Shendetesi

Këngëtarja Jonida Maliqi i bashkohet fushatës “Tetori rozë”

Këngëtarja Jonida Maliqi i është bashkuar fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë “Tetori rozë” dhe ka një mesazh sensibilizues për të gjitha gratë.

Në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit këngëtarja Jonida Maliqi bën një thirrje për gjitha gratë dhe vajzat ku shprehet se kanceri i gjirit nuk diskriminon dhe të gjitha jemi të rrezikuara.

Gjithashtu ajo i bën apel të gjitha grave dhe vajzave të mos anashkalojnë vetkontrollet dhe kontrollet rutinë.

“Kanceri i gjirit nuk diskriminon të gjitha jemi të rrezikuara. Këtë tetor rozë unë i bashkohem nismës së ministrisë të Shëndetësisë në luftën kundër kancerit të gjirit. Mos anashkaloni vetëkontrollet dhe kontrollet rutinë”, tha Maliqi në videomesazhin e saj. /atsh

Këngëtarja Jonida Maliqi i bashkohet fushatës “Tetori rozë” Read More »

Kanceri i gjirit/ Soreca i bashkohet fushatës së MSH-së: Fuqia e një zëri mund të ndryshojë jetën

“Fuqia e një zëri mund të ndryshojë jetën”, kështu u shpreh Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca me mesazhin e tij, duke ju bashkuar fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për luftën kundër kancerit të gjirit.

“Lufta kundër kancerit të gjirit mund të fitohet. Zbulimi i hershëm, teknologjitë e reja dhe trajtime më të mira janë në dispozicion të grave për t’i mbështetur në këtë luftë”, është shprehur Soreca.

Duke ftuar të mbijetuarat nga kanceri i gjirit për t’u angazhuar në këtë kauzë, Ambasadori tha se “kam një mesazh të veçantë për të mbijetuarat nga kanceri i gjirit. Ndajeni historinë tuaj. Historia juaj mund të rrisë ndërgjegjësimin te njerëzit që ju rrethojnë. Fuqia e një zëri mund të ndryshojë jetën. Angazhimi juaj është ai që do të bëjë ndryshimin.Parandalimi kancerit të gjirit mund të shpëtojë jetë. Bashkimi Europian do të vazhdojë të rrisë ndërgjegjësimin derisa askujt të mos i duht ta kalojë sërish këtë sëmundje të tmerrshme”.

Tetori është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka filluar një fushatë sensibilizimi për të gjitha gratë dhe vajzat për të kryer kontrollin periodik të gjirit. 19 % më shumë gra kanë kryer kontrollin e gjirit në 9 mujorin e 2019, krahasuar me 9 mujorin e 2018.

5531 gra kanë përfituar kontrollin e gjirit nga mamografët e lëvizshëm në periudhën prill 2018 – shtator 2019./atsh

Kanceri i gjirit/ Soreca i bashkohet fushatës së MSH-së: Fuqia e një zëri mund të ndryshojë jetën Read More »

Renis Muca niset drejt Ankarasë

Para pak ditësh, “Stop” transmetoi a pelin e prindërve, Remzi Muca dhe Bukuroshe Xhediku për djalin e tyre, Renis Muca, 14 vjec, i a ksidentuar në 17 korrik 2019.

Nga s pitali i T raumës ata kërkuan 60 mijë euro për 4 muaj trajtim në një spital privat në Ankara dhe shumën për avionin, që të bëhet transporti.

Pas këtij a peli, fondacioni “Shqiptarët për shqiptarët” gjeti mundësinë e avionit a mbulator dhe Elvis Naci tha, se janë de pozituar edhe 5 mijë euro për kurimin e tij.

Ndërsa sot Renisi është nisur drejt Ankarasë në Turqi, ku do të marrë ndihmë mj ekësore të sp ecializuar.

Renis Muca niset drejt Ankarasë Read More »

“Tetori rozë”, Margarita Xhepa një mesazh të ndjerë për nënat

Margarita Xhepa, aktorja e dashur për shumë breza, i është bashkuar fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë “Tetori rozë” dhe ka një thirrje zemre për të gjitha gratë.

Në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, aktorja e mirënjohur Margarita Xhepa bëri një thirrje të ndjerë për të gjitha nënat shqiptare, të kujdesen për veten, të kryejnë kontrollin rutinë sepse kancer i gjirit nëse kapet në kohë mund të shërohet.

“Nënat janë mbështetja më e madhe e fëmijëve dhe bashkëshortëve të tyre. Kur sëmuret nëna, sëmuret e gjithë shtëpia. Prandaj të dashura gra, shkoni për një vizitë rutinë te mjeku. Mendoni për shëndetin tuaj dhe të fëmijëve, të cilët gjithmonë kanë nevojë për kujdesin dhe dashurinë tuaj. Kanceri i gjirit po të kapet që në fillim nuk bën rrezik”, tha Xhepa në videomesazhin e saj./atsh

“Tetori rozë”, Margarita Xhepa një mesazh të ndjerë për nënat Read More »

Drejtues dhe efektivë të Gardës dhurojnë gjak

Punonjësit e Gardës së Republikës kanë dhuruar sot gjak për të sëmurët në spitale, si një gjest solidariteti dhe humaniteti. Fushatës për dhurimin vullnetar të gjakut nën emrin “10 minuta për të shpëtuar 3 jetë!” i janë bashkuar drejtues dhe efektivë të Gardës.

