Shendetesi

Rezistenca ndaj antibiotikëve, takim mes ekspertëve në spitalin rajonal të Durrësit

Rezistenca ndaj antibiotikeve paraqet një nga kërcënimet me të mëdha për shëndetin dhe zhvillimin global.

Në vendin tonë rezistenca ndaj antibiotikeve është dyfish më e lartë se mesatarja europiane. Fuqia e antibiotikëve me kalimin e viteve po vjen duke u zbehur dhe kjo ndodh për shkak se mikrobet po bëhen rezistentë ndaj tyre.

Kjo javë njihet ndryshe si java ndërgjegjësuese për antibiotikët ndërsa Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë apel për të mos i përdorur ato pa këshillën e mjekut. Në kuadër të kësaj jave në spitalin Rajonal të Durrësit u mbajt takimi mes ekspertëve të shëndetësisë

Drejtoresha e spitalit, Nadire Jani, ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino si dhe përfaqësues të tjerë në fushën e shëndetësisë u bënë bashkë për të diskutuar masat që duhen ndërmarre për kontrollin dhe parandalimin e infeksioneve.

Gjatë takimit u theksua se faktori kryesor që ka ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen e rezistencës mikrobiale është përdorimi pa kriter i antibiotikëve. /atsh

Rezistenca ndaj antibiotikëve, takim mes ekspertëve në spitalin rajonal të Durrësit Read More »

Prej 40 vitesh vaksinon të porsalindurit në maternitetin “Koço Gliozheni”

Prej 40 vitesh Mediha Balla është vaksinatore e të porsalindurve në maternitetin “Koço Gliozheni”. Duke publikuar foton e saj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thekson përkushtimin e saj.

“E palodhur, me sakrificë e përkushtim i shërben të porsalindurve në repartin e neonatologjisë”, tha Manastirliu.

Duke u shprehur krenare për mamitë e materniteteve në Tiranë dhe në gjithë vendin, Manastirliu kujton se kjo është java e kujdesit për fëmijët prematurë. /atsh

Prej 40 vitesh vaksinon të porsalindurit në maternitetin “Koço Gliozheni” Read More »

Financim 100% nga shteti/ 6.835 qytetarë përfituan nga paketat e zemrës në 10 muaj

6.835 qytetarë kanë përfituar nga paketat e zemrës në spitalet publike dhe jo publike në 10 muaj të 2019-ës.

Shifrat janë bërë publike nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor, sipas së cilit ka një rritje prej 20% më shumë se vitin e kaluar.

Specialistët e FSDKSH thonë se “Rritja e kapaciteteve në spitalet publike, me ngritjen e tre qendrave të hemodinamikës në spitalin “Shefqet Ndroqi”, në Fier dhe Shkodër, ka mundësuar që 98% e këtij shërbimi të ofrohet në spitalet publike”./atsh

Financim 100% nga shteti/ 6.835 qytetarë përfituan nga paketat e zemrës në 10 muaj Read More »

Buxheti 2020 për Shëndetësinë, 2.98 miliardë lekë më shumë se këtë vit

Buxheti për sektorët e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale për vitin 2020 është 2.98 miliardë lekë më shumë se në 2019.

Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, Sociale, Ogerta Manastirliu.

“Buxheti 2020 konsolidon programet e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale dhe financon politika të reja, si: transplanti i palcës së kockave, hapja e kardiokirurgjisë në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe programi kombëtar të depistimit të kancerit të gjirit. 2.98 miliardë lekë më shumë se buxheti 2019”, theksoi Manastirliu.

Buxheti për sektorët e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale për vitin 2020 parashikohet të jetë 77 miliardë e 735 milionë e 940 mijë lekë.

“Buxheti për sektorët e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale për vitin 2020 ka një rritje me 4%, krahasuar me 2019. Vetëm për sektorin e shëndetësisë rritja e buxhetit, krahasuar me buxhetin e vitit 2013 është 48% më shumë. Gjatë vitit 2020 financojmë 26 milionë dollarë vetëm për investimet në shëndetësi”, tha dy ditë më parë Manastirliu në paraqitjen e prioriteteve të buxhetit për vitin 2020 në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ./atsh

Buxheti 2020 për Shëndetësinë, 2.98 miliardë lekë më shumë se këtë vit Read More »

Ushqimet që mbrojnë lëkurën nga i ftohti

Me ardhjen e të ftohtit lëkura shfaqet më e thatë dhe e irrituar, por disa ushqime mund t’i sigurojnë lëkurës vitaminat, mineralet dhe lëndët ushqyese që i nevojiten për t’u rigjeneruar.

