Shendetesi

I lindur me problemin e rrallë në zemër, Elio rikthehet në shtëpi pas trajtimit të specializuar në Itali

Rasti i vogëlushit Elio, i cili lindi me një problem të rrallë në zemër sensibilizoi të gjitha strukturat e shtetit dhe në sajë të angazhimit të qeverisë ai u dërgua për trajtim të specializuar në Itali.

I lindur në 16 gusht 2019, Elio ishte i shumëpritur prej 12 vitesh për prindërit e tij, ndërkohë që për shkak të patologjisë së rrallë dhe të vështirë, ai mund të trajtohej në pak spitale të specializuara.

Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje rastin e Elios, i cili pas ndërhyrjes të strukturave të shtetit u dërgua për trajtim të specializuar në Itali.

“Elio i vogël mori vëmendjen e medieve kur ishte në rrezik për jetën dhe ja si është sot gjendja e tij…”, tha Rama, ndërsa ndau një video ku tregohet gjendja e vogëlushit pas kurimit të specializuar.

Tashmë pas 3 ndërhyrjesh të vështira dhe dy muajsh në terapi intensive, Elio u rikthye në shtëpi. “Shumë i kënaqur që ia arritëm që Elio të kthehet në shtëpi”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila ndoqi që në fillim me mjaft përkushtim rastin./atsh

I lindur me problemin e rrallë në zemër, Elio rikthehet në shtëpi pas trajtimit të specializuar në Itali Read More »

Mamografi falas për gratë që vuajnë dënimin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu së bashku me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj kanë vizituar këtë fundjavë institucionin e vuajtjes së dënimit, ku është ofruar shërbimin e mamografisë falas për gratë e dënuara.

Ministrja Manastirliu tha se, pas ofrimit të kontrollit mjekësor bazë falas tani po ofrojmë edhe mamografinë falas për gratë që vuajnë dënimin, pasi e drejta për shëndet është për të gjithë njëlloj.

“Jemi këtu për të siguruar që çdo grua kudo ku ajo ndodhet të kryejë mamografinë falas si e vetmja mënyrë për të diagnostikuar në kohë kancerin e gjirit. Ashtu siç kryen kontrollin mjekësor bazë, edhe shërbimi i mamografisë do të ofrohet në të gjithë institucionet e vuajtjes së dënimit”, deklaroi Manastirliu.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj duke falënderuar ministren Manastirliu për mbështetjen, tha se ky është një program që do të vijojë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.

“Ministria e Drejtësisë i është bashkuar fushatës që Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur për të kryer mamografinë falas në të gjithë vendin kudo ku ndodhen të dënuara ose jo. Janë 30 gra të dënuara dhe të paraburgosura që do t’i nënshtrohen kontrollit të gjirit”, tha Gjonaj.

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit të luftës kundër kancerit të gjirit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për gjatë muajit Tetor ka ndërmarrë një fushatë sensibilizimi për t’u dhënë mundësinë të gjitha grave të kryejnë kontrollin falas për kancerin e gjirit.

Në të gjithë njësitë ku ofrohet shërbimi i mamografisë gjatë muajit Tetor gratë mund ta kryejnë mamografinë edhe në oraret e pasdites, deri në orën 18:00, dhe të shtunën deri në orën 14:00.

Përveç 12 mamografëve në spitale, shërbimi ofrohet falas përmes mamografëve të lëvizshëm edhe në zonat e thella. /atsh

Mamografi falas për gratë që vuajnë dënimin Read More »

Këto tre shenja paralajmërojnë se diçka nuk po shkon si duhet me gjëndrën tiroide

Ju kap plogështia që pa nisur dita, apo ndodh e kundërta jeni me energjikë seç duhet, djersisni shumë dhe ndiheni në ankth? Mund të jetë faji i gjëndrës së tiroides.

Tiroidja është një gjëndër në formë fluture në pjesën e përparme të qafës, e cila prodhon hormone që kontrollojnë pothuajse të gjithë aktivitetin metabolik të organizmit.

Kur nivelet e hormoneve janë shumë të ulëta ose të larta, mund të përjetoni një sërë simptomash, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës suaj.

Shtim ose rënie drastike nga pesha:

Një ndryshim i pashpjegueshëm në peshë është një nga shenjat më të zakonshme të çrregullimit të tiroides. Shtimi në peshë mund të sinjalizojë për nivele të ulëta të hormoneve të tiroides, një gjendje e quajtur hipotiroidizëm. E anasjella, nëse tiroidja prodhon më shumë hormone se sa trupi ka nevojë, mund të humbni peshë në mënyrë të papritur. Kjo gjendje njihet ndryshe si hipertiroidizmi. Hipotidodizmi është më i përhapur te njerëzit.

Rënie flokësh:

Rënia e flokëve është një tjetër shenjë e mosbalancimit të hormoneve të tiroides. Si hipertirodizmi ashtu edhe hipotirodizmi, mund të shkaktojnë rënie të flokëve. Në shumë raste flokët fillojnë të rriten sapo trajtohet sëmundja.

