Shendetesi

Cilët nuk duhet të konsumojnë kafe turke dhe çfarë u shkakton në organizëm

Tanimë e dimë që kafeja ka vlerat të pazëvendësueshme shëndetësore. Në artikuj të shumtë AgroWeb.org ka paraqitur efektet e saj në shëndetin e organizmit në tërësi dhe parandalimin e shumë sëmundjeve të trashëgueshme.

Kafeja ka mijëra minerale të ndryshme të cilat ndikojnë në përmirësimin e shëndetit tonë. Por a e kishit menduar nodnjëherë se cila kafe është më e shëndetshme?

Në shtëpitë tona kafja turke është një nga shoqërueset e përditshmërisë. Vetëm kur jemi në lëvizje duhet të mjaftohemi me kafen ekspres.

Madje askujt nuk i ka shkuar në mendje për të zëvëndësuar kafen turke me ndonjë lloj tjetër.

E keni menduar ndonjëherë nëse merrni të njëjtat vlera kur pini një kafe ekspres si kur pini kafen turke? E vërteta është se jo të gjitha llojet e kafesë kanë të njëjtat vlera.

Ndryshimet mes kafesë turke dhe asaj ekspres
Kafeja turke është ajo që ka përqëndrimin më të lartë të vlerave të bimës së kafesë. Pasi përgatitja e saj ka një hap, bluarjen e kokrrave të pjekura të kafesë dhe zjerja e tyre me ujë.

Ndërsa kafeja ekspres kalon në disa procese të tjera.

Ndryshimi i parë është koha e pjekjes së kokrrave të kafesë. Kokrrat e kafesë ekspres piqen më gjatë, dhe më pas shtypen dhe siten, për të prodhuar kokrriza në madhësinë e rërës.

Më pas, përgatitja në makinetat e ekspresit, bën të mundur largimin e dy mineraleve që ndodhen tek kafeja: kafestoli dhe kaholiani.

Dy mineralet yndyrore të cilat gjenden tek bima e kafesë, të cilat janë po aq të rëndësishme sa dhe antioksidantët.

Kush nuk duhet të konsumojë kafe turke
Për njerëzit që vuajnë nga kolesteroli i lartë apo që kanë në familjen e tyre raste të sëmundjeve të zemrës, këto dy minerale janë vërtet të dëmshëme.

Studime të fundit, ku bazohet dhe AgroWeb.org, kanë vërtetuar se këto dy substanca tek personat që vuajnë nga kolesteroli i lartë, rrisin dukshëm rrezikun e bllokimit të arterieve. Duke përkeqësuar dhe shëndetin e zemrës, pasi ajo nuk furnizohet me gjakun e nevojshëm.

Pirja e kafesë turke tek këta persona, rrit dukshëm nivelin e kolesterolit me 10 përqind.

Duke qenë se kafja turke përmban 7.2 miligram të kafestolit dhe 5.4 të kaholijanit. Ndërkohë që kafja ekspres përmban vetëm një milligram nga secila substancë.

Kjo për ekspertët është një e dhënë e dobishme, pasi tregon se njerëzit që vuajnë nga kolesteroli duhet të konsumojnë më shumë kafenë ekspres. Për njerëzit të cilët nuk kanë këto probleme, kafja turke nuk përbën asnjë rrezik.

Cilët nuk duhet të konsumojnë kafe turke dhe çfarë u shkakton në organizëm Read More »

Jetoi me tri mollë në ditë për 8 muaj, rezultati tmerrues (FOTO)

Çfarë do të bënte një vajzë për të ndjekur ëndrrën e saj për t’u bërë një modele? Do të kërkonte të transformohej, sigurisht.

Victoria, një franceze 18 vjeçe, ishte duke bërë shoping me nënën e saj dhe diçka e papritur ia ndryshoi jetën.
Një agjenci modelimi ra në kontakt me të dhe të gjitha ëndrrat e saj për të studiuar u shuan. Në fund ajo nënshkroi për agjencinë e modelimit ‘Elite’.

Çdo gjë ishte e re për të dhe ajo po ia dilte mirë. Më pas ajo e kuptoi se në botën e re të cilën ishte futur duhej të ishte e hollë. Por askush nuk i tregoi se si ta bënte transformimin ideal…

Dieta e saj e kufizuar e bëri atë anoreksike. Hante vetëm tre mollë në ditë. Ajo filloi të humbte flokët dhe periodat e saj madje ndaluan plotësisht. Nganjëherë asaj i binte të fikët në mes të modës.

