Shendetesi

Ja çfarë duhet të dini për virusin e pashpjegueshëm që ka shtangur dhe mjekët

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA po heton rastet e hepatitit të pashpjegueshëm tek fëmijët. Rreth 109 raste janë nën hetim. Të premten, CDC raportoi se këto raste kanë prekur fëmijë në 25 shtete. Pothuajse të gjithë fëmijët duhej të shtroheshin në spital, me pesë prej tyre që kanë vd ekur.
Rritja e këtyre rasteve të rënda dhe mi sterioze ka bërë që CDC të lëshojë një këshillë shëndetësore për mjekët, në mënyrë që ofruesit e kujdesit shëndetësor të jenë në vëzhgim dhe të raportojnë rastet në përputhje me rrethanat.

Çfarë duhet të dinë prindërit për rastet e hepatitit tek fëmijët? Sa duhet të jenë të shqe tësuar dhe cilat janë simptomat që duhet të kenë kujdes? A ka li dhje mes rasteve të hepatitit dhe Covid-19?

Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, CNN ka zhvilluar një intervistë me analisten Mjekësore, Dr. Leana Wen, një mjeke e urgjencës dhe profesore e politikave dhe menaxhimit shëndetësor në Shkollën e Shëndetit Publik të Institutit Milken të Universitetit George Washington.

Çfarë është hepatiti dhe sa i shpeshtë është tek fëmijët?

Hepatiti është një inflamacion i indit të mëlçisë. Ka një sërë shkaqesh. Njerëzit mund të kenë dëgjuar për hepatitin A, B dhe C, të cilët janë infeksione të mëlçisë të shkaktuara nga viruset ngjitëse të hepatitit.

Përdorimi i alkoolit, medikamente të caktuara dhe toksina specifike gjithashtu mund të çojnë në hepatit, siç mund të ndodhin në disa kushte mjekësore. Ekziston edhe diçka që quhet hepatiti autoimun, i cili është vendi ku sistemi imunitar i trupit su lmon mëlçinë.

Hepatiti nuk është i zakonshëm tek fëmijët, veçanërisht hepatiti që nuk është i lidhur me një nga viruset e kësaj sëmundje. Kjo është arsyeja pse po shihen raste të hepatitit të pashpjegueshëm.

Sa fëmijë janë prekur deri tani nga hepatiti i pashpjegueshëm dhe çfarë dimë për ta?

Që nga 1 maji, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar të paktën 228 raste të mundshme të hepatitit të fëmijëve me dhjetëra të tjerë nën hetim. Këto raste janë gjetur në mbi 20 vende.

Njëzet e pesë shtete kanë raportuar raste, sipas CDC. Mosha mesatare e raportuar është rreth 3 vjeç, me diapazonin nga 1 deri në 6 vjeç. Tre nga nëntë fëmijët në grupin e studiuar përfunduan me dështim akut të mëlçisë, një gjendje kërcënuese për jetën. Dy kanë marrë transplant të mëlçisë.

Çfarë dimë deri tani për atë që i shkakton këto raste të hepatitit?

Kur pacientët paraqesin shenja të hepatitit, ata normalisht do të marrin një ekzaminim diagnostik që shikon nëse ata kanë hepatit A, B ose C; nëse kanë qenë të ekspozuar ndaj toksinave dhe medikamenteve; nëse kanë shënues të caktuar autoimune dhe kështu me radhë.

Një e përbashkët në mesin e rasteeve fillestare është se të gjithë kanë gja kderdhje që tregojnë infeksion adenovirus. Duhet rapotuar menjëherë tek autoritetet shtetërore shëndetësore.

A mund të lidhen këto raste me Covid-19?

Duket e pamundur. Asnjë nga fëmijët në serinë e rasteve të shënuara nuk është në spital për shkak të një infeksioni Covid-19. Gjithashtu nuk ka asnjë lidhje me marrjen e vaksinës Covid-19. Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar raportoi më parë se asnjë nga mbi 100 rastet deri më tani nuk ishte vaksinuar.

Sa të shqetësuar duhet të jenë prindërit dhe cilat janë simptomat që ata duhet të kenë kujdes?

Këto raste të hepatitit të pashpjegueshëm tek fëmijët mbeten shumë të rralla. Megjithatë, disa kanë qenë jashtëzakonisht serioze. Prindërit nuk duhet të shqetësohen shumë, por duhet të dinë se kjo është diçka nën hetim dhe duhet të kontaktojnë mjekun e tyre nëse janë të shqetësuar.

Simptomat fillestare të hepatitit janë jospecifike, që do të thotë se shumë njerëz i marrin këto simptoma për shkaqe të tjera. Ato përfshijnë hundë, të vjella, dhimbje barku, ethe, lodhje, humbje të oreksit dhe dhimbje kyçesh.