Rrahje të shpeshta të zemrës:

Hormonet e tiroides prekin thuajse çdo organ në trup dhe mund të ndikojnë në shpejtësinë e rrahjeve të zemrës. Personat që vuajnë nga hipotirodizmi kanë rrahje më të ngadalta zemre se zakonisht. Ndërsa hipotirodizmi mund të shkaktojë përshpejtim të rrahjeve të zemrës. Mund të shkaktojë gjithashtu rritje të tensionit të gjakut dhe një ndjesi sikur zemra po del nga vendi.

Këto tre shenja paralajmërojnë se diçka nuk po shkon si duhet me gjëndrën tiroide Read More »

Zakonet e këqija që dobësojnë sistemin imunitar

Sistemi imunitar është ai që na mbron nga mikrobet pushtuese dhe substancat e ndryshme që mund të shkaktojnë sëmundje dhe probleme të tjera. Nëse mekanizmi mbrojtës i trupit tuaj dobësohet, ju jeni më shumë herë më të rrezikuar të prekeni nga të gjitha llojet e problemeve që lidhen me shëndetin, duke filluar nga ftohja e zakonshme, tek kanceri vdekjeprurës.

Duke pasur një dietë të shëndetshme dhe jetë aktive ju mbani në formë sistemin tuaj imunitar.

Janë disa zakone që dobësojnë imunitetin tonë. Ja disa prej tyre:

Stresi kronik

Rrija e kortizolit (hormonit të stresit) ul nivelet e prostaglandinës. Prostaglandina rregullon presionin e gjakut, parandalon inflamimin dhe mbështet sistemin imunitar. Përpiquni sa më shumë të shmangni situatat stresuese dhe angazhohuni në aktivitete që ju qetësojnë si yoga, masazhet, dëgjimi i muzikës, piktura etj..

Sasia e tepërt e alkoolit

Pirja e tepruar e alkoolit mund të zvogëlojë aftësinë e qelizave të bardha për të vrarë mikrobet.

Privimi nga gjumi

Është pikërisht koha kur ne flemë, momenti kur sistemi imunitar përpiqet të rigjenerohet dhe të përgatitet të mbrojë organizmin nga gjithçka që e dëmton. Orët e pakta të gjumit me siguri do të dobësojnë mekanizmin tuaj të mbrojtjes. Ekspertët thonë se privimi i gjumit shkakton një reduktim të numrit të qelizave të bardha të gjakut, në veçanti qelizat T të sistemit imunitar që ju mbrojnë nga infeksionet.

Mbipesha

Kilogramët e tepërt rrisin ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga problemet si sëmundjet e zemrës, goditjet, diabeti, kanceri dhe osteoartriti. Por ajo që nuk dini është se mbipesha gjithashtu ul imunitetin tuaj. /atsh

Zakonet e këqija që dobësojnë sistemin imunitar Read More »

Kryhet ndërhyrja e rrallë në QSUT, del me sukses operacioni i vajzës 1-vjeçare

Një ndërhyrje e ndërlikuar kirurgjikale është kryer me sukses në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, operacioni i parë i zëvendësimit të një organi që mungonte, ezofagut, me pjesë të stomakut.

Ndërhyrja e parë e këtij lloji në Shqipëri, me teknikë të avancuar, u realizua nga dr. Dritan Alushani dhe ekipi i mjekëve të Kirurgjisë Infantile.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tregon rrëfimin e nënës së Amelias, e cila ishte diagnostikuar me një defekt madhor në lindje.

“Sytë i kishim nga mjeku po shpresat po na shuheshin” – më tregoi Sonila, mami i Amelias që u diagnostikua me një defekt madhor në lindje. Por pas dy ndërhyrjesh shumë delikate, e para menjëherë pas lindjes dhe e dyta 1 vit më vonë që zgjati për 9 orë me rradhë, Amelia ia ka dalë me sukses asaj që ishte e pamundur: Të jetojë dhe të ushqehet vetë pas zëvendësimit të një organi që i mungonte, ezofagut, me pjesë të stomakut”, -thotë Manastirliu.

Pas kontrollit të fundit mjekësor pak ditë më parë, Amelia rezulton plotësisht e shëndetshme. /atsh

Kryhet ndërhyrja e rrallë në QSUT, del me sukses operacioni i vajzës 1-vjeçare Read More »

Doni të arrini të 70-at,mos konsumoni mishin e kuq

“Ulja e konsumimit të mishit ka përfitime të shumta për shëndetin”! Çfarë përmban mishi që mund të rrisë rr.ezikun e vd.ekjes së parakohshme? Një nga përbërësit mund të jetë hekuri heme, një formë e hekurit që gjendet kryesisht në gj.ak dhe muskuj.

