Shendetesi

Frutat që duhen konsumuar nga personat diabetikë

Ka spekulime sipas të cilave diabetikët nuk mund të hanë fruta për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit. Këto spekulime nuk janë të vërteta për faktin se frutat nuk ofrojnë vetëm sheqer.

Frutat ofrojnë shumë vlera shëndetësore dhe jo vetëm për diabetikët. Ato janë shumë të pasura me vitamina, minerale, fibër dhe antioksidantë.

Frutat mund tu bëjnë mirë diabetikëve nëse këta të fundit kujdesen për racionet dhe nuk e teprojnë.

Siç e thamë edhe më lart, frutat përmbajnë fibër, e cila pengon rritjen e nivelit të sheqerit që ndodh rëndom pas ushqyerjes. Ajo rrit ndjesinë e ngopjes dhe pengon ushqyerjen e tepërt. Për më tepër, frutat janë një burim i shkëlqyer vitaminash dhe mineralesh siç është kaliumi, i cili ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.

Karbohidratet për diabetikët

Një aspekt negativ i frutave është se ato konsiderohen si karbohidrat dhe përmbajnë sheqerna natyralë të quajtura fruktozë. Karbohidratet, edhe nëse përthithen nga buka, kosi, patatja apo fruti, shpërbëhen dhe transformohen në glukozë.

Kjo është arsyeja përse diabetikët duhet të jenë të vëmendshëm ndaj sasisë së karbohidrateve që konsumojnë, përfshirë këtu edhe frutat.

Frutat me nivel të ulët glicemie janë të përshtatshme për diabetikët. Niveli i glicemisë në një ushqim të caktuar tregon shpejtësinë e organizmit për të përthithur glukozën nga ky ushqim.

Ky matës nuk ka të bëjë me përmbajtjen specifike të sheqerit në një ushqim por sasinë e glukozës që do të futet në organizëm gjatë ngrënies së një racioni.

Glukoza përthithet më shumë dhe më shpejtë nga ushqimet me një nivel të lartë glicemie.

Frutat me nivel të ulët glicemie janë: mollët, dardhat, boronicat, luleshtrydhet, kivi, qitro, nektarinat dhe portokalli. Frutat me nivel mesatar glicemie janë qershitë, mango dhe rrushi. Frutat me nivel të lartë glicemie janë shalqiri dhe ananasi.

Kombinoni frutat me proteinë

Ekspertët thonë se kombinimi i frutave me një proteinë ngadalëson rritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Për shembull, ju mund të hani një filxhan mjedër me një filxhan të vogël çaji me kos.

Një dardhë të vogël mund ta kombinoni ose me djathë ose me gjizë. Shmangni frutat e thata dhe lëngjet e frutave. Frutat e thata përmbajnë shumë karbohidrate dhe janë të dëmshme. Për shembull, dy lugë gjelle me rrush të thatë ofrojnë 23 gramë karbohidrate dhe 18 gramë sheqer.

Diabetikët duhet të shmangin gjithashtu edhe lëngjet e frutave të cilat rrisin sheqerin në gjak menjëherë për shkak të mungesës së fibrës. /atsh

Frutat që duhen konsumuar nga personat diabetikë Read More »

Alergjitë që shfaqen në stinën e verës

Gjatë stinës së verës shfaqen alergji të ndryshme, të cilat janë tipike të stinës. Këto lidhen me ekspozimin ndaj diellit për shkak të temperaturave të larta, poleni për shkak të luleve dhe pickimet nga insektet të cilat kthehen në një problem të madh.

–Ekspozimi ndaj diellit Në stinën e verës alergjitë e lëkurës kanë tendencë të rriten si shkak i temperaturave të larta dhe ekspozimit në diell. Jo vetëm personat alergjik duhet ti shmangen rrezeve të diellit, por të gjithë, pasi është një abuzim i panevojshëm për lëkurën. Dermatologët këshillojnë evitimin në orët e pikut në diell (11:00-16:00) dhe mbrojtjen e lëkurës me kremra mbrojtës, të përshtatshëm për lëkurën tuaj. Ekspozimi i shpeshtë ndaj rrezeve të diellit e rrudh dhe e ashpërson lëkurën, humb elasticitetin dhe ekziston mundësia e shfaqjes së lezioneve malinje.

