Shendetesi

Meta i bashkohet thirrjes së Manastirliut: Profesionistët e shëndetit dhe studentë të Mjekësisë të na bashkohen në luftën me COVID-19

Presidenti Ilir Meta i është bashkuar apelit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që gjatë ditës së shtunë u bëri thirrje të publike të gjithë mjekëve, infermierëve dhe studentëve të mjekësisë që duan të japin kontributin e tyre, t’i bashkohen ekipeve mjekësore në terren, në kuadër të luftës ndaj Coronavirusit të ri, COVID- 19.

Meta ka përcjellë thirrjen e ministres Manastirliu dhe rektorit të Universitetit të Mjekësisë prof. Arben Gjata për mjekët dhe infermierët dhe studentët e mjekësisë që duan të kontribuojnë në përballimin e situatës së COVID-19, t’i bashkohen ekipeve mjekësore në terren.

Kushdo që është i gatshëm të kontribuojë, të aplikojë në të dy portalet: “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë” për t’iu bashkuar ekipeve të shëndetësisë përgjatë kësaj kohe të vështirë për të gjithë./atsh

Meta i bashkohet thirrjes së Manastirliut: Profesionistët e shëndetit dhe studentë të Mjekësisë të na bashkohen në luftën me COVID-19 Read More »

Q.SH. Orikum në krye të detyrës. Për çdo shqetësim në lidhje me Coronavirusin duhet të…

Per ti ardhe ne ndihme cdo banori qe mund te kete shqetesime ne lidhje me Coronavirusin po ju percjellim nje postim te Qendres Shendetesore Orikum:

Q.SH. Orikum në krye të detyrës
Qëndroni në shtëpi, bashkë do ja dalim!
Telefono 📞 127 për çdo shqetësim në lidhje me Coronavirusin e ri.
•Temperaturë, ethe 🤒
•Kollë 😷
•Vështirësi në frymëmarrje

Q.SH. Orikum në krye të detyrës. Për çdo shqetësim në lidhje me Coronavirusin duhet të… Read More »

Koronavirusi/ Apeli i Çomos: Do t’ia dalim, kemi profesionistë të shkëlqyer që kanë sakrifikuar në shumë epidemi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar deklaratën e profesoreshës dhe njëherazi shefe e Infektivit, Najada Çomo e cila u bën apel qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.

“A do t’ia dalim? Po! Ne po bëjmë gjithcka për të shërbyer në këtë pandemi globale. Do t’ia dalim, sepse kemi profesionistë të shkëlqyer që kanë sakrifikuar në shumë epidemi. Ju lutem, mos cënoni punën dhe aftësitë e Shërbimit Infektiv ndër vite. Pacienti është i pari. Ne me të. Vetëm së bashku do të mund t’ia dalim”, – thotë Çomo./atsh

Koronavirusi/ Apeli i Çomos: Do t’ia dalim, kemi profesionistë të shkëlqyer që kanë sakrifikuar në shumë epidemi Read More »

Informacion i përditësuar/ Situata e shpërthimit të koronavirusit në vend dhe në botë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë testuar 145 raste për COVID-19 dhe në total janë gjithsej 298 raste të testuara, prej të cilave 23 raste kanë rezultuar pozitiv për COVID-19.

Nga rastet e konfirmuara me COVID-19: 5 prej tyre ndodhen në spitalin Infektiv në Tiranë (3 rastet nga i identifikuari i parë me COVID-19, një rast tjetër, 31-vjeçari me banim në Tiranë, me histori udhëtimi me Italinë dhe një grua 45-vjeçare nga Rrogozhina, me histori udhëtimi me Italinë). Gjendja e tyre deri në këto momente është e stabilizuar.

Ndërsa 18 raste të tjera që kanë rezultuar pozitiv janë të vetëizoluar në shtëpi pa probleme të veçanta.

Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19:

Tiranë – 16 raste

Durrës – 3 raste (njëra prej të cilave ka ndërruar jetë)

Lushnjë – 1 rast

Elbasan – 2 raste

Rrogozhinë – 1 rast

Të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë.

Sikundër e përmendëm 5 prej këtyre personave nga Tirana dhe Rrogozhina ndodhen të shtruar në spitalin Infektiv. Pjesa tjetër ndodhen të vetëizoluar në shtëpi. 2 rastet e reja të Durrësit janë pacientë që kanë patur kontakt me spitalin (të ndjerën), por nuk kanë shenja të sëmundjes dhe janë të vetëizoluar në shtëpi.

Lidhur me mjekët dhe infermiërët e Durrësit 50 testet nga kampioni i parë i kryer në Durrës rezultuan negativë.

Numri i personave në vetëizolim është 18. Numri i personave në vetëkarantimim është 134.

Rregullat e reja për ndalimin e qarkullimit, Urdhri i ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu

Urdhri për ndalimin dhe kufizimin e lëvizjeve me mjetet e transportit parashikon:

Ndalimin e qarkullimit të mjeteve të transportit publik dhe privat, përfshirë automjetet private, brenda Tiranës dhe Durrësit dhe nga Tirana dhe Durrësi drejt zonave të tjera të vendit dhe anasjelltas, duke filluar nga ora 06:00 e datës 13.03.2020 deri në orën 24:00 të datës 15.03.2020.
Ndalimin e qarkullimit të mjeteve të transportit publik dhe privat, përfshirë automjetet private, në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë duke filluar nga ora 06:00 e datës 13.03.2020 deri në orën 24:00 të datës 15.03.2020.
Përjashtim nga rregulli i përcaktuar në pikën 1 dhe 2 të këtij urdhëri bëhet për autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi me funksion publik dhe ato që transportojnë mallra. Autorizimi për qarkullimin e autoambulancave, automjeteve që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që trasportojnë mallra kryhet sipas urdhëzimeve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu përjashtohen të gjithë personat me sëmundje kronike që kanë të planifikuara terapi mjekimi në spitale të shoqëruar nga vetëm një person.

Masat e marra për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19

Mbylljen deri në një njoftim të dytë, të të gjitha bareve, lokaleve restoranteve dhe klubeve, në Tiranë dhe Durrës fillimisht.
Caktimin e një gjobe në masën 5 mijë euro, për të gjithë ata qytetarë që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk zbatojnë urdhrin e vetëkarantinimit të detyrueshëm apo ata qytetarë që nuk zbatojnë vetkarantinimin pas konfirmimit të diagnozës.
Caktimin e një gjobe në masën 20 milionë lekë të vjetra për të gjithë baret, restorantet, lokalet apo klubet që nuk e zbatojnë këtë Vendim dhe rihapen në shkelje të tij.
Vendosjen e distancës së sigurisë mes punonjësve, prej 1.5 metra, në të gjitha bizneset që nuk mund të mbyllen për arsye të zinxhirit ekonomik.
Reduktimin në maksimum të personelit të call center-ave, dhe garantimin e distancave dhe të kushteve mbrojtëse për çdo punonjës! Sa më sipër, kërkojmë mirëkuptimin tuaj për veten tuaj, për familjet tuaja dhe për familjet e punonjësve tuaj.
Me urdhër të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu më herët është vendosur:

1 – Mbyllja për publikun deri në datë 03/04/2020 të:

Ambienteve që ofrojnë shërbime në lokale nate
Të ambienteve të mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve dhe të rinjtë, aktiviteteve në palestra, qendra sportive, pishina, qendra internet, qendra kulturore dhe argëtimi
2 – Ndalimin deri në datë 03/04/2020 të:

Aktiviteteve sportive, sociale dhe kulturore;
Eksursioneve mësimore të organizuara prej institucioneve shkollore me destinacion brenda ose jashtë vendit;
Ndalimi i procedurave të konkursit për punësim personeli, konkurse shkollimi dhe specializimi.
3 – Gjatë ditës, aktivitetet e bareve, restoranteve, lokaleve të ofrojnë shërbim për klientët duke respektuar distancën prej së paku dy metrash ndërmjet tavolinave në vendet ulur, dhë në çdo rast të garantojnë distancën prej së paku një metër të njëriut nga njëriu.

