Shendetesi

Efektet magjike të uthullës së mollës

Është zbuluar rastësisht kur prodhimet si vera, birra dhe rakia e mollës janë prishur dhe thartuar. Është e pashmangshme për sallata, ndërsa gjatë përgatitjes së turshive shërben si mjet për konservimin e shijes së thartë.

Por, a keni ditur që uthulla, veçanërisht ajo e bardha e alkoolit dhe e mollës mund të përdoret për shumë qëllime tjera në shtëpi, për kujdesin e pamjes, mjekësi, madje edhe në hortikulturë.

Nëse nuk e keni ditur, kjo listë e gjatë prej 15 pikash do t’ju vërtetojë që është kështu. Jemi të sigurt që çdo kush do të gjejë diçka të dobishme, dhe kur ju themi që secila nga aplikimet e numëruara është e pranueshme ekologjikisht dhe madje edhe mund të kurseni, uthulla do të bëhet aleati juaj më i mirë.

Rigjeneron flokët

Ndoshta tingëllon e pazakonshme, por uthulla e mollës është regjeneruesi më i mirë natyral i flokëve. Përveç kësaj, heq shtresën e yndyrshme nga rrënja dhe ripërtërin majat. Në një gotë ujë shtoni gjysmë luge uthull, ndërsa sipas dëshirës disa pika vaj eterik. Aplikojeni në flokë dhe shpërlajeni. Pasi të thahen flokët, aroma e uthullës do të zhduket.

Largon njollat e djersitjes

Njollat e shëmtuara të djersitjes nën sqetull mund të prishin bluzën e ndjeshme. Dhe nëse përdorni antiperspirant në bazë të aluminit, njollat do shfaqen edhe më herët duke iu falënderuar reagimit të aluminit dhe kripës në djersë. Para larjes spërkatni me uthull të bardhë nëpër njolla të cilat do të zhduken pas larjes.

Zbut pëlhurën

Merrni një gjysmë filxhani uthull të bardhë në lavatriçe dhe do ta keni efektin si të zbutësit – rrobat do të jenë të buta, ndërsa ngjyra nuk do të zbehet. Përveç kësaj, uthulla do të largojë mbetjet e detergjentit nga rrobat që i lani, por edhe në makinë. Mund ta shtoni edhe më shumë masën si zbutës, ndërsa sasia e rekomanduar është tri të katërtat e filxhanit.

Shëron fytin e ftohur dhe lemzën

Gotës me ujë të ngrohtë i shtoni një lugë uthull molle dhe gargarisni. Mjalti, këtë përzierje do ta bëjë edhe më efikase dhe shumë të shijshme. Nuk është tërësisht e qartë se pse uthulla e ndal lemzën, por shumë njerëz janë të sigurt për këtë gjë.

Lehtëson dhimbjen në muskuj

Uthulla e mollës dekompozon acidin qumështor, i cili grumbullohet në muskuj pas ushtrimeve dhe i cili shkakton dhimbje në muskuj. Përzieni disa lugë uthull në një filxhan uji, zhyteni një leckë apo copë materiali në uthull dhe mbajeni në vendet e dhimbshme për 20 minuta.

Shëron infeksionet kërpudhore

Edhe uthullën e alkoolit edhe atë të mollës mund ta vëni në pjesën e trupit të prekur me kërpudha, qoftë nëse bëhet fjalë për zbokth, këmbën atletike apo kërpudhat në thonjtë në këmbë. Nëse keni kërpudha në këmbë, çdo ditë mbajini 30 minuta në tretjen me uthull dhe ujë, në raportin 1:5.

