Shendetesi

Sëmundja mi sterioze që prek fëmijët, shënohet vi ktima e parë, një foshnjë

Në Greqi është shënuar vik tima e parë e sëmundjes misterioze, Hepatiti akut, që prek fëmijët nga 0 deri në 10 vjeç.

Një foshnjë 13-muajshe humbi jetën ditën e sotme, pas 2 ditësh me temperaturë të lartë dhe gjendje shoku. Nga analizat e bëra në trupin e të miturit u konstatua insuficiencë hepatike dhe edemë cerebrale dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve fatkeqësia nuk u shmang.

Pas njoftimit të rritjes së rasteve me hepatit akut në Mbretërinë e Bashkuar, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë regjistruar 920 raste të ngjashme në 33 vende të botës. Ende nuk dihet se çfarë e shkakton sëmundjen, por dihet se virusi konsumon mëlçinë e fëmijëve deri sa e nxjerr atë jashtë funksionit.

Nga rastet e mundshme të raportuara në mbarë botën, 45 (5%) kërkuan transplantim të mëlçisë. Vihet re se javët e fundit ka një rënie të vazhdueshme të incidenteve në nivel ndërkombëtar. Deri më sot, në Greqi janë raportuar 11 raste. Këto raste nuk kërkonin trajtim të posaçëm, nuk kishin komplikime dhe mbeten në gjendje të shkëlqyer.

Pas njoftimit të rasteve nga Britania e Madhe, raste të ngjashme janë raportuar në 16 vende evropiane si dhe në SHBA, Kanada, Japoni, Izrael, Singapor.

Sëmundja mi sterioze që prek fëmijët, shënohet vi ktima e parë, një foshnjë Read More »

Gabimi që bëjmë të gjithë, mos e konsumoni kurrë bananen në këtë orar

Nga të gjitha vaktet që konsumojmë në ditë, mëngjesi është absolutisht më i rëndësishmi. Nga të gjitha vaktet që konsumojmë në ditë, mëngjesi është absolutisht më i rëndësishmi.

Këshillat e ekspertëve thonë se në mëngjes duhet të hamë sikur të ishim mbretër dhe mbretëresha, në sensin e marrjes së ushqyesve më të rëndësishëm.

E megjithatë, këto këshilla shpesh bien në vesh të shurdhër, falë stilit kaotik të jetesës dhe jo vetëm. Në shumicën e rasteve, njerëzit nuk kanë kohë të ulen në tavolinë e të hanë mëngjes, ndaj mjaftohen me një banane.

Ky frut është padyshim mirëbërës për organizmin dhe i vjen në ndihmë zemrës dhe trupit. Banania mirëmban tensionin e gjakut, lufton depresionin, konstipacionin, urthin dhe ulcerën. Ky frut përmban hekur ndaj stimulon prodhimin e hemoglobinës.

Kur duhet ngrënë banania?
Në një kohë kur vlerat e bananes janë të pakundërshtueshme, ekspertët janë të ndarë mbi ngrënien e bananes me stomak bosh apo plot. Disa ekspertë thonë se bananet janë plot me kalium, fibër, magnez që e pajisin organizmin me shumë energji.

Ata thonë se bananet duhen ngrënë çdo ditë edhe për vetë faktin se përmbajnë vitaminën B6. Sipas tyre, banania nuk duhet ngrënë me stomak bosh për arsyet e mëposhtme:

Niveli i lartë i sheqernave u jep energji, por kjo e fundit është afatshkurtër dhe më pas do të jeni të plogësht. Bananet ju ngopin shpejt dhe mund të ndiheni të përgjumur ose të lodhur. Për shkak të aciditetit ju mund të keni probleme me zorrët.

Ekspertët britanikë shprehen se mirësia e bananes duhet shfrytëzuar pasi keni ngrënë mëngjes.

Për më tepër, përmbajtja e lartë e magnezit mund të prishë ekuilibrat mes kalçiumit dhe mangeznit në gjak duke shkaktuar një efekt të kundërt në sistemin kardiova skular.

Shumë profesionistë të tjerë janë të mendimit se frutat në përgjithësi nuk duhen konsumuar me stomak bosh. Një mënyrë e thjeshtë për t’i ngrënë ato është duke i kombinuar me ushqime të tjera.

