Shendetesi

Qytetari kalon rrezikun për jetën pas kurimit në Turqi, Rama: I lumtur që gjithçka shkoi mirë

Kryeministri Edi Rama mori sot një tjetër mesazh falënderimi nga një qytetar, i cili i shpreh mirënjohjen sepse pas ndërhyrjes së tij, “Ramazan Rama që ishte në rrezik për jetën u kurua me sukses në Turqi”.

Kryeministri Rama publikoi mesazhin e mirënjohjes, një tjetër rast ku qytetarit iu shpëtua jeta, pas ndërhyrjes për kurim më të specializuar.

“Përshëndetje zoti Kryeministër! Ky është Ramazan Rama që i shpëtuat jetën me kurimin në Turqi falë ndërhyrjes suaj dhe me sugjerimin tim për t’ju drejtuar juve. Të rroni dhe jetë të gjatë dhe Zahos së vogël”, shkruan qytetari.

Kryeministri e falënderon për mesazhin dhe u shpreh i lumtur që gjithçka shkoi mirë për të. “Falë teje së pari që më alarmove për jetën e tij në rrezik. T’ia kaloni mirë e të keni veç të mira”, tha Rama./atsh

Qytetari kalon rrezikun për jetën pas kurimit në Turqi, Rama: I lumtur që gjithçka shkoi mirë Read More »

Foshnja me diagnozën e rrallë në zemër niset drejt Italisë, Rama: Pranë prindërve që ditën e parë

Kryeministri Edi Rama publikoi sot rastin e një foshnje 13-ditëshe i diagnostikuar me një sëmundje të rrallë në zemër, i cili falë ndërhyrjes së autoriteteve shtetërore është nisur për kurim në Itali.

“Vogëlushi Elio ka lindur 13 ditë më parë, i mezi pritur nga mami e babi, që prej 12 vjetësh. Por gëzimi i madh erdhi me dhimbjen e madhe të një problemi tejet të rëndë në zemrën e bebit”, shprehet Kryeministri.

Rama tha se ai ka “një diagnozë shumë të rrallë, e cila trajtohet vetëm në pak spitale të specializuara në Europë”.

“Por prindërit e Elios, nuk janë vetëm në këtë hall të madh. Ne ishim pranë tyre qysh ditën e parë dhe tanimë, bebi është në duart e specialistëve të duhur në Itali. Me gjithë zemër uroj, që zemra e vogël të shpëtojë nga rreziku i madh që i kanoset dhe Elio të jetë për shumë e shumë vite, burim gëzimi për mamin e babin”, tha Rama./atsh

Foshnja me diagnozën e rrallë në zemër niset drejt Italisë, Rama: Pranë prindërve që ditën e parë Read More »

Konsumimi i verës së kuqe ul obezitetin dhe kolesterolin e ”keq”

Vera e kuqe është një mik me zorrët, më shumë se pijet e tjera alkoolike. Ajo rrit shumëllojshmërinë e baktereve që e banojnë atje, të ashtuquajturin mikrobiome, dhe ndihmon në uljen e niveleve të mbipeshes dhe kolesterolit të keq, sipas një studimi të King’s College në Londër, botuar në revistën Gastroenterology.

Efektet e verës së kuqe në zorrë u analizuan në tre grupe të ndryshme me rreth tre mijë njerëz në Britaninë e Madhe, Hollandë dhe SHBA, dhe studimet treguan se mikrobioma e zorrëve e pijeve të verës së kuqe ishte më e larmishme se ato të atyre që nuk e pinin atë, ndërsa kjo nuk u vërejt me konsumimin e verës së bardhë, birrës ose likereve.

Autorët besojnë se arsyeja kryesore për përfitimet është për shkak të polifenoleve të shumta në verën e kuqe, domethënë kimikatet mbrojtëse që kanë shumë veti të dobishme (përfshirë vetitë antioksiduese) dhe veprojnë kryesisht si karburant ’për mikrobet e pranishme në sistemin tonë të zorrëve.

“Ky studim ofron njohuri për faktin se nivele të larta të polifenoleve në lëkurat e rrushit mund të jenë përgjegjëse për shumë nga përfitimet shëndetësore të debatuara nëse pini në moderim”, shpjegon autori kryesor i studimit Tim Spector.

Studimi zbuloi gjithashtu se konsumimi i verës së kuqe shoqërohej me nivele më të ulëta të obezitetit dhe kolesterolit “të keq”. /atsh

Konsumimi i verës së kuqe ul obezitetin dhe kolesterolin e ”keq” Read More »

Manastirliu: 17% rritje rrogash për mjekët dhe infermierët vetëm në 2 vitet e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë një interviste televizive foli edhe për pagat e mjekëve e të infermierëve.

Ministrja u shpreh se “Qeveria shqiptare vetëm në dy vitet e fundit ka rritur mbi 17% pagat për mjekët dhe infermierët”.

Ajo shprehu bindjen se do të vijohet me rritjen e tyre.

Manastirliu theksoi se prioritet i Qeverisë për mandatin e ardhshëm do të jetë sërish rritja e rrogave, si dhe investimet e reja në fushën e Shëndetësisë, për ndërtimin e spitaleve me standarde dhe pajisjen e tyre me aparatura moderne, siç ishte ndërtimi i Spitalit të Elbasanit, apo investimi në akseleratorin e QSUT-së, ndërtimi i reparteve të Hemodinamikës në spitalin rajonal Shkodër, Fier, apo tek Spitali “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. /atsh

Manastirliu: 17% rritje rrogash për mjekët dhe infermierët vetëm në 2 vitet e fundit Read More »

182 pacientë përfituan nga vendosja e fistulës falas në vetëm 7 muaj

182 pacientë kanë përfituar shërbimin e vendosjes së fistulës falas në shtatë muajt e parë të 2019.

