Shendetesi

Seleni, element i rëndësishëm për një rini të përhershme

Seleni është elementi i vetëm që e mban njeriun të ri, të shëndetshëm e të fortë. Ai njihet më shumë si një antioksidues dhe katalizator për prodhimin e hormonit aktiv të tiroideve.
Nëse nuk marrim selen mjaftueshëm, qelizat tona do të jenë delikate përballë viruseve, kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe shenjave të tjera të plakjes së përshpejtuar.
Ushqimet që përmbajnë selen janë: mishi i viçit, mishi i pulës, peshku, drithërat, domatet, lakra, brokoli, spinaqi, hudhrat, qepët, ushqimet e detit, çokollata, arra, fara, produkte bulmeti, orizi kaf etj.
Vitamina E dhe seleni janë antioksidantë dhe parandalojnë, ose të paktën ngadalësojnë plakjen.
Mungesa e selenit paraqitet me: lodhje, rënie e flokëve, hipertiroidizmi dhe sistem i dobët imunitar.
Mendohet se doza ditore e zakonshme është e rëndësishme sepse:
– ruan e elasticitetin në inde
– ka efekt antikanceroz dhe antioksidues
– forcon sistemin imunitar
– trajtimin e gjendjeve tiroide
– sëmundjeve të zemrës
– ndihmon në trajtimin dhe parandalimin e zbokthit, si dhe shumë problemeve të tjera të trupit. /atsh

Seleni, element i rëndësishëm për një rini të përhershme Read More »

Kanceri shkaktar kryesor i vdekjeve në vendet e pasura

Sëmundjet kardiovaskulare mbeten shkak parësor i vdekshmërisë në botë, te të rriturit e moshës së mesme, por kanceri po bëhet shkaku parësor i vdekjeve në vendet e pasura, sipas dy sondazheve të bëra.

”Në vendet e pasura, kanceri tani vret më shumë njerëz, sesa sëmundjet e zemrës”, sipas hulumtimit të botuar në revistën mjekësore “The Lancet”.

“Madje ka shumë mundësi që kanceri të bëhet shkaku më i zakonshëm i vdekjeve në botë, pas disa dekadash”, sipas studiuesve./atsh

Kanceri shkaktar kryesor i vdekjeve në vendet e pasura Read More »

Pas 117 ditëve në koma… lind një vajzë!

Një çeke në vdekje klinike që prej 117 ditësh lindi një vajzë në gjendje të mirë shëndetësore, njoftoi sot ekipi mjekësor.

“Eliska është lindur me cesarian në javën e 34-t të shtatzënisë”, theksoi në një konferencë shtypi Roman Gal, kryeanestezist në Spitalin Universitar të Brnos.

”Eliska peshonte 2,13 kilogramë dhe është 42 centimetra e gjatë. Kjo është pesha dhe maturimi më i lartë për një bebe nga një nënë në gjendje kome, sipas të dhënave botërore”, shtoi Gal.

Mamaja e Eliskas, Eva Votavova, 27 vjeçe, ishte diagnostikuar në vitin 2016 me një keqformim arterio-venoz në tru.

Më 21 prill ajo u gjet në gjendje të pavetëdijshme në shtëpinë e saj ndërkohë që ishte shtatzënë 16-javëshe.

“Pas një hemorragjie të madhe në tru, frymëmarrja e saj u ndalua dhe më pas u shpall në gjendje kome”, sipas Gal.

Sistemi i mbajtjes në mënyrë artificiale i funksioneve jetësore është ndërprerë pas lindjes.

Eliska ka qëndruar edhe për dy javë të tjera në spital dhe më pas është marrë nga babai i saj.

Ajo aktualisht ushqehet me gji nga halla e saj, e cila ka gjithashtu një bebe./atsh

Pas 117 ditëve në koma… lind një vajzë! Read More »

Ushqimet e dobishme për mushkëri të shëndetshme

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, çrregullimet e rrugëve respiratore prekin përafërsisht 3 milionë njerëz në vit. Ajri i ndotur si dhe stili i jetës mund të jetë arsyeja e këtyre problemeve. Këto çrregullime çojnë në vështirësi në frymëmarrje si dhe në disa lloje të sëmundjeve respiratore.