Freskon ajrin dhe largon aromat e pakëndshme

Pavarësisht a bëhet fjalë për erën e tymit, kafshëve shtëpiake apo pluhurit, uthulla edhe këtu ndihmon. Spërkateni nëpër hapësirë dhe acidi i uthullës do të absorbojë aromat e pakëndshme. Mund ta përdorni edhe për fshirjen e sipërfaqeve që duhen të freskohen, ndërsa shumë e dobishme është edhe për pastrimin e enëve në të cilat mbani ushqimin, respektivisht e merrni drekën në punë i cili pas një kohë pas përgatitjes merr një aromë pak të pakëndshme. Fshijeni me një leckë të zhytur në uthull të alkoolit, dhe nëse është e nevojshme leckën mund ta lëni në enë disa orë për ta absorbuar erën.

Neutralizon shijen në ushqim

Mysafirët tashmë ulen në tavolinë, ndërsa në salcën djegëse këtë herë keni shtuar së tepërmi pluhur nga specat djegës. Uthulla e shpëton situatën! Në ushqim shtoni një lugë të uthullës së alkoolit ose të mollës e cila do të lehtësojë shijen. Nëse është e nevojshme, shtoni edhe pak.

Zbut dhe vret bakteret në mish

Nëse dëshironi që mishi të jetë në mënyrë të konsiderueshme më i butë, marinojeni gjatë natës në uthull molle. Në këtë mënyrë do të vrisni edhe bakteret, ndërsa supozohet që vret edhe të rrezikshmen escherichia coli.

Largon buburrecat

Këto insekte të mërzitshme nuk janë adhurues të uthullës, prandaj nëpër vendet ku i keni parë spërkatni me përzierjen e uthullës së alkoolit me ujë, me raport të barabartë. Uthulla po ashtu largon gjurmët aromatike që i lënë buburrecat për t’ua zbuluar gjurmët e ushqimit buburrecave tjerë.

Ua zgjat jetën luleve të prera

Që lulet në vazon tuaj të jetojnë më gjatë, në ujë shtoni dy deri katër lugë të uthullës së bardhë.

Eliminon barishtet e këqija

Harroni herbicidet e shtrenjta të mbushura me përbërës toksik – për eliminimin e barishteve të këqija mjafton edhe uthulla e zakonshme, ndërsa më efikase do të jetë ajo e dedikuar për përdorim në hortikulturë e cila përmban 25 për qind të acidit acetik.

Efektet magjike të uthullës së mollës Read More »

Njihuni me efektet pozitive të cajit të rigonit shqiptar

Gjethet e bimës mesdhetare të rigonit që i përket familjes botanike Oreganum vu lgare. Ato përdoren të njoma dhe të thara, por mund të grihen dhe të përdoren edhe në çaj.

Përveç aromës së tyre të fortë, gjethet e rigonit përmbajnë 40 përbërës aktivë mjekësorë.

Këto gjethe janë një kurë tradicionale në mjekësinë popullore. Ndërkohë, shumë studime klinike kanë vërtetuar dobinë e madhe dhe rëndësinë shëndetësore të çajit të rigonit.

Studiuesit kanë zbuluar se shumë prej përbërësve aktivë të rigonit i përkasin kategorisë së polifenolëve, flavonoidëve dhe anthocianinës që njihen për aftësitë e tyre antioksiduese.

Antioksidantët mbrojnë qelizat nga radikalet e lira, të cilat janë kimikate të paqëndrueshme që formohen nga tretja problematike.

Ato gjenden në lëkurë kur jeni të ekspozuar në rrezet e diellit, apo tek organet kur ekspozoheni ndaj toksinave mjedisore siç është tymi i duhanit.

Me kalimin e kohës, radikalet e lira dëmtojnë qelizat, membranat e tyre dhe ADN-në. Ato mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve kronike siç janë kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

Për vite rigoni është përdorur në formën e çajit për të kuruar dhimbjet e kokës, artritin, krizat e stomakut dhe problemet me tretjen.

Përgatitja e Çajit të Rigonit

Ju mund të përgatisni çaj me gjethet e njoma ose të thara të rigonit. Grirja ose shtypja e gjetheve përpara përgatitjes së çajit, ndihmon në çlirimin e shumë prej përbërësve kryesorë të rigonit në ujë. Shtypni tre lugë çaji me gjethe rigoni ose 1 lugë çaji me gjethe të thata dhe hidhni në një filxhan me ujë të valuar. Mbajini për 5 deri në 10 minuta. Çaji i rigonit mund të jetë i hidhur, por nëse shtoni mjaltë, shija e tij do të ëmbëlsohet.

