Shendetesi

Ndotja lidhet me depresionin dhe problemet mendore

Ndotja atmosferike mund të influencojë trurin tonë dhe të lidhet me kushtet e shëndetësisë mendore, si depresioni dhe çrregullimet bipolare. Të dhëna të reja mbi këtë çështje ka sjellë një studim i ri i publikuar në Plos Biology, që analizon të dhënat e 151 milionë personave në SHBA dhe 1,4 milionë në Danimarkë.

Në këtë studim të ri, të koordinuar nga Andrey Rzhetsky, studiuesi i gjeneve në universitetin e Çikagos, doli që ekziston një lidhje e fortë, ndonëse ende nuk është e mundur të provohet një lidhje direkte shkak pasojë, mes ndotjes dhe niveleve të larta të skizofrenisë, çrregullime të personaliteti dhe depresione.

Por në mënyrë ndotja mund të influencojë trurin tonë?

Një faktor i dukshëm është zhurma e trafikut, që dihet që rrit stresin dhe dëmton cilësinë e gjumit. Nga ana tjetër, disa mikrogrimca ndotëse mund të kalojnë barrierat e hundës, duke arritur deri në tru.

Një tjetër mundësi është që rritja e inflamacionit në turp, e shkaktuar nga ndotja, shkakton reagimin ndaj stresit nga truri. Një hipotezë e tretë është se smogu shkakton ndryshime epigjenetike, që influencojnë ADN-në, duke ndryshuar ekuilibrin e substancave kimike cerebrale. /atsh

Ndotja lidhet me depresionin dhe problemet mendore Read More »

Standarde të reja në maternitet/ Binjakët fitojnë betejën e jetës

Pas 22 ditësh trajtim të specializuar në reanimacion në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, kanë fituar betejën e jetës.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

“Pas 22 ditësh në reanimacion, Leoni dhe Learti kanë fituar fituar betejën e jetës, falë punës së palodhur të stafit të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë””, theksoi Manastirliu.

Vetëm gjatë vitit 2018, u investua për 18 inkubatorë stacionarë, 11 inkubatorë transporti dhe 8 ekografi obstetrike-gjinekologjike në maternitetet e gjithë vendit./atsh

Standarde të reja në maternitet/ Binjakët fitojnë betejën e jetës Read More »

U transferua në Stamboll për kurim, 15-vjeçarja merr trajtimin e duhur mjekësor

Elona, 15-vjeçarja e prekur nga një sëmundje shumë e rrallë dhe e rëndë është duke marrë trajtimın e duhur mjekësor dhe nën kujdesin maksimal të profesorëve të klinikës së hematologjisë pediatrike.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Stamboll, shprehet se është duke e ndjekur rastin në përditshmëri.

“Në vijim të iniciativës së Qeverisë shqiptare dhe kujdesit personal të Kryeministrit Edi Rama për kurimin e Elonës 15-vjeçare në spitalin Universitar të specializuar ‘Marmara Pendik’ në Stamboll, Elona është duke marrë trajtimin e duhur mjekësor dhe nën kujdesin maksimal të profesorëve të klinikës së hematologjisë pediatrike”, thekson Konsullata e Përgjithshme e RSH-së në Stamboll.

“Konsullata e Përgjithshme e RSH-së në Stamboll është duke e ndjekur rastin në përditshmëri. Duke i uruar Elonës shërim të shpejtë dhe kthim në Shqipëri shëndoshë e mirë ne mbetemi në shërbim të qytetarëve tanë në çdo rast dhe çdo rrethanë”, shton Konsullata e Përgjithshme e RSH-së në Stamboll./atsh

U transferua në Stamboll për kurim, 15-vjeçarja merr trajtimin e duhur mjekësor Read More »

15-vjeçarja me sëmundjen e rrallë, skuadër mjekësh specialistë enkas për të në spitalin turk

Kryeministri Edi Rama dha sot lajmin e mirë për të gjithë miqtë e interesuar për Elonën, 15-vjeçaren e prekur nga një sëmundje shumë e rrallë dhe e rëndë.

Kryeministri informoi se vajza po transferohet në këto momente në një spital të specializuar publik në Stamboll, nën kujdesin maksimal të autoriteteve dhe të një skuadre mjekësh specialistë, të ngritur enkas për të.

“Uroj megjithë zemër që Elona të kthehet shëndosh e mirë në Tiranë”, tha Rama.

Në 19 gusht, 15-vjeçarja që po lufton me një sëmundje shumë të rrallë e të rrezikshme u nis për kurim të specializuar në Turqi.

