Shendetesi

Momenti kur i konsumoni frutat është i rëndësishëm për shëndetin

Frutat janë shumë të rëndësishme në dietën ushqimore. Ato janë baza e piramidës ushqimore dhe duhet të konsumohen në çdo stinë dhe çdo ditë. Por, përveç kësaj është shumë e rëndësishme edhe momenti kur i konsumoni. Frutat nuk duhet ti hamë pas buke, ky është një ves i gabuar, i dëmshëm për shëndetin.

Sipas nutricionistëve koha më e mirë për të konsumuar fruta është herët në mëngjes, pasi keni pirë një gotë me ujë. Ndërkohë që ngrënia e tyre menjëherë pas vaktit ushqimor nuk është aspak e këshillueshme, pasi stomaku nuk arrin t’i tresë këto të fundit në mënyrën e duhur. Ideale është që frutat të konsumohen një orë përpara vaktit ushqimor, ose dy orë pas këtij të fundit.

Por, përse ndodh e gjithë kjo? Frutat kanë tendencën ta kryejnë më shpejtë procesin e fermentimit kur ndihmohen nga substancat që prodhon stomaku dhe gjithashtu treten me kollaj nga ky i fundit se ushqimet e tjera. Pra, nëse ju hani ushqimin dhe pas tij hani menjëherë fruta, tretja e ushqimit do të ndalojë tretjen e frutave. Në këtë mënyrë frutat do të fermentohen në stomak gjatë kohës që presin radhën e tretjes.

Prandaj konsumoni njëherë frutat e më pas ushqimin. E rëndësishme është që ato të jenë pjesë e përditshmërisë tuaj duke ndikuar pozitivisht në shëndet. /atsh

Momenti kur i konsumoni frutat është i rëndësishëm për shëndetin Read More »

Mamografia e lëvizshme, 1774 ekzaminime për gratë afër vendbanimit

Mamografët e lëvizshëm shkojnë aty ku janë nevojat, duke u dhënë mundësinë grave dhe vajzave të diagnostikohen në kohë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë gjatë 2019 nga mamografia e lëvizshme janë realizuar 1774 ekzaminime. Ajo lajmëron se gjatë muajit gusht, mamografia e lëvizshme do të ndalojë në Patos, Ersekë dhe Bilisht.

“Gjatë muajit gusht mamografia e levizshme do të ndalojë në Patos, Ersekë dhe Bilisht. Do të mundësojmë kryerjen e ekzaminimeve me mamografët tanë të lëvizshëm në çdo fshat apo qytet, duke ndihmuar në diagnostikimin në kohë të kancerit të gjirit”, -thotë ministrja.

Ekzaminimin e mamografisë mund ta kryejnë të gjitha gratë në moshën mbi 50 vjeç por mund ta kryejnë edhe gratë e moshës 40-50 vjeç. Me risk më të lartë konsiderohen ato gra që janë bartëse të defekteve gjenetike, që kanë histori familjare apo personale për kancer gjiri, probleme beninje të gjirit, që kanë fillim të hershëm dhe mbarim të vonshëm të menstruacioneve, mos lindje e fëmijës ose lindja e fëmijës mbi moshën 35 vjeç, obezitet, ind i ngjeshur të gjirit dhe ekspozim ndaj rrezatimit terapeutik.

Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit shpëton jetë./atsh

Mamografia e lëvizshme, 1774 ekzaminime për gratë afër vendbanimit Read More »

Kujdesi ndaj lëkurës, përdorni kremin me faktor mbrojtës jo më pak se 50

Për kujdesin e lëkurës së fëmijëve ndaj diellit, ekspertët rekomandojnë të përdoren produkte me faktor mbrojtës jo më pak se 20, dhe në javën e parë të ekspozimit në diell të përdoren produkte rezistente ndaj ujit dhe djersës me faktor mbrojtës jo më pak se 50.

Fëmijëve ashtu si të rriturve, dielli u sjell përfitime të rëndësishme për humorin, sistemin imunitar, kockat dhe lëkurën. Por, ekspozimi i pakujdesshëm dhe i papërgjegjshëm mund të ketë pasoja negative, të tilla si djegie nga dielli, dhe në një afat kohor më të gjatë fillimin e tumoreve, përfshirë melanomat.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë që asnjëherë të mos neglizhohet kujdesi për lëkurën.