Ai mund t’i nxitë radikalet e lira që shkaktojnë ka.ncer, të veprojnë si prooksidues. Kështu, hekuri mund të konsiderohet si një th.ikë me dy presa. Kur është në sasi të vogla, shkakton anemi dhe kur është në sasi të mëdha, mund të rritë rr.ezikun e prekjes nga ka.nceri dhe sëmundjet e zemrës.

Trupi ynë nuk ka një mekanizëm specifik për të eli.minuar hekurin e tepërt nga trupi, por organizmi njerëzor ka evoluar në mënyrë të tillë që e rregullon vetë sasinë e hekurit të përthithur. Nëse në trup nuk ka hekur të mjaftueshëm, zorrët fillojnë të rrisin përthithjen e hekurit, kur ka sasi të tepërta, zorrët e ulin sasinë e përthithjes. Mirëpo ky sistem i ngjashëm me një termostat, funksionon në mënyrë efikase vetëm nëse në dietë përfshihet burimi kryesor që është hekuri, ai lloj hekuri nonheme që gjendet kryesisht tek ushqimet bimore.

Nëse në gj.ak keni sasi të mjaftueshme hekuri, trupi është 5 herë më efektiv në bllokimin e përthithjes së hekurit të tepërt nga ushqimet bimore, sesa nga ushqimet shtazore. Kjo mund të jetë edhe arsyeja përse hekuri heme lidhet me rr.ezikun e prekjes nga k.anceri dhe sëmundjet e zemrës. Ndoshta për këtë, ky lloj hekuri lidhet edhe me rre.zikun e prekjes nga diabeti, ndërsa hekuri nonheme jo.

Po nëse largojmë hekurin nga trupi i njeriut, a mund të ulet përqindja e njerëzve të prekur nga ka.nceri? Studimet kanë treguar se njerëzit që dhuronin rregullisht gj.ak për të reduktuar depozitat e tyre të hekurit, e përgjysmonin rr.ezikun e prekjes apo vde.kjes nga ndonjë ka.ncer i ri zorrësh për një periudhë 5-vjeçare. Zbulimet ishin kaq mbresëlënëse, saqë në një editorial të revistës së Institutit Kombëtar të Kancerit, shkruhej se këto rezultate duken shumë të mira për të qenë të vërteta.

Të dhurosh gj.ak është fantastike, por pikësëpari duhet të parandalojmë depozitimin e hekurit të tepërt në organizëm. Industria e përpunimit të mishit, po punon për aditivët që zhd.ukin efektet toksike të hekurit heme, por do të bënit mirë që në dietën tuaj, të shtonit ushqime bimore; këto trupi mund t’i tretë më mirë.

Doni të arrini të 70-at,mos konsumoni mishin e kuq Read More »

Efektet magjike të qepës që nuk i keni ditur më parë

Qepët janë ilaç natyral për shërimin e shumë sëmundjeve.

Qepa vjen nga familja e Alliumit dhe është e pasur me sulfur, gjë që e furnizon atë me veti antibiotike dhe antiseptike.

Sidoqoftë, shumë pak i dinë efektet e saja të mahnitshme dhe metodat se si mund të përdoret për të qenë më efektive.

Shëron dhimbjet e barkut

Receta indiane ndikon që foshnjat të mos kenë më dhimbje të barkut.

Thjesht e vloni një sasi të vogël të qepës në ujë dhe me lugë të gjellës e ushqeni foshnjën çdo orë derisa t’i hiqen dhimbjet.

Ndihmon në infeksionet dhe dhimbjet e veshit

Preni qepët dhe futni në një çorape të hollë, pastaj mbylleni çorapen.

Më pas, çorapen e vendosni në zonën ku po keni dhimbje apo infeksion. Atë e hiqni pasi të largohet dhimbja.

Shëron prerjet

Lëkura e qepës e ndalon menjëherë gjakderdhjen, e gjithashtu vepron si antiseptik për plagën.

Pastron ajrin

Vendosni copa të qepës në pjatë dhe pjatat i vendosni përgjatë shtëpisë, dhe do të vëreni se kjo do t’i largoj viruset e ajrit dhe bakteret.

Efektet magjike të qepës që nuk i keni ditur më parë Read More »

Mbijeton mrekullisht foshnja që lindi rreth 368 gram

Një foshnje që lindi rreth 368 gram ka mbijetuar mrekullisht. Kallie Bender lindi para kohe dhe ishte vetëm 25 javëshe.

Ajo ishe aq e vogël saqë unaza e martesës së babait të saj i qëndronte si një byzylyk i madh në dorë. Por Kallie sfidoi çdo shanc, pasi mjekët u thanë prindërve, Ebonie e Dameon, se ajo mund të mos mbijetonte.

5 muaj pas lindjes, vajza është nxjerrë nga spitali këtë të hënë. Ajo tani peshon 3.1 kg. Mjekët thonë se vogëlushja tani po ‘lulëzon’ pasi qëndroi në kujdes intensiv për 21 javë.

Mbijeton mrekullisht foshnja që lindi rreth 368 gram Read More »