Salmoni

Ai përmban omega 3S, e cila vepron në nivelin qelizor, këto acide yndyrore ekuilibrojnë membranën lipide, duke ndihmuar kështu lëkurën të ruajë lagështinë.

Për të mos u nënvlerësuar është edhe kontributi i vitaminës D, vetitë anti-inflamatore të së cilës mbrojnë epidermën në rast të akneve, ekzemave, skuqjes dhe acarimit.

Farat e lulediellit

Sasia e jashtëzakonshme e vitaminës E që gjendet në farat e lulediellit forcon membranat e lëkurës, duke i mbajtur ato me elastike dhe të hidratuara mirë dhe në të njëjtën kohë mbron epidermën nga radikalet e lira dhe dëmtimet e shkaktuara nga rrezet ultravjollcë.

Nuk mjaftojnë, këto farëra të vogla garantojnë gjithashtu sasinë e duhur të acideve yndyrore omega 6, të cilat sigurojnë rinovimin e lëkurës dhe selenin, i cili ndihmon në luftimin e infeksioneve.

Arrat

Acidi alfa-linolik i pranishëm në këtë frut mbron membranat qelizore të lëkurës, duke mos lejuar që kjo e fundit të humbasë hidratimin.

Arrat përmbajnë gjithashtu gati dy herë më shumë antioksidantë sesa frutat e tjerë , gjë që i bën ata shumë të dobishëm në luftën kundër radikalëve të lirë dhe plakjes së lëkurës.

Agrumet

Portokallet, limonët, mandarinat janë të pasura me vitaminë C, një antioksidant i fuqishëm që mund të bëhet një eliksir autentik i jetës për lëkurën.

Siç kemi parë gjatë studimit në American Journal of Clinical Nutrition, vitamina C promovon prodhimin e kolagjenit, mbron fytyrën dhe ndihmon për të minimizuar pikat e errëta të epidermës dhe për të eliminuar dëmet e shkaktuara nga dielli.

Veza

Veza përmban shumë lëndë ushqyese dhe janë një ushqim i vërtetë i plotë për lëkurën.

Në fakt, ato përmbajnë vitaminë A dhe E, të dyja thelbësore për rinovimin e lëkurës, përveç vitaminës B5 ose panthenol, e cila kontribuon në prodhimin e keratinocytes, qelizat që garantojnë një lëkurë të shëndetshme të mbrojtur nga agjentë të jashtëm, deri tek Omega 3, që favorizojnë një çehre të ndritshme, me vitaminë D, e cila lufton inflamacionin dhe squfurin, i cili është i dobishëm për sintezën e kolagjenit.

Lakra kale

Mos u mashtroni nga pamja e rrudhur e kësaj perimeje me gjethe jeshile, në fakt efekti i saj në lëkurë është e kundërta dhe një pjesë është e mjaftueshme për të mbushur çdo ditë me vitaminë A, thelbësore për rinovimin e lëkurës dhe vitaminë C, i cili rrit kolagjenin dhe e bën lëkurën më të fortë.

Një studim i publikuar në American Journal of Clinical Nutrition tregoi se ata që ndjekin një dietë të pasur me vitaminë C kanë më pak lëkurë të rrudhur dhe të thatë.

Patatja e ëmbël

Kjo perime është e përshtatshme për në dimër, pasi përkatësisht vitamina A dhe beta-karoteni e mbrojnë lëkurën e stresuar nga i ftohti.

Vitamina A ndihmon në riparimin e lëkurës së dëmtuar nga agjentët atmosferikë ndërsa beta-karotina forcon pengesën e saj mbrojtëse, duke favorizuar hidratimin.

Shega

E pasur me polifenole antioksiduese që mbrojnë kundër dëmtimit të rrezeve ultravjollcë, luftojnë inflamacionin dhe nxisin qarkullimin e gjakut, ky frut i çmuar me cilësi të panumërta të mira përmban dhe një antioksidant të fuqishëm që zvogëlon degradimin e kolagjenit, duke zvogëluar rrudhat. /atsh

Ushqimet që mbrojnë lëkurën nga i ftohti Read More »

Kujdes me antibiotikët, mjekët apel për përdorimin e tyre

Rezistenca ndaj antibiotikëve paraqet sot një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin dhe zhvillimin global, ndërkohë që kërcënimi është në rritje.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se “vitet e fundit është vënë re se është rritur rezistenca ndaj antibiotikëve. Marrja e antibiotikëve kur nuk janë të nevojshëm e bëjmë në pak efikas kur ato janë të domosdoshëm. Bota ka nevoje për antibiotikë të efektshëm, Shqipëria gjithashtu. Problemi i rezistencës së antibiotikëve kërkon edhe kontributin tonë”.

