Shendetesi

Kujdes/Jo zhytjeve mbas ushqimit

Është makthi i shumë prindërve, megjithatë ky fenomen nuk prek vetëm fëmijët. Është folur shumë për faktin që pas ngrënies, nuk duhet hyrë menjëherë në ujë. Por sa duhet pritur saktësisht? Kjo është një prej dilemave të mëdha të verës.

Ndonëse problemet nuk janë dhe aq të shpeshta, çdo vit, thonë autoritetet italiane, raportohen incidente vdekjeprurëse, të cilat janë pasojë e një bllokimi të aparatit tretës që ka bërë viktima edhe mes notarëve ekspertë.
Bllokimi dixhestiv ndodh në rastin e një uljeje të befasishme të temperaturës së trupit, ( siç është rasti i hedhjes në pishinë apo det), e cila bën që të spostohet një sasi e madhe gjaku nga qendra e organizmit drejt periferisë për të riekuilibruar temperaturën e brendshme.

Gjatë tretjes ndërkohë, pjesa dërrmuese e volumit të gjakut rrjedh drejt organeve të brendshme për të lehtësuar këtë proces dhe oksigjenimin e tyre dhe spostimi i menjëhershëm i gjakut mund të bllokojë tretjen.

Kur kjo është intensive, mund të shkaktojë gjendje të fikti e më tej, në raste ekstreme dhe mbytjen. Po atëherë, kur është koha më e mirë për tu hedhur në ujë pas ushqimit pa u rrezikuar?

Përgjigja varet nga personi, por mbi të gjitha nga vakti i konsumuar. Në rastet kur ai është i bollshëm dhe me ushqime që treten me vështirësi, këshillohet të kalojnë dy apo tri orë përpara zhytjes. Ndërsa nëse konsumohet ndonjë frut, mund të pritet fare pak përpara hedhjes në ujë. /atsh

Kujdes/Jo zhytjeve mbas ushqimit Read More »

Çfarë ushqimesh duhet të konsumoni për të pasur bark të sheshtë?

Stina e verës është koha kur të gjithë përpiqemi të dukemi sa më mirë dhe një nga pikat e forta të të dukurit bukur është barku i sheshtë. Nëse doni që të jeni në formë të mirë sigurisht që duhet të keni kujdes me ushqimin dhe të hani shëndetshëm duke ndërthurur edhe ushtrimet me vaktet.

Për të pasur një stomak të sheshtë, duhet të keni parasysh se konsumi i disa ushqimeve është shumë i vlefshëm dhe listën e plotë të tyre e gjeni më poshtë

Të bardhën e vezës

Kofshat dhe gjoksi i pulës

Peshku

Frutat e thata

Çfarë ushqimesh duhet të konsumoni për të pasur bark të sheshtë? Read More »

Syzet e diellit jo vetëm në verë, por në çdo kohë

Syzet e diellit janë një ndër aksesorët më të rëndësishëm jo vetëm gjatë stinës së verës por në çdo kohë. Duhet të tregoni kujdes për të mbrojtur sytë në det dhe në mal nga drita e diellit që ju bie në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të reflektuar.

Qëndrimi në hije nuk është zgjidhje e mjaftueshme për të mbrojtur sytë, sepse rrezet UV pasqyrohen nga deti, rëra dhe prej sipërfaqeve të tjera. Për këtë, syzet e diellit janë të domosdoshme, me kusht që ato të kenë disa veçori të caktuara. Ashtu si kremrat e diellit edhe syzet e diellit duhet të kenë një filtër për UV. Për më tepër, me ligj, syzet duhet të kenë një broshurë në të cilën është treguar shkalla e mbrojtjes nga UV që shkon nga 1 deri në 5.

Ndër rreziqet afatshkurtër është larma Keratitis, një çrregullim shumë i dhimbshëm që shkaktohet pas ekspozimit ndaj një drite veçanërisht verbuese. Fëmijët dhe të moshuarit duhet të tregojnë një kujdes maksimal, sepse janë më të ndjeshëm dhe më në rrezik. /atsh

Syzet e diellit jo vetëm në verë, por në çdo kohë Read More »

Ekspertët japin këshilla për një prej dilemave të mëdha të verës – Zhytjes pas ushqimit

Është makthi i shumë prindërve, megjithatë ky fenomen nuk prek vetëm fëmijët. Është folur shumë për faktin që pas ngrënies, nuk duhet hyrë menjëherë në ujë. Por sa duhet pritur saktësisht? Kjo është një prej dilemave të mëdha të verës.