4 – Institucionet publike dhe private, të hartojnë sipas fushës së përgjegjësisë së tyre Brenda datës 11.03.2020 një plan masash për sigurimin e ofrimit të shërbimeve prioritare, duke prioritizuar kategoritë e shërbimit kryesisht nëpërmjet ofrimit të shërbimit online, punës në distancë, dhe vetëm në raste të domosdoshme të ofrojnë shërbimin ndërmjet kontaktit fizik. Për shërbimet për të cilat nevojitet kontakti i drejtpërdrejtë me publikun institucionet duhet të pajisin personelin me mjete pune mbrojtëse me qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre.

5 – Institucionet publike që ofrojnë shërbime pritjeje për publikun në sportel të marrin masa për të shfrytëzuar maksimalisht shërbimet online dhe platformën e-albania.

6 – Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimimësinë e shërbimti dhe të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin e publikut në sportele apo ambiente të tjera të brendshme.

7- Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zona me rrezik epidemiologjik të identifikuara të tilla prej Organizatës Botërore të Shëndetësise, të plotësojnë skedën e udhëtarit në pikat hyrëse kufitare dhe të vetëkarantinohen detyrimisht për një periudhë 14 ditore nga data e hyrjes në kufi.

MSHMS rekomandon qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore.

Bazuar në rekomandimet e OBSH, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjenës dhe ndjekjen e këtyre rregullave: Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes. Larja e shpeshtë e duarve dhe dezifektimin e tyre, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre. Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra). Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami /letër ose rrobe kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve). Mosprekjen e fytyrës me duar.

Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së është si më poshtë:

Në nivel global, janë raportuar në total 125 518 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe në total 4617 vdekje.
Azi: 100 651 raste të konfimuara – 3629 vdekje
Afrikë: 118 raste të konfirmuara – 1 vdekje
Amerikë: 1618 raste të konfirmuara – 33 vdekje
Oqeania: 131 raste të konfirmuara – 3 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 12 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr. i rasteve të konfirmuara (12 mars 2020)
Kontinenti i Azisë 100 651
Kina 80932
Irani 9000
Republika e Koresë 7869
Japonia 619
Katari 262
Singapori 178
Bahreini 189
Emiratet e Bashkuara Arabe 74
Izraeli 82
Malajzia 149
Iraku 70
Tajlanda 70
India 73
Libani 61
Taivani 48
Vietnami 39
Filipinet 49
Kuvajti 72
Palestina 30
Arabia Saudite 45
Omani 18
Indonezia 34
Pakistani 20
Afganistani 7
Nepali 1
Maldive 8
Jordania 1
Sri Lanka 2
Kamboxhia 3
Bhutani 1
Bangladeshi 3
Mongolia 1
Brunei 11
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 1618
USA 1312
Kanada 103
Brazili 52
Argjentina 19
Ekuadori 17
Meksika 11
Republika Domenikane 5
Kili 23
Kosta Rika 22
Paraguaji 5
Peru 17
Kolumbia 9
Panama 14
Kuba 3
Hondurasi 2
Xhamajka 2
Bolivia 2
Oqeania 131
Australia 126
Zelanda e Re 5
Afrika 118
Algjeria 20
Egjipt 60
Senegali 4
Afrika e jugut 13
Maroku 5
Nigeria 2
Kameruni 2
Tunizia 7
Burkina Faso 2
Kongo 1
Togo 1
Cote d’lvoire 1
Total 103 214
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID-19 sipas kontinenteve (përveç Kinës), 12.03.2020:

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë:

Situata në Europë dhe sipas ECDC-së është si më poshtë:

Europë: 22 934 raste të konfirmuara, 951 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 12 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr. i rasteve të konfirmuara (12 mars 2020)
Europa 22934
Italia 12462
Franca 2281
Spanja 2140
Gjermania 1567
Zvicra 642
Anglia 456
Holanda 503
Suedia 462
Belgjika 314
Norvegjia 489
Austria 246
Greqia 99
Islanda 85
Danimarka 516
San Marino 66
Çekia 94
Portugalia 59
Finlanda 59
Irlanda 43
Sllovenia 57
Rumania 45
Gjeorgjia 24
Kroacia 16
Polonia 31
Rusia 20
Estonia 16
Azerbajxhan 13
Hungaria 13
Bjellorusia 12
Luksemburgu 7
Sllovakia 10
Bullgaria 7
Maqedonia e Veriut 7
Malta 6
Letoni 10
Shqipëria 11
Bosnjë-Hercegovina 3
Litenshtein 3
Qipro 6
Monako 1
Lituania 3
Andorra 1
Armenia 4
Serbia 18
Moldavia 4
Ukraina 1
Vatikani 1
Turqia 1
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 12 mars 2020:

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë:

Situata e COVID-19 në Itali datë 10.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në sajtin e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

10 590 raste të konfirmuara
827 vdekje
1045 pacientë të shëruar
1028 në terapi intensive
3724 në izolim në shtëpi
Shpërndarja sipas rajoneve:

Lombardia 5763 raste
Emilia Romanja 1588 raste
Veneto 940 raste
Piemonte 480 raste
Marche 461 raste
Toskana 314 raste
Liguria 181 raste
Campania 149 raste
Lazio 125 raste
Fruli 110 raste
Siçili 81 raste
Bolzano 75 raste
Trento 74 raste
Puglia 71 raste
Umbria 44 raste
Abruzzo 37 raste
Sardenja 37 raste
Valle d’Aosta 19 raste
Kalabri 7 raste
Molise 16 raste
Basilikata 8 raste
Harta e shpërndarjes së COVID-19 sipas rajoneve të Italisë:

Rekomandime dhe këshilla të OBSH-së:

Parimet themelore për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm të transmetimit të infeksioneve akute të frymëmarrjes përfshijnë masat e mëposhtme:

Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.
Në rast të simptomave të lidhura me infeksionet respiratore qoftë gjatë udhëtimit, ashtu edhe pas tij, udhëtarët inkurajohen të telefonojnë urgjencën 127 pë të kërkuar kujdes mjekësor dhe të ndajnë historinë e tyre të udhëtimit me personelin shëndetësor.

Informacion i përditësuar/ Situata e shpërthimit të koronavirusit në vend dhe në botë Read More »

Mjeku Kalo: Qëndrimi në shtëpi nuk është sakrificë, por triumf për jetën ndaj rrezikut të virusit

Mjeku dhe profesori Tritan Kalo nuk e konsideron sakfricë qëndrimin në shtëpi në kuadër të frenimit të përhapjes së koronavirusit, por një përforcim të të drejtave për jetën, për triumfin e saj ndaj rrezikut vdekjeprurës.

Rrugët e Tiranës sot janë të zbrazura për shkak të pezullimit të qarkullimit, masa këto të marra në kuadër të frenimit të koronavirusit.

Nga ora 06:00 e ditës së sotme deri të dielën në mesnatë do të pezullohet edhe qarkullimi i automjeteve private dhe taksive në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Kukës, Lushnjë, Fier dhe Vlorë. Të vetmet automjete që do të lëvizim do të jenë autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që transportojnë mallra.

Përmes një mesazhi, Kalo thotë se duhet vetndërgjegjësim në mënyrë që të përballohet kjo sëmundje.