Pjesa më e keqe ishte se pavarësisht që u bë shumë e hollë, ata manipuluan me fotografitë e saj. Victorie filloi të binte në depresion dhe mendoi të bënte vetëvrasje.

Pasi u përball me ferrin, ajo i dha fund karrierës së saj. Në moshën 23-vjeçare ajo publikoi një libër, ku tregon realitetin e botës së modelimit dhe se si i trajtojnë agjencitë e modës modelet.

Tani ajo është më mirë, ka shtuar peshë dhe i është kthyer jetës normale. Victorie është bërë e famshme dhe tani i këshillon modelet e reja që të mos përdorin dieta të rrezikshme si kjo e saj.

Jetoi me tri mollë në ditë për 8 muaj, rezultati tmerrues (FOTO) Read More »

Vlorë/ DRSH vijon vizitat në familje

Stafi i Drejtorisë Rajonale Shëndetësore Vlorë, vijon vizitat në familje për pacientët të cilët e kanë të pamundur që të vizitohet në qendrat shëndetësore.

Këtë herë stafi i mjekëve të DRSH Vlorë, është ndalur në Qendrën Shëndetësore Kotë, duke ofruar për banorët kryerjen e Check-up-it me qëllim kujdesin për shëndetin, parandalimin e sëmundjeve dhe komplikacioneve.

Gjithashtu mjekët, përveç vizitave japin edhe informacionet dhe këshillat e duhura për banorët, duke u kërkuar atyre përmirësimin e stilit të jetesës, si një nga shkaqet kryesore që ndikon në sëmundshmëri, matjet e tensionit, glicemisë, frekuencës kardiake si dhe të peshës trupore. /atsh

Vlorë/ DRSH vijon vizitat në familje Read More »

Dafina në vaj ulliri .Fuqia e dyfishtë shëruese

Dafina është një erëz, lavdia e së cilës nuk shuhet kurrë.

Me plotë të drejtë gjethet e saj kanë simbolin e lavdisë dhe vlerësohen anë e mbanë botës.

Gjethet e dafinës kanë përdorim kryesor në kuzhinë, por ato kanë fuqi jashtëzakonisht të mëdha shëruese.

E kur këto fuqi bashkohen me vlerat e vajit të ullirit, ajo që përftohet është një kurë fantastike shëndetësore.

Përpara se të flasim për këtë kurë, le t’i hedhim një sy vlerave kryesore të gjethes së dafinës, në këtë artikull të AgroWeb.org.

Gjethja e dafinës është efikase kundër dhimbjeve.

Dafina qetëson sistemin nervor.

Gjethet e dafinës stimulon djersitjen.

Kjo bimë forcon sistemin imunitar.

Gjethja e dafinës përmirëson mirëqenien mendore.
Si Të Përgatisni Vaj Ulliri Me Gjethe Dafine
Këtë kurë mund ta përdorni për të trajtuar variçet dhe dhimbjet e kyçeve.Përbërësit:
60 gramë gjethe dafine të njoma ose të thata

500 ml (dy gotë) vaj ulliri

Mund t’i shtoni rozmarinë për aromë
Udhëzimet:
Së pari, copëtojini dhe shtypini gjethet e dafinës.

Hidhini në kavanozë qelqi dhe mbulojini me vaj ulliri.

Mbylleni kapakun fort dhe lëreni në një vend të errët dhe të freskët për 14 ditë.

Herë pas here, shkundini kavanozët e qelqit që të lejohet përzierja e njëjtrajtshme.

Pas dy javësh kullojeni lëngun me një napë të pastër.

Vajin shërues futeni në një shishe qelqi dhe mbajeni në një vend të ftohtë dhe të errët.
Si Përdoret Vaji Shërues
Vajin me dafinë mund ta ngrohni në avull dhe më pas ta përdorni të fërkoni kyçet dhe gjymtyrët që ju dhembin.

Përveç kësaj, vajin shërues mund ta përdorni për të trajtuar ulçerën limfatike, migrenën dhe infeksionet e veshit.

Nëse keni dhimbje të forta koke, aplikojeni në dy anët e kokës.

Dhimbja do të ikë brenda pak kohe.
Si Mund të Pihet
Këtë vaj mund ta pini për problemet e stomakut, mëlçisë dhe oreksin.

Mund të konsumoni një lugë gjelle në mengjes esëll për 30 ditë.

Kurën e përsërisni nëse e ndjeni të nevojshme.
Vlerat Fantastike Të Vajit Me Dafinë
Shumë ekspertë janë të mendimit se vaji i ullirit me dafinë mund të zëvendësojë aspirinën sepse arrin të ulë temperaturën e trupit.