“Të dhurosh gjak është një akt humanizmi dhe solidariteti, ndaj të gjithë së bashku, mund të rrisim ndërgjegjësimin për të siguruar gjak”, – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Shumë punonjës të Gardës shprehën vullnetin dhe dëshirën për të dhuruar gjak duke u solidarizuar me njerëzit në nevojë ndërkohë që vlen të theksohet se kësaj nisme punonjësit e Gardës i janë bashkuar çdo vit. /atsh

Drejtues dhe efektivë të Gardës dhurojnë gjak Read More »

Blogerja që fitoi betejën me kancerin, mesazh për të gjitha gratë

Blogerja e njohur shqiptare, Estela Ujka e cila pak kohë më parë u ndesh me sëmundjen e rëndë të kancerit të gjirit, i ka bërë apel të gjitha grave për të kryer kontrolle të shpeshta.

Përmes një mesazhi të ndarë në faqen zyrtare të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, Ujka i ka thënë grave të jenë pozitive dhe të forta përballë kësaj sëmundje.

“Unë jam Estela Ujka, blogere, bankiere, mama dhe grua por mbi të gjitha kam fituar betejën me kancerin. Muaji tetor është muaji i kancerit të gjirit ndaj unë ndjej përgjegjësinë time dhe i them çdo gruaje që ka përballuar këtë sëmundje për të qenë të forta dhe pozitive, por mbi të gjitha të diagnostifikohen përmes kontrolleve rutinë të herë pas hershme”, -thotë blogerja e njohur në mesazhin e saj.

Muaji tetor njihet ndryshe edhe si muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit ndërsa shifrat tregojnë se janë plot 700 raste në vit që zbulohen për herë të parë me këtë sëmundje./atsh

Blogerja që fitoi betejën me kancerin, mesazh për të gjitha gratë Read More »

Test i ri i gjakut zbulon praninë e 20 llojeve të kancerit

Një test i ri i gjakut premton të zbulojë praninë e 20 llojeve të kancerit, sipas zbulimit të institutit ”Dana Faber” në Boston (Harvard) dhe në testet e para tregoi saktësi të jashtëzakonshme në 99,6% të rasteve, ku testet ishin në gjendje të identifikonin saktë pacientët me tumor dhe organin nga i cili kishte origjinën kanceri.

Të dhënat u paraqitën në Konferencën e Shoqatës Europiane të Onkologjisë.

Analiza është zhvilluar nga ”Grail Inc”, një kompani e bioteknologjisë që përdor metoda novatore për të vëzhguar sekuencat gjenetike: konkretisht, provimi i ri kërkon të identifikojë praninë e substancave kimike mikro (metil) të përfshira përmes një proces i quajtur metilim në aktivizimin ose çaktivizimin e gjeneve që lidhen me zhvillimin e tumoreve.

Metoda është testuar në 3 600 pacientë, disa me kancer, të tjerë jo.

Testi zbuloi saktë disa tregues të pranishëm në gjakun e atyre që ishin të sëmurë si dhe identifikoi organin e origjinës së neoplazmës.

”Analiza e re është e ndryshme nga të ashtuquajturat biopsi të lëngshme, që kërkojnë mutacione gjenetike brenda ADN-së së qelizave të kancerit’’, theksuan shkencëtarët e institutit ”Dana Faber”./atsh

Test i ri i gjakut zbulon praninë e 20 llojeve të kancerit Read More »

Janar-gusht/ 5.496 gra kanë kryer mamografinë falas në spitalet e vendit

Të gjitha gratë dhe vajzat mund të kryejnë falas kontrollin periodik të gjirit, gjatë gjithë vitit në poliklinikat dhe spitalet publike.

Gjatë periudhës janar-gusht 2019, 5.496 gra kanë kryer mamografi falas në spitalet e vendit. Nga këto 1.199 janë kryer vetëm në QSUT sipas të dhënave të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Gjithashtu në shërbimin onkologjik janë kryer 31.362 vizita gjatë periudhës janar-gusht 2019​.

Ekzaminimin e mamografisë mund ta kryejnë të gjitha gratë në moshën mbi 50 vjeç. Por mund ta kryejnë edhe gratë e moshës 40-50 vjeç që janë në risk më të lartë (me risk të lartë konsiderohen ato gra që janë bartëse të defekteve gjenetike, që kanë histori familjare apo personale për kancer gjiri, probleme beninje të gjirit, që kanë fillim të hershëm dhe mbarim të vonshëm të menstruacioneve, mos lindje e fëmijës ose lindja e fëmijës mbi moshën 35 vjeç, obezitet, ind i ngjeshur të gjirit dhe ekspozim ndaj rrezatimit terapeutik).

Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit shpëton jetë. /atsh

Janar-gusht/ 5.496 gra kanë kryer mamografinë falas në spitalet e vendit Read More »