“Qëndroni në ambiente të freskëta gjatë intervalit kohor 10:00-17:00. Përdorni syze dielli. Përdorni kapele. Përdorni kremin me SPF 50. Përdorni kremin mbrojtës për lëkurën e fytyrës. Konsumoni sa më shumë ujë. Vishni veshje të lehta. Qëndroni në hije”, – thonë ata./atsh

Kujdesi ndaj lëkurës, përdorni kremin me faktor mbrojtës jo më pak se 50 Read More »

Ushqim para apo pas fjetjes, ekspertët tregojnë çfarë duhet të zgjidhni

Shpeshherë kemi dëgjuar teksa thuhet se të hamë para se të flemë është e dëmshme për shëndetin. Ndërsa ekspertët thonë se për të bërë një gjumë të mirë dhe të shëndetshëm duhet të gjeni një rrugë të mesme, çka do të thotë të hani në sasi të moderuara ushqime të caktuara.

Nëse ju keni ngrënë shumë para gjumit, kjo mund të ngadalësojë tretjen dhe do t’ju pengojë që të flini rehat, e cila ndikon në lodhje dhe rënie të energjisë gjatë ditës. Përveç kësaj, është i njohur edhe fakti që privimi i gjumit është shkaktar i shtimit të peshës.

Mjekët rekomandojnë të konsumohen ushqime me kalori të vogla para se të shkojmë për të fjetur. Është e rëndësishme të shmangen ushqimet që përmbajnë një përqindje të lartë të proteinave ose yndyrës. Ushqime të shëndetshme që do ju ndihmojnë të bëni gjumë të rehatshëm janë bananet, qumështi dhe drithërat.
Kini kujdes, në rast se keni ndjesinë e urisë para se të flini, mos gaboni të flini me stomakun bosh, sepse dhimbja e stomakut e shkaktuar nga uria para gjumit mund të jetë një armik i vërtetë i gjumit tuaj. /aatsh

Ushqim para apo pas fjetjes, ekspertët tregojnë çfarë duhet të zgjidhni Read More »

ISHP: 7 këshilla për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut

Tensioni i lartë i gjakut i njohur ndryshe si hipertension është një gjendje shëndetësore që prek shumicën e njerëzve në botë.

Kjo gjendje shëndetësore mund të çojë në sulme në zemër, goditje në tru dhe madje mund të shkaktoje edhe humbje të shikimit. Instituti i Shëndetit Publik ka rekomanduar 7 këshilla për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut.

Humbni peshë. Duke qenë mbipeshë rrit rrezikun e tensionit të lartë. Edhe një humbje e vogël në peshë mund të ndihmojë pasi sjell një ndryshim të madh në mbajtjen nën kontroll të tensionit dhe përmirësimin e shëndetit të zemrës.

Ndiqni një dietë të shëndetshme për zemrën. Dieta mesdhetare përqendrohet në ngrënien e shumë perimeve dhe frutave dhe uljen e indyrnave të ngopura, mishit dhe karbohidrateve si makarona dhe bukë.

Kufizoni sasinë e kripës. Qëllimi është të hahet jo më shumë se 1.500 mg në ditë. Ka një lidhje të fortë midis marrjes së tepërt të natriumit dhe hipertensionit dhe çrregullimeve të tjera metabolike.

Mos pini duhan. Të gjithë fokusohet tek fakti se se pirja e duhanit është aq e keqe për mushkëritë tuaja dhe se është një rrezik për kancer, por e vërteta është se është edhe një faktor tejet i rëndësishëm edhe për sulmet në zemër dhe infarktet gjithashtu.

Aktiviteti fizik. Ecni, vraponi apo bëni stërvitje. Sido të jetë bëjeni pjesë të rregullt të javës suaj. Ka shumë studime që sugjerojnë se 30 minuta stërvitje kardiovaskulare tri në javë, ndihmon në zvogëlimin e shanseve të tensionit të lartë të gjakut, diabetit dhe ndihmon në menaxhimin e kolesterolit. Këta janë të gjithë faktorët e rrezikut për goditje dhe sëmundje të zemrës.

Ulni nivelin e stresit. Niveli i stresit është një nga faktorët e rritjes së presionit të gjakut ndaj përqendrimi në gjërat pozitive ndikon pozitivisht në shëndetin tuaj.