Ndonëse problemet nuk janë dhe aq të shpeshta, çdo vit, thonë autoritetet italiane, raportohen incidente vdekjeprurëse, të cilat janë pasojë e një bllokimi të aparatit tretës që ka bërë viktima edhe mes notarëve ekspertë.
Bllokimi dixhestiv ndodh në rastin e një uljeje të befasishme të temperaturës së trupit, ( siç është rasti i hedhjes në pishinë apo det), e cila bën që të spostohet një sasi e madhe gjaku nga qendra e organizmit drejt periferisë për të riekuilibruar temperaturën e brendshme.

Gjatë tretjes ndërkohë, pjesa dërrmuese e volumit të gjakut rrjedh drejt organeve të brendshme për të lehtësuar këtë proces dhe oksigjenimin e tyre dhe spostimi i menjëhershëm i gjakut mund të bllokojë tretjen.

Kur kjo është intensive, mund të shkaktojë gjendje të fikti e më tej, në raste ekstreme dhe mbytjen. Po atëherë, kur është koha më e mirë për tu hedhur në ujë pas ushqimit pa u rrezikuar?

Përgjigja varet nga personi, por mbi të gjitha nga vakti i konsumuar. Në rastet kur ai është i bollshëm dhe me ushqime që treten me vështirësi, këshillohet të kalojnë dy apo tri orë përpara zhytjes. Ndërsa nëse konsumohet ndonjë frut, mund të pritet fare pak përpara hedhjes në ujë. /atsh

Ekspertët japin këshilla për një prej dilemave të mëdha të verës – Zhytjes pas ushqimit Read More »

Ushqimet të cilat mund t’i konsumoni në verë dhe kanë pak kalori

Marrja e kalorive të tepërta është një nga shqetësimet më të mëdha për të gjithë ata që kujdesen për format trupore, sidomos gjatë stinës së verës.

Mirëpo asnjëherë nuk arrini të kuptoni se cilat ushqime kanë më pak, apo më shumë kalori. Janë disa ushqime që kanë pak kalori dhe mund t’i konsumoni pa frikë gjatë verës:

Sallata jeshile
Sallata jeshile do të shtojë shumëllojshmërinë e ushqimit tuaj, por edhe vlerat ushqyese. Sallata jeshile ka kalori jashtëzakonisht të ulëta dhe përmbajtje të lartë të ujit, por është një burim i shkëlqyer i vitaminave A, K dhe C.

2. Luleshtrydhet

Luleshtrydhet shërbejnë për disa përfitime shëndetësore, ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.
Ato kanë shumë pak kalori dhe janë një nga ushqimet më të mira për humbje peshe.

3. Turshitë

Turshitë janë të kripura, por shumë të shijshme. Gjithashtu janë një nga ushqimet e preferuara për të gjithë ata që duan të mbajnë dietë, pasi kanë zero kalori.

4. Kastravecat

Kastravecat kanë rreth 90% ujë në përbërje dhe si pasojë nuk kanë fare kalori.

5. Kajsitë

Të ëmbla, të lëngshme dhe perfekte për të gjithë ata që duhet të kujdesen për kaloritë e tepërta.

6. Kungulli

Kungulli është një nga perimet e verës më të shëndetshme dhe më me pak kalori që mund të gjeni.

7. Domatet

Domatet mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës, sipas një studimi të publikuar në “Journal of Lifestyle of America”. Gjithashtu janë një nga perimet më të njohura të cilat ndihmojnë në humbjen e peshës.

8. Pjepri

I mbushur me antioksidantë, pjepri është ushqimi i përsosur, i ëmbël dhe freskues. Pjepri përmban shumë vitamina dhe minerale që mund të ndihmojnë në parandalimin e problemeve të syve. /atsh

Ushqimet të cilat mund t’i konsumoni në verë dhe kanë pak kalori Read More »

ISHP, disa këshilla për të përballuar të nxehtin

Kur vera ka arritur kulmin me temperatura ekstreme që shkojnë mbi 38 gradë celsius duhet patur kujdes nga rreziqet që vijnë. Për këtë Instituti i Shëndetit Publik rekomandon disa këshilla për të evituar të nxehtin, rrjedhimisht duke eliminuar edhe rreziqet.

Disa këshilla të thjeshta, të zakonshme dhe parandaluese nëse i bëjmë pjesë të jetës sonë të perditshme gjatë ditëve të nxehta të verës, ato mund të na ndihmojnë për të reduktuar apo ulur efektet negative të temperaturave të larta në shëndet.

Çfarë duhet të bëjmë që të mbrojmë shëndetin nga temperaturat e larta?

