Shendetesi

Ushqimi i skuqur një “gjemb” për zemrën

Ushqimi i skuqur shpesh është si një ”gjemb” për zemrën.

”Një atak kardiak është më i zakonshëm në mesin e atyre që zakonisht hanë ushqime të skuqura sesa te ata që i hanë më rrallë ato”, sipas një studimi të botuar në revistën ”Clinical Nutrition”, që përfshinte 154 663 njerëz të monitoruar për disa vite me radhë.

Gjatë studimit, rastet me probleme koronare ishin 14,61 të tilla për 1 000 persona, në mesin e atyre që hanë më pak se një herë në javë, krahasuar me 18,28 raste për 1 000 persona në mesin e atyre që konsumojnë ushqim të pjekur 1-3 herë në javë ose çdo ditë.

”Ekziston një marrëdhënie e drejtpërdrejtë midis konsumit të ushqimeve të skuqura dhe problemeve të zemrës. Rritja e konsumit rrit rrezikun e koronaropatisë”, theksuan studiuesit./atsh

Ushqimi i skuqur një “gjemb” për zemrën Read More »

Fiqtë me përfitime shëndetësore në stinën e nxehtë

Në stinën e nxehtë të verës mjekët këshillojnë që të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime. Një nga frutat sezonalë është edhe fiku, një frut shumë i shijshëm.

Fiqtë janë të përbërë nga një numër i madh i mineraleve, fibrave dhe sheqernave natyralë, të cilat ndihmojnë për një funksionim sa më të mirë të proceseve në organizëm. Ata përmbajnë magnez, kalcium, hekur, vitaminë A dhe K, si dhe një numër të madh të antioksiduesve. Fiku ndihmon në problemet me diarrenë, kollën dhe astmën.

Fiqtë parandalojnë osteoporozën dhe ndihmojnë në shëndetin e eshtrave, kjo falë pranisë së kalciumit dhe mineraleve, ndërsa prania e vitaminës A dhe K ndihmon luftimin e inflamacionit dhe shërben për të mbajtur lëkurën sa më të shëndetshme.

Gjithashtu, ndihmojnë në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Ju mund ta përfshini atë në sallata ose ta hani rregullisht gjatë ditës. /atsh

Fiqtë me përfitime shëndetësore në stinën e nxehtë Read More »

Fluksi i turistëve, 28 qendra shëndetësore me shërbim 24 orë

Me fluksin e turistëve gjatë stinës së nxehtë, emergjencat dhe flota e rinovuar e autoambulancave janë në gatishmëri përmes shërbimit shëndetësor 24 orë pranë pushuesve.

Në zonat turistike në të gjithë Shqipërinë janë 28 qendra shëndetësore të cilat ofrojnë për qytetarët shërbim gjatë gjithë ditëve të javës.

Të gjitha qendrat shëndetësore verore janë të pajisura me barna dhe pajisje mjekësore dhe me staf mjekësor të trajnuar.

Gjithashtu për një sezon të sigurt turistik në shërbim të qytetarëve janë dhe 18 postacione autoambulancash dhe njësia e helikopterëve në gatishmëri.

Shërbimi do të koordinohet nga Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore, ku qytetarët kanë mundësi të telefonojnë falas në 127 për çdo urgjencë mjekësore. /atsh

Fluksi i turistëve, 28 qendra shëndetësore me shërbim 24 orë Read More »

Virusi i gripit mund të kurojë kancerin e fshikëzës

Duke përdorur virusin e gripit, mund të kurohet kanceri në fshikëzë, sipas një studimi të botuar në revistën ”Clinical Cancer Research”.

Një pacient ishte krejtësisht i shëruar nga kjo sëmundje pas trajtimit dhe në 14 pacientë të tjerë të trajtuar, vdekja e qelizave tumorale solli zvogëlimin e masës tumorale.

Studimi u krye në Universitetin e Surreyt, dhe sipas shkencëtarëve, virusi i quajtur coxsackievirus (CVA21) mund të revolucionarizojë terapinë e kancerit dhe të zvogëlojë rrezikun e recidivave.

“Virusi depërton në qelizat e kancerit dhe i vret duke aktivizuar një proteinë nga sistemi imunitar i pacientit dhe stimulon qelizat e tjera të sistemit imun për të sulmuar tumorin, i cili normalisht nuk është sulmuar nga mbrojtësit e trupit dhe prandaj quhet tumor i ftohtë”, thotë autori i veprës, Hardev Pandha./atsh

Virusi i gripit mund të kurojë kancerin e fshikëzës Read More »

Akreditohet spitali rajonal i Vlorës, procesi vijon për të gjithë spitalet

Spitali Rajonal i Vlorës ka marrë akreditimin si institucion shëndetësor. Spitali dhe Poliklinika e Vlorës i kanë plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga Qendra e Akreditimit QKCSAISH për cilësinë dhe standardin e ofruar në shërbim.