Vlerat dhe vetitë e Çajit të Rigonit

Kuron virozat dhe gripin

Rigoni lufton virozat dhe shkurton kohëzgjatjen e gripit, që ka simptoma si: temperaturë e lartë, kollë, dhimbje koke, të vjella, mungesë oreksi, dhimbje trupi etj. Përmirëson shëndetin e zemrës Kjo bimë aromatike është një burim i shkëlqyer i kaliumit, një përbërës i rëndësishëm i qelizave dhe lëngjeve trupore. Kaliumi mban nën kontroll ritmin e zemrës dhe tensionin e gjakut kur organizmi përballet me sasi të larta të sodiumit.

Antioksidantët që gjenden tek rigoni ndihmojnë në parandalimin dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara nga stresi dhe sëmundjet e zemrës.

Për më tepër, rigoni është një burim natyral i acideve yndyrore të Omega-3, të cilat ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Pini një filxhan me çaj rigoni në ditë dhe do të përmirësoni shëndetin e zemrës.

Ndihmon shëndetin e stomakut

Sipas të dhënave ku mbështetet AgroWeb.org, rezulton se kjo bimë është burim shumë i mirë për minerale si magnezi dhe kalçiumi, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e mureve të stomakut.

Lufton radikalet e lira

Një studim i publikuar në Revistën “Journal of Pharmacy and Pharmacology” zbuloi që ekstraktet e rigonit përmirësonin dhe rimëkëmbin organizmin nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira.

Lufton mikroorganizmat e dëmshëm

Çaji i rigonit ndihmon në parandalimin dhe ngadalësimin e rritjes së mikroorganizmave të dëmshëm. Një studim i publikuar së fundmi zbuloi që përbërësit e gjetheve të rigonit kishin vlera të rëndësishme dhe luftonin ashpër rritjen e infeksioneve dhe përhapjen e inflamacionit.

Trajton dhimbjet muskulare

Rigoni njihet për aftësinë e çlirimit nga dhimbjet dhe spazmave muskulare. Nëse vuani nga probleme të tilla, pini çaj rigoni dhe dhimbja do të pushojë për pak minuta.

Femrat shtatzënë ose nënat lehonë duhet të konsultohen me një mjek profesionisht mbi përdorimin e rigonit.

Njihuni me efektet pozitive të cajit të rigonit shqiptar Read More »

Virusi që po përhapet me shpejtësi te fëmijët? Ja çfarë shqetësimesh po shfaqin të prekurit

Një virus ka filluar të përhapet me shpejtësi në mesin e fëmijëve në Kosovë. Bëhet fjalë për virusin Coxsacki, që njihet ndryshe edhe si sëmundja e gojës, duarve dhe këmbëve. Por, çfarë duhet të dini për këtë virus dhe cilat janë simptomat?

Infeksioni i gojës, duarve e këmbëve shkakton simptoma të lehta te fëmijët të cilat largohen edhe pa trajtim mjekësor. Megjithëse, këto infeksione vlerësohet se në raste të caktuara mund të çojnë edhe në infeksione më serioze.

Në shumë raste simptomat e këtij infeksioni janë si ato të gripit sezonal, megjithëse ky infeksion shkakton edhe flluksa të kuqe në duar, këmbë e rreth gojës.

Ky virus bënë pjesë në familjen e virusëve të quajtur enterovirusë dhe zakonisht gjendet në gojë, stomak, zorrë të hollë e të trash.

Rreth gjysma e fëmijëve që infektohen nuk kanë simptoma. Ndërsa pjesa tjetër, kanë dhimbje të fytit, të përziera, temperaturë, kokëdhimbje, flluska në duar, gojë e këmbë.

