Shendetesi

Mjekët këshillojnë: Kujdes fëmijët nga rrezet e diellit

Rrezet e diellit, aq të domosdoshme për rritjen e tyre mund të sjellin edhe pasoja të rrezikshme për fëmijët në raste të ekspozimit të tepërt.

Mjekët këshillojnë prindërit që të ruajnë fëmijët pasi një djegie gjatë fëmijërisë mund të bëhet shkak për shfaqjen e melanomave dhe kancerit të lëkurës gjatë rritjes.

Tjetër kujdes duhet të tregohet edhe me nishanet, dhe alergjitë. Mjekët bëjnë apel dhe për personat që vuajnë nga sëmundja e lëkurës skeroderma pigmentoza. Specialistët thonë po ashtu se, çdo 30 minuta para ekspozimit në diell duhet përsëritur aplikimi i kremit të diellit.atsh

Mjekët këshillojnë: Kujdes fëmijët nga rrezet e diellit Read More »

Noti një nga sportet më të dobishme për shëndetin

Noti është një nga sportet më të dobishme. Konsiderohet i tillë sepse është i vetmi sport që vë në funksion të gjithë muskujt e trupit, edhe muskujt të cilët rrallë herë janë aktivë gjatë jetës së përditshme.

Noti bën të mundur tendosjen e muskujve, duke rritur fleksibilitetin dhe zgjatjen e muskujve të ndryshëm në trup. Ai ndihmon në çlirimin e energjisë negative, apo edhe çlirimin e toksinave trupore që pengojnë tendosjen muskulore.

Noti gjithashtu është i këshillueshëm sepse ndihmon dhe forcon zemrën, pasi përbën një ndër sportet më të pasura me lëvizje dhe teknikë. Ushtrimet apo aktivitetet e tjera fizike janë më specifike siç është vrapi ose çiklizmi, ndërsa noti është gjithëpërfshirës, duke bërë të mundur vënien në lëvizje të të gjithë trupit.

Nëse bëni ushtrime fizike ose vrap, pas saj këshillohet gjithmonë të bëni pak not. Kështu pas tij do të ndiheni më aktiv dhe energjik. Noti përpunon siluetën tuaj, së pari, angazhon të gjithë muskujt tuaj dhe i zgjat ato; së dyti, shpenzon shumë energji dhe së treti mobilizon rezervat yndyrore pas rreth 40 min. Një palestër e vërtetë për t’u dobësuar!

Noti rrit cilësinë e jetës, prandaj ushtroni notin tre herë në javë, me një kohëzgjatje 30 – 45 minuta. /atsh

Noti një nga sportet më të dobishme për shëndetin Read More »

Kujdesi ndaj lëkurës në temperaturat e larta

Fëmijëve ashtu si të rriturve, dielli u sjell përfitime të rëndësishme për humorin, sistemin imunitar, kockat dhe lëkurën.

Por, ekspozimi i pakujdesshëm dhe i papërgjegjshëm mund të ketë pasoja negative të tilla si djegie nga dielli, dhe në një afat kohor më të gjatë fillimin e tumoreve, përfshirë melanomat.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë që asnjëherë të mos neglizhoni të kujdeseni për lëkurën tuaj.

“Qendroni në ambiente të freskëta gjatë intervalit kohor 10:00-17:00. Përdorni syze dielli. Përdorni kapele. 

Përdorni kremin me SPF 50. Përdorni kremin mbrojtës për lëkurën e fytyrës. Konsumoni sa më shumë ujë. Vishni veshje të lehta. Qendroni në hije”, -rekomandojnë ekspertët.

Kujdesi ndaj lëkurës në temperaturat e larta Read More »

Pse gratë janë më të rrezikuara nga Alzheimeri?

Zbulohen arsyet pse femrat janë më në rrezik për t’u prekur nga sëmundja e Alzheimerit.