Këshillat më të mira për konsumimin e bananes

Bananen mund ta hani në mëngjes vetëm duke e kombinuar me ushqime të tjera, duke shmangur kështu shqetësime të panevojshme. Ju mund të hani tërshërë me qumësht me banane, ose të kombinoni fruta pylli, banane, drithëra dhe kos.

Gabimi që bëjmë të gjithë, mos e konsumoni kurrë bananen në këtë orar Read More »

OBSH ngre al armin! Konsideron shpalljen e lisë së majmunëve një ’emergjencë globale’

ALARM/ OBSH konsideron shpalljen e lisë së majmunëve, një
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të vendosë të enjten, nëse do ta shpallë linë e majmunëve një emergjencë shëndetësore globale, duke nxitur kritika nga shkencëtarët afrikanë që shprehen se kjo sëmundje përbën prej vitesh një krizë shëndetësore në kontinentin e tyre.

Diskutimet dhe shqyrtimi i përgjigjes së OBSH-së ndaj shpërthimit të sëmundjes pasojnë shqetësimet se si agjencia e Kombeve të Bashkuara dhe qeveritë në mbarë botën trajtuan COVID-19 në fillim të vitit 2020. Një “emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar” është niveli më i lartë i alarmit të OBSH-së. Agjencia nuk deklaroi pandemi, por filloi të përdorë termin për të përshkruar COVID-19 në Mars të 2020-s.

Për shumë qeveri në mbarë botën, ky moment ishte çasti kur ata filluan të ndërmerrnin masa për të përmbajtur sëmundjen, çka rezultoi të ishte tepër vonë për të bërë ndryshim.

Lija e majmunëve nuk përhapet aq shpejt sa COVID dhe për këtë sëmundje ekzistojnë tashmë vaksina dhe medikamente për trajtimin e saj, por sërish ka rritur alarmin në mbarë botën.

Numri i të prekurve jashtë kontinentit afrikan ka arritur në 3000 raste në më shumë se 40 vende, sipas agjencisë reuters, dhe më së shumti midis meshkujve që kryejnë marrëdhënie me meshkuj. Ende nuk ka raportime për raste vdekjeje.
Sëmundja virale, e cila shkakton simptoma të ngjashme me gripin dhe acarim të lëkurës, është përkufizuar si endemi në disa pjesë të Afrikës. Kontinenti ka regjistruar rreth 1500 raste të dyshuara që nga fillimi i vitit 2022, nga të cilat 66 prej tyre kanë rezultuar me pasojë vdekjen, sipas të dhënave zyrtare.

“Kur nj sëmundje prek vendet e pazhvilluara nuk është një emergjencë. Aj shndërrohet në të tillë vetëm kur preken vendet e zhvilluara”, deklaroi profesor Emmanuel Nakoune, drejtor i insutitit “Pasteur” në Bangui, në Republikën Qendrore Afrikane, i cili po zhvillon testime mbi mjekimin e lisë së majmunëve.

Megjithatë, Nakoune tha se nëse OBSH-ja do të shpallë gjendje emergjence, ky do të ishte një hap i rëndësishëm.

Komiteti i emergjencave globale mblidhet të enjten për të diskutuar në Gjenevë mbi hapat që do ndërmerren për të kufizuar përhapjen e mëtejshme t kësaj sëmundjeje. Në panel bëjnë pjesë ekspertë nga rajonet më të prekura, të cilët janë konsultuar edhe me shkencëtarë, përfshi Nakoune.

Ata do t’i dërgojnë një rekomandim Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili merr vendimin përfundimtar nëse do të shpall gjendjen e emergjencës.

Vendimi, nëse merret shpall alarmin dhe mund të nxisë hapa të mëtejshëm nga OBSH-ja, sikurse dhe vëmendje të shtuar nga shtet anëtare.

OBSH-ja ka dhënë tashmë udhëzime të detajuara për sëmundjen dhe tha se po punon për një mekanizëm për shpërndarjen e trajtimeve dhe vaksinave.

Shumica e ekspertëve pajtohen se lija e majmunëve i plotëson teknikisht kriteret për përkufizimin nga OBSH-ja si “emergjencë botërore”. Është një ngjarje e papritur dhe e pazakontë që po përhapet ndërkombëtarisht dhe kërkon bashkëpunim mes vendeve./

OBSH ngre al armin! Konsideron shpalljen e lisë së majmunëve një ’emergjencë globale’ Read More »

Konfirmohet zyrtarisht rasti i parë me linë e majmunit në shtetin fqinj, vjen shumë pranë Shqipërisë

Greqia ka konfirmuar rastin e parë zyrtar me linë e majmunëve.