Ky virus përhapet përmes ajrit, kur një person pëson teshtinë, kollitet apo frynë hundët.

Fëmijët e vegjël mund ta marrin këtë virus edhe gjatë prekjes së lodrave të ndryshme.

Andaj rekomandohet që fëmijët të mbajnë distancë nga fëmijët tjerë, të lajnë duart shpesh e të mos prekin sytë, hundën e gojën.

Se ky virus është përhapur te fëmijët në vend e ka konfirmuar edhe pediatric Ramush Beiqi.

Ai për Express ka thënë se një numër i madh i fëmijëve me ndryshime në duar, gojë, fytyrë e pjesë të tjera të trupit kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Ai ka treguar se numri më i madh i fëmijëve kanë qenë parashkollorë.

“Në kohët e fundit, në dy javët e fundit është lajmëruar një numër i madh i fëmijëve me këto ndryshime në duar, në shuplaka, përreth gojës, në fytyrë, në pjesën gjenitale dhe në gishtat e këmbëve. Më shumë kemi pasur fëmijë parashkollor deri në moshën 9-10 vjeç. Ai nuk përngjan shumë më infeksionin viral, është më shumë infeksion bakteror për shkak se shumica e ndryshimeve kanë edhe qelb që tregon që është infeksion bakteror i kontaminuar”, ka deklaruar ai.

Beiqi ka thënë se ky virus është shumë lehtë i transmetueshëm.

Sipas tij, fëmijët që infektohen me të duhet të izolohen për tre-katër ditë në mënyrë që mos të rrezikojnë edhe fëmijët tjerë.

“Mendoj që nuk duhet të bëhet panik, duhet që fëmijët prej qëndrimit kolektiv të izolohen, të mos vizitojnë qerdhet e shkollat tre-katër ditë derisa të shërohen. Trajtimi është shumë i lehtë për tre-katër ditë ato hiqen. Mendoj se nuk duhet të bëhet panik sepse është infeksion që shtrihet shpejtë ndërmjet fëmijëve, por me një trajtim tre-katër ditorë fëmija është i shëndoshë. Fëmijët që janë të prekur duhet të izolohen prej shkollës e prej qerdhes, e të trajtohen në mënyrë që fëmijët që janë të shëndoshë mos i ekspozohen infeksionit”, ka shtuar ai.

Beiqi ka thënë se ky infeksion është bakteror dhe jo sezonal.

Virusi që po përhapet me shpejtësi te fëmijët? Ja çfarë shqetësimesh po shfaqin të prekurit Read More »

Lajm i mirë/ Italia do të kurojë falas fëmijët shqiptarë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri Italian Roberto Speranza nënshkruan sot në Romë marrëveshjen 5-vjeçare të bashkëpunimit, për sigurimin e e trajtimit falas për të gjithë fëmijët hemofilikë në Shqipëri.

Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar në Facebook, momentin e nënshkrimit të marrëveshjes mes dy vendeve. Gjithashtu gjatë këtij takimi u fol për mundësinë e rishikimit të vendimit që kufizon udhëtimet e qytetarëve shqiptarë në Itali.

“Ministrja Ogerta Manastirliu dhe Ministri Italian i Shëndetësisë Roberto Speranza nënshkruan sot në Romë marrëveshjen 5-vjeçare të bashkëpunimit mes Ministrive të Shëndetësisë për sigurimin e trajtimit falas dhe profilaksisë për të gjithë fëmijët hemofilikë në Shqipëri.

Ministrat e dy vendeve u angazhuan për të shtrirë bashkëpunimin edhe në sektorë të tjerë të shëndetësisë, duke nisur nga autonomia spitalore.Gjatë takimit dypalësh, u diskutua edhe mbi rishikimin në fillim të dhjetorit të vendimit që kufizon udhëtimet e qytetarëve shqiptarë në Itali”, shkruan Rama.