Nëse dëshironi që me anë të mënyrave natyrale të përmirësoni këto probleme, atëherë rruga e duhur është përdorimi i ushqimeve natyrale.

Ja disa nga ushqimet, që përdoren për trajtimin e këtyre problemeve:

Hudhra– Përbërësit që gjenden në hudhër janë përgjegjës për shumë përfitime shëndetësore. Shkencëtarët besojnë se konsumimi i hudhrës ka një efekt pozitiv edhe në pacientët me çrregullime të mushkërive si dhe kancerit të mushkërive.

Spinaqi– Spinaqi si dhe perimet e tjera jeshile janë të mbushura me vitamina dhe minerale. Shkencëtarët kanë gjetur se spinaqi përmban disa kimikate, që ndihmojnë në parandalimin e dëmtimeve të mushkërive, inflamacionit si dhe luftojnë kancerin.

Mollët– Dihet se molla është një nga produktet më të shëndetshme. Prania e shumë antioksidantëve mundëson pastrimin e mushkërive.

Xhenxhefili– Krahas përdorimit të tij për të trajtuar ftohjet si dhe inflamacionet e fytit, ky produkt natyral ka gjetur përdorim edhe në trajtimin e inflamacioneve dhe çrregullimeve në mushkëri.

Produktet e tjera, që përdoret për të trajtuar problemet e tilla janë: boronicat, brokoli, shafrani i Indisë, bajamet, avokado si dhe specat. /atsh

Ushqimet e dobishme për mushkëri të shëndetshme Read More »

20 vite jetë sedentare dyfishon rrezikun nga vdekja e parakohshme

Të jetosh për 20 vite një jetë sedentare dyfishon rrezikun për vdekje të parakohshme në raport me ata që janë fizikisht aktivë për të njëjtin hark kohor, sipas një studimi norvegjez që është prezantuar në Paris në kongresin e Shoqërisë Europiane të Kardiologjisë dhe zhvilluar nga Universiteti Trondheim.

Shkencëtarët kanë studiuar të gjithë banorët e Norvegjisë nga 20 vjeç e sipër, duke vëzhguar në periudha të ndryshme kohore për 20 vite nivelin e tyre jetës sedentare apo aktivitetin fizik të zhvilluar, kështu që të mund të studiojnë ndryshime të mundshme të zakoneve në kohë.

Ata i ndanë kampionët në tre grupe, ata që nuk ishin aktivë, grupin që bënte aktivitete në mënyrë të moderuar dhe ata që bënin në mënyrë intensive.

Më pas janë regjistruar në kohë të gjitha rastet e vdekjes dhe arsyet e tyre. Sipas këtyre të dhënave doli se në raport me grupin e atyre që ishin aktivë për dy orë ose më shumë në javë, kush ishte dhe ka zhvilluar një jetë sedentare për një periudhë prej 20 vitesh kishte një raport dy herë më të lartë që të vdiste për shkaqe të ndryshme dhe tre herë më të lartë për shkak të sëmundjeve të zemrës.

Nga ana tjetër ata që zhvillonin një nivel mesatar të aktiviteteve fizike kishin një rrezikshmëri për vdekje prej 60% nga të gjitha shkaqet dhe 90% për shkak të sëmundjeve të zemrës në raport me bashkëmoshatarët që zhvillonin aktivitete fizike.

“Rezultatet tona tregojnë se për të arritur përfitimin maksimal për shëndetin nga ana e aktivitetit fizik në aspektin e mbrojtjes nga vdekja e parakohshme, duhet të jesh fizikisht aktiv ndër vite. Madje mund të reduktohet rreziku nga vdekja edhe duke u bërë aktiv fizikisht, edhe pse mund të kesh pasur një të kaluar të karakterizuar nga jeta sedentare”, shpjegon autori i këtij studimi, Trine Moholdt. atsh

20 vite jetë sedentare dyfishon rrezikun nga vdekja e parakohshme Read More »

Edhe kafeina shkakton migrenë?

