Shendetesi

Femrat, më të prekura nga kolesteroli i lartë në gjak

Gjatë periudhës janar-korrik 30% e personave që kanë bërë analizën biokimike të gjakut kanë rezultuar me kolesterol të lartë në gjak, ku femrat janë më të prekura.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor thotë se me numrin më të lartë të kolesterolit në gjak kanë rezultuar vajzat e gratë me 65% dhe 35% janë meshkuj.

“Kontrolli Mjekësor Bazë. 30% e personave që kanë bërë analizën biokimike të gjakut, gjatë periudhës Janar-Korrik 2019, rezultojnë me LDL Cholesterol të lartë (mbi 160 mg/dl)
Nga këta, 35% janë meshkuj dhe 65% femra”, -thonë specialistët e FSDKSH.

Ndërkaq, grupmosha më e rrezikuar rezulton të jetë 51-60 vjeç me rreth 40% e ndjekur nga grupmosha 61-70 vjeç me 34%.

Dieta e pashëndetshme, mbipesha, mosha dhe trashëgimia janë faktorë rreziku për nivelin e lartë të kolesterolit në gjak.

“Kontrollo shëndetin pa pagesë. Parandalimi është më mirë se kurimi​”, -bën apel Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. /atsh

Femrat, më të prekura nga kolesteroli i lartë në gjak Read More »

Diabeti, disa këshilla si ta mbajmë nën kontroll gjatë verës

Kujdesi ndaj temperaturave të larta në verë është një këshillë që vlen për të gjithë, por në rastin e diabetikëve kujdesi duhet të jetë i shtuar, sepse në rast të kundërt mund të përballen me disa probleme.

Kujdesi i parë që duhet të tregojnë diabetikët gjatë kësaj stine është të përshtaten me temperaturat e larta, domethënë ta menaxhojnë mirë këtë stinë me të mirat dhe të këqijat e saj.

Ja disa këshilla sesi ta mbajmë diabetin nën kontroll gjatë stinës së verës:

1.Të sëmurët diabetikë nuk duhet të ekspozohen gjatë në diell, kryesisht duhet të mënjanojnë daljen në diell nga ora 10:00 paradite deri në orën 16:00 pasdite.

2. Në orët e para të mëngjesit dhe në orët e vona të darkës, u sugjerohet të bëjnë lëvizje në natyrë, duhet të jenë të veshur hollë, kryesisht veshje të pambukta që të thithin djersën dhe të sigurojnë ajrosje të mirë të lëkurës.

3. Të sëmurët gjatë kësaj periudhe duhet të veshin këpucë apo sandale të hapura, me gome jo të forta, mundësisht pa çorape në mënyrë që të kenë një ajrosje të mirë të këmbëve dhe të mbrohen nga dëmtimet e jashtme si plagë, kallo etj.

4. Kujdes të veçantë duhet të bëjnë kur ecin mbi rërën e detit sidomos gjatë pikut të nxehtësisë sepse mund të digjen pa e kuptuar, për shkak të dëmtimeve të nervave që shpesh diabetikët manifestojnë dëmtime të ndjeshmërisë.

5. Për t’u përshtatur me temperaturat e larta, diabetikët duhet të qëndrojnë në ambiente
të ajrosura mirë, të freskëta dhe duhet të kryejnë një aktivitet fizik relativisht të moderuar që nënkupton një ulje të intensitetit të ushtrimeve fizike dhe programimin e këtij aktiviteti fizik në orare të përshtatshme kryesisht jo gjatë mesditës. /aatsh

Diabeti, disa këshilla si ta mbajmë nën kontroll gjatë verës Read More »

“Infermierë për Shqipërinë”, ndryshime në konkursin e radhës në shtator

Portali “Infermierë për Shqipërinë” për punësimin e profesionistëve të shëndetësisë tashmë është pjesë e ligjit të ri të kujdesit shëndetësor dhe konkursi i radhës i cili do të hapet në muajin shtator do ketë disa ndryshime.

Zëvendesministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli shpjegoi në një intervistë televizive se risia këtë herë është fakti që kandidatët mund të përzgjedhin se ku duan të punojnë duke aplikuar deri ne tre njësi vendore, dhe jo më në qarqe.

“Kanë të drejtë të aplikojnë për vende pune në tre njësi vendore, pra e zgjedhin vet se ku duan të shkojnë të punojnë. Testimi do të bëhet në mënyrë të informatizuar edhe kjo është risia tjetër e këtij portali ndryshe nga tre portalet e tjera. Testimi i informatizuar natyrisht do të bëhet tek Qëndra e Shërbimeve Arsimore ose QSHA siç quhet ndryshe”-u shpreh zv/ ministrja e Shëndetësisë

Konkursi ndahet ne dy pjesë, ku fillimisht ngarkohen në portal dokumentet për të aplikuar, nota mesatare, eksperienca në pune, masteri dhe gjuhet e huaja dhe pjesa e dytë është testimi i njohurive, i cili këtë herë do të bëhet i informatizuar dhe do të zhvillohet brenda muajit shtator. 15 gushti është afati i fundit për të aplikuar.

