Shendetesi

Buxheti 2020/ 34 miliardë lekë për shërbimet shëndetësore për qytetarët

Buxheti i vitit 2020 për shëndetësinë konsolidon dhe zgjeron programet e parandalimit falas, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

“Për vitin 2020 parashikohet një buxhet prej 62 miliardë lekësh, nga të cilat 34 miliardë lekë do të shkojnë për të siguruar shërbimet parësore dhe dytësore shëndetësorë për qytetarët, – deklaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj gjatë një konference për shtyp.

Për vitin 2020 parashikohet rikonstruksioni i 120 qendrave shëndetësore, rehabilitohet dhe zgjerohet materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, vijon puna për ndërtimin e maternitetet të Beratit, Lezhës dhe Kuksit, pediatrisë së Durrësit, vijon modernizimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” .

Sipas Denajt, përmes fondeve buxhetore sigurohen ilaçe të rimbursuara për 1000 pacientë më shumë se sa vitet më parë si dhe shërbimin e kontrollit bazë (check-up) falas për 475 mijë qytetarë./atsh

Buxheti 2020/ 34 miliardë lekë për shërbimet shëndetësore për qytetarët Read More »

130 mjekë specialistë u punësuan këtë vit në spitalet rajonale

130 mjekë specialistë u punësuan në spitalet rajonale gjatë vitit të fundit, ndërsa 70 mjekë të tjerë përfundojnë specializimin në dhjetor. Ata do të punësohen në spitalet rajonale vitin e ardhshëm.

Shifrat e bëra publike në “Pasqyrën e Qeverisjes” të kësaj jave flasin për punën e një viti, ku spitalet rajonale përveç investimeve në infrastrukturë dhe në pajisje të fjalës së fundit, kanë njohur edhe pasurimin me burime njerëzore.

Kështu, brenda një viti janë punësuar 130 mjekë specialistë, ndërsa 70 të tjerë do të bashkohen me ekipet mjekësore gjatë vitit të ardhshëm. /atsh

130 mjekë specialistë u punësuan këtë vit në spitalet rajonale Read More »

Në shtëpi pas terapisë intensive/ Krishtlindje të paharrueshme për familjet e e dy foshnjeve të lindura para kohe

Foshnja që lindi vetëm 690 gramë në maternitetin “Koço Gliozheni”në kryeqytet, tashmë është gati që së bashku me nënën e tij të kthehet në shtëpi për të pritur Krishtlindjet e para.

Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila tha se këto do të jenë festa të paharrueshme për këtë familje.

“E pamendueshme se si Amarisi që në ditët e para të jetës ishte vetëm 690 gramë, pas 115 ditësh në terapi intensive, nën kujdesin shembullor të mjekëve dhe infermierëve të maternitetit “Koço Gliozheni” sot është në krahët e mami Pranverës dhe janë gati të kthehen në shtëpi për Krishtlindjet e para”, tha Manastirliu.

“Festa të paharrueshme do të jenë dhe për Seanën dhe mamin e saj, që do të lënë spitalin pas 70 ditësh në terapi intensive”, tha ministrja Manastirliu. /atsh

Në shtëpi pas terapisë intensive/ Krishtlindje të paharrueshme për familjet e e dy foshnjeve të lindura para kohe Read More »

Kryhet për herë të parë ndërhyrja e rrallë në Spitalin e Korçës

Për herë të parë në spitalin rajonal të Korçës u realizua një intervent i ndërlikuar nëpërmjet endoskopisë së hundës.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila thotë ky është një hap përpara drejt shëndetësisë që duam.

“Mjekët e shërbimit ORL, doktor, Tedi Minarolli dhe doktor Alfred Robo po mundësojnë ndërhyrje me metoda të avancuara në këtë spital rajonal, duke siguruar shërbime me standard të lartë, afër vendbanimit për qytetarët”, -thotë Manastirliu.

Endoskopia e hundës është një procedurë me të cilën është e mundur që të ekzaminohen me saktësi sipërfaqet e brendshme të zgavrës së hundës. Endoskopia është metodë moderne që aplikohet në kirurgji. z.tosku/atsh

Kryhet për herë të parë ndërhyrja e rrallë në Spitalin e Korçës Read More »

Alumini në ushqime, rreziku më i madh nga enët e kuzhinës

Alumini i pranishëm në tabakatë metalike dhe fletët e letrës që përdoren për ruajtjen dhe gatimin e ushqimit mund ”të migrojnë” në ushqim dhe të çojnë në tejkalimin e dozës së vendosur maksimale, me rrezik potencial shëndetësor për pjesë të cënueshme të popullatës, në veçanti për bebet dhe gratë shtatzëna, deklaroi Komiteti Kombëtar italian për Sigurinë e Ushqimit (CNSA).

Rruga kryesore e ekspozimit ndaj aluminit për popullatën e përgjithshme mbetet ushqimi.

Në vitin 2008, Autoriteti Europian për Sigurinë e Ushqimit (EFSA) përcaktoi një dozë të tolerueshme javore prej 20 miligramësh për një fëmijë me peshë 20 kilogramë dhe 70 miligramësh për një të rritur prej 70 kilogramë.