“NUK është sakrificë… NUK është asnjë shkelje e të drejtave tuaja themelore… QËNDRIMI në shtëpi është vetëm e vetëm përforcim i të drejtave tuaja për JETËN, për triumfin e saj ndaj rrezikut vdekjeprurës, që MUNDET t’ju vijë në këto momente të Epidemisë së Covid-19… VETËNDËRGJEGJËSIMI ishte, është dhe do të mbetet “kyçi i artë” për përballjen me këtë sëmundje… NUK është aspak vetëflijim për ju, por vetëm e vetëm për Mjekët, Infermierët, Imazheristët, Farmacistët, Sanitaret dhe i gjithë stafi mbështetës në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive, i cili vigjilon për jetët tuaja… NA NDIHMONI që të kemi mundësinë t’ju ndihmojmë brenda kapaciteteve tona në betejën kundër Covid-19, duke mos u rrezikuar të infektoheni me shkeljen e shumë rregullave të arta të vetizolimit, kufizimit të lëvizjeve, mosgrumbullimit në mjedise publike, kujdesit ndaj higjienës personale dhe asaj kolektive, përkujdesit ndaj të moshuarve dhe të sëmurëve kronikë, si më të ekspozuarit dhe më të kërcënuarit. Ushqehuni shëndetshëm: uji, çaji apo lëngjet e ndryshme duhet ta mbajnë kurdoherë të njomë fytin tuaj, mos teshtini apo pështyni pa e kufizuar hedhjen e tyre në mjedisin rrethues… KUPTONI e ZBATONI me korrektesë udhëzimet e mjekëve dhe të Autoriteteve Ligjzbatuese… MOS u panikoni dhe krijoni mbingarkesë të panevojëshme për kapacitet e Shërbimeve Mjekësore Publike… JEMI së bashku në këtë betejë për vijimësinë e jetës… Si MANTELBARDHË Ju duam dhe Ju mirëkuptojmë, POR edhe Ju duhet të na mirëkuptoni dhe të respektoni ato çka Ju këshillojmë… We will win that war!!!”, thotë Kalo. /atsh

Mjeku Kalo: Qëndrimi në shtëpi nuk është sakrificë, por triumf për jetën ndaj rrezikut të virusit Read More »

Çfarë është dhe si përhapet koronavirusi

Kryeministri Edi Rama përmes një serie fotografish me shpjegime përcolli për qytetarët mënyrën sesi përhapet koronavirusi, si hyn në organizmin tonë dhe dobëson imunitetin dhe mënyrën sesi del dhe infekton të tjerët dhe rrezikun që paraqet për shëndetin e njerëzve.

Ja sesi koronavirusi merr peng qelizat tona.

Virusi që shkakton Covid-19 po përhapet në të gjithë botën. Njhen të paktën 6 lloj koronavirusesh që prekin njerëzit, disa prej të cilëve shkaktojnë ftohje të zakonshme dhe dy që shkaktojnë epidemi: SARS dhe MERS.

Koronavirusi e merr emrin nga gjembat si kurorë që mbulojnë sipërfaqen e tij. Virusi mbështillet nga një flluckë molokulash lipide, që shkatërrohen nga kontakti me sapunin.

Virusi futet në trup nga hunda, goja apo sytë, pastaj lidhet me qelizat në rrugët e frymëmarjes që prodhon një protein të quajtuar ACE2. Virusi besohet se vjen nga lakuriqi i natës, ku mund të jetë bashkuar me një protetinë të ngjashmë.

Virusi infekton qelizat duke bashkuar membranën e vet të yndyrshme me membranën e qelizës. Sapo futet, koronavirusi lëshon një pjesë të materialit gjenetik të quajtuar RNA.

Gjenomi i virusit ka më pak se 30,000 “gërma” gjenetiike (i yni është me 3 miliardë.) Qelizat e infektuara e lexojnë RNA dhe fillojnë të prodhojnë proteinë që mposhtin sistemin imunitar dhe ndihmojnë prodhimin e virusit.

Me përhapjen e infeksionit, makineria qelizore fillon të prodhojë gjemba e proteina që do të jenë kopje të reja të koronavirusit. Kopjet e reja të virusit mblidhen dhe çohen në skajin e jashtëm të qelizës.