Fistula është aksesi më i preferuar për të kryer dializë dhe mundësia e infeksionit është shumë herë më e vogël. Një fistul bën lidhjen e një arterie me një vënë për të lehtësuar kështu kryerjen e Dializës.

Ky është një tjetër shërbim, pjesë e Paketës së dializës, që financohet 100% nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. FSDKSH thotë se shërbimi i ofruar është cilësor, me kushte dhe standarde bashkëkohore.

“Kujdesu për shëndetin dhe mirëqenien tënde. Punojmë drejt mbulimit shëndetësor universal për shëndetësinë që duam”, -bëjnë apel specialistët e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. z.tosku/ atsh

182 pacientë përfituan nga vendosja e fistulës falas në vetëm 7 muaj Read More »

SHËNDETËSI – Rrezet X zbulojnë gënjeshtrat e kremrave të lëkurës

Ne menduam se i njihnim, por nuk është rasti: kremrat dhe locionet që përhapim çdo ditë në lëkurë kanë një strukturë molekulare që është shumë e ndryshme nga ajo e hipotezuar deri më tani. Natyra e tyre e vërtetë demaskohet nga rrezet X dhe rrezet neutron nga studiuesit në King’s College London dhe Universiteti i Manchester.

Rezultatet, të paraqitura në konferencën e Shoqatës Amerikane të Kimisë (Acs), do t’i ndihmojnë prodhuesit të zhvillojnë formulime gjithnjë e më efektive dhe më të sigurta.

Grupi studiues u përpoq të bënte një hetim të drejtpërdrejtë, duke rrezatuar mostra të produktit me rreze X dhe rreze neutroni për të kuptuar se si shpërndaheshin përbërësit e etiketuar siç duhet. Për të lehtësuar studimin, u përdor një krem ​​shumë i thjeshtë, i përgatitur me vetëm pesë përbërës.

Çuditërisht, rezultatet e analizave treguan se përbërësit e njohur si ‘surfactants’ (të cilët kanë një veprim thithës dhe tretës) nuk grumbullohen ashtu siç pritej tek ‘bashkëpraktorët’ për të formuar lamela të mbivendosura.

“Stabiliteti afatgjatë dhe vetitë terapeutike të një kremi përcaktohen nga struktura themelore e tij,” shpjegon studiuesi Delaram Ahmadi.

“Nëse do të mund të kuptonim mikrostrukturën kimike të kremës duke e lidhur atë me strukturën e lëkurës, atëherë do të mund të rregullojmë më mirë pengesën e kompromentuar të lëkurës’’, përfundoi ai. /atsh

SHËNDETËSI – Rrezet X zbulojnë gënjeshtrat e kremrave të lëkurës Read More »

4 ilaçe në 1, terapia zvogëlon sulmet në zemër me 33%

Një pilulë e vetme nga katër ilaçe për zemrën të marra çdo ditë mund të parandalojë një të tretën e goditjeve dhe sulmeve në zemër, sipas një studim i publikuar nga revista Lancet e Universitetit të Birmingham, sipas të cilit kjo terapi, e përbërë nga parime aktive për patentë të skaduar, do të kushtonte disa cent në ditë.

Terapia përfshin një dozë aspirine, një statinë dhe dy ilaçe për të ulur presionin e gjakut, dhe u testua në rreth 6.800 njerëz mbi 50 vjeç në Iran.

Në grupin që mori pilulën pati 202 ngjarje serioze kardiovaskulare, ndërsa në tjetrin që nuk e mori ishin 301 ngjarje.

“Ne u përpoqëm në një vend me të ardhura të mesme -se kjo është një strategji që vlen të merret në konsideratë”, shpjegon një nga autorët për BBC Tom Marshall.

“Në vendet e përparuara, avantazhi do të ishte shumë më i ulët, sepse pacientët kanë një zgjedhje shumë më të gjerë të barnave për trajtim. Përfitimet do të ishin më margjinale dhe do të ishte e nevojshme një test klinik për të parë nëse mund të ishte i dobishëm”, theksuan autorët. /atsh

4 ilaçe në 1, terapia zvogëlon sulmet në zemër me 33% Read More »

Poliklinika e re e Vlorës, 44 mijë qytetarë morën shërbimin laboratorik

“Standardi i ri i vendosur me investimin në poliklinikën e re të Vlorës, i ka shërbyer më së miri mbi 44 mijë qytetarëve”, deklaroi sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Sipas saj, “tashmë qytetarët kanë marrë shërbimin laboratorik pranë kësaj poliklinike, pa patur nevojë të shkojnë në spital”.

Poliklinika e re e Vlorës, e pozicionuar në qendër të qytetit, është transformuar nga themelet.

Investimi i buxhetit të shtetit me vlerë prej 111 milionë lekësh ka shndërruar ngrehinën e vjetër në një qendër moderne mjekësore, e cila ofron për qytetarët vlonjatë dhe jo vetëm shërbime të specializuara të standardeve europiane, si dhe kushte moderne pune për 70 mjekë dhe infermierë.

Poliklinika ofron 17 shërbime të specializuara, duke filluar nga shërbimi i urgjencës, laboratorit, neurologjisë, kardiologjisë, onkologjisë, nefrologjisë, etj. tashmë të pajisura me aparatura të teknologjisë së lartë./atsh

Poliklinika e re e Vlorës, 44 mijë qytetarë morën shërbimin laboratorik Read More »