Lajm i mirë/ Italia do të kurojë falas fëmijët shqiptarë Read More »

Si të dalloni ftohjen, gripin dhe pneumoninë

Pas lehtësimit të kufizimeve të koronavirusit, imuniteti ynë ndaj viruseve të zakonshme është “më i ulët se kurrë”. Me rastet e ftohjes në rritje, shefi farmacist i Boots ndan këshilla se si të dalloni dallimin midis të ftohtit, gripit dhe pneumonisë.

Boots kanë parë një rritje prej 125 për qind në shitjet e trajtimeve të kollës dhe të ftohtit në fillim të muajit, ndërkohë që Britania po përjeton një rritje të papritur të numrit të njerëzve që vuajnë nga i ashtuquajturi “super i ftohtë”.

Për shkak të ngjashmërisë së simptomave midis të ftohtit, gripit dhe pneumonisë, mund të jetë e vështirë të dallosh se cila gjendje po ju shqetëson. Këtu janë këshilla nga Marc Donovan.

Simptomat e zakonshme të ftohjes

Ftohja është një infeksion i butë viral i hundës, fytit, sinuseve dhe rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, sipas NHS.

“Zakonisht përfshin teshtitjen dhe kollën, së bashku me dhimbje fyti, dhimbje koke dhe ndonjëherë humbje të shijes dhe nuhatjes,” tha Donovan. I ftohti zakonisht largohet vetë brenda një ose dy javësh. Donovan sugjeron përdorimin e ilaçeve kundër dhimbjeve dhe sprej për hundë, për të lehtësuar simptomat.

Simptomat e gripit

Gripi shkaktohet nga një grup i ndryshëm virusesh sesa ftohja e zakonshme dhe simptomat priren të jenë më të rënda dhe të zgjasin më gjatë. Simptomat e gripit mund të jenë shumë të ngjashme me ftohjen e zakonshme; megjithatë, temperatura është shumë më e zakonshme.

Kolla është zakonisht më e thatë, dhe dhimbjet, dhimbjet dhe lodhja mund të jenë shumë më të rënda, ndonjëherë që zgjasin deri në tri javë. Nëse simptomat tuaja nuk fillojnë të përmirësohen brenda shtatë ditëve ose janë vërtet të rënda, duhet të flisni me mjekun tuaj të përgjithshëm.

Simptomat e pneumonisë

Pneumonia është ënjtja e indit në njërën ose të dyja mushkëritë e shkaktuar nga një infeksion bakterial ose viruse duke përfshirë koronavirusin. Pneumonia është ënjtja e indeve në një ose të dy mushkëritë.

“Simptomat e pneumonisë mund të zhvillohen papritmas gjatë 24 deri në 48 orë, ose ato mund të zhvillohen më ngadalë brenda disa ditësh,” shpjegoi farmacisti i Boots.

“Simptomat e zakonshme të pneumonisë përfshijnë ethe, një kollë e cila mund të jetë e thatë, ose me mukozë, djersitje dhe dridhje ose vështirësi në frymëmarrje”, shtoi ai.

Vështirësia në frymëmarrje është një nga simptomat kryesore që mund t’ju ndihmojë të dalloni midis kushteve. Pneumonia është e zakonshme gjatë muajve të vjeshtës dhe të dimrit.

Si gjithmonë, nëse jeni të shqetësuar për simptomat tuaja të pneumonisë, duhet të flisni me mjekun tuaj. Për shkak të ngjashmërive midis këtyre tre kushteve, mund të kontaktoni mjekun tuaj të përgjithshëm.

Kur bëhet fjalë për parandalimin, mund të përpiqeni të shmangni kontaktin me njerëz të sëmurë dhe rekomandohet larja e shpeshtë e duarve. Lënia e duhanit mund të jetë gjithashtu e dobishme pasi dëmton mushkëritë tuaja dhe rrit mundësinë e infeksionit.