”Arsyeja qëndron në lidhjen më të madhe të disa zonave të trurit të tyre, ku formohet proteina tau, përgjegjëse për grumbullimin e të ashtuquajtura ”pllaka” si edhe në disa gjene të veçanta”, sipas dy studime të ndryshme të paraqitura në Konferencën Ndërkombëtare të shoqatës ”Alzheimer” në Los Anxheles.

”Deri tani është menduar gjithmonë se shkaku i prirjes më të madhe femërore për t’u sëmurur me Alzheimer ishte në jetëgjatësinë e tyre më të madhe. Por, këto studime të reja duket se tregojnë se ky nuk është rasti’’, theksuan studiuesit.

Studiuesit kanë analizuar qindra rezonanca magnetike të burrave dhe grave dhe shpërndarjen e proteinës tau që së bashku me proteinat amiloide mund të formojnë përzierje toksike, që shkaktojnë vdekjen e qelizave të trurit duke shkaktuar probleme në memorie.

Studiuesit kanë zbuluar se ka dallime mes meshkujve dhe femrave në mënyrën se si proteina tau përhapet në tru.

Në fakt, gratë kanë lidhje më të mirë në mes të zonave të trurit ku formohet proteina tau, gjë që i bën ato më të rrezikuara për një përhapje më të shpejtë të proteinës dhe, për rrjedhojë, të prekjes nga kjo sëmundje.//atsh

Pse gratë janë më të rrezikuara nga Alzheimeri? Read More »

Oraret kur duhet të shmangni ekspozimin ndaj rrezeve

Ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve ultravjollcë të diellit jep dëmtime të menjëhershme në lëkurë si djegie, skuqje, dhe dëmtime të mëvonshme siç është zhvillimi i kancerit të lëkurës në moshë të rritur.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë të qendroni në hije gjatë një orari të caktuar, në mënyrë që të mund të shmangen probleme të ndryshme shëndetësore.

“Qendroni në hije, shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë ndaj rrezeve të diellit gjatë orëve 10:00-17:00. Gjatë këtij intervali qendroni në vende të freskëta”, -thonë ekspertët e ISHP-së. Siguria nga dielli mbron lëkurën nga kanceri.

Ndërkaq, temperaturat më të larta të kësaj javë të korrikut do të kulmojë ditën e mërkurë, më 24 korrik./atsh

Oraret kur duhet të shmangni ekspozimin ndaj rrezeve Read More »

Vlorë, mbi 5 mijë vizita shëndetësore deri më 18 korrik

Në qarkun e Vlorës deri në 18 korrik janë kryer më shumë se 5 mijë vizita në 11 qendrat shëndetësore verore.

Shifrat u bënë publike nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë mbledhjes së komitetit të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit në Vlorë.

Ministrja vuri në dukje se plani i masave ka siguruar shërbim 24 orë në shtatë ditë për pushuesit.

“Prej datës 1 qershor, sipas planit të masave të ndërmarra që është bërë traditë në këto vite, kemi hapur qendrat shëndetësore verore me shërbim 24 orë në shtatë ditë, qendra që garantojnë kujdes shëndetësor të organizuar me Qendrën Kombëtare të Urgjencës. Për rajonin qarkun e Vlorës janë 11 qendra shëndetësore verore deri ne 18 korrik janë më shumë 5 mijë vizita shëndetësore të kryera. Janë gjithashtu 11 poastacione fiks të autoambulancave. Këtë vit kemi një përmirësim në nivelin e pajisjeve të ambulancave me mjetet jetëshpëtuese”, -sqaroi ajo.

Sipas Manastirliut, të gjithë spitalet që preken nga turizmi janë përforcuar me mjekë dhe infermierë për të përballuar flukset që vijnë nga sezoni turistik.