Të gjitha shpenzimet për kurimin e saj, do t’i mbulojë Qeveria shqiptare./atsh

15-vjeçarja me sëmundjen e rrallë, skuadër mjekësh specialistë enkas për të në spitalin turk Read More »

121 milionë lekë investim / Dy laboratorë modernë për kontrollin e barnave

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore po rehabilitohet dhe zgjerohet, duke mundësuar ngritjen e dy laboratorëve modernë për kontrollin e sigurisë dhe cilësisë së barnave që prodhohen dhe qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi punimet e rindërtimit të Agjencisë së Barnave, një investim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me vlerë 121.4 milionë lekë.

“Ky është një investim shumë i rëndësishëm që kemi ndërmarrë sa i takon garantimit të sigurisë së barnave dhe materialeve mjekësore, ku përveç rehabilitimit të godinës, po investojmë në ngritjen e dy laboratorëve modernë, që do të jenë të certifikuar për kryerjen e një seri analizash që garantojnë cilësinë dhe sigurinë e barnave në vend”,- tha Manastirliu.

Investimi në institucionin e vetëm kombëtar që ka në qendër të punës së tij kontrollin mbi sigurinë dhe cilësinë e barnave, ruajtjen dhe regjistrimin e tyre, pritet të përfundojë brenda vitit dhe në 6 muajt e parë të vitit të ardhshëm do të pajiset me aparatura moderne laboratorike.

“Dy laboratorët e rinj që do të pajisen me aparatura bashkëkohore për analizimin e barnave që regjistrohen për herë të parë në vendin tonë si dhe të barnave që janë në qarkullim, do të akreditohen, për të përmbushur standardet europiane të cilësisë”, tha Manastirliu.

Investimi parashikon ngritjen e laboratorit fiziko–kimik dhe atij mikrobiologjik, duke bërë të mundur garancinë e certifikimit të sigurisë dhe cilësisë së barnave, me analizimin e të gjithë gamës së barnave që tregtohen në vendin tonë dhe me kapacitete analizuese të përmirësuara.

Godina do të përfshijë një sportel të dedikuar me 2 poste ku bizneset do të kryejnë regjistrimin për barnat dhe pajisjet mjekësore. Do të ketë ambiente të posaçme (dhoma frigoriferike) per ruajtjen e mostrave dhe acideve. Si dhe dy laboratorë modernë për testimin e barnave dhe materialeve mjekësore.

Ky është një investim i rëndësishëm edhe për vetë volumin e punës së Agjencisë, e cila vetëm vitin e kaluar ka lëshuar mbi 53 milion pulla për barnat e prodhuara dhe ato që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë.

Kontrolli mbi cilësinë dhe sigurinë e barnave që tregtohen në vend është në fokus të politikave të Ministrisë së Shëndetësisë. Me përfundimin së shpejti të depos qendrore të barnave në QSUT dhe investimin në Agjencinë e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore do të rritet në një standard të ri kontrolli mbi sigurinë e barnave që qarkullojnë në vendin tonë. /atsh

121 milionë lekë investim / Dy laboratorë modernë për kontrollin e barnave Read More »

Molla, fruti “magjik” i shëndetit para gjumit

Një ndër këshillat parësore për një gjumë të mirë është të mos konsumoni ushqim para se të shtriheni. Por kjo nuk funksionon për një frut ‘magjik’. Nëse konsumoni një kokërr mollë para se të shtriheni të flini do të merrni shumë përfitime.

Vitaminat dhe mineralet

Mollët janë të pasura me vitaminën C, B6 dhe kalium, të cilat mund të paralajmërojnë gjendjen e gjumit. Vitamina C, gjithashtu ndihmon në uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e frymëmarrjes dhe uljen e nivelit të sheqerit në gjak, duke ndihmuar gjendjen e relaksit. Kaliumi shërben si një elektrolit që i dërgon sinjale trurit për të mbajtur një ritëm të rregullt të rrahjeve të zemrës. Vitamina B6 mund të zvogëlojë stresin dhe të ndihmojë nxitjen e serotoninës, neuroni që lajmëron gjendjen e gjumit. Po kështu, B6 ndihmon edhe në djegien e yndyrave gjatë natës.

Polifenolet

Polifenolet janë antioksidantë që gjenden kryesisht në lëkurën e mollëve. Kështu, lëngu i mollës ose molla pa lëkurën nuk mund të ketë të njëjtën përmbajtje polifenoli si molla me gjithë lëkurë.

Fibrat dhe uji

Përafërsisht 86 për qind e pjesës së ngrënshme të një molle mesatare prej 182 g është ujë. Një mollë e mesme përmban rreth 15 për qind të fibrave, të cilat të mbajnë në gjendje të ngopur derisa fle. Por fibrat gjithashtu ndihmojnë edhe në kontrollin e ujit në zorrë duke parandaluar tualetin gjatë natës dhe duke ndihmuar tretjen.