1-Evitoni daljet nga shtëpia në orët e nxehta të ditës, 11.00 – 17.00. 2-Vishuni lehtë, me veshje pambuku, të gjera dhe ngjyra të hapura. 3-Mbani në kokë kapele ose çadër dhe syze dielli kur dilni nga shtëpia. 4-Mbani shtëpinë sa më të freskët. Mbani mbyllur dritaret gjatë ditës. Temperaturat në shtëpi duhen të jenë deri në 25° – 27° Celsius. 5-Freskohuni here pas here me ujë të freskët duke bërë dush ose duke u lagur me peceta për të ulur temperaturën e trupit në krah, qafë dhe ballë.

6-Pini lëngje ose ujë në mënyrë të mjaftueshme edhe nëse nuk keni etje. 7-Mos përdorni pije alkoolike, lëngje me shumë sheqer apo kafeinë. 8-Konsumoni vakte të lehta me përmbajtje të lartë uji, si zarzavate dhe fruta. 9-Ruajini ushqimet në frigorifer. 10-Shmangni ngrënien e ushqime të nxehta apo pikante.

Në të gjitha situatat e të nxehtit ekstrem apo në temperaturat e larta ndiqni rekomandimet e autoriteteve shëndetësore.

Mbani shtëpinë të freskët- Mbani të freskët ambientin ku jetoni. Kontrolloni temperaturën e dhomës ndërmjet orës 8:00-10:00, në orën 13:00 dhe natën pas orës 22:00. Temperatura e ambientit ku jetoni duhet të mbahet nën 32°C gjatë ditës dhe 24°C gjatë natës. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për të porsalindurit, për individët mbi 60 vjeç, apo për ata që kanë probleme shëndetësore kronike.

Freskoni shtëpinë gjatë natës. Hapni të gjitha dritaret dhe grilat gjatë natës dhe në mëngjes, atëherë kur temperatura e jashtme ulet.

Mundohuni të ulni temperaturën në shtëpi. Mbyllni grilat dhe dritaret, veçanërisht ato që rrihen nga dielli. Mos mbani llampat ndezur, reduktoni vënien në punë të pajisjeve elektrike të gatimit apo larjes, etj.

Nëse keni kondicioner, mbyllni dyert dhe dritaret me qëllim ruajtjen e temperaturës së brendshme, duke zvogëluar kështu konsumin e tepërt të energjisë.
Shmangni të nxehtët- Qëndroni në dhomën më të freskët të shtëpisë, veçanërisht gjatë natës. Në pamundësi për të mbajtur shtëpinë të freskët, shpenzoni 2-3 orë të ditës në mjedise të freskëta jashtë shtëpisë (p.sh. ambiente publike). Shmangni daljen nga shtëpia gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Shmangni aktivitetet fizike me intensitet të lartë nëse mundeni. Nëse duhet të bëni patjetër aktivitet fizik, atëherë shfrytëzoni orët e mëngjesit. Qëndroni në hije.- Mos lini fëmijët apo kafshët në një automjet të parkuar. Konsultohuni me mjekun nëse nuk ndiheni mirë apo nëse gjendja juaj nuk përmirësohet. Mundohuni të mbani trupin të freskët dhe të hidratuar

Bëni dush me ujë të ftohtë.- Vishni rroba të lirshme, mundësisht me materiale pambuku ose linoje. Nëse dilni nga shtëpia mbani kapelë me strehë të gjerë dhe mos harroni syzet e diellit. Mundohuni të flini pa jastëk dhe të pambuluar për të mos akumuluar nxehtësi. Pini rregullisht lëngje por shmangni alkoolin, kafet e tepërta dhe sheqerin. Konsumoni ushqim në racione të vogla dhe shpeshherë. Shmangni ushqimet e pasura me proteina.
Ndihmoni të tjerët

Kontaktoni me familjarët, miqtë dhe fqinjët të cilët jetojnë vetëm, pasi në ditët e nxehta mund të kenë nevojë për asistencë. Diskutoni për situatat e të nxehtit ekstrem me familjen. Gjithsecili duhet të dijë se si të zvogëlojë rreziqet shëndetësore në këto situata. Nëse ndokush që ju njihni është në rrezik, ndihmojeni atë të kërkojë ndihmë. Të moshuarit dhe të sëmurët të cilët jetojnë vetëm duhet të kontaktohen të paktën një herë në ditë. Nëse një person është duke marrë mjekim, pyesni mjekun që e trajton nëse mjekimi që po merr ndikon në funksionimin normal të organizmit, e lidhur kjo me vapën; këtu kemi parasysh mekanizmat termorregullatore dhe balancën e lëngjeve në organizëm.
Nëse ju keni një problem shëndetësor

Mbani ilaçet në temperaturën nën 25°C ose në frigorifer. Kërkoni ndihmë mjekësore nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike apo nëse merrni më shumë se një ilaç. Nëse ju apo dikush tjetër nuk ndihet mirë Kërkoni ndihmë nëse ndiheni i turbulluar apo i këputur, nëse keni dhimbje koke, gjendje ankthi apo etje shumë të madhe dhe të vazhdueshme. Zhvendosuni menjëherë në një mjedis të freskët dhe matni temperaturën e trupit.