Barnat dhe materialet shëndetësore nuk mungojnë në asnjë qendër shëndetësore verore. /atsh

Vlorë, mbi 5 mijë vizita shëndetësore deri më 18 korrik Read More »

Ushqimet të cilat mund t’i konsumoni në verë dhe kanë pak kalori

Marrja e kalorive të tepërta është një nga shqetësimet më të mëdha për të gjithë ata që kujdesen për format trupore, sidomos gjatë stinës së verës.

Mirëpo asnjëherë nuk arrini të kuptoni se cilat ushqime kanë më pak, apo më shumë kalori. Janë disa ushqime që kanë pak kalori dhe mund t’i konsumoni pa frikë gjatë verës:

Sallata jeshile
Sallata jeshile do të shtojë shumëllojshmërinë e ushqimit tuaj, por edhe vlerat ushqyese. Sallata jeshile ka kalori jashtëzakonisht të ulëta dhe përmbajtje të lartë të ujit, por është një burim i shkëlqyer i vitaminave A, K dhe C.

2. Luleshtrydhet

Luleshtrydhet shërbejnë për disa përfitime shëndetësore, ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.
Ato kanë shumë pak kalori dhe janë një nga ushqimet më të mira për humbje peshe.

3. Turshitë

Turshitë janë të kripura, por shumë të shijshme. Gjithashtu janë një nga ushqimet e preferuara për të gjithë ata që duan të mbajnë dietë, pasi kanë zero kalori.

4. Kastravecat

Kastravecat kanë rreth 90% ujë në përbërje dhe si pasojë nuk kanë fare kalori.

5. Kajsitë

Të ëmbla, të lëngshme dhe perfekte për të gjithë ata që duhet të kujdesen për kaloritë e tepërta.

6. Kungulli

Kungulli është një nga perimet e verës më të shëndetshme dhe më me pak kalori që mund të gjeni.

7. Domatet

Domatet mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës, sipas një studimi të publikuar në “Journal of Lifestyle of America”. Gjithashtu janë një nga perimet më të njohura të cilat ndihmojnë në humbjen e peshës.

8. Pjepri

I mbushur me antioksidantë, pjepri është ushqimi i përsosur, i ëmbël dhe freskues. Pjepri përmban shumë vitamina dhe minerale që mund të ndihmojnë në parandalimin e problemeve të syve. /atsh

Ushqimet të cilat mund t’i konsumoni në verë dhe kanë pak kalori Read More »

Makiazhi në plazh, i dëmshëm apo mbrojtës

A e dini se sipas një studimi të fundit vajzat që vendosin tualet në plazh janë më të mbrojtura se të tjerat? Ekspertët thonë se tanimë makeup-i në plazh ju mbron lëkurën më shumë vetëm nëse ndiqni këto këshilla:

-Gjëja më e rëndësishme është të hidratoni lëkurën me bazë produktesh me një teksturë të lehtë. Kremi pudër duhet të jetë një produkt i studiuar për plazh, me mbrojtje të lartë, ti rezistojë nxehtësisë dhe diellit. Shmangini produktet shumë të yndryshme, më të mirë janë ata që aplikohen më lehtë. Mos përdorni produkte pluhur.

-Produktet kozmetike që përdorni për sytë duhet të jenë cilësore dhe kundër ujit. Kujdes me rimelin, duhet të jetë rezistent ndaj ujit dhe shmangni përdorimin e lapsit pasi nuk është rezistent ndaj ujit. Pra fokusohuni tek një efekt natyral me nuanca kremoze.

-Kur është fjala për buzët mendojmë se janë më pak të rëndësishmet. Por buzët janë një pikë delikate që thahen lehtësisht. Këshillohet të zgjidhni një shkëlqyes hidratues me një faktor të mirë mbrojtës. Nëse nuk hiqni dot dorë nga përdorimi i buzëkuqëve zgjidhni një që të ketë nuanca të lehta dhe të ketë faktor mbrojtës. /atsh

Makiazhi në plazh, i dëmshëm apo mbrojtës Read More »