-Poleni, zakonisht shfaqet nga lulet, por gjithashtu shfaqet edhe nga drithërat (gruri, misri), nga përbërës të ndryshëm të barit dhe nga luledielli. Kjo lloj alergjie shkakton lot, kruajtje të syve, rrjedhje dhe kruajtje të hundës, teshtitje të shpeshta dhe sulme të astmës. Mjekët këshillojnë të mbani dritaret mbyllur dhe të shmangni aktivitetet në natyrë gjatë periudhës maksimale të pjalmimit, gjatë orëve të fundit të mëngjesit dhe gjatë orëve të para të pasdites.

Ekzistojnë ilaçe të shumta të cilat i lehtësojnë këto simptoma, si dhe trajtime imunologjike të cilat ulin ndjeshmërinë ndaj këtyre faktorëve.

–Insektet, pickimet e mushkonjave dhe grerëzave mund të jenë shumë të rënda dhe ndonjëherë mund të shkaktojnë reaksione si ënjtje në fyt, vështirësi në frymëmarrje, marramendje, dhimbje barku dhe të vjella.

Mushkonjat shpesh shkaktojnë reaksione të bezdisshme si ënjtje dhe kruajtje tek personat me lëkurë të ndjeshme si dhe tek fëmijët. Mjekët këshillojnë të mos përdorni parfume dhe kremra me aromë lulesh dhe mos përdorni veshje me ngjyra të forta.

Personat alergjik duhet të tregohen të kujdesshëm gjatë zhytjes së tyre në ujë të ftohtë, pasi mund të shfaqen flluska si dhe ënjtje në buzë dhe në gjuhë.

Mjafton të merrni parasysh disa këshilla dhe personat të cilët janë alergjikë, mund ta kalojnë verën pa probleme. /atsh

Alergjitë që shfaqen në stinën e verës Read More »

Qendra shëndetësore verore, turistët flasin për shërbimin shëndetësor

Njëzet e tetë qendrat shëndetësore të cilat funksionojnë 24 orë në shtatë ditë u kanë shërbyer 37,739 pushuesve dhe turistëve nga veriu në jug të vendit që nga 1 qershori i këtij viti.

Shifrat janë bërë të ditura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku të gjithë pushuesit dhe turistët kanë akses në shërbime shëndetësore cilësore dhe me standarde në të 28 qendrat shëndetësore verore.

“MIRËMËNGJES, dhe me këto përshtypje mbi shërbimin e ofruar në 28 qendrat shëndetësore verore të ngritura nga veriu ne jug, 24 orë në dispozicion të pushuesve e turistëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet kryeministri Edi Rama.

Nuk ka rëndësi nëse po kalon pushimet në veri apo në jug të në bregdet apo në mal. Të gjithë pushuesit dhe turistët kanë akses në shërbime shëndetësore cilësore dhe me standarde në të 28 qendrat shëndetësore verore.

“Vij nga Gjermani, ndihmën ma kanë dhënë menjëherë këtu dhe jam e kënaqur. Faleminderit Velipoja”, -thotë një turiste gjermane që ka marrë shërbim shëndetësor në Velipojë.

“Shërbimi këtu është absolutisht i mirë, çdo gjë është perfekt”, -shprehet një pushues tjetër.

Ndërkaq, ministrja shtoi se janë 986 misione të kryera me autoambulancë në gatishmëri për qytetarët.atsh

Qendra shëndetësore verore, turistët flasin për shërbimin shëndetësor Read More »

Ëmbëlsirat nëse konsumohen në kohën e duhur nuk janë të dëmshme për shëndetin

Kur flitet për ëmbëlsirat, asnjë nuk i reziston dot dhe mund t’i konsumojë ato në çdo moment të ditës. Ka shumë persona që mendojnë se është më mirë që ëmbëlsirat të konsumohen në mëngjes, sepse trupi e asimilon gjatë ditës. Por, cila është e vërteta?

