Shendetesi

I del anestezia gjatë lindjes, nëna: “I ndjeja muskujt e mi sesi po hapeshin. Nuk kisha provuar dhe nuk besoj se do të provoj asgje më të dh imbshme”

Një 27 vjeçare që do të lindte vendosi të kryente op erim cez arian që t’i ndjente dhi mbjet sa më pak. Por gjithçka mori një kthesë komplet tjetër.

Jodie Marsden, 27 vjeçe, i doli ane stezia gjatë momentit kur mjekët e kishin prerë që të nx irrnin djalin e saj, Arthur.

Jodie e p ërjetoi gjithë pre rjen për së gja lli dhe presioni i saj i gja kut u rrit aq shumë, saqë doktorët i bënë anestezi lokale, pasi ajo mund të kishte pësuar një atak në zemër.

Jodie i nd jeu gjithë dhimbjet për së gj alli dhe ka thënë se nuk do të lindë më ku rrë f ëmijë pas kësaj ng jarje të r ëndë që kaloi.

Jodie e p ërjetoi gjithë pre rjen për së gja lli dhe presioni i saj i gja kut u rrit aq shumë, saqë doktorët i bënë anestezi lokale, pasi ajo mund të kishte pësuar një atak në zemër.

Jodie i nd jeu gjithë dhimbjet për së gj alli dhe ka thënë se nuk do të lindë më ku rrë f ëmijë pas kësaj ng jarje të r ëndë që kaloi.

“Ndjeja se si org anet e mia po sht yheshin, dhe sesi mjekët po i tër hiqnin ato së bashku më fëmijën jashtë, ndjeja se si një mjek fuste dorën në bar kun tim, dhe se si një tjetër të rhiqte fëmijën për jashtë. I ndjeja muskujt e mi sesi po hapeshin. Nuk kisha provuar dhe nuk besoj se do të provoj asgje më të dh imbshme” , ka thënë 27 vjeçarja.

I del anestezia gjatë lindjes, nëna: “I ndjeja muskujt e mi sesi po hapeshin. Nuk kisha provuar dhe nuk besoj se do të provoj asgje më të dh imbshme” Read More »

Parandalimi i osteoporozës, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme që në fëmijëri

Në Ditën Botërore të Osteoporozës Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor jep disa këshilla dhe mënyra për parandalimin e saj.

Mënyra më e mirë për të parandaluar dobësimin e kockave është aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme që në fëmijëri, dhe ruajtja e këtyre zakoneve edhe në moshë të rritur.

Sipas FSDKSH shenjat e osteoporozës shfaqen tek personat me moshë mbi 50 vjeç. Osteoporoza shfaqet 15% tek gratë. Një person me osteoporozë është më i rrezikuar ndaj frakturës.

Osteoporoza, e njohur ndryshe si “epidemia e heshtur e kockave”, është një sëmundje që lidhet me humbjen e masës kockore. Kjo sëmundje e kockave, e cila deri para pak kohësh njihej si “sëmundja e grave”, për shkak se shfaqej kryesisht te gratë pas periudhës së menopauzës, nuk bën dallim në gjini dhe moshë.

Për personat e prekur nga kjo sëmundje, mjekët shprehen se një mjekim i përshtatshëm i kombinuar me ndryshime të stilit të jetës, mund t’i ndihmojë ata t’a mbajnë nën kontroll. Mjekët rekomandojnë ndryshimin e stilin e jetesës duke shtuar aktivitetin fizik dhe shtimin e ushqimeve të pasura me kalcium, në regjimin tuaj ushqimor. /atsh

Parandalimi i osteoporozës, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme që në fëmijëri Read More »

Trenjakët e lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, përfitojnë çekun e bebes

Një nënë e re pas 15 vitesh solli në jetë ditën e djeshme trenjakë, dy vajza dhe një djalë, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, të cilët përfituan edhe çekun e bebes.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila vizitoi nënën e re dhe fëmijët e porsalindur.

Ministrja i dorëzoi nënës së re edhe çekun e bebes.

“Prej 15 vitesh mezi prisnin të bëheshin prindër dhe 1 ditë më parë janë bërë me dy vajza e një djalë. Me kënaqësi i dhashë Etlevës çekun 3.6 milion lekë për trinjakët Mabel, Amelia dhe Elsjan”, shprehet Manastirliu.