Çdo qelizë e prekur mund të lëshojë miliona kopje të virusit para se qeliza të shpërbëhet dhe shkatërrohet plotësisht. Virusi mund të infektojë qelizat afër apo të përfundojë në spërkla që dalin nga mushkëritë.

Shumica e infeksioneve të Covid-19 shoqërohen me temperaturë të larrtë ndërsa sistemi imunitar mundohet të luftojë virusin. Në raste më të rënda, sistemi imunitar mund të reagojë duke nisur të luftojë qelizat e mushkërisë. Mushkëria bllokohet nga lëngjet dhe qeliza të vdekura dhe frymarrja vështirësohet. Në pak raste virusi mund të shkaktojë sindomën akute të vështirësisë në frymarrje e deri në vdekje.

Dalja nga trupi e virisit

Kollitja dhe teshtima mund të ndotin më spërkla me virus njerëzit dhe sipërfaqet përreth, ky virus mund të qëndrojë aktiv nga disa orë në disa ditë. Njërzit e prekur mund të vënë maskë për të shmangur përhapjen e virusit, por njerëzit e tjerë nuk kanë përse të vendosin maskë nëse nuk po kujdesen për një person të infektuar./atsh

Çfarë është dhe si përhapet koronavirusi Read More »

Brataj: Në kushtet e pandemisë, me rëndësi qëndrimi në banesë për 14 ditë

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se në kushtet e pandemisë nuk ka kuptim kryerja e sa më shumë tamponëve por qëndrimi i qytetarëve në banesë për 14 ditë, në mënyrë që virusi të mund të mos transmetohet.

”Dje nga 2066 thirrje të kryera për koronavirusin, 84 janë skeduar si skena për t’u marrë tamponë. Pra, jo çdokush për t’iu hequr qetësinë që kam apo nuk kam, nuk i bëhet tamponi sepse nuk ka sens. Në kushtet e pandemisë është një rregull tjetër që nuk bëhen më këto teste, për rastet që nuk kanë indikacion. Në Kinë, studimi që u bë në Wuhan, në 78 mijë tampone që u kryen në fazën e parë kur ishte infeksioni shumë i lartë vetëm 0.14% e tyre doli pozitiv. Pra, nuk është testi që ndryshon as prognozën por janë masat drastike që njerëzit duhet të rrinë në shtëpi”, theksoi Brataj.

“Ne si mjekë dhe infermierë nuk rrimë dot sepse jemi në shërbim por njerëzit duhet të kufizojnë sa më shumë lëvizjet nga banesa, të dalin tek personat për nevojat emergjente dhe të kufizojnë lëvizjet ndërqytetare. Të gjitha këto janë masa për mospërhapjen e virusit dhe kjo ka një kohë dy javore. Pas dy javësh virusi shkatërrohet, nuk transmetohet më. Njerëzit këtë duhet të kuptojnë. Jo se u mbyllën shkollat dhe do të dalim tek kendet e lojrave, të dalim shëtitje në grupe. Njerëzit duhet të kuptojnë që duhet të jenë në banesat e tyre. Nëse do të shkojnë në supermerakatë, të shkojë vetëm 1 pjesëtar i familjes dhe të mos merret fëmija me vete. Pensionistët që janë më të ekspozuar nuk duhet të mblidhen e të luajnë domino tek parku para shtëpisë ose tek lulishtja. Duhet të marrin vesh që janë ata mbrojtësit e parë të vetës se tyre dhe të komunitetit dhe shoqërisë. Këto janë masa drastike që po i merr edhe qeveria sepse treguan efikasitetin si në Kinë dhe në Itali dhe ne kemi fatin e mirë që këto masa drastike u morën që me shfaqjen e virusit. Unë mendoj se nuk do të ketë ato përmasa shfaqja e infeksionit në popullsinë e Shqipërisë për arsye të marrjes së masave në mënyrë të menjëhershme”, -tha Brataj./atsh

