Shendetesi

Urdhër i ri për mamografitë, Manastirliu: Orare paradite dhe pasdite për kontrollin e gjirit

Përveç 12 mamografëve në spitale, shërbimi ofrohet falas përmes mamografëve të lëvizshëm edhe në zonat e thella-

TIRANË, 5 tetor/ATSH/- “Kontrolli i kancerit të gjirit për gratë duhet të kthehet në një kontroll rutinë, vetëm kështu mund të fitohet beteja me këtë sëmundje”.

Apeliu bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastarliu në Lezhë, ku aktualisht po ofrohet shërbimi i mamografisë falas përmes mamografit të lëvizshëm.

Nga Lezha, Manastirliu lajmëroi edhe zgjerimit të orarit për ofrimin e shërbimit të mamografisë në spitalet ku ofrohet ky shërbim. “Duke qenë se fokusi ynë primar është te parandalimi, gjatë muajit Tetor në të gjithë njësitë ku ofrohet shërbimi i mamografisë gratë mund ta kryejnë mamografinë edhe në oraret e pasdites, deri në orën 18:00”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se që nga viti 2015 janë më shumë se 20 mijë gra që kanë kryer kontrollin e gjirit në njësitë e mamografive të lëvizhme, Manastirliu tha se mamografët e lëvizshëm janë shpërndarë nga veriu në jug sipas një kalendari të përcaktuar.

“Ne kemi hartuar gjatë këtij muaji një kalendar të mamografëve të lëvizshëm dedikuar muajit Tetor të cilët do të jenë në Lezhë, Librazhd, Mirditë, Lushnje, Pukë, Tropojë, Fier, Krujë, Kuçovë, Bulqizë, Përmet”, tha ministrja.

Për periudhën Janar – Shtator 2019 janë 9,496 gra që kanë kryer falas afër vendbanimit mamografinë, nga të cilat 2500 gra e kanë kryer ekzaminimin e gjirit në mamografët e lëvizshëm. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur një fushatë sensibilizuese me aktivitete të ndryshme për ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për të kryer kontrollin e gjirit, për të parandaluar në kohë sëmundjen./atsh

Urdhër i ri për mamografitë, Manastirliu: Orare paradite dhe pasdite për kontrollin e gjirit Read More »

Radioterapi e specializuar në QSUT, vogëlushi Roegen rezulton i shëruar nga një sëmundje shumë e rrezikshme

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot lajmin e mirë se vogëlushi Roegen, pas rezonancës së kryer me pajisjet e teknologjisë së fundit në QSUT, rezulton i shëruar nga një sëmundje shumë e rrezikshme.

Njësia e Radioterapisë së Shërbimit Onkologjik të QSUT-së realizoi për herë të parë trajtimin cranio-spinal të vogëlushit. Ky trajtim u realizua falë teknikave të avancuara të rrezatimit, të disponueshme në QSUT në konsultim me kolegët e Spitalit të Neurokirurgjisë dhe Onko-Pediatrisë dhe përfundoi me sukses.

Kryeministri vlerëson ekipin e mjekëve shqiptar të cilët punuan pa lodhje për shërimin e Roegenit.

“Ekipi mjekësor shqiptar i radioterapisë, neurokirurgjisë dhe onkopediatrisë realizuan për herë të parë në Shqipëri, trajtimin me radioterapi të specializuar të një pacienti në moshë pediatrike, nëpërmjet akseleratorit linear në Spitalin Onkologjik në QSUT”, – tha Rama. /atsh

Radioterapi e specializuar në QSUT, vogëlushi Roegen rezulton i shëruar nga një sëmundje shumë e rrezikshme Read More »

7 gjërat e f.rikshme që i ndodhin trupit nëse shmangni mëngjesin

E dini që çdo ditë duhet të konsumoni pesë vakte: mëngjes, drekë, darkë dhe dy mes vakte, një pasdite dhe një në mesditë, në mënyrë që të mos gjendemi shumë të uritur në vaktin tjetër?! Nëse mendoni se do të humbisni peshë duke anashkaluar ushqimet, e keni gabim. Dhe nëse planifikoni të shmangni mëngjesin, atëherë jeni me të vërtetë në rrezik…

Nëntë italianë nga 10 hanë mëngjes. Por 17% besojnë se kapërcimi i tij nuk është problem. Por, Dr. Valeria del Balzo, biologe ushqimore në Universitetin e La Sapienza di Roma na tregon se çfarë ndodh me trupin nëse shmangim mëngjesin.

