhe rrushi i cili ka efekte në neutralizimin e celulitit, rrudhave dhe kolesterolit.

Falë efekteve të dobishme që ka në rinovimin e qelizave, rrushi është një aleat i rëndësishëm i bukurisë.

Ja disa nga përfitimet që keni nëse konsumoni rrush:

Rrushi është i pasur me antioksidantë

Bën mirë për zemrën

Shërben kundër lodhjes

Lamtumirë rrudhave

Forcon kockat

Kundër ndjenjës së urisë

Ju ndihmon për kapsllëkun

Përfitimet që keni nga rrushi Read More »

Ja çfarë ndodh nëse vendosni një hudhër në vesh, efekti i saj eshte fantastik

Hudhra është një përbërës i përdorur kudo në botë në gatim, falë aromës së fortë dhe shijes së mirë.
Hudhra ndihmon në përmirësimin e funksionit të sistemit imunitar. Nëse sëmureni shpesh, atëherë të shtoni hudhër në dietën tuaj është një ide e mirë.

Përveç kësaj, hudhra konsiderohet si një antibiotik dhe agjent anti inflamator shumë i mirë, prandaj është shumë efektive të vendosni një thelb hudhër në vesh për të kuruar infeksionet dhe dhimbjet e shpeshta të kokës.

Këtë gjë është mirë ta bëni para se të flini dhe ta lini hudhrën gjithë natën në vesh.

Si të përdorni hudhra për të ndaluar dhimbjen nga infeksionet për 15 minuta dhe të pastroni infeksionin tërësisht brenda 48 orëve:

1-Prisni një thelb të vogël hudhre

2-Mbështilleni atë pjesë me një letër

3-Vendoseni hudhrën e mbështjellë në kanalin e veshit. Mos e shtyni shumë, thjesht lëreni siç do të vendosnit një kufje.

Ja çfarë ndodh nëse vendosni një hudhër në vesh, efekti i saj eshte fantastik Read More »