Të dhënat që vijnë nga studimet e kryera tregojnë një mundësi të konsiderueshme për të kapërcyer këtë dozë tek fëmijët dhe të rinjtë pasi ato janë më të ekspozuar ndaj aluminit që përmbahet në ushqim, ndërsa grupmoshat më të larta janë më pak të ekspozuara si ndaj zakoneve të ndryshme të ngrënies ashtu edhe ndaj raportit më të ulët të konsumit të ushqimit me peshën trupore./atsh

Alumini në ushqime, rreziku më i madh nga enët e kuzhinës Read More »

Mbi 460 mijë qytetarë kryen kontrollin mjekësor bazë falas

Më shumë se 460 mijë qytetarë kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë falas.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se nga 1 janari janë 462,168 qytetarë kanë kryer kontrollin mjekësorë falas.

Kontrolli Mjekësor Bazë i shërben 1.2 milionë shqiptarëve të grupmoshës 35-70 vjeç të cilët e përfitojnë falas./atsh

Mbi 460 mijë qytetarë kryen kontrollin mjekësor bazë falas Read More »

Personazh i vitit 2019 të shpallet Spitali Universitar i Traumës

Deputeti i PS, Ilir Beqaj sugjeron që personazh i vitit 2019 të shpallet Spitali Universitar i Traumës.

Beqaj shprehet se “u mbushën 13 ditë nga përjetimi i një dramë të rëndë kombëtare. Tërmeti i 26 nëntorit mori 51 jetë shqiptarësh të pafajshëm, plagosi me qindra të tjerë dhe la pa strehë mbi 12 mije persona. Edhe pse vëmendja e opinionit shqiptar, përfshirë edhe botën shqiptare anë e mbanë, është e mbërthyer te pasojat e kësaj ngjarjeje shkatërrimtare dhe te përpjekjet e gjithanshme të fillimit të rindërtimit, duket se afrimi i fundvitit ka sjellë në pah, siç ndodh tradicionalisht, përzgjedhjen e personazhit të vitit 2019”.

“Një numër mediash, forumesh e organizatash po fillojnë të mbledhin vota dhe propozime konkrete, në lidhje me personazhin e vitit që po lemë pas. Dëshiroj dhe unë që modestisht të sugjeroj personazhin e vitit 2019: Spitalin Universitar të Traumës. Jo një person të caktuar, jo një figurë publike, as politikan, as sipërmarrës, as gazetar apo njeri të artit e kulturës: një institucion që duket se përfaqëson më të mirën e asaj që përjetuam në vitin që po mbyllet”, thekson ai.

E bëj këtë propozim, thekson Beqaj sepse më duket se emri i këtij spitali është i lidhur me të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të 2019. Gjysma e parë e vitit u dominua nga ngërçi politik. Bashkë me ngërçin politik Tirana ka përjetuar 10 protesta jo të zakonshme, të cilat prodhuan stres dhe përplasje, disa herë të ashpra e fizike.

“Kurse gjysma e dytë e vitit është dominuar nga dy tërmete jo të zakonshëm. I pari, në shtator drithërues, ndërsa i dyti shkatërrimtar dhe me 51 fatalitete. Spitali Universitar i Traumës ishte përherë aty. Edhe në këto momente kyçe, por edhe në përditshmërinë që pakkush e sheh, por që është e mbushur me përballimin e një volumi sfidues e shpesh të jashtëzakonshëm situatash, jo rrallë mes jetës dhe vdekjes. SUT ja ka dalë të jetë një institucion në lartësinë e emrit që ka, Qendra Kombëtare e Traumës së vendit”, shprehet deputetit i PS-së.

Beqaj thekson se “kanë spikatur profesionalizimi, përkushtimi, përulësia dhe humanizmi i të gjithë stafit të mrekullueshëm të këtij institucioni. Heronj të heshtur të ditëve tona! Do të ishte e padrejtë të veçoja cilindo nga mjekët, infermierët e personeli teknik i SUT. Prandaj sugjeroj që personazh i vitit 2019 të shpallet Spitali Universitar i Traumës”./atsh

Personazh i vitit 2019 të shpallet Spitali Universitar i Traumës Read More »

Shpiket neuroni i parë artificial kundër Alzheimerit

Premton të bëhet një armë në të ardhmen për të luftuar sëmundjet e shkaktuara nga degjenerimi i qelizave nervore, siç është Alzheimer.

”Neuroni i parë artificial i silikonit i përgjigjet sinjaleve nga sistemi nervor dhe shënon një hap përpara drejt mundësisë së riparimit të qarqeve nervore dhe rivendosjes së funksioneve të humbura”, është rezultat i studimit të koordinuar nga Alain Nogareti, i universitetit britanik të Bathit, universiteti zviceran i Zyrihut dhe universiteti i Zelandës së Re në Auckland.

Të vëzhguara për disa kohë, neuronet e para të silikonit janë një shembull i të ashtuquajturit ilaç bioelektronik, i cili me materiale artificiale imiton qarqet natyrore dhe proceset.

“Dizenjimi i pajisjeve të tilla ishte një sfidë e vërtetë. Deri më tani neuronet kanë qenë ‘kuti të zeza’, por tani ne e dimë se si të shohim brenda tyre. Puna jonë ndryshon një paradigmë sepse ofron një teknikë për të riprodhuar në detaje funksionet elektrike të neuroneve”, theksuan studiuesit./atsh

Shpiket neuroni i parë artificial kundër Alzheimerit Read More »