“Dokumentacioni vlerësohet me 30 pikë në total, për studentët e ekselencës ka edhe një bonus i cili është 10 pikë plus. Testimi është patjetër shumë i rëndësishëm dhe atij i janë lënë në dispozicion 70 pikë. Nëse merr më pak se 40 pikë atëherë nuk kualifikohesh për të kërkuar vendin e punës, duhet të marrësh patjetër mbi 40 pikë. Rezultati gjenerohet në moment, gjithësekush sapo ka mbaruar provimin ka në dorë edhe rezultatin”-tha Rakacolli

Pas përfundimit të procesit kandidatët thirren dhe u ofrohen vende pune. z.tosku/atsh

“Infermierë për Shqipërinë”, ndryshime në konkursin e radhës në shtator Read More »

Fara pjepri për rigjenerimin e veshkave

Që në lashtësi farat e pjeprit janë përdorur si një nga kurat më të mira për shëndetin e veshkave dhe trajtimin e sëmundjeve të tyre.

Vitamina E tek farat e pjeprit mbron veshkat nga radikalet e lira. Këto fara rekomandohen të aplikohen për të mbrojtur shëndetin e veshkave ndaj dhe në mjekësinë popullore kanë një përdorim të gjerë. Këto fara konsiderohen të pasura me antioksidantë që pastrojnë organizmin nga radikalet e lira. Përmbajtja e lartë e proteinës tek farat i bën ato të rekomandueshme për flokë dhe thonj të shëndetshëm.

Burim vitaminash dhe mineralesh: Farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe E. Këto vitamina që treten në yndyrë shërbejnë si antioksidantë dhe mbrojnë sytë e parandalojnë kancerin.

Shëndeti i sistemit tretës: Farat e pjeprit ndihmojnë në largimin e parazitëve nga zorrët.Me përmbajtjen e lartë të fibrës, këto fara besohet të përmirësojnë tretjen e ushqimeve.

Studimet kanë konfirmuar se antioksidantët dhe acidet yndyrore tek farat e pjeprit e mbrojnë zemrën nga stresi oksidues dhe çrregullime të tjera. Mineralet ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut.

Mbipesha: Farat e thata të pjeprit mund të shërbejnë si një ushqim i shëndetshëm për ata që duan të bien në peshë. Këto fara ndihmojnë në eliminimin e lëngjeve të akumuluara në trup dhe rregullimin e tensionit të gjakut./atsh

Fara pjepri për rigjenerimin e veshkave Read More »

Menaxhoni stresin gjatë verës

Temperaturat e larta ndonjëherë na bëjnë të mendojmë për sezonin e verës, se si do ta kalojmë atë.

Por, ato që ju bëni gjatë pushimeve apo fundjavave në plazh nuk do të thotë se ju mbajnë larg stresit. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë disa mënyra të efektshme, të cilat do ju ndihmojnë që të mbani larg stresin, gjatë ditëve të nxehta të verës dhe pushimeve.

Largoni çokollatat. Vera dhe ëmbëlsirat nuk shkojnë bashkë gjatë verës. Në ditët e nxehta është mirë të konsumoni frutat e stinës.

Bëni shëtitje në plazh: 30 minuta ecje në ditë, ju bën mirë për gjithçka. Madje edhe për të reduktuar stresin.

Provoni të bëni joga: Gjatë verës mund t’i bashkoheni grupeve të cilët e aplikojnë jogën, ose nëse tashmë keni mësuar disa taktika, mund t’i provoni ato edhe individualisht. Ushtrimet e relaksit ju ndihmojnë gjithmonë të mbani stresin larg.

Eksploroni natyrën: Shëtitjet me varkë dhe eksplorimi i natyrës është një tjetër mënyrë për të reduktuar stresin. Lexoni gjatë qëndrimit në rërë: Mbani gjithmonë një libër pranë teksa pushoni pranë det.

Ekspertët e ISHP-së thonë po ashtu, ruajta e qetësisë, qëndrimi aktivë, kujdesi për trupin
qëndrimi i fokusuar tek e tashmja, fikja e pajisjeve elektronike dhe fokusimi te personat e dashur, kryerja e aktivitete që ju pëlqejnë janë mënyra për menaxhimin e stresit gjatë stinës së verës. /atsh

Menaxhoni stresin gjatë verës Read More »

Këshilla si të shmangni dehidratimin e lëkurës dhe flokëve në verë

Një nga problemet shqetësuese që hasim në stinën e verës është rreziku për dehidratim në lëkurë dhe në flokë.