Merrni rregullisht mjekimet. Për pacientët që kanë vështirësi në uljen e tensionit të gjakut përmes dietës dhe stërvitjes, nevojitet marrja e ilaçeve në mënyrë të rregullt./atsh

ISHP: 7 këshilla për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut Read More »

Farat e domates, aspirina natyrale e trupit tonë

Nga studimet e kryera ekspertët e shëndetit arritën në përfundimin se farat e domates janë një “ilaç” natyral mjaft i mirë për personat që kanë probleme me zemrën.

Farat e domates përmbajnë një xhel që është shumë i mirë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe parandalon mpiksjen e tij. Kjo zëvendëson shumë mirë aspirinën që kardiologët u rekomandojnë pacientëve të tyre të marrin çdo ditë.

Këto fara të domates përbëjnë një alternativë më të shëndetshme kundër mpiksjes së gjakut se aspirina, pasi nuk kanë efekte anësore. Ndërsa aspirina nëse përdoret për një kohë të gjatë dëmton stomakun dhe nxit formimin e ulcerës. Kjo ka bërë që xheli i marrë nga farat e domates të marrin edhe aprovimin e autoriteteve europiane të shëndetit.

Përveç shmangies së mpiksjes së gjakut, farat e domates përmbajnë një sërë mineralesh dhe vitaminash të dobishme në trajtimin e disa sëmundjeve. Ato janë të dobishme për uljen e kolesterolit, sepse përmbajnë shumë fibër, ndërkohë që antioksidantët luftojnë radikalet e lira që nxisin inflamacionin.

Farat e domates janë të pasura me vitaminë K dhe kalcium që ndihmojnë në përmirësimin e dendësisë kockore. Ndërsa vitamina A që ndodhet te këto fara ndihmojnë në përmirësimin e shikimit dhe shëndetit të syve. /atsh

Farat e domates, aspirina natyrale e trupit tonë Read More »

Ekspertë rekomandojnë kujdes me konsumimin e alkoolit

Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë për të qenë të kujdesshëm me konsumin e alkoolit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, konsumimi i alkoolit është shkaktar i 18% të vetvrasjeve, 13% i epilepsisë, 18% i dhunës ndërpersonale, 27% i dhunës në trafik.

Instituti i Shëndetit Publik thotë se konsumi i tepërt i alkoolit rrit rrezikun për lëndime, kancer, dëmtim të mëlçisë, sëmundje të zemrës, ç’rregullime mendore etj.

Të dhëna të tjera nga konsumimi i alkoolit:

48% e cirozës hepatike,

26% e kancerit të gojës dhe të fytit

26% e pankreatitit

20% turbekulozi

11% i kancerit kolonorektal

5% i kancerit të gjirit

7% i sëmundjeve hipertensive të zemrës/atsh

Ekspertë rekomandojnë kujdes me konsumimin e alkoolit Read More »

Ekspertët rekomandojnë pesë veprime për të parandaluar Hepatitin A dhe E

Hepatiti A dhe E janë infamacione të mëlçisë ndaj edhe ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë pesë veprime kryesore për të parandaluar sëmundjet.

Hepatiti A shkaktohet nga një infeksion me virusin e hepatitit A. Ky lloj hepatiti transmetohet më së shpeshti nga konsumimi i ushqimit ose i ujit të kontaminuar nga feçet e një personi të infektuar me hepatitin A.

Ndërsa Hepatiti E është një sëmundje që vjen nga uji i ndotur. Hepatiti E gjendet kryesisht në zonat me higjienë publike të ulët dhe zakonisht rezulton nga ndotja e ujit të pijshëm nga fekale të infektuara. Kjo sëmundje është e pazakontë në Shqipëri. Megjithatë, rastet e hepatitit E janë raportuar në Lindjen e Mesme, Azi, Amerikë Qendrore dhe Afrikë.

Pesë veprimet e rekomanduara nga ISHP:

“Lani duart gjithmonë para se të ushqeheni. Përdorni tualetinLani gjithmonë duart pasi shkoni në tualet. Pini ujë të sigurt. Mos shkëmbeni sende personale me të tjerët.Nëse jeni në rrezik, vaksionohu për hepatitin A”, -këshillojnë ekspertët./atsh

Ekspertët rekomandojnë pesë veprime për të parandaluar Hepatitin A dhe E Read More »