Shenjat e mëvonshme përfshijnë urinën e errët dhe jashtëqitjet me ngjyrë të çelur si dhe verdhëzën.

A ka ndonjë gjë që mund të bëhet për të parandaluar këto raste të hepatitit?

Meqenëse shkaku mbetet i panjohur, nuk mund të themi se cilat masa do të ndihmojnë në parandalimin e tyre. Nëse, me të vërtetë, ekziston një lidhje me adenovirusin, atëherë të njëjtat strategji që kemi përdorur gjatë gjithë pandemisë së koronavirusit do të ishin të dobishme, si larja e mirë e duarve me sapun dhe ujë dhe nxitja e njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi kur sëmuren

Ja çfarë duhet të dini për virusin e pashpjegueshëm që ka shtangur dhe mjekët Read More »

Mjeku shqiptar fillon punë në Gjermani: Do marrë dhjetëfishin e pagës, për këtë u largova

Gastroenterologu Flamur Llabjani ka folur në lidhje me largimin e tij drejt Gjermanisë, ku do të vazhdojë punën si mjek. Ai ka thënë se në Gjermani do të bëjë të njëjtën punë që ka bërë në Prishtinë.

“Në Gjermani kam qenë disa herë si mysafirë në shumë klinika, dinjiteti është shumë më i lartë. Ne do punojmë njëjtë si në Prishtinë, vazhdon puna e njëjtë”, është shprehur Llabjani.

“Aspektin financiar nuk e kisha vendosur të parë, mbi dhjetëfish do të marrë në muaj, 480 euro kam marrë në Kosovë. Të ardhurat janë shumë të mira, fatkeqësisht për këtë duhet të largohem përkohësisht nga vendi, në momentin që do të krijohen kushtet do të kthehem”, shtoi ai.

Tutje, Llabjani theksoi se të hënën do ta fillojë punën në Gjermani. “Të hënën do të fillojë punën, i kam nënshkruar të gjitha kontratat, nuk është rrugë e lehtë, fatkeqësisht jam detyruar”.

Ai tregoi edhe vështirësitë që ka hasur në Kosovë, sidomos gjatë kohës së pandemisë.

“Nuk është vetëm mungesa e pagave, gjatë pandemisë që edhe shtete e tjera kanë pas vështirësi por jo si në Kosovë, kemi pasur mungesa elementare, kemi pas mungesë të alkoolit dhe dorëzave, kemi qenë larg familjarët, i kemi rrezikuar familjarët me infektim dhe s’kemi marrë asnjë cent për këtë”, u shpreh Llabjani.

“Kushtet e punës lënë shumë për të dëshiruara dhe kjo nuk ndryshohet, shëndetësia duhet të vihet në rend të parë, nuk rregullohet shëndetësia me vizita në vende tjera”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Mjeku shqiptar fillon punë në Gjermani: Do marrë dhjetëfishin e pagës, për këtë u largova Read More »

Kjo bimë me veti shëruese që ka një histori mbi 2000 vjeçare

Ekziston një bimë mjekësore me një histori mbi 2000 vjeçare, e cila duket se është një shëruese e njohur nga lashtësia. Bëhet fjalë për portulaca oleracea (Portulaca oleracea).

Theophrastus, babai i botanikës, rekomandoi portulakën si një ilaç për dhimbje të fytit, dhimbje veshi, ënjtje të kyçeve dhe lëkurë të thatë. Përdoret për trajtimin e dhimbjeve të kokës, dizenterisë, pickimit të hardhucave dhe gjarpërinjve, trajtimin e sistemit urinar dhe tretës, analgjezik, qetësues dhe antipiretik.

100 gr. që përmban 400 mg. Acidet yndyrore omega-3 të quajtura acid alfa-linolenik ose LNA-domethënë pesëmbëdhjetë herë më shumë omega-3 se sa shumica e maruleve të disponueshme në treg.

Antioksidant i fuqishëm

Një pjesë e portulakës plotëson nevojat ditore për vitaminë E dhe glutation, një antioksidant i fuqishëm. Njihen efektet e dobishme të vitaminës E dhe acideve yndyrore omega-3 në mbrojtjen kundër kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve inflamatore.

Përmbajtja e lartë e acideve yndyrore omega-3, e bën portulakën veçanërisht të dobishme për trupin e njeriut.