Shteti helen është i pari vend në rajon që ka konfirmuar praninë e virusit, teksa rikujtojmë se në Kosovë deri më tani ka vetëm dyshime për një rast, i cili është dërguar për testim jashtë vendit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konfirmoi të dielën 780 raste të lisë së majmunëve në 27 vende të botës. Shifrat e fundit nuk llogarisin infeksionet në vendet afrikane ku virusi konsiderohet endemik. Megjithatë, zyrtarët paralajmëruan se rreziku i shëndetit publik “mund të bëhet i lartë nëse ky virus shfrytëzon mundësinë për t’u vendosur në vendet jo-endemike si një patogjen i përhapur njerëzor”.

Lija e majmunëve konsiderohet një sëmundje më pak e rëndë në krahasim me linë, e cila u zhduk në vitin 1980. Patogjeni transmetohet nga një personi në një person tjetër përmes kontaktit të ngushtë fizik. Simptomat zakonisht zhduken brenda disa javësh, por herë pas here mund të çojnë në komplikime dhe vdekje në raste shumë të rralla.

Askush nuk ka vdekur në mesin e 780 rasteve të raportuara. Megjithatë, deri më tani këtë vit, 66 persona kanë vdekur në pesë vende afrikane me shkaqe që lidhen me linë e majmunëve.

Konfirmohet zyrtarisht rasti i parë me linë e majmunit në shtetin fqinj, vjen shumë pranë Shqipërisë Read More »

Mjeku ngre ‘al armin’ për linë e majmunëve: ‘Rre zikojmë një fazë epidemike’

Specialisti infektiv i San Martino di Genova ka paralajmëruar se lija e majmunëve mund të kalojë në një fazë endemike apo edhe në epidemi.

Ai nënvizon: Disa raste duhet të izolohen dhe kontaktet e ngushta duhet të vaksinohen. Infeksioni tashmë ka një përhapje gl obale.

“Ne rre zikojmë të kalojmë në një fazë endemike të lisë së majmunëve , apo edhe në epidemi”, tha ai.

Mjeku infektiv, Matteo Bassetini në një video në Facebbok shtoi: Anglia vendosi disa masa kundër kësaj sëmundjeje, shumë inteligjente për mendimin tim.

Në Londër, autoriteti shëndetësor këshilloi kontaktet e pacientëve që të izolohen për 21 ditë, duke u ofruar atyre një vaksinë të sigurt kundër lisë.
“Edhe në këtë rast, komenton Bassetti, britanikët tregojnë se janë përpara”.

Sipas drejtorit të departamentit të sëmundjeve infektive të spitalit San Martino në Xhenova, “disa raste të lisë së majmunëve duhet të izolohen. Ose në shtëpi, nëse janë mirë, ose në ambiente të përshtatshme, nëse kanë probleme”.

Për më tepër “është shumë e rëndësishme që kontaktet e ngushta të kryejnë karantinë, duke kufizuar ekspozimet me njerëzit e tjerë, veçanërisht fëmijët dhe gratë shtatzëna. Pastaj është e nevojshme të vaksinohen kontaktet e ngushta.”

“Numri i vendeve të përfshira është i frikshëm”

“Ka shumë raste të lisë në botë, ndoshta shumë më shumë se ato të diagnostikuara, rreth 500. Por ajo që është më e frikshme është numri i vendeve të përfshira: rreth 25 në botë, tani ka një përhapje globale”, shton Bassetti, shkruan Tg Com.

OBSH: Rrezik i lartë i transmetimit në verë

Potenciali për transmetim të mëtejshëm në Evropë dhe gjetkë gjatë verës është i lartë.”

Alarmi vjen nga Hans Henri Kluge, drejtor i OBSH-së për rajonin evropian. Virusi, paralajmëron ai, “tashmë është përhapur në sfondin e disa tubimeve masive. Gjatë muajve të ardhshëm, dhjetëra festivale dhe festa të mëdha të planifikuara do të ofrojnë kontekste shtesë në të cilat mund të ndodhë amplifikimi.”