Sipas statistikave, më shumë se një miliard njerëz në të gjithë botën vuajnë nga migrena, veçanërisht gratë.

”Është një dhimbje koke e fortë, simptomat e së cilës mund të përfshijnë nauze, ndjeshmëri ndaj dritës dhe tingullit dhe ndryshime të humorit”, është rezultati i një studimi të fundit të qendrës amerikane ”Beth Israel Deaconess Medical Center” dhe përcjellë nga gazeta italiane ”Il Giornale”.

Megjithëse çështja në sferën shkencore është e diskutueshme, ndër shkaqet e mundshme të migrenës gjithashtu duket se ekzistojnë disa ushqime, brenda të cilave mund të ekzistojnë substanca teorikisht të afta për të shkaktuar çrregullimin.

Disa përbërës aktivë, në të vërtetë, mund të veprojnë në enët e gjakut me aktivitet vazodilator, me çlirimin e pasojave të substancave kimike të cilat aktivizojnë sistemin trigeminal-vaskular, të cilit i detyrohemi ndjesinë e dhimbjes.

Në një studim të fundit, autorët vlerësuan edhe rolin e pijeve me kafeinë si shkaktare të mundshme për migrenën.

Studiuesit zbuluan se midis atyre që vuajnë nga migrena episodike, tre ose më shumë kafe mund të shoqërohen me shanse më të mëdha për migrenë atë ditë ose në ditën tjetër./ atsh

Edhe kafeina shkakton migrenë? Read More »

Zbulohet gjeni që rrit pagjumësinë

Zbulohet gjeni që rrit pagjumësinë, ai që të bën të zgjohesh dy orë më parë. E gjithë kjo vjen për faj të ndryshimit të gjenit Adrb1, që u identifikua nga studiuesit e Universitetit të Kalifornisë në San Francisko në një familje që fle më pak se mesatarja.

Për të arritur në këtë përfundim neurologët zhvilluan një seri eksperimentesh tek minjtë që kishin një version të ndryshuar të gjenit. Këtu zbuluan se këto kafshë flinin mesatarisht 55 minuta më pak në raport me minjtë normalë.

Për më tepër studiuesit zbuluan se neuronet Adrb1 ishin më aktivë gjatë zgjimit dhe gjatë gjumit REM (periudha e gjumit kur sytë lëvizin shpjetë).

Ndërsa neuronet Adrb1 të ndryshuar ishin më aktivë se sa ata normalë, me shumë mundësi duke ndikuar në gjumin e shkurtër. Ky studim u publikua në revistën shkencore “Neuron”. /atsh

Zbulohet gjeni që rrit pagjumësinë Read More »

Pas Tiranës, lente falas edhe në spitalin e Vlorës

Pas Tiranës, edhe Vlora ofron shërbimin e lenteve falas, tashmë me aparatura moderne në shërbimin e okulistikës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se 200 pacientë kanë përfituar ndërhyrjen e kataraktës këtë vit në spitalin rajonal të Vlorës.

Me aparaturat e reja të instaluara në këtë spital, ndërhyrjet në sy po kryhen nga ekipi i mjekëve okulistë, me metodat më të avancuara.

Në shtatë muajt e parë të 2019-ës, 1306 pacientë kanë përfituar Paketën e plotë të Kataraktit pa pagesë. Specialistët e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) thonë se zgjerimi i shërbimeve shëndetësore falas ka ulur shpenzimet nga xhepat e qytetarëve.

Duke ndjekur sistemin e referimit, përfitojnë të gjithë ata që kanë nevojë për këtë shërbim.
Më parë një ndërhyrje e tillë kushtonte rreth 35 mijë lekë të reja, sot ndërhyrja dhe lentet janë falas./atsh

Pas Tiranës, lente falas edhe në spitalin e Vlorës Read More »