Portulaka është ideal si tonik, ndalon dhi mbjen e kokës që vjen nga etja apo nxehtësia, por edhe vetë etjen duke i vendosur 2-3 gjethe nën gjuhë. Gjithashtu i rra hur, përdoret për të trajtuar dje giet.
Përmban gjithashtu kalcium, magnez, hekur, fosfor, kalium, vitamina A, C, B dhe karotenoide./abcnews.al

Kjo bimë me veti shëruese që ka një histori mbi 2000 vjeçare Read More »

Konfirmohet një rast i hepatitit te një foshnjë shumë afër Shqipërisë

Një rast i hepatitit tek një foshnjë është zbuluar në Heraklion të Kretës, ndërsa po he tohet nëse ka lidhje me raste të tjera të sëmundjeve inflamatore të mëlçisë që janë raportuar në mbarë botën.

Bëhet fjalë për një djalë 14 muajsh, i cili ishte infektuar me koronavirus disa muaj më parë, shkruajnë mediat greke.

Pak ditë më parë fëmija ka shfaqur simptoma të hepatitit, për pasojë prindërit e kanë dërguar në spital.

Sipas informacioneve paraprake, shkencëtarët të cilët janë informuar për gjendjen e tij kanë rekomanduar monitorim të vazhdueshëm.

Në rast se transaminazat arrijnë ose kalojnë kufirin prej 500 , atëherë fëmija duhet të shtrohet në një Repart të Infeksionit Special.

Tashmë kanë nisur procedurat për të përcaktuar nëse ky rast ka lidhje me hepatitin akut që mbizotëron te fëmijët britanikë.

Konfirmohet një rast i hepatitit te një foshnjë shumë afër Shqipërisë Read More »

Kujdes, hudhra mund të jetë e rre zikshme nëse keni këto pr obleme shëndetësore

Është e vështirë të rendisni të gjitha vetitë e dobishme të hudhrës, por duhet të dini se në disa situata mund të jetë e rre zikshme për shëndetin. Sipas studimeve, konsumimi aktiv i hudhrës relakson enët e gjakut dhe ul presionin e gj akut. Është shumë efektive në uljen e niveleve të kolesterolit (LDL).

Ajo forcon sistemin imunitar dhe është e dobishme për trajtimin e infeksioneve. Është e shëndetshme dhe mund të kombinohet lehtësisht me gatime të ndryshme. Megjithatë, sado e shëndetshme të jetë, ka raste ku shkakton pro bleme. Nuk duhet ta kombinoni me terapitë e mëposhtme.

– Hudhra ka veti natyrale antikoagulante dhe nuk duhet të kombinohet me barna antikoagulante – ilaçe që përdoren për trajtimin e pro blemeve të qarkullimit të gjakut, hollimin e gja kut dhe në këtë mënyrë parandalimin e mpik sjes.

– Nëse jeni duke marrë ndonjë mjekim, nuk duhet të merrni hudhra pa u konsultuar më parë me mjekun.

– Nëse keni pr obleme me mëlçinë dhe jeni duke marrë terapi, hudhra mund të ulë efektivitetin e saj.

– Personat me stomak të ndjeshëm duhet të shmangin hudhrën, sepse është e vështirë për t’u tretur.

– Gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji, marrja e hudhrës si ilaç nuk rekomandohet.

– Nëse keni presion normal ose të ulët të gja kut, nuk duhet të hani hudhër çdo ditë. Presioni mund të bjerë edhe më shumë dhe të shkaktojë komplikime.

Kujdes, hudhra mund të jetë e rre zikshme nëse keni këto pr obleme shëndetësore Read More »

Ja çfarë të hani e të pini nëse keni pasur një he lmim ushqimor

Pasojat e he lmimit janë të ndryshme për çdo njeri. Disa përjetojnë ngërçe në stomak, kurse të tjerë diarre dhe të vjella. Gjithashtu mund të përjetohet edhe marrje mendsh dhe dehidratim. Në listën më poshtë do të gjeni ushqimet që janë provuar se u bëjnë mirë personave të he lmuar nga ushqimi.

Çaji i mentes

Mentja përdoret shumë në aromaterapi. Vaji i saj ka efekt relaksues dhe qetëson trupin. Kjo cilësi e saj është perfekte për ata që vu ajnë nga he lmimi ushqimor, pasi lehtëson spazmat dhe dhimjen. Përgatisni një filxhan të ngrohtë çaj menteje dhe spazmat në stomak do t’ju largohen.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës në stomak qetëson traktin gastro-intestinal. Ajo ka natyrë alkaline dhe nuk i lejon bakteret të popullojnë stomakun. Është perfekte për të parandaluar edhe shumimin e mikroorganizmave që kanë shkaktar helmimin ushqimor.
Karbon aktiv (ushqimor)

Karboni aktiv është ideal për gazrat dhe substancat e padëshëriuara që dëmtojnë trupin dhe ju shpëton prej tyre.