Ministrja shprehet se “të porsalindurit dhe nëna gëzojnë shëndet të mirë, por janë ende në kujdesin e ekipit mjekësor të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë”.

Bonusi i bebes, politika e re sociale e Qeverisë mbështet rreth 30 mijë familje në vit. Këshilli i Ministrave miratoi në 12 dhjetor masën dhe procedurën e dhënies së çekut të bebeve për nënat me foshnja të sapolindura.

Ndihma e menjëhershme financiare u jepet familjeve në masën dyzet mijë lekë për lindjen e fëmijës së parë, tetëdhjetë mijë lekë për lindjen e fëmijës së dytë, njëqind e njëzet mijë lekë për lindjen e fëmijës së tretë dhe fëmijëve të tjerë në vijim.

Në rastet e nënave që lindin binjakë apo trinjakë: në rastin e parë masa e përfitimit është tetëdhjetë mijë lekë për secilin fëmijë dhe për rastin e dytë njëqind e njëzet mijë lekë për secilin fëmijë./atsh

Trenjakët e lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, përfitojnë çekun e bebes Read More »

Nën stres, qelizat e burrave kryejnë ”vetëvrasje”

Kur i nënshtrohen kushteve të veçanta të stresit, qelizat e burrave kryejnë ”vetëvrasje”, ndërsa qelizat e grave rezistojnë dhe mbijetojnë, sipas një studimi botuar në revistën ”Cell Death and Disease”, që siguron një tjetër provë shkencore që konfirmon se të qenit burrë apo grua kushtëzon fillimin e sëmundjeve dhe përgjigjen ndaj trajtimit.

Studimi arrin të identifikojë disa komponentë molekularë që mbështesin përgjigjen e ndryshme të qelizave mashkullore dhe femërore ndaj stresit.

“Në përgjithësi qelizat mashkullore (XY) i përgjigjen stresit duke shkuar në një vdekje të programuar (apoptozë), një formë e ‘vetëvrasjes’ qelizore të rregulluar, ndërsa qelizat femërore (XX), si përgjigje në të njëjtin stres, aktivizojnë mekanizmat e mbijetesës (autofagji) dhe i rezistojnë vdekjes së qelizave”, shpjegohet në studim./atsh

Nën stres, qelizat e burrave kryejnë ”vetëvrasje” Read More »

Tetori rozë, 1200 gra kanë kryer mamografinë falas gjatë një jave

Gjatë 2019 është trefishuar numri i grave që kanë kryer mamografinë falas.

“Vetëm në një javë gjatë muajit tetor, më shumë se 1200 gra e kanë kryer mamografinë falas, ndërsa gjatë vitit 2019, deri tani e kanë kryer ekzaminimin pa pagesë 9496 gra”, shprehet ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

Çdo vit fushata kundër kancerit të gjirit fillon më 1 tetor dhe përfundon më 31 tetor. Vetëm gjysmë ore nga koha e çdo gruaje për të kryer ekzaminimin për kancerin e gjirit shpëton jetë, ndërsa 1 në 8 gra diagnostikohet me këtë sëmundje.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur një fushatë sensibilizuese me aktivitete të ndryshme për ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për të kryer kontrollin e gjirit, për të parandaluar në kohë sëmundjen. /atsh

Tetori rozë, 1200 gra kanë kryer mamografinë falas gjatë një jave Read More »

Manastirliu: Mamografia e detyrueshme, Program Kombëtar për depistimin e kancerit të gjirit

“Program Kombëtar për depistimin e kancerit të gjirit, me vendosjen e mamografisë së detyrueshme për gratë mbi 50 vjeç”.

Deklarata u bë nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në Forumin e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik “Le të veprojmë së bashku për të mposhtur kancerin e gjirit”.

Duke theksuar rëndësinë që ka kontrolli periodik i gjirit për të parandaluar në kohë kancerin e gjirit, Manastirliu tha se falë investimeve në mamografi në të gjithë vendin kemi rritje të diagnostifikimit të hershëm.

