Shendetesi

Bekimi dhe Armandi, binjakët e ardhur në jetë pak minuta pas tërmetit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar binjakët e ardhur në jetë pak minuta pas tërmetit të datës 26 nëntor në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.

“Bekimi dhe Armandi kanë ardhur vërtet si një bekim për familjen Metushi në Tiranë, vetëm pak minuta pas tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit. I vizitova me kënaqësi në maternitetin “Koço Gliozheni”, ku çdo ditë po bëhen më mirë dhe tashmë janë gati për t’u kthyer në shtëpi”, u shpreh ministrja Manastirliu.

Binjakët Bekim dhe Armand Metushi janë pritur nga doktoreshë Anika Dokle dhe stafi i maternitetit “Koço Gliozheni”. Aktualisht të dy bebet gëzojnë shëndet të plotë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ministrja Manastirliu falenderoi ekipin shëndetësore të maternitetit për punën dhe sakrificën e bërë për nënat dhe të porsalindurit, në ato momente të vështira.

“Shumë faleminderit dr. Anika Dokle, dr. Florjan Llabani, dr. Ervis Vata, dr. Evelina Kreka, dr. Nordjan Xhindi dhe të gjithë stafit mjekë, infermierë, mami, që i kanë qëndruar pranë bebeve dhe nënave në ato momente të vështira”, tha ministrja./atsh

Bekimi dhe Armandi, binjakët e ardhur në jetë pak minuta pas tërmetit Read More »

Pas kata strofës së tërmetit ndodh mrekullia, nëna sjell në jetë foshnjen e saj në çadra

Nëna e familjes Sula të cilës iu shkatërrua banesa ka sjellë në jetë një vajzë duke u kthyer buzëqeshjen pas asaj tragjedie.

Familja jeton në çadër dhe fëmija e quajtur Ajsel duket se ditët e para të jetës do t’i kalojë në kushte jo fort të përshtatshme.

Postimi i ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu:

Mrekullia e jetës!

Ndërsa familja Sula ka mbetur e pastrehë si pasojë e tërmetit dhe është strehuar në çadrën e emergjencës në Manëz, pak orë më parë ka lindur Ajsel, vajza e tyre që gëzon shëndet të plotë bashkë me mami Ardjanën. /albeu

Pas kata strofës së tërmetit ndodh mrekullia, nëna sjell në jetë foshnjen e saj në çadra Read More »

Keni ankth e frikë dhe nuk dini si ta largoni? Ja kush janë pesë gjërat që duhet të bëni

Përjetimi i an kthit është pjesë normale e jetës. Sidoqoftë, njerëzit me çrregullime të an kthit shpesh kanë shqetësime dhe fr ikë intensive të tepruar dhe këmbëngulëse, për situatat e përditshme.

Shpesh, çrregullimet e ankthit përfshijnë episodet e përsëritura të ndjenjave të papritura të an kthit të fortë dhe frikës ose ter rorit, që arrijnë kulmin brenda disa minutave (su lme pa niku). Këto ndjenja an kthi dhe pa niku që ndërhyjnë në aktivitetet e përditshme, janë të vështira për t’u kontrolluar, janë jashtë proporcionit me rre zikun aktual dhe mund të zgjasin një kohë të gjatë. Ju mund të shm angni vendet ose situatat për t’i parandaluar ato. Simptomat mund të fillojnë gjatë fëmijërisë ose viteve të adoleshencës dhe të vazhdojnë në moshën e rritur.

SIMPTOMAT – Ndjenjë tro nditjeje, mpirjeje ose mosbesimi, padurueshmëri dhe nervozizëm, vështirësi për të kujtuar gjërat, për t’u përqendruar në punë, fr ikë nga përsëritja e ngjarjes janë disa nga shenjat e an kthit. Nëse simptomat e lidhura me ankthin janë veçanërisht të rënda ose vazhdojnë për më shumë se katër javë, nëse nuk jeni në gjendje të angazhoheni në punë, jetë familjare dhe shoqërore, ose jeni duke përdorur ilaçe apo alk ool për ta përballuar, mund të jetë e dobishme të flisni me një profesionist të kujdesit shëndetësor mendor. Mjeku do të marrë në konsideratë se sa kohë dhe sa intensive janë simptomat që keni, në momentin që ju diagnostifikojë. Gjithashtu, do të kontrollojë për të parë nëse simptomat ju pengojnë të kryeni aktivitetet normale.