Pini ujë apo lëng frutash për t’u hidratuar. Nëse njëri nga pjesëtarët e familjes ka lëkurë të nxehtë dhe të thatë, dridhje të forta apo gjendje të fikti, lajmëroni menjëherë mjekun e ambulancës. Ndërsa prisni për ndihmë, zhvendoseni të sëmurin në një dhomë më të freskët, vendoseni në pozicion horizontal mbështetur në njërën anë, ngrini këmbët pak nga pozicioni horizontal, mundohuni ta freskoni duke e lagur me ujë dhe mos i jepni paracetamol. /atsh

ISHP, disa këshilla për të përballuar të nxehtin Read More »

Lista e re e barnave të rimbursueshme, përfitojnë rreth 499 mijë qytetarë

Zgjerohet mbulimi me barna të kushtueshme për sëmundjet tumorale, Hepatitin C dhe sëmundje të tjera të rënda, që kishin barrë të madhe financiare për qytetarët.

Ministria e Shëndetësisë sqaron se lista e barnave të rimbursueshme, siguron mbi 1150 alternativa mjekimi falas nga të cilat, përfitojnë rreth 499 mijë qytetarë.

Pensionistë, grupe në nevojë, të siguruar ose jo, e përfitojnë alternativën e barnave falas.

Në listën e re të barnave të timbursueshme janë shtuar 14 barna të reja, prej të cilave, 9 janë principe aktive të reja, për barna mjaft të shtrenjta dhe të vështira për t’u përballuar nga qytetarët, që mbulojnë sëmundje si Hepatiti C, trajtimi i limfomave, artridi rheumatoid, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet autoimmune, etj.

Risia e kësaj liste është përfshirja e barnave me marrëveshje të posaçme, duke ulur çmimin e barit me proces negocimi me kompanitë më të mëdha multinacionale dhe për rrjedhojë, duke zgjeruar numrin e qytetarëve përfitues. /atsh

Lista e re e barnave të rimbursueshme, përfitojnë rreth 499 mijë qytetarë Read More »

Disa arsye pse nuk duhet ta pini ujin në këmbë

Kohët e fundit shkenca ka bërë një zbulim të veçantë e cila lidhet me mënyrën sesi duhet të pihet uji. Kjo duket e çuditshme por pozita e trupit dhe e qëndrimit tuaj kanë rëndësi kyç kur jeni duke pirë ujë.

Nuk është e rëndësishme për shëndetin tuaj vetëm sasia e ujit që duhet të pini në ditë, ku minimalisht duhet të konsumoni 1.5 litra ujë, por edhe mënyra se si e pini.

Njerëzit me të drejtë do pyesin se çfarë ndryshimi ka ta pish ujin në këmbë dhe ulur. Çdo ditë trupi juaj humb sasi të mëdha uji, prandaj ka shumë rëndësi që uji të konsumohet në mënyrën më të përshtatshme për tu absorbuar.

Nëse uleni dhe pini ujë, është mënyra më e mirë për të arritur të gjitha të mirat shëndetësore. Nëse e pini ujin duke qëndruar në këmbë trupi nuk do të ketë kohë t’i absorbojë nutritienët. Kjo mund të shkaktojë shumë probleme si: ngërçi, artriti ose dëmtim i veshkave. Duke qëndruar në këmbë, nervat tuaja natyrshëm janë të tendosura dhe trupi ndodhet nën presionin që duhet patjetër të mbrohet nga rreziqet.

Konsumimi i shpejtë i ujit dhe i pijeve të tjera mund të çojë deri në mungesën e oksigjenit në mushkëri, gjë që çon drejt problemeve të mushkërive dhe të zemrës. Gjithashtu ndryshon pozita e lukthit gjatë pozicionit në këmbë dhe ulur.

Pra, pirja e ujit ulur është një mënyrë parandaluese nga disa infeksione. Njerëzit që pinë ujë ulur, janë të mbrojtur nga shumë sëmundje. Ndërsa ata që duke qëndruar në këmbë pinë ujë pakontrolluar, janë në rrezik më të madh. Përveç ujit edhe ushqimin është me rëndësi ta konsumoni ngadalë dhe ulur. Kështu përmirësohet procesi i tretjes. /atsh

Disa arsye pse nuk duhet ta pini ujin në këmbë Read More »