Si të dalloni ftohjen, gripin dhe pneumoninë Read More »

Disa nga simptomat e zgjatura si pasojë e C ovid. Lodhje kronike dhe sulm në zemër

Disa nga simptomat e sëmundjes së zgjatur të shkaktuar nga koronavirusi janë lodhja kronike, turbullimi i mendimit, pagjumësia, probleme në zemër dhe vështirësi në frymëmarrje. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lesia Bakalets, përshkruan se çfarë përfaqëson realisht COVID-i zgjatur dhe se si po e kurojnë atë mjekët në Amerikë.

Pasi kalojnë COVID-19ën, shumë njerëz ankohen për simptoma të vazhdueshme për muaj të tërë. Sipas një raporti të organizatës jofitimprurëse FAIR Health, rreth 15-20% e atyre që janë prekur nga virusi vazhdojnë të kenë simptoma muaj më vonë. 14-vjeçarja Seaenna nga shteti Cleveland u sëmur nga COVID-i rreth një vit më parë.

“Kur m’u rikthye nuhatja, ishte komplet ndryshe, si e transformuar. Ushqimet e rregullta më japin shijen e llastikut që digjet. Një aromë e çuditshme”, thotë ajo. Doktorët e quajnë këtë periudhë të gjatë rikuperimi “COVID-i i zgjatur”. Organizata Botërore e Shëndetësisë e quan periudhën “post-COVID”. “Ndodh tek individët që janë infektuar nga SARS-CoV-2, zakonisht rreth tre muaj më pas.

Me simptomat që dallohen për të paktën tre muaj pas infektimit me koronavirus dhe zgjasin edhe për të paktën dy muaj të tjerë dhe që nuk mund të shpjegohen nga një diagnozë tjetër”, thotë Janet Diaz, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve përshkruajnë 18 simptoma të zakonshme, përfshirë kollën, dhimbjet e kokës, probleme me frymëmarrjen, pagjumësinë, çrregullimin e rrahjeve të zemrës dhe shpesh lodhje kronike.

“Është shumë e pranishme. Lodhja kombinohet me simptoma si ‘mjegullimi i trurit’, që do të thotë vështirësi në përqëndrim, mungesë kthjellimi…”, thotë Linda Geng, nga klinika “Stanford PACS”. Dr. Geng kuron pacientët me COVID-in e zgjatur. Ajo thotë se sfida është diagnostikimi i saktë, që këto simptoma të zakonshme janë për shkak të post-COVID-it dhe jo diçkaje tjetër.

“Ka një lidhje mes vazhdimësisë së simptomave, që nuk i kishin përpara se të merrnin COVID-in dhe të faktit që nuk patën ndryshime të tjera shëndetësore. Kjo eliminon disi mundësitë e tjera”, thotë doktore Geng. Qendrat shëndetësore për COVID-in e zgjatur po shtohen me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara. Në mediat sociale janë krijuar grupe për të ndihmuar pacientët që përballen me pasojat mendore të simptomave post-COVID.

Ish-infermierja Laney Bond thotë se grupit të saj në mediat sociale i shtohen 1500 persona në javë. “Jemi përqëndruar tek informimi i pacientëve”, thotë ajo. Institutet Kombëtare të Shëndetit kanë filluar një projekt prej 470 milionë dollarësh, për të mësuar më shumë rreth simptomave të post-COVID-it dhe për të gjetur një kurë për to./ Marrë nga VOA

Disa nga simptomat e zgjatura si pasojë e C ovid. Lodhje kronike dhe sulm në zemër Read More »

Ja kush janë ushqimet që rrisin humorin dhe largojnë mërzinë

Të dhënat studimore konfirmojnë se ka disa ushqime që mund të përmirësojnë humorin duke nxitur çlirimin e disa hormoneve të mira në tru. Të gjithë e dimë fuqinë e humorit të keq dhe ndikimin e tij në mbarëvajtjen e ditës.

Humori i keq shpërthen si pasojë e dozave të ulëta të dopaminës dhe serotoninës, dy hormone që prodhohen në tru e që janë përgjegjëse për mendime të gëzuara dhe ndjenja pozitive.

Mungesa e dopaminës dhe serotoninës mund ta bëjë një person të ndihet i acaruar, në depresion apo në ankth.