Në të vërtetë ëmbëlsirat duhet të konsumohen rreth orës 5 pasdite, kohë kur në trup ekziston sasia më e vogël e insulinës. Kështu nuk do të prishni punën e pankreasit dhe metabolizmi do të jetë i balancuar. Sidomos gjatë pushimeve, adhuruesit e ëmbëlsirave e kanë zakon të hanë një copë ëmbëlsirë gjatë darkës. Sipas nutricionistëve, nuk ka asgjë të keqe të hash diçka të ëmbël pas darke, por, kuptohet, në sasi të moderuar. Nëse nuk do ta kontrolloni veten për ëmbëlsira pas darke, sasia e sheqerit do të rritet dhe rezervat në trup po ashtu.

Ekspertët thonë se kur hani shumë ëmbëlsira gjatë një dite, sasia e madhe e sheqerit të bën të ndihesh i zemëruar dhe të kërkosh më shumë ëmbëlsira të tjera, kjo sepse rritet presioni i gjakut. Prandaj, në rastet kur e kuptoni se e keni tepruar me ëmbëlsira, hani proteina dhe fibra, shkoni në stërvitje dhe konsumoni ushqime probiotike. /atsh

Ëmbëlsirat nëse konsumohen në kohën e duhur nuk janë të dëmshme për shëndetin Read More »

Çokollata e zezë largon depresionin

Është një lajm që me siguri do të kënaqë dashamirësit e ”arit të zi”.

”Çokollata e errët, e konsumuar rregullisht, mban larg depresionin, duke ulur rrezikun deri në 70%”, sipas një studimi të ri, botuar në revistën ‘’Depression and Anxiety’’.

Studimi u krye në 13 626 njerëz që morën pjesë në Anketën Kombëtare të Provimit të Shëndetit dhe të Ushqyerit ndërmjet viteve 2007-2008 dhe 2013-2014.

Konsumi i përditshëm i çokollatës u llogarit duke i pyetur ata të kujtonin se çfarë kishin ngrënë në dy periudha 24-orëshe midis tre dhe 10 ditëve distancë, ndërsa simptomat depresive u vlerësuan duke përdorur një pyetësor specifik.

Në përgjithësi, 11,1% raportuan se hanin rregullisht çokollatë, ku 1,4% prej tyre preferonin të zezën.

Sarah Jackson, i cili drejtoi studimin, thotë se rezultatet japin “disa prova” që konsumi i çokollatës veçanërisht asaj të zezës mund të zvogëlojë rrezikun e depresionit./atsh

Çokollata e zezë largon depresionin Read More »

Disa produkte ju ndihmojnë ta menaxhoni ankthin sa më mirë

Ankthi është një nga sëmundjet më të zakonshme dhe të përhapura në ditët e sotme, pavarësisht se një pjesë e madhe e njerëzve nuk preferojnë të flasin për të. Kjo sëmundje prek dy herë më shumë gratë se burrat, por ka disa mënyra të ndryshme të cilat mund t’ju ndihmojnë në luftimin e tij.
I duhet kushtuar një rëndësi shumë e veçantë ushqimeve që konsumoni, sepse ato ndikojnë në hormonet e trupit që kanë lidhje me stresin, ankthin apo depresionin.
Këto janë disa metoda që do ju ndihmojnë t’i mbani nivelet e tyre nën kontroll:
Balanconi nivelin e sheqerit në gjak
Kur konsumoni diçka të ëmbël trupi juaj punon në mënyrë të shpejtë për ta larguar sheqerin nga sistemi i qarkullimit të gjakut. Kjo gjë është faktori kyç që ndikon në ankthin kronik. Në vend që të konsumoni produkte të tilla si buka, makarona, apo drithëra, duhet të hani më shumë fruta dhe perime që kanë karbohidrate dhe fibra natyrale.
I kushtoni rëndësi konsumimit të kafeinës
Njerëzit që vuajnë nga ankthi nuk kanë aftësi të metabolizojnë kafeinën, që do të thotë se efektet e saj zgjasin më gjatë. Kur merret në doza të larta një njeri mund të ndjehet nervoz dhe i irrituar, prandaj asnjëherë nuk duhet kaluar niveli normal i konsumit të kafeinës.
Rrisni sasinë e magnezit
Magnezi ka si rol kryesor stimulimin e neurotransmetuesve, të cilët transmetojnë informacionin në tru dhe rregullojnë përgjigjen ndaj stresit. Një nivel jo i përshtatshëm i magnezit mund të shkaktojë ankth dhe të reduktojë tolerancën ndaj stresit. Ushqimet që përmbajnë më shumë magnez janë perimet jeshile, farat e susamit dhe farat e kungullit. /atsh