Ky vaj është shumë efikas kundër dhimbjeve të stomakut, zorrëve, problemeve me mëlçinë dhe veshkat apo për të përmirësuar oreksin.

Ai rrit rezistencën e trupit ndaj infeksioneve dhe forcon imunitetin.

Këtë vaj mund ta përdorni edhe si një locion natyral për problemet me lëkurën, aknet dhe pikat e zeza./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Dafina në vaj ulliri .Fuqia e dyfishtë shëruese Read More »

Zbulohet ilaçi i parë që shëron diabetin

Në Shqipëri, numri i personave të prekur nga diabeti rritet nga viti në vit.

Sipas të dhënave zyrtare që AgroWeb.org ka marrë nga Instituti i Shëndetit Publik rezulton se shifra e përafërt e diabetikëve është rreth 120-150 mijë.

Po sipas të njëjtave të dhënave, mosha më e prekur nga diabeti në Shqipëri është grupmosha 40-65 vjec që përbën gati 40% të rasteve, por diabeti tip 2 po haset gjithnjë e më shpesh edhe në moshat 30-40 vjeç.

Deri dje, diabeti është konsideruar si një sëmundje që nuk shërohet por vetëm kurohet.

Por një zbulim i ri shkencor duket se do të shënojë një kthesë historike në shërimin dhe ndalimin e kësaj sëmundjeje.

Shkencëtarët kanë arritur të krijojnë një pilulë të re e cila mund të shmangë shfaqjen e diabetit të llojit 2 që në fillimet e tij.

Diabeti tip 2 është shumë më i shpeshtë. Ai haset në rreth 90 për qind të rasteve me diabet.

Kjo pilulë quhet semaglutide dhe sipas shkencëtarëve arrin të ndihmojë njerëzit edhe të heqin peshën e tepërt në zonën abdominale.
Testimi i Pilulës dhe Rezultatet
Pilula në fjalë u testua në 632 pacientë.

71 përqind e të cilëve arritën të bien në peshë, duke nënvizuar suksesin befasues të një pilule që kryen dy funksione: ndalon diabetin dhe heq kilogramët e tepërt.

Pjesëmarrësit u kuruan me këtë pilulë për 26 javë dhe rezultatet ishin shumë premtuese.

Shkencëtarët janë entuziastë për rolin e semaglutidës në mbajtjen nën kontroll të diabetit. Ose siç njihet ndryshe ‘vrasësi i fshehur’, për arsye se mbipesha ushqen diabetin e tipit 2.

Përveç Semaglutidës, pacientët që morën pjesë në studim, i nënshtroheshin edhe një kure tjetër me Metforminë. Një ilaç që përbën linjën e parë të mbrojtjes për të mbajtur nën kontroll diabetin.
Zbulimet shkencore mbi pilulën anti diabet
Shkencëtarët zbuluan se Semaglutida jo vetëm që ndalonte progresin e diabetit, por edhe ulte nivelet e sheqerit në gjak dhe parandalonte nevojën për insulinë.

Diabeti i tipit 2 mund të shkaktojë atak në zemër, verbëri, probleme me gjymtyrët që çojnë në amputimin e tyre e shumë sëmundje të tjera.

Kjo sëmundje konsiderohet një bombë e vërtetë për njerëzimin.

Vetëm në dhjetëvjeçarin e fundit, obeziteti ka qenë shkaktar për rritjen me 65 përqind të diagnostifikimeve të diabetit.

Deri më tani numërohen 380 milionë pacientë në mbarë botën.

Autorët e studimit e cilësojnë atë shumë premtues edhe për faktin se pilula arrin të ulë nivelet e sheqerit në gjak.
Studimi tregoi se pilula ul nivelin mesatar të sheqerit në gjak me 1.9 përqind.
Gjetjet e studimit treguan se shumica e pjesëmarrësve që konsumuan këtë pilulë arritën nivele optimale të sheqerit në gjak në më pak se 7 përqind.

Niveli i sheqerit në gjak tek njerëzit e shëndetshëm është nën 6 përqind. Ndërkohë që nëse ky nivel arrin në mbi 6.5 përqind, paraqet rrezik për shfaqjen e diabetit.

Semaglutida është pjesë e një grupi të ri ilaçesh që injektohen në gjak por edhe merren nga goja.

Ajo stimulon prodhimin e insulinës dhe zbraps sekretimin e glukagonit, një hormon që rrit nivelet e insulinës.