Mungesa e fuqisë

Pas agjërimit gjatë natës, furnizimet e glukozës janë varfëruar dhe është mirë t’i rivendosni ato me mëngjes, i cili mban në ekuilibër mekanizmat endokrine, metabolikë dhe kardiovaskular. Ne duhet të mbushim rezervuarin tonë në mëngjes, duke filluar me karbohidratet, qumështin dhe frutat: bukë, biskota, drithëra, sheqerna që lëshojnë ngadalë energjinë gjatë gjithë mëngjesit dhe ditës. Dhe kos, me proteinat dhe yndyrnat që na bëjnë të ndjehemi të ngopur.

Ballina Jete/Stil
Jete/Stil
7 gjërat e f.rikshme që i ndodhin trupit nëse shmangni mëngjesin
Nga user -October 4, 2019062

E dini që çdo ditë duhet të konsumoni pesë vakte: mëngjes, drekë, darkë dhe dy mes vakte, një pasdite dhe një në mesditë, në mënyrë që të mos gjendemi shumë të uritur në vaktin tjetër?! Nëse mendoni se do të humbisni peshë duke anashkaluar ushqimet, e keni gabim. Dhe nëse planifikoni të shmangni mëngjesin, atëherë jeni me të vërtetë në rrezik…

Nëntë italianë nga 10 hanë mëngjes. Por 17% besojnë se kapërcimi i tij nuk është problem. Por, Dr. Valeria del Balzo, biologe ushqimore në Universitetin e La Sapienza di Roma na tregon se çfarë ndodh me trupin nëse shmangim mëngjesin.

Mungesa e fuqisë

Pas agjërimit gjatë natës, furnizimet e glukozës janë varfëruar dhe është mirë t’i rivendosni ato me mëngjes, i cili mban në ekuilibër mekanizmat endokrine, metabolikë dhe kardiovaskular. Ne duhet të mbushim rezervuarin tonë në mëngjes, duke filluar me karbohidratet, qumështin dhe frutat: bukë, biskota, drithëra, sheqerna që lëshojnë ngadalë energjinë gjatë gjithë mëngjesit dhe ditës. Dhe kos, me proteinat dhe yndyrnat që na bëjnë të ndjehemi të ngopur.

Hidratim i ulët sidomos në verë

Duhet të marrim shumë lëngje që nga mëngjesi, duke pirë qumësht të freskët me ose pa kafe. Qumështi përmban ujë, proteina, yndyrna, sheqerna, kripëra minerale, vitamina. Kosi dhe lëngu i frutave pa sheqer ose çaji i shtuar janë të mirë gjithashtu.

Ju shëndosheni

Duke anashkaluar mëngjesin, ju shëndosheni, nuk humbni peshë. Sepse duke ngrënë herët në mëngjes ne rrisim ndjenjën e përgjithshme të ngopjes.

Ju jeni nervoz

Edhe gjendja shpirtërore përmirësohet: e ëmbla rrit prodhimin e serotoninës e cila na qetëson dhe largon stresin, duke na dhënë një ndjenjë të mirëqenies që do të na shoqërojë gjatë gjithë ditës.

Aktivitet i ngadalshëm njohës

Kalimi i mëngjesit zvogëlon aftësinë për t’u përqendruar, ndërsa një vakt i mirë përmirëson kujtesën, nivelin e vëmendjes, dëgjimin dhe mirëkuptimin.

Performanca sportive e ulët

Sporti rrezikohet nëse nuk konsumoni mëngjes, sepse ne duhet të rindërtojmë dhe zgjedhim rezervat tona të karbohidrateve, mëlçisë dhe muskujve që na japin energji për të bërë aktivitete fizike.

Zemra është në rrezik

Ushqimi i mëngjesit përmirëson shëndetin tonë, duke zvogëluar rrezikun e hipertensionit dhe goditjeve kardiovaskulare.