“Gjatë vitit 2018 investuam në 5 mamografi në spitalet e Durrësit, Gjirokastrës, Dibrës, Kukësit dhe Vlorës. Në 2018 u rrit me 50% numri ekzaminimeve. Brenda këtij viti, plotësojmë me mamografi dhe spitalin e Lezhës dhe brenda 2020 edhe spitalin e Fierit, ndërkohë që shërbimi i mamografive të lëvizshme do ta ofrojë shërbimin edhe në zonat më të thella”, tha Manastirliu.

Manastirliu në fjalën e saj përmendi investimin e qeverisë shqiptare duke trefishuar buxhetin për përmirësimin e trajtimeve të tumoreve.

“Qeveria ka vënë përparësi trajtimin e semundjeve tumorale duke investuar mbi 24 mln euro për kurat për trajtimin e tumoreve, duke siguruar akses universal, terapi cilësore dhe shpenzime më të ulta nga xhepi për qytetarët”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u ndal në garantimin e shërbimit afër vendbanimit për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit.

“Kemi hapur njësinë e kemioterapisë në Fier, duke e çuar në 6 numrin e njësive në spitalet rajonale, që kanë ofruar 1800 trajtime falas me terapi të targetuar të herceptinës këtë vit”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë e vuri e theksin tek diagnostikimi në kohë, për të mos shkuar në fazat e vonshme te mjeku.

“Pas impelemtimit të programit të Kontrollit Mjekësor Bazë, programit të depistimit të kancerit të qafës së mitrës, tashmë me Programin Kombëtar të depistimit të kancerit të gjirit plotësojmë standartin evropian të programeve të parandalimit në qendër të politikave shëndetësore, duke e kthyer fokusin tek shëndeti dhe jo tek sëmundja”, tha Manastirliu.

Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë tek gratë dhe ka ardhur në rritje vit pas viti. Gjatë vitit 2018 janë 708 raste të reja të kancerit të gjirit. Të dhënat e regjistrit kombëtar të kancereve, tregojnë se në Shqipëri shënohen rreth 6 mijë raste të reja ne vit të të gjitha llojeve të tumoreve.

Vdekshmëria sa i takon kancerit të gjirit është ulur në mënyrë të qëndrueshme për gratë nën 50 vjeç dhe nuk ka rritje në tërësi, pavarësisht rritjes së jetëgjatësisë./atsh

Manastirliu: Mamografia e detyrueshme, Program Kombëtar për depistimin e kancerit të gjirit Read More »

Njihuni me të mirat shëndetsore të arrave

Konsumimi i arrave ka një ndikim shumë pozitiv për shëndetin e zemrës. Ato ndihmojnë në zvogëlimin e nivelit të kolesterolit në gjak.

Ngrënia e përditshme e arrave ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës. Ato përmbajnë acide yndyrore të pangopura, të cilat përmirësojnë funksionimin normal të shumë proceseve në organizëm.

Disa nga benefitet e tjera te arrave janë:

Ndihmojnë në humbjen e peshës– ato përmbajnë një numër të vogël të kalorive, prandaj janë ideale për t’I konsumuar si pjesë e dietave.

Zvogëlojnë inflamacionin– arrat kanë veti anti-inflamatore.

Zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër– shumë studime kanë treguar, se arrat kanë nëj numër të lartë të benefiteve për zemrën.

Të mira për trurin– në studimet e bëra, është vërtetuar që arrat janë shumë të mira edhe për funksionimin sa më të mirë të trurit.

Njihuni me të mirat shëndetsore të arrave Read More »

Truri i njeriut ka tre navigatorë

Truri i njeriut ka tre navigatorë, një për të njohur një vend, një për të lëvizur në të njëjtin vend dhe tjetri për të lëvizur nga një vend në tjetrin, sipas psikologëve të Universitetit të Emory që identifikuan tre zona të trurit që funksionojnë në pjesë të ndara dhe më pas ndërveprojnë.

Eksperimentet treguan se zona e paragokampusit të trurit është e përfshirë në njohjen e një lloji të veçantë të vendit, ndërsa lëvorja retrospleniale e trurit është e përfshirë në hartëzimin mendor të vendndodhjeve të vendeve të veçanta.

”Këto kërkime mund të rezultojnë të dobishme për përmirësimin e sistemeve të vizionit artificial, siç janë ato për veturat pa pilot”, thanë studiuesit.

Studimi u botua në revistën shkencore ”Proceedings of the National Academy of Science”./atsh

Truri i njeriut ka tre navigatorë Read More »