SHKAQET – Studiuesit nuk e dinë saktësisht se çfarë sjellin çrregullimet e an kthit. Ashtu si format e tjera të sëmundjes mendore, ato burojnë nga një kombinim i gjërave, përfshirë ndryshimet në trurin tuaj dhe stresin mjedisor, madje edhe në gjenet tuaja.

PARANDALIMI – Merrni ndihmë herët. An kthi, si shumë kushte të tjera të shëndetit mendor, mund të jetë më i vështirë për t’u trajtuar, nëse e neglizhoni. Qëndroni aktiv. Merrni pjesë në aktivitete që ju pëlqejnë dhe që ju bëjnë të ndiheni mirë me veten. Shm angni përdorimin e alk oolit ose të dr ogës. Përdorimi i alk oolit dhe ilaçeve mund të shk aktojë ose përkeqësojë an kthin.

Keni ankth e frikë dhe nuk dini si ta largoni? Ja kush janë pesë gjërat që duhet të bëni Read More »

Manastirliu në Spitalin e Traumës: Ekipet mjekësore në gatishmëri, 150 të lënduar po marrin trajtim në spitale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu nga Spitali Universitar i Traumës tha se po marrin shërbim 75 qytetarë, kryesisht me fraktura në gjymtyrë si pasojë e tërmetit të fortë që tronditi vendin.

Në të gjithë vendin, në Tiranë, Durrës dhe Krujë, sipas të dhënave paraprake 150 qytetarë po marrin shërbim në spitale.

Ekipet mjekësore aktualisht është në gjendje gatishmërie të plotë si në Tiranë, Durrës dhe gjithë Shqipërinë./atsh

Manastirliu në Spitalin e Traumës: Ekipet mjekësore në gatishmëri, 150 të lënduar po marrin trajtim në spitale Read More »

Shëndetësia sot nuk krahasohet me atë që gjetëm, njerëzit presin edhe më shumë

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të Paketës Speciale AntiKÇK, iu është përgjigjur edhe pyetjeve të qytetarëve të cilët e kanë ndjekur prezantimin e kësaj platforme përmes rrjeteve sociale. Duke folur mbi shqetësimin e një qytetari i cili ankohet për gjendjen e Shëndetësisë Rama tha se pavarësisht perceptimit përgjithësisht të atyre njerëzve që sipas tij nuk e kanë prekur vetë këtë shërbim, shëndetësia sot nuk krahasohet me atë të vitit 2013.

“Kjo është një tjetër qasje që shpreh një frustrim që nuk është në një kategori të ngushtë, por në një kategori të gjerë njerëzish dhe që lidhet jo me atë që ishte, por me pritshmëritë. Ushqehet çdo ditë me toksina dhe helmohet çdo ditë me lajmin e keq, me gënjeshtrën me shpifjen me manipulimin. Mbetemi në një pozicion të vështirë në raport me të vërtetën dhe faktet, sepse sot në Shqipëri bëhen 60 mijë operacione kirurgjikale, në total, duke përfshirë dhe mikrokirurgjinë shkojnë në 95 mijë ndërhyrje në vit. Por, një dështim këtu, një skandal atje krijojnë një atmosferë ku është vërtet e vështirë që njeriu i zakonshëm që e ndjek jetën nga kanali i televizionit, apo kanalet e tjera të komunikimit të racionalizojë këtë raport. Ama, opinioni lidhur me mjekësinë sot mbetet një opinion i krijuar nga shumica e atyre që nuk marrin shërbim. Ndërkohë që, opinioni i atyre që marrin shërbim është shumë herë më pozitiv, pasi e kanë prekur vetë këtë eksperiencë,” tha Kryeministri Rama.