Kjo pilulë ka gjithashtu efekt në pakësimin e oreksit.

Studimi mbi efikasitetin e kësaj pilule u krye nga Qendra Leicester për Diabetin. Ndërsa studimet u publikuan në revistën prestigjoze JAMA, të cilës i referohet edhe AgroWeb.org.

Të dhënat tregojnë se Semaglutida mund të dalë në treg brenda pak vitesh./AgroWeb.org

Zbulohet ilaçi i parë që shëron diabetin Read More »

Nëse hani një qepë në ditë / Çfarë i ndodh organizmit tuaj

Qepa është një nga perimet më të lashta në të gjithë historinë e njerëzimit.

Përdorimi i saj daton plot 3,500 vjet më parë.

Për ekspertët e AgroWeb.org, qepa është një ushqim i klasit të parë, dhe jo vetëm për përdorimet në kuzhinë.
Qepa kundër sëmundjeve kronike
Bashkë me shegët dhe çajin e malit që cilësohen si ushqimet më të shëndetshme për njeriun, qepa renditet ndër ushqimet superiore.

Qepa ka aftësi parandaluese por edhe është e dobishme në trajtimin e shumë sëmundjeve kronike, siç janë  sëmundjet koronare, diabeti i tipit dy e të tjerë.

Qepa është e rëndësishme edhe kundër sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi dhe mikrobet.

Ekspertët e AgroWeb.org, thonë se përbërësit e qepës janë të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e organizmit, sistemit imunitar, funksionin e shëndetshëm të hormoneve e të tjera.
Qepa për zemrën
Qepa arrin të mbrojë zemrën shumë më mirë se produktet e tjera.

Qepa ul kolesterolin, pengon forcimin e enëve të gjakut, i bën ato më elastike dhe mirëmban tensionin e gjakut.
Qepa kundër diabetit
Për fat të mirë, qepa ka aftësinë të ulë ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak duke u bërë një aleate e organizmit në betejën kundër diabetit të tipit 2 dhe mbipeshës.

Sigurisht që qepa nuk mjafton që ju të keni peshën më të mirë trupore, por ajo ju vjen në ndihmë, nëse konsumoni së paku një në ditë.

Falë qepës, zbehet dëmi i yndyrnave dhe sheqenave ndaj duke ngrënë qepë, ju do të mirëmbani nivelin e sheqerit në gjak  dhe peshën trupore.
Qepa, armiku i qelizave të dëmshme
Ekspertët kanë rekomanduar njëzëri se njeriu duhet të konsumojë patjetër një qepë në ditë.

Sipas tyre, qepa e freskët përmban shumë substanca të rëndësishme mbrojtëse për shëndetin.

Megjithatë ata thonë se edhe qepa e gatuar nuk humbet shumë prej aftësive mbrojtëse.

Përfshijini qepët në sallata, perime, gatimet me peshk apo mish.

Ndonëse përlotja është e paevitueshme me qepën, konsumi i saj është padyshim një nga dhuratat më të mira për organizmin.

Këshilla e AgroWeb.org është që të hani qepë, të paktën një në ditë dhe të jetoni më mirë./AgroWeb.org

Nëse hani një qepë në ditë / Çfarë i ndodh organizmit tuaj Read More »

Çfarë e Shkakton Plakjen Para Kohe tek Shqiptarët?

Procesi i plakjes është i pashmangshëm. Por a njihni njerëz që duken më të mëdhenj se mosha e tyre? AgroWeb.org flet sot për plakjen e parakohshme.

Kjo është diçka që është padyshim nën kontrollin tuaj. Fatkeqësisht, plakja e parakohshme është diçka që përjeton shumica e shqiptarëve.

Duket se shumë nga zakonet e përditshme – disa që ndoshta as nuk i pranoni se po i bëni – ju tregojnë më të vjetër se vitet e vërteta.
Gjumi i pakët dhe i keq plak para kohe
Gjumi nuk mban vetëm mendjen tuaj të shëndoshë – ai ndihmon të dukeni më të rinj për më shumë kohë.

Gjumë riparon dëmin që që merr organizmi gjatë ditës. Pra ekspozimin ndaj lodhjes, ndotjes dhe stresit. Kur merrni gjumin e duhur, lëkura juaj nuk mund të përgatitet për ditën tjetër.