Limoni

Bakteret mund të zhd uken në praninë e aciditetit duke përshpejtuar kështu shërimin nga helmimi ushqimor. Përgatisni një lëng me limon dhe shtoni pak mjaltë ose sheqer. Mund t’i shtoni gjithashtu pak limon çajit.

Mollët

Lehtësojnë urthin dhe parnadalojnë acidin refluks. Mollët përmbajnë susbstanca që shka tërrojnë bakteret shkaktare të diarresë dhe mikroorganizmat që shkaktojnë dh imbje stomaku.

Borziloku

Gjethet e borzilokut të përziera me një lugë gjelle mjaltë janë një trajtim efektiv për infeksionet në fyt dhe stomak. Vetëm pas disa orësh do ta ndieni veten shumë më mirë.

Ja çfarë të hani e të pini nëse keni pasur një he lmim ushqimor Read More »

Hepatiti ‘mi sterioz’ që po prek fëmijët, ja simptomat që duhen patur kujdes

Një formë misterioze e hepatitit duket se ka go ditur Britaninë, me dy fëmijë të tjerë që kanë shfaqur nevojën për transplantim të mëlçisë.

Dhjetë të rinj i janë nënshtruar deri më tani procedurës kritike, me 114 që tashmë dihet se janë prekur nga sëmundja mi sterioze.

Shefat e Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar sot u bënë thirrje prindërve që të ‘të jenë vigjilentë’ ndaj shenjave të sëmundjes së mëlçisë, e cila është vërejtur në 12 vende të ndryshme, përfshirë SHBA-në, Irlandën dhe Spanjën. Deri tani është raportuar për një fëmijë të vdekur.

Dr Meera Chand, drejtore e infeksioneve klinike dhe emergjente në Mbretërinë e Bashkuar, u bëri thirrje prindërve të kontaktojnë menjëherë spitalet nëse janë të shqet ësuar.

Shumica e rasteve janë vërejtur te fëmijët e moshës nën 5 vjeç, të cilët fillimisht kanë pasur diarre dhe të përziera. Simptoma të tjera mund të përfshijnë urinë të errët, feçe me ngjyrë gri, kruajtje të lëkurës, dhi mbje muskujsh, ethe, humbje të oreksit dhe dhi mbje stomaku.

Het imet janë në vazhdim, por zyrtarët besojnë se sëmundja mund të shkaktohet nga një adenovirus.

Ekspertët thonë se karantina mund të ketë dobësuar imunitetin e fëmijëve dhe t’i ketë bërë ata më të ndjeshëm ndaj virusit. Teori të tjera përfshijnë një lloj të ri Covid.

Zyrtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë përjashtuar vaksinën kundër Covid si një shkak të mundshëm, me asnjë nga fëmijët e sëmurë britanikë të vaksinuar për shkak të moshës së tyre të re. Asnjë nga 11 rastet në SHBA nuk ishte vaksinuar gjithashtu

Hepatiti ‘mi sterioz’ që po prek fëmijët, ja simptomat që duhen patur kujdes Read More »

OBSH ‘ngre’ ala rmin për sëmundjen mi sterioze, konfirmohet vd ekja e një fëmije

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka konfirmuar se një fëmijë ka h umbur jetën në lidhje me një shpë rthim mis terioz të sëmundjes së mëlçisë që ka prekur fëmijët në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara ka thënë të shtunën në mbrëmje se është në dijeni për të paktën 169 raste të “hepatitit të rëndë me origjinë të panjohur” në disa shtete.

Rastet janë raportuar te fëmijët e moshave nga një deri në 16-vjeçare dhe 17 prej të sëmurëve është dashur të kryejnë transplant të mëlçisë.

OBSH nuk ka treguar se në cilin shtet është regjistruar vd ekja.

Rastet e para janë raportuar në Britani të Madhe, ku deri më tani është raportuar për 114 raste të fëmijëve të sëmurë.

“Ende nuk është e qartë nëse ka rritje të rasteve me hepatit, apo rritje të ndërgjegjësimit për rastet me hepatit”, ka thënë OBSH përmes një deklarate.

Ekspertët kanë thënë se rastet mund të jenë të lidhur me ndonjë virus që shpesh lidhet me ftohjet, mirëpo ende janë duke u bërë kërkime.

Ndonëse rastet e lehta pediatrike nuk janë të padëgjuara, hepatiti i rëndë te fëmijët e shëndoshë është diçka e rrallë.

Rastet e identifikuara janë më të pazakonshme sepse nuk janë të lidhura me asnjërin me llojeve të hepatitit – A,B,C,D dhe E.

OBSH ‘ngre’ ala rmin për sëmundjen mi sterioze, konfirmohet vd ekja e një fëmije Read More »