Ai tha se korrupsioni në shëndetësi është reduktuar. “Është e pavërtetë që kur shkon te mjeku duhet të japësh lekë. Nëse në trupën e bluzave të bardha ka të tillë që e njollosin atë me sjellje korruptive, e vërteta tjetër është se këta janë pakicë. E them këtë me bindje pasi e ndjek këtë çdo ditë dhe falë përkushtimit të ministres si dhe falë njohjes së të gjithë problematikës që ajo ka është e qartë, natyrisht që përsëri jemi në udhëkryq. Por raporti me të shkuarën, kur njerëzit vareshin nëpër kangjella dhe ulërinin me receta në dorë se nuk kishte ilaçe ka ndryshuar. Duke parë përmirësimin njerëzit kuptojnë që u bëka dhe kjo, atëherë pse nuk bëhet edhe ajo,” deklaroi Kryeministri i vendit. /atsh

Shëndetësia sot nuk krahasohet me atë që gjetëm, njerëzit presin edhe më shumë Read More »

Buxheti 2020 për Shëndetësinë, mbështetje 3 politikave të reja

Buxheti i vitit 2020 në sektorin e ministrisë së Shëndetësisë mbështet tre politika të reja të rëndësishme.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se buxheti për vitin e ardhshëm do të mbështesë Programin Kombëtar të Kancerit të Gjirit, Transplantin e palcës së kockës si dhe shërbimin e kardiokirurgjisë në spitalin “Shefqet Ndroqi.

“Buxheti i vitit 2020 financon qëndrueshmërinë e programeve drejt mbulimit shëndetësor universal dhe mbështet politikat e reja në shëndetësi. Program kombëtar për depistimin e kancerit të gjirit, ngritja e shërbimit të dytë të kardiokirurgjisë në vend si dhe transplantin e palcës së kockave”, -thotë ministrja./atsh

Buxheti 2020 për Shëndetësinë, mbështetje 3 politikave të reja Read More »

Obeziteti mund të ndikojë te kujtesa e grave

Kilogramët e tepërt mund të ndikojnë te kujtesa, të paktën te gratë, sipas një studimi të kryer nga ekspertë të departamentit të psikologjisë të Universitetit të Kalifornisë.

Studimi i botuar në revistën ”Eating Beh Behaviour”, që përfshiu 4 769 individë të moshës deri në 29 vjeç, tregoi se gratë obeze kanë më pak memorie si për shembull për të kujtuar një llogari për të paguar, një numër telefoni ose një takim të programuar.

Studime të tjera kanë zbuluar se kilogramët shtesë shoqërohen me probleme të sferës njohëse, pra në përgjithësi me aftësitë mendore të një individi dhe mbipesha shoqërohet me një përkeqësim të dukshëm të kësaj kujtese vetëm te gratë./atsh

Obeziteti mund të ndikojë te kujtesa e grave Read More »

Pas 9 ditësh të vështira në reanimacion, Emara kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi

Emara ka lindur 31 ditë më parë dhe pas 9 ditësh të vështira në reanimacion, ia ka dalë të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se Emara është kthyer shëndoshë e mirë në shtëpinë e saj falë edhe kujdesit e shërbimit me profesionalizëm të stafit mjekësor.

“Emara ka lindur 31 ditë më parë dhe pas 9 ditësh të vështira në reanimacion, ia ka dalë të kthehet shëndosh e mirë në shtëpi. Mami Lumturia është kthyer bashkë me Emarën e vogël në maternitet për të falenderuar stafin mjekësor që i ka shërbyer me profesionalizëm dhe dashuri”, -thotë ministrja.

Kjo javë njihet ndryshe edhe si java e kujdesit për fëmijët prematurë, pra për fëmijët e lindur para kohe.

Lindja e parakohshme është shkaktari kryesori i vdekshmërise te të porsalindurit dhe mund të shkaktojë probleme shëndetësore kronike të mushkrisë, vonesa në zhvillim si dhe paralizë celebrale. Këto probleme shëndetësore mund të prekin aspekte emocionale dhe financiare në familjen tënde. /atsh

Pas 9 ditësh të vështira në reanimacion, Emara kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi Read More »