Kalori, karbohidrate dhe yndyra

Mollët nuk përmbajnë pothuajse fare yndyrë dhe kanë shumë pak kalori. Një mollë e mesme shton vetëm 95 kalori. Mollët përmbajnë pothuajse 10 për qind të karbohidrateve që merr çdo ditë dhe kjo përmbajtje vjen kryesisht nga sheqernat e thjeshta dhe fibrat. /atsh

Molla, fruti “magjik” i shëndetit para gjumit Read More »

Këshilla si të mbani më gjatë ngjyrën që merrni në plazh

Bëni një muaj plazh dhe në tetor dhe nuk keni më ngjyrën e çokollatës në lëkurë? Nuk mjaftojnë vetëm kremrat e mirë që përdorni, duhet të kujdeseni edhe më pas, që nxirja të zgjasë.

Me ca këshilla të vogla mund t’ia dilni të keni ngjyrë të bukur lëkure.

Ushqyerja

Ushqyerja e mirë, me të gjitha frutat e perimet e stinës është e rëndësishme përpara dhe pas ekspozimit në diell. Më të dobishmet janë frutat ngjyrëportokalli si pjeshka, kajsitë apo pjepri. Frutat e thata dhe vaji i ullirit janë po aq të nevojshëm për shkak të vitaminës B dhe E. Zakonet e mira në tryezë nuk do ju lënë asnjëherë në baltë.

Mos bëni dush me ujë të nxehtë

Së pari, duhet të shmangni zhytjet e gjata në vaskë dhe të praktikoni dushet e shpejta me ujë relativisht të ftohtë.

Mos përdorni sfungjerin dhe zgjidhni shampon e duhur

Së pari, duhet të dini që edhe zgjedhja e shampos ka rolin e saj. Prania e alkoolit në të apo aromave të shtuara, ndikon në zbehjen e ngjyrës. E mira është të përdorni vajrat esencialë dhe, në çdo rast, të mos e fërkoni trupin me sfungjer apo të bëni scrub-e të ndryshme. Nëse i keni të domosdoshme, atëherë zgjidhni pastruesit e lëkurës pa grimcat që depërtojnë thellësisht në të.

Përdorni vajrat e duhur

Përzierjet e vajrave nuk do të të ndihmojnë vetëm për të ruajtur ngjyrën, por edhe për të pasur lëkurë të shëndetshme që do të bjerë menjëherë në sy. /atsh

Këshilla si të mbani më gjatë ngjyrën që merrni në plazh Read More »

Gjumi cilësor ndikon në humbjen e peshës, ashtu si ushtrimet fizike

Gjatë natës trupi juaj djeg midis 300 dhe 400 kalori. Kjo pothuajse është e barabartë me sasinë e energjisë që harxhoni me një orë vrap. Ekspertët pretendojnë se gjumi cilësor mund të kontribuojë në humbjen e peshës, ashtu si ushtrimet fizike. Nëse doni ta bëni atë të funksionojë, është e rëndësishme t’i përmbahen zakoneve të caktuara që mund të rritin metabolizmin tuaj në gjumë.

Ekspertët rekomandojnë të mbani temperaturën tuaj në dhomë gjumi rreth 18 ° C gjatë natës për të shpejtuar metabolizmin tuaj. Studimet kanë treguar se një mjedis më i freskët aktivizon qelizat yndyrore, të cilat janë përgjegjëse për termorregullimin. Kur flini në një dhomë të ftohtë, trupi juaj fillon të djegë më shumë energji për të ruajtur nxehtësinë. Kjo është arsyeja pse ju mund ta gjeni veten më të dobët në mëngjes.

Lëngu i rrushit ndihmon në djegien e kalorive falë një substance të veçantë të quajtur resveratrol. Kthen yndyrën e keqe të bardhë në yndyrë bezhë. Kur fle, trupi juaj përdor yndyrë bezhë për t’ju mbajtur të ngrohtë. Kështu që, të keni një filxhan lëng rrushi përpara se të shkoni në shtrat, do t’ju detyrojë të hiqni qafe yndyrat e tepërta në vend që t’i ruani ato.

Një orar i parregulluar i gjumit është i lidhur me shtimin e peshës së tepërt, thonë studimet. Normalisht është hormoni melatonin që na thotë se kur të shkojmë në shtrat. Ndihmon gjithashtu në aktivizimin e qelizave yndyrore që ndihmojnë në djegien e kalorive.

Nuk ka asgjë të keqe në të hani një ushqim të shpejtë dhe të vogël para se të shkoni në shtrat. Zgjidhni ushqime që janë të pasura me proteina, si kos , djathë me pak yndyrë, mish gjeli ose gjalpë kikiriku. Ata do të rrisin normën tuaj metabolike dhe do të ndihmojnë muskujt tuaj të rriten. /atsh

Gjumi cilësor ndikon në humbjen e peshës, ashtu si ushtrimet fizike Read More »