Në kuadër të javës botërore për ndërgjegjësimin ndaj Antibiotikëve, ekspertët thonë ”
Antibiotikët nuk janë karamele. Përdorini ato me kujdes”.

Disa këshilla që duhen pasur parasysh gjatë përdorimit të antibiotikëve:

Konsultohuni gjithmonë me mjekun dhe farmacistin para se ti përdorni.
2. Përfundoni mjekimin që ju jep mjeku dhe zbatojeni atë me përpikmëri.

3. Në farmaci, antibiotikun duhet ta kërkoni duke paraqitur recetën e mjekut.

4. Mos këmbëngulni të merrni antibiotikë nëse mjeku nuk e rekomandon.

5. Kurrë mos përdorni antibiotikë që ju kanë mbetur nga mjekimi i kaluar, ose t’ia jepni dikujt tjetër. /atsh

Kujdes me antibiotikët, mjekët apel për përdorimin e tyre Read More »

Angiografia koronare, 6142 pacientë përfituan falas paketën në 10 muaj

6142 pacientë kanë përfituar falas paketën e angiografisë koronare gjatë muajve janar-tetor në të gjitha spitalet publike dhe private të vendit.

Shifrat janë bërë të ditura nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), ndërsa ky i fundit ka apeluar për kujdes ndaj zemrës.

“6142 procedura Angiografi, Angioplastikë Koronare dhe Pacemaker Definitiv janë kryer 10 muajt e 2019 në spitalet publike dhe private”, bën të ditur FSDKSH.

Sipas Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor janë kryer 3411 Angiografi Koronare, 302 Pacemaker Definitiv, 2323 Angioplastikë dhe Angiografi dhe 106 Angioplastikë Koronare.

FSDKSH thekson se pacientët përfitojnë financim 100% për kryerjen e këtyre ekzaminimeve.

“Punojmë për rritjen e performancës në kohë dhe cilësi”, shprehet FSDKSH./atsh

Angiografia koronare, 6142 pacientë përfituan falas paketën në 10 muaj Read More »

Vaksinimi falas kundër gripit, 138 mijë doza në gjithë Shqipërinë

Në të gjithë qendrat shëndetësore të vendit ka nisur vaksinimi kundër gripit falas për grupet e rrezikuara.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale këtë vit ka siguruar 138 mijë vaksina kundër gripit, të cilat kryhen pranë çdo qendre shëndetësore.

Kryeministri Edi Rama ftoi sot qytetarët të shkojnë pranë qendrave të tyre shëndetësore për të bërë vaksinën kundër gripit.

“Mirëmëngjes dhe dhe me ftesën për të shkuar pranë qendrës suaj shëndetësore për të marrë vaksinën kundër gripit, të cilën grupet më të rrezikuara si të moshuarit, fëmijët (2-5 vjet) dhe të sëmurët kronikë do ta kenë falas, ju uroj një javë të mbarë”, u shpreh Rama.

Një e moshuar thotë se vaksina e gripit sidomos për moshën tonë është shumë e rëndësishme. Duhet patjetër të mos neglizhojmë.

Ndërsa një tjetër thekson se këto vaksina ne i përsërisim çdo vit, nën kujdesin e mjekes tonë familjare dhe kemi ngelur gjithmonë të kënaqur.

Një tjetër i moshuar shprehet se më njoftuan në telefon me thanë hajdeni të bëni vaksinë, pra ka interes për shëndetin e popullit.

Një mjek thotë se nëse vitet e tjera kanë ardhur me vonesë këtë vit ka pasur kërkesë jashtëzakonisht të madhe edhe nga pacientët vetë të cilët janë ndërgjegjësuar , janë programuar që të vijnë të bëjnë vaksinën e gripit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, thekson se janë 138 mijë vaksina që po shpërndahen në të gjitha qendrat shëndetësore në të gjithë Shqipërinë për të realizuar vaksinimin e grupeve të rriskuara.

Tek grupet e rriskuara këtë vit janë edhe fëmijët e moshës 2-5 vjeç, përveç grupeve të tjera që janë të moshuarit të cilët kanë sëmundje kronike apo personeli shëndetësor.

Nga ana tjetër janë 50 frigoriferë të rinj të standardeve më të larta, janë shpërndarë në 50 qendra shëndetësore, aty ku ishte e nevojshme rifreskimi i zinxhirit ftohës.

Vaksinat kundër gripit sezonal, të cilat do të përdoren sivjet, janë të parakualifikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Vaksinimi do të kryhet falas në çdo qendër shëndetësore dhe sipas specialistëve, është koha më e mirë për të bërë vaksinën tashmë që ende nuk ka qarkullim të virusit të gripit në vendin tonë./atsh

Vaksinimi falas kundër gripit, 138 mijë doza në gjithë Shqipërinë Read More »