Rrjedhimisht është shumë e rëndësishme që truri të ushqehet me produkte që nxisin prodhimin e këtyre hormoneve.

Një regjim i shëndetshëm ushqimor mund të përmirësojë humorin në përgjithësi, por ushqimet e mëposhtme arrijnë të përmirësojnë humorin në mënyrë krejt natyrale dhe menjëherë.

Buka me drithëra të plota
Buka është e pasur me karbohidrate që arrijnë shumë shpejt tek qelizat e trurit dhe nxisin prodhimin e serotoninës.

AgroWeb.org ju rekomandon të keni kujdes me sasinë nëse keni problem peshën.

Çokollata
Çokollata, veçanërisht ajo e zezë, është një ushqim tjetër që gëzon trurin.

Çokollata përmban shumë antioksidantë që të ngrejnë humorin menjëherë dhe trajtojnë simptomat e depresionit.

Spinaqi
Përbërësit natyralë të spinaqit përmirësojnë humorin shumë lehtë.

Kjo barishte është e pasur me hekur dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në tru, duke nxitur prodhimin e hormoneve të mira.

Portokallet
Portokallet janë ndër agrumet më të rekomanduara kundër depresionit.

Ato janë të pasura me vitaminë C dhe folat, të cilat ndihmojnë në rritjen e nivelit të dopaminës.

Peshku
Sipas informacioneve të AgroWeb.org, peshku është i pasur me acidet yndyrore omega-3 që përmiërsojnë humorin duke rritur nivelet e serotoninës.

Shafrani i Indisë – Tumerik
Shafrani është një erëz shumë e mirë për humorin dhe gjendjen shpirtërore.

Konsumi i tij shmang luhatjet e humorit gjatë simptomave të ciklit tek gratë.

Shafranin apo tumerikun e gjeni në markete dhe dyqane ku shiten erëzat.

Arra e kokosit
Arra e kokosit përmban acide yndyrore omega-3.

Ato kanë aftësinë të stimulojnë prodhimin e serotoninës dhe të qetësojnë nervat.
(Balkanweb)

Ja kush janë ushqimet që rrisin humorin dhe largojnë mërzinë Read More »

E rrallë, për herë të parë vjen në jetë ‘bebi gjigant ‘ shqiptar/ Mjeku: Nuk e kam hasur asnjëherë në jetën time këtë (foto)

E rrallë në Kosovë! Për herë të parë ka ardhur në jetë një foshnjë me peshën 6.6 kg. Pesha por dhe se ndodh për herë të parë, ka bërë që ky rast të konsiderohet si “fëmija gji gant”.

Prindërit e “fëmijës gj igand” janë Alitcia Forsberf dhe Armend Caushi. Ndërsa bebushit i kanë vendos emrin Eldon.

“Ne pamë madhësinë e bebes dhe na thanë që do të ishte 6 kg. Më pas po afronim drejt lindjes dhe na thanë që është shumë i madh bebi. Bëmë sondën dhe na thanë që fëmija juaj do të ishte 6.6 kg dhe do duhet ta lindësh me mënyrë cezariane. Nuk kishte ndonjë rre zik, ndonjë komplikacion gjatë lindjes”, tha mamaja e bebushit, Eldon.

Ndërsa, mjeku i cili ka ndjekur lindjen e bebit, Naser Rfuina rrëfen se ky është rasti i parë në Kosovë me këtë peshë kaq të madhe.

“Ka pas lindje me peshë të madhe, po me këtë peshë është hera e parë. Fillimisht ka qenë e vështirë me identifiku pasi gruaja ka qenë ob eze. Ka qenë e vështirë se këto lidnje janë me rr ezik si për foshnjen ashtu edhe për nënën”, shprehet ai.

E rrallë, për herë të parë vjen në jetë ‘bebi gjigant ‘ shqiptar/ Mjeku: Nuk e kam hasur asnjëherë në jetën time këtë (foto) Read More »