7 gjërat e f.rikshme që i ndodhin trupit nëse shmangni mëngjesin Read More »

Kanceri i gjirit/ 19% më shumë gra kanë kryer kontrollin në 2019

Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje.

Ai organizohet çdo vit dhe synon të shpërndajë informacion në lidhje me shëndetin e gjirit, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë globin.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot shifrat e kontrollit të gjirit në 9 mujorin e 2019.

“+ 19% gra më shumë kanë kryer kontrollin e gjirit në 9 mujorin 2019, krahasuar me 9 mujorin 2018. Nga 5 mamografët e rinj nga prill 2018 deri në shtator 2019 kanë përfituar 5 531 gra”, thekson Rama.

Çdo vit fushata kundër kancerit të gjirit fillon më 1 tetor dhe përfundon më 31 tetor. Vetëm gjysëm ore nga koha e çdo gruaje për të kryer ekzaminimin për kancerin e gjirit shpëton jetë, ndërsa 1 në 8 gra diagnostikohet me këtë sëmundje./atsh

Kanceri i gjirit/ 19% më shumë gra kanë kryer kontrollin në 2019 Read More »

“Dikur nëna të përlotura, sot gjyshe të lumtura”, mesazhi frymëzues i mjekes Adelina Mazreku në luftën kundër kancerit të gjirit

Onkologia Adelina Mazreku është një shembull frymëzimi për punën e palodhur dhe përkushtimin për disa dekada në spitalin onkologjik.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar mesazhin frymëzues të doktoreshë Mazrekut që i është bashkuar fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të rritur ndërgjegjësimin për luftën kundër kancerit të gjirit.

“Prej shumë e shumë vitesh shpesh jam ndeshur edhe me kancerin e gjirit. Por mos u trembni. Secila nga ne mund të jetë pre e kancerit të gjirit, por jo detyrimisht viktimë e tij. Përvoja botërore, por edhe përvoja ime profesionale shumëvjeçare ka treguar se kur kanceri zbulohet në stade sa më të hershme dhe mjekohet mbi parime onkologjike, ai mund të shërohet”, deklaron Adelina Mazreku.

Ajo shprehet se “shpesh më takon që të takoj ish-paciente të mijat të cilat dikur kanë qenë nëna të përlotura dhe sot janë gjyshe të lumtura”.

“Pra eja që të luftojmë së bashku, kanceri i gjirit mund të mposhtet”, apelon onkologia Adelina Mazreku. /atsh

“Dikur nëna të përlotura, sot gjyshe të lumtura”, mesazhi frymëzues i mjekes Adelina Mazreku në luftën kundër kancerit të gjirit Read More »

Aroni 2-vjeçar del nga rreziku për jetën, Rama: Mrekullitë ndodhin, ndjekim hap pas hapi rikuperimin

Pas përpjekjeve në kufijtë e të pamundurës së ekipeve mjekësore të Traumës, Djegie-Plastikës, Kirurgjisë Infantile dhe pastaj në Reanimacionin e QSUT-së, sot Aroni 2-vjeçar ka dalë nga rreziku për jetën, pas një aksidenti që sipas çdo gjase, ishte vdekjeprurës.

Duke ndarë këtë lajm të mirë, Kryeministri Edi Rama nënvizoi po ashtu edhe përkushtimin e ekipit të mjekëve.

“Mrekullitë ndodhin. Po, një mrekulli është çfarë ka ndodhur me Aronin e vogël 2-vjeçar. Rikuperimi mbetet i vështirë, por Ogerta dhe mjekët do ta ndjekin hap pas hapi ecurinë e Aronit, për çdo kurë të specializuar e ndihmë që do të ketë nevojë, 24 orë në 24”, tha Rama./atsh

Aroni 2-vjeçar del nga rreziku për jetën, Rama: Mrekullitë ndodhin, ndjekim hap pas hapi rikuperimin Read More »

Spitali i Ri i Kirurgjisë/ 7 salla operacioni me teknologjinë e fundit, nga tetori, shërbim me standarde të BE

“Nga muaji Tetor do të hapë dyert spitali i ri i kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, një investim prej afro 9 milion eurosh, që do të sjellë pas shumë dekadash, standarde europiane për kirurgjinë shqiptare”, tha sot ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, prezantoi në një intervistë për ERTV, ambientet e këtij spitali, nga dhomat për çdo pacient pajisur me mjete jetike dhe kushte moderne të akomodimit, deri te 7 sallat e operacionit të pajisura me aparatura të teknologjisë së fundit.