Kjo dërrmon lëkurën tuaj, sjell qeliza më pak të shëndetshme dhe afron plakjen e parakohshme. Mundohuni të bëni të paktën tetë orë gjumë në natë, sugjerojnë të gjithë specialistët e mjekësisë.
Mungesa e frutave dhe perimeve në ushqim plak para kohe
Gati 80 për qind e shqiptarëve nuk hanë 2 deri 3 racione 100 gramëshe me perime në ditë. Ndërsa 72 për qind nuk arrijnë të hanë fruta mjaftueshëm, sipas të dhënave të anketave me fokus grupeve të organizuara nga AgroWeb.org.

Megjithatë, frutat dhe perimet parandalojnë dëmtimin që shkaktohet tek lëkura juaj nga plakja e parakohshme, sipas Akademisë Shkencore të Dermatologjisë.

Frutat dhe perimet janë plot me ushqyes, si antioksidantë dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në luftimin e dëmtimeve të radikaleve të lira dhe mbajnë qelizat e lëkurës tuaj të shëndetshme.

Disa fruta dhe perime që duhen patjetër? Zarzavate me gjethe të errëta si spinaq, patate të ëmbla, portokall, speca të kuqe, luleshtrydhe, shegë, boronica, shparguj dhe kërpudha.
Sheqeri dhe brumërat bëjnë të dukeni më të vjetër
Shumë brumëra dëmtojnë edhe përtej rritjes së peshës. Ushqimet si buka e bardhë, akulloret dhe patatet e skuqura, mund të shkaktojnë të gjitha llojet e problemeve me fytyrën tuaj.

Kjo ndodh për shkak se ato rrisin maksimalisht nivelet e sheqerit në gjak. AgroWeb.org ju tregon se këto shkaktojnë inflamacione dhe nxisin daljen e puçrrave në fytyrë.

Plus, teprimi me shumë ëmbëlsira mund të çojë në glikazim, një proces në të cilin molekulat e sheqerit i bashkohen kolagjenit të lëkurës suaj. Kjo e bën kolagjenin të fortë dhe më pak elastik, duke shkaktuar rrudhat e parakohshme.
Duhanpirja ju bën të dukeni më të vjetër të moshë dhe ju plak para kohe
Para se të ndizni një cigare, mbani mend se mushkëritë nuk janë pjesa e vetme e trupit tuaj që paguan një çmim të dhimbshëm.

Pirja e duhanit bën të dukeni më të vjetër dhe shumë më shpejt. A ka prova për këtë?

Studiuesit krahasuan tiparet e fytyrës së 79 çifteve të binjakëve – në të cilat një binjak aktualisht tymoste pesë vjet më shumë se binjaku tjetër. AgroWeb.org raporton se studiuesit gjetën se ata që tymosnin më gjatë patën shumë më tepër rrathë sysh dhe rrudha pafund.

Plus, duhani është i ngarkuar me kimikate që dëmtojnë kolagjenin dhe elastinën, thotë Akademia e Dermatologjisë, të cilat janë vendimtare për një fytyrë të re.
Shumë alkool ju vjetëron tepër shpejt
Ka një arsye që askush nuk duket bukur në mëngjes pas një mbrëmje me tepri alkooli. Studimet tregojnë se alkooli ul nivelet antioksiduese në lëkurën tuaj.

Kjo shkakton dëmtime në qelizat tuaja të lëkurës, duke nxitur rrënimin e fytyrës dhe rrudhat.

Alkooli gjithashtu dehidraton lëkurën tuaj, çka bën që fytyra të duket e thatë e rrënuar dhe plakur.

Mbajini në mendje këshillat e mësipërme. Nuk janë aspak lukse, por mirëmbajtje e shëndetit tuaj./AgroWeb.org

Çfarë e Shkakton Plakjen Para Kohe tek Shqiptarët? Read More »

Mjekët japin alarmin për gripin në Shqipëri: Ja çfarë duhet të bëni

Mjeket thonë se vaksina anti-grip përveç personelit mjekësor duhet ofruar edhe për mësuesit.

Duke qenë se fund Tetori, fillimi i Nëntorit është periudha e duhur për të parandaluar gripin, propozohet që si pjesë e strategjisë të vaksinimit të popullsisë të shtoheshin edhe mësuesit, si një grup populate që kanë rrezik jo vetëm për tu prekur por edhe për ta transmetuar atë te fëmijët.

Teksa vendet europiane kanë plane veprimi për mbulimin e popullatës me vaksina kundër gripit, në Shqipëri prej 5 vitesh vaksina anti grip ofrohet falas vetëm për personelin mjekësor.

Mjekët japin alarmin për gripin në Shqipëri: Ja çfarë duhet të bëni Read More »