Mjeku ngre ‘al armin’ për linë e majmunëve: ‘Rre zikojmë një fazë epidemike’ Read More »

Lumturia dhe shëndeti i mirë janë të lidhura pazgjidhshmërisht/ Sa më i lumtur aq më i shëndetshëm? Përgjigjet shkenca…

Lumturia dhe shëndeti i mirë janë të lidhura pazgjidhshmërisht, siç kanë argumentuar prej kohësh shkencëtarët. Lumturia, në fund të fundit, është një reflektim i shëndetit mendor. Prandaj ka kuptim që ai të ketë fuqi dhe ndikim mbi trupin tonë. Një person i lumtur mund të jetë më i shëndetshëm dhe më elastik ndaj rreziqeve të mundshme me të cilat do të përballet.
Në përgjithësi, është identifikuar efekti që mund të ketë lumturia e një personi në shëndetin e tij të mirë. Problemi, megjithatë, qëndron në vështirësinë për të përcaktuar se në cilat raste shëndeti i një organizmi mund t’i atribuohet gjendjes së tij të mirë psikologjike.

Ndoshta mund të argumentojmë se njerëzit që kanë një problem shëndetësor e kanë më të vështirë të jenë të lumtur. Ndoshta edhe organizmat e shëndetshëm ndjekin më shumë zakone të mira, të cilat mund të sigurojnë shëndet afatgjatë dhe t’i mbajnë ata larg problemeve. Nga ana tjetër, sigurisht që kur njeriu ndihet i lumtur, e bën të ndihet më i shëndetshëm.

Vështirësia në studimin e korrelacionit midis shëndetit dhe lumturisë është se, për të ekzaminuar në mënyrë eksperimentale lumturinë njerëzore, ajo do të duhej të manipulohej.

Ekipi hulumtues ekzaminoi 155 të rritur. Gjysma e pjesëmarrësve morën pjesë në një program ndërhyrjeje psikologjike pozitive, që zgjati gjithsej 12 javë. Në këtë program, pjesëmarrësve iu mësuan një sërë teknikash se si të përmirësojnë gjendjen e tyre mendore, si meditimi, kultivimi i ndjenjës së mirënjohjes dhe zhvillimi i marrëdhënieve më të mira shoqërore.

Advertisements

Pjesa tjetër e pjesëmarrësve hynë në një listë pritjeje virtuale dhe u informuan se prisnin radhën për të marrë pjesë në programin e ngritjes psikologjike ndërhyrëse. Megjithatë, matjet e nevojshme u bënë për të gjithë në të njëjtën kohë.

Gjatë programit, studiuesit matën nivelet e lumturisë së pjesëmarrësve, duke regjistruar gjithashtu se sa të shëndetshëm ndiheshin. Përveç kësaj, ata shënuan disa të dhëna të tjera, si gjendja e tyre fizike, presioni dhe indeksi i masës trupore. Të njëjtat matje subjektive dhe objektive u përsëritën tre muaj pas përfundimit të programit të psikologjisë pozitive të ndërhyrjes.

Rezultatet ishin ashtu siç pritej. Niveli i lumturisë së personave që morën pjesë në programin e ndërhyrjes u rrit ndjeshëm, në ndryshim nga gjendja psikologjike e personave që ishin në listën e pritjes, e cila nuk kishte ndryshime të dukshme.

Si pas përfundimit të programit, ashtu edhe tre muaj më vonë, personat që morën pjesë në programin e ndërhyrjes ndiheshin më të shëndetshëm dhe kishin më pak probleme shëndetësore në krahasim me ata që nuk morën pjesë në program. Përveç kësaj, u vu re se, ndërsa programi përparonte, rritja e nivelit të lumturisë së pjesëmarrësve çoi në një rritje të ndjenjës së shëndetit dhe në të njëjtën kohë reduktoi ndjenjën e keqardhjes.

Me interes të veçantë është fakti se psikologjia pozitive e njerëzve nuk ka ndikuar në asnjë matje në lidhje me shëndetin e tyre fizik. Më konkretisht, nuk u vunë re ndryshime në presionin e gjakut ose indeksin e masës trupore të pjesëmarrësve.