“Spitali i ri i kirurgjisë ka një kapacitet prej 120 shtretërish dhe rreth 8000 ndërhyrje në vit, për t’i shërbyer 60 mijë pacientëve. Shtimi i kapaciteteve, infrastruktura dhe aparaturat e reja do të krijojnë mundësinë që në kirurgji tashmë të punohet me dy turne, për të ofruar më shpesh shërbimet e ndërhyrjeve kirurgjikale”, tha ajo.

Në vijim Manastirliu tha se “Ky është një investim i munguar prej dekadash për kirurgjinë shqiptare. Spitali do të ofrojë shërbime terciare të cilësisë së lartë për ata pacientë që vuajnë nga patologji të vështira, do të rrisë ciëlsinë e shërbimit duke ofruar më shumë garanci. Ky spital i ri ofron 7 salla operacioni që janë të pajisura me teknologjinë më të sofistikuar. Nuk ka asgjë që ndryshon nga cilësia e pajisjeve dhe infrastrukturës që janë këtu, me ato të një spitali europian në vendet e BE-së”.

“Tashmë ka përfunduar instalimi i gazrave mjekësorë, janë vendosur aparaturat e nevojshme dhe mobilimi spitalor është në dispozicion. 8 shtretër do të jenë në dispozicion për akomodimin e pacientëve që parapërgatiten për të hyrë në operacion. Si kapacitet, pritet që numri i ndërhyrjeve që do të kryhen në vit të shkojë deri në 8000 mijë ndërhyrje që do kryhen me një infrastrukturë të re dhe mbi 60 mijë pacientë që vijnë edhe për mikrokirurgji apo shërbime të tjera”, shtoi Ministrja e Shëndetësisë.

Manastirliu theksoi se shërbimi i reanimacionit sipas standardeve të BE në këtë spital është një tjetër mjedis me rëndësi. Tashmë aty sigurohen edhe bokset e izolimit në rast se ka infeksion spitalor dhe një pacient duhet mbajtur në izolim.

Sipas Manastirliut, ky investim kompleton investimet e qeverisë shqiptare për kirurgjinë, veçanërisht pas programit për sterilizimin e instrumentave kirurgjikalë, i cili ka reduktuar ndjeshëm numrin e infeksioneve spitalore në vendin tonë.

Ministrja siguroi se një tjetër projekt me rëndësi që nis së shpejti në QSUT është rehabilitimi i spitalit pediatrik dhe i reanimacionit pediatrik, i cili po ashtu do të rrisë standardet e ofrimit të shërbimit për pacientët shqiptarë. /atsh

Spitali i Ri i Kirurgjisë/ 7 salla operacioni me teknologjinë e fundit, nga tetori, shërbim me standarde të BE Read More »

Qelizat e trurit veprojnë në kor

Qelizat e trurit nuk janë të vetmuara, por në shumë raste ato veprojnë si në një kor duke ndarë aktivitetin e tyre elektrik, sipas zbulimit të botuar në ”Journal of Neuroscience”.

“Si një libër, ku faqet individuale nuk janë të ndryshme, por tregojnë pjesë të vogla të tekstit të zakonshëm ose si një grup njerëzish që fishkëllejnë një motiv shumë të ngjashëm”, shkruajnë studiuesit, të cilët zbuluan fenomenin e quajtur “korrelacion”.

Studiuesit vëzhguan aktivitetin e dy neuroneve ngacmuese, pra të atyre që stimulojnë aktivitetin e neuroneve të tjera dhe të neuroneve frenuese, të cilat bllokojnë veprimin e dy të parëve.

Zbulimi tregon se qelizat ngacmuese kanë tendencë të preferojnë individualitetin dhe të zvogëlojnë tepricën e mesazheve të veta, ndërsa ato ndaluese ​​reagojnë si një kor. Të gjitha këto na lejojnë të shtojmë një pjesë të re në të kuptuarit se si neuronet organizojnë informacionin në tru./ atsh

Qelizat e trurit veprojnë në kor Read More »