Pas një vlerësimi që ka filluar rreth 1 vit më parë nga QKCSAISH, Spitali Rajonal Vlorë rezulton të ketë përmbushur kushtet për shërbim shëndetësor sipas kritereve të kërkuara për infrastrukturën, pajisjet teknologjike spitalore, kushtet higjienike, kualifikimin e burimeve njerëzore, ofrimin e shërbimit shëndetësor për pacientët.

Pas spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, spitali i Vlorës ka përfunduar procesin e akredimit, ndërsa po përmbyllet ky proces për disa spitale rajonale. Alreditimi po vijon për institucionet e kujdesit shëndetësor publike dhe private në vend.

Institucionet shëndetësore, bazuar në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë do të kenë kusht për licencimin dhe rilicensimin, përmbushjen e standardeve bazë të akreditimit. /atsh

Akreditohet spitali rajonal i Vlorës, procesi vijon për të gjithë spitalet Read More »

10 ushqimet më të mira kundër alergjisë

Nëse jeni të predispozuar të prekeni nga alergjia, luftojeni atë me superushqimet. Lehtësoni simptomat dhe pakësoni sulmet e alergjisë duke shtuar në dietën tuaj këto ushqime.

10 ushqime antialergjike:

Shafrani i Indisë
Shafrani i Indisë njihet për përmbajtjen e lartë në antioksidues dhe antiinflamator. Shtimi i një lugë çaji pluhur të shafranit të Indisë në çajin ose gatim mund t’ju ndihmojë ndaj reaksionit të alergjisë. Konsultohuni me një doktor për të marrë suplemente të shafranit të Indisë.

Molla
Forconi sistemin imunitar me konsumimin e një molle në ditë. Molla përmban flavonoide që mbrojnë trupin nga alergjenët dhe limitojnë prodhimin e histaminës. Shtoni në omëletën tuaj copëza molle ose merrni me vete një mollë për konsumim të shpejtë të saj.

Hudhra
Një tjetër ushqim i pasur me oksidantë, antiinflamator dhe vetitë antibiotike. Hudhra mund të ndalojë reagimin alergjike dhe pezmatimin në trup. Konsumoni një thelb hudhër në mëngjes për të luftuar alergjitë dhe për të shtuar energjitë.

Limoni
Limoni është i pasur me vitaminën C, e cila ndihmon në sistemin imunitar. Limoni është ideal për luftimin e alergjisë për shkak të përmbajtjes në vitaminë C dhe antioksidues. Shtoni në gotën me ujë pak limon për detoksifikimin e trupit dhe për përmirësimin e sistemit tretës.

Çaji Jeshil
Kur flasim për çajin jeshil, ka një listë të madhe me përfitime për shëndetin. Përmirëson sistemin imunitar, ndihmon me metabolizmin, detoksifikon trupin dhe parandalon reaksionet alergjike. Konsumimi i çajit jeshil çdo ditë ndihmon në parandalimin e reaksionit alergjik, për ta forcuar efektin e saj shtoni limon ose mjaltë në çaj.

Salmoni
Salmoni është një nga ushqimet me burimin më të lartë të acideve yndyrore omega 3. Omega 3 lufton inflamacionin dhe lehtëson simptomat e alergjisë. Salmoni përmirëson funksionin e mushkërive. Kjo është shumë e mirë për të gjithë ata që vuajnë nga astma ose i ftohti. Konsumoni të paktën 2 racione salmon ose çdo produkt të peshkut të pasur me omega 3 për një javë.

Patatja e ëmbël
Patatja e ëmbël përmban kalium, vitaminë B6, magnez dhe beta karoten. Këto lëndë ushqyese ulin inflamacionin dhe lehtësojnë simptomat e alergjisë. Konsumimi i gjysmës së patates së ëmbël rregullisht ndikon në përmirësimin e sistemin e imunitetit dhe ndalon krizat e alergjisë.

Xhenxhefil
Xhenxhefili përmban shumë vlera për shëndetin, ai përmirëson sistemin tretës dhe balancon nivelin e pehashit. Ai mund të veprojë dhe si një antialergjik. Ndalon formimin e mukozës dhe parandalon bllokimin e hundëve. Pini çaj xhenxhefili për të parandaluar alergjitë.

Farat e lirit
Farat e lirit janë të pasura me omega 3 dhe selen, të cilat janë të njohura për parandalimin e reaksioneve alergjike. Shtojini sallatës ose kosit një lugë gjelle fara liri.

Këshilla antialergjike

– Vendosni mbrojtës ndaj diellit para se të dilni.
– Listoni çdo gjë që ju shkakton alergji.
– Lani sa më shpesh duart dhe fytyrën.
– Limitoni kontaktet me kafshët shtëpiake.
– Bëni dush para se të flini.
– Mbyllni dyert dhe dritaret gjatë sezonit të alergjive.
– Thani rrobat brenda dhe jo jashtë në tel.
– Shmangi barin e sapoprerë.