Brataj: Në kushtet e pandemisë, me rëndësi qëndrimi në banesë për 14 ditë Read More »

Rektori i Universitetit të Mjekësisë: Kërkohet qytetari ekstreme, koronavirusi nuk vritet as me pushkë, as me raki, as me trimëri injorante

Rektori i Universitetit Mjeksor të Tiranës, Arben Gjata, nëpërmjët një letre iu drejtohet studentëve, kolegëve, miqve të njohur e të panjohur për rrezikun e epidemisë në Shqipëri.

“Shqipëria është në prag të një epidemie, e cila ka prekur mbarë globin dhe ka trokitur zhurmshëm në dyert e Europës. Shtete të fuqishme dhe me sisteme shëndetësore të avancuara, e kanë parë veten në prag kolapsi shëndetësor! Po Shqipëria jonë, me shume halle e siklete, çfarë mund të bëjë në këtë situatë; kur edhe superfuqi ekonomike kanë pasur vështirësi pa fund”, tha ai.

Në vijim, Gjata shton se “Jam i bindur, se si gjithnjë në kohë krizash, punonjesit e shëndetit, nga sanitari dhe barela-mbajtësi më i thjeshtë, e deri tek Profesori apo Mjeku më i nderuar, do të jemi bashkë, në frontin e parë, për të bërë me të mirën në luftë, për jetën e çdo bashkëatdhetari, duke sfiduar rrezikun dhe privacionet, duke harruar familjet e hallet e përditshme, si dikur në vitin 1997, si në epidemi e tragjedi te tjera, si gjate tërmetit, duke vërtetuar dhe u rikujtuar edhe një herë të gjithëve, dhe sidomos atyre që harrojne shpejt se: Ky është shpirti, zemra dhe profesionalizmi i Trupës Mjekësore Shqiptare! Po Ju, miq e të njohur të shumtë, jo të sferës mjekësore, po ju qytetarë të thjeshtë a mund të kontribuoni në keto situata emergjence mjekësore për mbarë kombin?!”.

“Ka vetëm një përgjigje: Na ndihmoni duke na kursyer punën, mundin e riskun! Përballimi i kësaj situate kërkon qytetari ekstreme. Coronavirus nuk vritet as me pushkë, as me raki, as me trimëri injorante. Nuk e vret asnjë parti e asnjë shoqatë, asnjë gazetë apo portal. Fati i përballimit të kësaj situate është në radhe të parë në doren tuaj. Pa panik, por shumë kujdes! Zbatoni masat epidemiologjike e sanitare që ju rekomandohen! Lani duart, ruani distacën, mos u përqafoni e mos i jepni dorën askujt, por mbi të gjitha qëndroni në shtepi! Dy javë në shtëpi, do të na kursenin me mijëra orë pune dhe do të shpëtonin me dhjetra jetë.Mbroni veten, fëmijët dhe prindërit tuaj!Kemi fatin të prekemi me vonë se të tjerët dhe kemimësuar nga përvojat e tyre të dhimbshme, apo të suksesshme se mundësia e vetme për ta përballuar me sukses këtë sfidë jeni Ju! Mendoni dhe veproni në mënyrë të tillë, që pranvera e vera që vjen pas, t’ju gjejë të shëndetshëm të gjithëve; Juve, Fëmijët tuaj, Prindërit tuaj, bashkëkombasit tuaj!Jeni mbështetja me e madhe që mund të kemi, në këtë betejë, që na pret përpara! Na jepni një dorë, që ta festojmë se bashku dhe sa më shpejt fitoren! Vetëm së bashku mund dhe do t’ia dalim! Sinqerisht i juaji”, shprehet ai./atsh

Rektori i Universitetit të Mjekësisë: Kërkohet qytetari ekstreme, koronavirusi nuk vritet as me pushkë, as me raki, as me trimëri injorante Read More »