Disa produkte ju ndihmojnë ta menaxhoni ankthin sa më mirë Read More »

Zbulohet deshifruesi i trurit

Zbulohet një deshifrues për trurin. Është një pajisje që përkthen sinjalet elektrike të trurit të lidhura me dëgjimin dhe përgjigjen e një pyetjeve në kohë reale dhe i transkripton ato në diagrame.

Detajet e pajisjes janë ilustruar në studimin e botuar në revistën ”Nature Communications” nga grupi i Universitetit amerikan të Kalifornisë në San Francisko, të koordinuar nga Edward Chang.

Kjo risi përbën një hap përpara për të kuptuar dhe trajtuar disa sëmundje neurologjike.

Autorët e hulumtimit monitoruan, përmes elektrodave, aktivitetin e trurit të tre pacientëve epileptikë që iu nënshtruan disa testeve klinike, gjatë të cilave ata dëgjuan një seri pyetjesh të paracaktuara dhe përgjigjet e formuluara.

Duke përdorur vetëm sinjalet nervore të regjistruara, studiuesit ishin në gjendje të dallonin ato që lidhen me dëgjimin në lidhje me impulset elektrike që lidhen me përgjigjet verbale.

“Korteksi cerebral është formuar nga zona të dallueshme, në të cilat neuronet kodojnë një paraqitje të dialogëve si fjalët që dëgjojnë ashtu edhe ato që flasin”, shpjegojnë studiuesit.

”Prandaj, të qenit të aftë për të regjistruar këtë veprimtari të trurit në një farë mënyre mund të ndihmojë në deshifrimin në kohë reale të gjuhës së trurit me një saktësi prej rreth 60%”, përfunduan autorët./atsh

Zbulohet deshifruesi i trurit Read More »

Kripa e detit, maska natyrale e flokëve

Na ka ndodhur shumë herë që gjatë plazhit të jemi të detyruar t’i mbajmë flokët me kripën e detit për arsye të ndryshme. Flokët duken më bukur nëse nuk e heq menjëherë kripën nga floku, por përveç pjesës së bukurisë, duhet të dini se ajo ndihmon edhe në shëndetin e tyre.

Kripa e detit balancon nivelet e acidit në trup, duke eliminuar rrezikun e shumë sëmundjeve të ndryshme. Ajo përmirëson sistemin imunitar, shëndetin kardiovaskular, kontrollon shtypjen e lartë të gjakut, ul nivelet e larta të kolesterolit dhe trajton diabetin.

Për sa i përket flokëve, kripa e detit u vjen në ndihmë personave që kanë flokë të yndyrshëm. Kjo sepse kripa e detit ndihmon në absorbimin e çdo vaji të tepërt dhe përmban minerale, gjë që i bën flokët më të buta dhe më voluminoze.

Përveç periudhës së verës, kur ne mund të lahemi dhe t’i mbajmë flokët për disa orë me kripën e detit, në periudha të tjera përdorimi i kripës së detit në flokë bëhet duke i lagur flokët, e më pas duke shtuar një deri në dy lugë gjelle me kripë. Masazhojeni dhe më pas mbajeni për disa orë dhe shpëlajeni. /atsh

Kripa e detit, maska natyrale e flokëve Read More »