Nuk janë të pakta rastet kur ndiejmë se i kemi flokët si kashtë apo lëkurën tepër të thatë. Mos kujtoni se i gjithë faji është i diellit, jo!

Ka një sërë faktorësh verorë të cilët ndikojnë, madje mund edhe të na e përkeqësojnë shkallën e hidratimit në lëkurë e flokë.

Ja nga se duhet të tregoni kujdes:

Ajri i kondicionuar

Ajri që prodhon kondicioneri është veçanërisht i thatë dhe mund të shkaktojë një dehidratim të shtresës sipërfaqësore të epidermës dhe flokëve. Shmangeni sa herë që të keni mundësi.

Era

Ditët me erë nuk janë edhe aq të rralla në verë. Ky faktor atmosferik ndikon ndjeshëm mbi flokët tona duke shkaktuar thatësirë si dhe duke krijuar ndarje tek majat.

Ekspozimi në diell

Rrezet diellore ndikojnë në nxirjen e lëkurës dhe hapjen e ngjyrës së flokëve, por sa keq që janë edhe faktor kryesor i thatësirës dhe dehidratimit të tyre. Shmangni ekspozimin për një kohë të gjatë në diell, sidomos gjatë orëve të mesditës.

Kripërat

Ka disa persona të cilëve u pëlqen ndjesia e kripës në flokë. Megjithatë, kripa që përmban uji i detit i dëmton së tepërmi flokët, i than dhe shkakton plasaritje në skalp.

Klori

Tregoni kujdes edhe në pishinë. Veprimi i klorit në kontakt me flokët tuaj i dobëson ato, madje është edhe faktor acarrimi për lëkurat e ndjeshme.

Bojërat

Nëse i lyeni flokët rregullisht, sidomos me ngjyra të hapura, ju duhet ta dini mirë se rrezikoheni prej flokut të thatë në maja e në skalp, pranë rrënjës. Në verë, ky problem ka tendencën të zgjerohet prandaj ju këshillojmë të përdorni ngjyra më të ëmbla e delikate, të buta, por që ta realizojnë mbulimin e thinjave.

Djersitja

Temperaturat e larta e detyrojnë trupin të djersitet. Kur kjo ndodh, na duhet të kompensojmë organizmin duke pirë sa më shumë ujë e lëngje për të shmangur tharjen e lëkurës dhe flokëve. Duhet të tregojmë kujdes edhe pas përfundimit të plazhit, në muajin shtator. /atsh

Këshilla si të shmangni dehidratimin e lëkurës dhe flokëve në verë Read More »

Një selfie ose video e fytyrës mat presionin e gjakut

Për të matur presionin e gjakut, do të vijë dita kur do të bëni thjesht një selfie ose më mirë një video të shpejtë të fytyrës tuaj me celular, pasi një instrument optik do të lexojë ndryshimet në rrjedhën e gjakut në enët e fytyrës dhe, bazuar në to, do të llogarisë presionin e gjakut me një saktësi e krahasueshme me atë të matësve të presionit normal, është ideja e zhvilluar dhe e testuar në Universitetin e Torontos, botuar në revistën ”Circulation: Cardiovascular Imaging”.

Ekspertët fillimisht testuan ”selfie-video” për të matur presionin te mbi 1 300 individë. Me një smartfon të thjeshtë, prodhohet një video dyminutëshe e fytyrës.

Ndërkohë, një softuer i ngulitur në celular, do të ”lexojë” në video ndryshimet në rrjedhën e gjakut në enët e gjakut të fytyrës dhe do të përkthejë informacionin optik në të dhënat e presionit të gjakut të individit.

Saktësia do të jetë 95-96%./atsh

Një selfie ose video e fytyrës mat presionin e gjakut Read More »

Banorët e Vunoit me një ambulancë tërësisht të rehabilituar

Nga veriu në jug, të gjitha qendrat shëndetësore po pësojnë transformim përmes rikonstruksionit, modernizimit të aparaturave dhe rritjes së cilësisë së shërbimit.

Banorët e Vunoit kanë tashmë një ambulancë tërësisht të rehabilituar. Tashmë pushuesit dhe banorët e zonës do marrin shërbimet mjekësore në kushte me standarde moderne dhe ku stafi është në shërbim të tyre 24 orë.

“Shërbimi parësor ofrohet sot në kushte shumë më të mira, si për banorët e fshatit, ashtu edhe për pushuesit në muajt e verës. 80 qendra transformuam dhe 100 të tjera rehabilitohen brenda vitit”, shprehet ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Transformimi i ambulancës së Vunoit është pjesë e programit të qeverisë për rikonstruksionin e “300 qendrave shëndetësore” dhe ambulancave në të gjithë vendin.

Përveç restaurimit, kjo qendër shëndetësore e re, u pajis edhe me mjete të nevojshme mjekësore./atsh

Banorët e Vunoit me një ambulancë tërësisht të rehabilituar Read More »