Alergjitë ndikojnë në mushkëri, hundë, veshë, stomak, lëkurë dhe pjesë të tjera të trupit. Mund të shkaktojë kruajtje të lehta deri në anafilaltik, një reaksion që shpeshherë rrezikon dhe jetën.

Mbani mend çfarë ju shkakton alergji dhe shmangni kontaktin me alergjenët që mund të shkaktojnë kriza/atsh

10 ushqimet më të mira kundër alergjisë Read More »

Këshillat nëse nuk ndiheni mirë gjatë një vale të nxehti

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë disa këshilla në rastet kur ndiheni keq nga i nxehti dhe temperaturat e larta.

Të gjithë e dinë se në ditët e nxehta problemet shëndetësore të njerëzve shtohen. Kjo ndodh për shkak të pakujdesisë së tyre dhe kënaqësisë së ditëve me diell.

Nëse nuk ndjeheni mirë gjatë një vale të nxehti, ISHP thotë:

Kërkoni ndihmë nëse ndjeheni të turbullt, të dobët, anksiozë ose keni etje të shumtë dhe dhimbje koke.

Shkoni në një ambient të freskët sa më shpejt.

Pini ujë për t’u hidratuar.

Mbani ilacet nën temperaturën 25 gradë celsius ose në frigorifer./atsh

Këshillat nëse nuk ndiheni mirë gjatë një vale të nxehti Read More »

Sëmundjet që shkaktojnë djersitjen e tepërt, ja si t’i parandaloni

Djersitja si çdo proces që kryen organizmi është gjithashtu shumë normale dhe e nevojshme për trupin. Dihet që gjatë stinës së nxehtë trupi djersit më shpejt dhe më shumë, për shkak të përballjes me temperaturat e larta.

Në shumë raste kjo është diçka normale që ndihmon nxjerrjen e toksinave jashtë trupit.

Gjithsesi edhe ky proces nëse fillon e ndodh vazhdimisht, përveçse i dëmshëm mund të kthehet në një bezdisje të madhe.

Ka disa shkaqe mjekësore, përveç vapës së tepërt se përse trupi reagon në këtë mënyrë.

Tiroidja hiperaktive

Kur tiroidja e mbiprodhon hormonin e saj, metabolizmi juaj fillon e përshpejton proceset e tij.

Në këtë mënyrë ju filloni dhe djersitni pa pushim, prandaj nëse ndjeni djersitje të mëdha pa shkak faji mund të jetë i tiroides.

Sëmundjet kronike

Sëmundjet kronike të zemrës apo mushkërive mund të bëhen shkak për djersitjen e tepërt.

Kjo sepse trupi ka vështirësi në funksionimin normal të tij, duke krijuar kështu faza djersitje të mëdha.

Hiperhidroza

Një nga diagnozat më të zakonshme kundër djersitjes së tepërt është hiperhidroza. Një çrregullim që shkakton mbiprodhim të djersës dhe aktivizon gjëndrat e djersitjes.

Në botë rreth 15 milion njerëz vuajnë nga hiperhidroza. Njerëzit e prekur nga kjo sëmundjet kanë sasi të mëdha djerse zakonisht në duar, këmbë dhe fytyrë.

Ushqimet e duhura

Një nga mënyrat më të mira për të shmangur këto probleme sipas mjekëve është stili i jetesës dhe më konkretisht, të ushqyerit.

Kjo këshillë vjen krahas trajtimeve mjekësore, ilaçeve apo kurave të ndryshme të cilat janë individuale në çdo rast.

Perimet

Mund të zgjidhni të gjitha perimet jeshile dhe të pasura me ujë pasi mbajnë trupin të hidratuar dhe bëjnë që metabolizmi të funksionojë më qetë.

Ndër to zgjidhni lakrat, spinaq, brokoli, patëllxhanët apo lulelakrat.

Kalciumi

Ushqimet me kalcium janë gjithashtu një metodë e mirë për të mbajtur djersën larg.

Të pasura me këtë proteinë janë kryesisht prodhimet e bulmetit, pra qumështi dhe djathi me nënproduktet e tyre.

Kalciumi ndihmon në rregullimin e temperaturës së brendshme të trupit dhe për rrjedhojë edhe me djersitjen e tepërt.

Vaji i ullirit

Edhe vaji i ullirit funksionon si një mënyrë e mirë për të rregulluar temperaturën e trupit dhe për të qetësuar metabolizmin. Ndaj vendoseni të parin në listën e ushqimeve dhe vajrave tuaj të preferuar.

Bananet

Bananet e pasura me kalium kanë elektrolite që ndihmojnë organizmin të vetëhidratohet. Gjithashtu edhe sasitë e mëdha të magnezit që përmban ndihmon në qetësimin e trupit dhe tretjes. /atsh

Sëmundjet që shkaktojnë djersitjen e tepërt, ja si t’i parandaloni Read More »