Gjetjet e studimit sugjerojnë se, për të paktën një periudhë prej 6 muajsh, një nivel i kënaqshëm lumturie i bën njerëzit të ndihen më të shëndetshëm, duke i mbajtur ata larg ndjesisë së keqe, krahasuar me njerëzit e tjerë që nuk kishin shënuar rritje të niveleve të tyre të lumturisë.

Megjithatë, mbetet më pak e qartë se si rritja e lumturisë ndryshoi statusin shëndetësor të pjesëmarrësve, pasi, të paktën gjatë kësaj periudhe kohore, treguesit kryesorë shëndetësorë nuk ndryshonin ndjeshëm.

Prandaj, është e mundur që rritja e lumturisë thjesht t’i bëjë njerëzit të ndihen më mirë, kështu që ata të mos ndihen të sëmurë. Lumturia mund të ndikojë gjithashtu në aftësinë e trupit për të luftuar sëmundjet.

Një tjetër skenar i vërtetuar është se efektet afatgjata të lumturisë në shëndet mund të kenë një shkak tjetër. Më konkretisht, njerëzit më të lumtur mund të jenë më të gatshëm se njerëzit e pakënaqur për të ndjekur zakone të shëndetshme, si ushqimi i mirë dhe ushtrimet fizike, duke qëndruar larg zakoneve të dëmshme, si konsumimi i tepërt i alkoolit dhe pirja e duhanit.

Sidoqoftë, do të ishte interesante të vëzhgohej nëse ndryshimet afatgjata në lumturinë e manipuluar ndikojnë në treguesit e shëndetit fiziologjik përveç kritereve subjektive. Do të ishte gjithashtu e dobishme të shihet nëse manipulimet për rritjen e lumturisë çojnë gjithashtu në më shumë sjellje që promovojnë shëndet të mirë në planin afatgjatë./abcnews.al

Lumturia dhe shëndeti i mirë janë të lidhura pazgjidhshmërisht/ Sa më i lumtur aq më i shëndetshëm? Përgjigjet shkenca… Read More »

Masa për lijën e majmunëve/ Ministria e Shëndetësisë tregon nëse ka pasur raste infeksioni

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) tha se deri më tani nuk është raportuar asnjë rast i dy shimtë sa i përket lijës së majmunëve, teksa shtoi se po përcjellë me vëmendjen situatën epidemiologjike.

Rastet me lijën e majmunëve, që është infeksion viral, janë paraqitur në Afrikë, Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Izrael. Deri më tani janë raportuar mbi 100 raste.

“Po ashtu, IKSHPK ka përpiluar dokumentin e parë, me rekomandime dhe masa për institucionet shëndetësore sa i përket sëmundjes së lisë së majmunëve, i cili është shpërndarë të gjitha institucioneve shëndetësore në vend, dhe do të përditësohet me të dhënat e reja”, thuhet në njoftim.

Instituti po ashtu bëri të ditur se për këtë virus nuk ka vaksinë të posaçme. Por, shtetet si Mbretëria e Bashkuar po përdorin vaksinën kundër lisë për të imunizuar punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Lija e majmunëve mund të shkaktojë ethe dhe dhimbje, dhe kryesisht shfaqet me puçrra të fryra të kuqe.

Masa për lijën e majmunëve/ Ministria e Shëndetësisë tregon nëse ka pasur raste infeksioni Read More »

In feksioni i rrallë që po përhapet me shpejtësi në Evropë, raportohen rastet afër Shqipërisë

Disa raste të Lisë së Majmunit po shqyrtohen në shtete europiane, në Amerikë, Kanada dhe Australi. Këtë e konfirmojnë autoritetet shëndetësore të këtyre vendeve. Raste janë raportuar fare pranë Shqipërisë në Itali, po ashtu edhe në Francë e Suedi.
Lija e Majmunit është një sëmundje e zakonshme në pjesë të thella të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore. Rastet e sëmundjes jashtë rajonit zakonisht lidhen me vizitat që bëhen aty.

Lija e Majmunit është një infeksion i rrallë viral dhe zakonisht shfaqet në formë të butë. Të prekurit shërohen brenda pak javësh, sipas ekspertëve ndërkombëtarë shëndetësor.

Virusi nuk përhapet lehtë mes njerëzve dhe rreziku për publikun e gjerë konsiderohet shumë i ulët.

In feksioni i rrallë që po përhapet me shpejtësi në Evropë, raportohen rastet afër Shqipërisë Read More »