Shendetesi

Kategoritë më të rrezikuara nga COVID-19, si të zvogëlohet rreziku

Pensionisët dhe të sëmurët kronikë janë kategoritë më të rrezikuara nga COVID-19 ndërsa ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka sugjeruar mënyrat për të zvogëluar riskun nga prekja e infeksionit.

Virusi që shkakton COVID-19 pëhapet nga një person tek tjetri para se të shfaqen simptomat e sëmundjes.

Për të zvogëluar përhapjen e virusit vendosni maska në ambjente të populluara, mbani mbi 1 metër distancë, lani shpesh duart dhe dezifektoni objektet që prekni më shpesh’.
Ministria e Shëndetësisë nënvizon se më të rrezikuar nga infeksioni janë personat mbi 65 vjec, persona me gjendje shëndetësore me sëmundje të zemrës, sëmundje kronike të mushkërive, asmë, diabet. Persona që janë në trajtim për kancer dhe persona me sistem imunitar të dobët.

Çfarë duhet të bëni nëse ju apo të dashurit tuaj janë të rrezikuar? Ministria e Shëndetësisë sugjeron që të shmangen kontaktet e ngushta me personat e tjerë. Shmangni vendet e populluara dhe qëndroni në shtëpi si dhe lani shpesh duart./atsh

Kategoritë më të rrezikuara nga COVID-19, si të zvogëlohet rreziku Read More »

Ja 5 këshillat estetike për stinën e pranverës

Edhe nëse jemi të mbyllur në shtëpi për karantinën e koronavirusit, koha kalon dhe jashtë jemi në stinën e pranverës. Nëse shikojmë lulet në kopsht, pemët në rrugë dhe lulet në ballkon gjithçka është në lulëzim të plotë.

Këtu janë disa sugjerime që periudha të rilindet dhe të kujdeseni për veten falë ndihmës së luleve dhe bimëve, protagonistë të vërteta të kësaj periudhe.

1. Rinovoni dhe zgjoni lëkurën me scrub dhe peeling

Në dimër, rënia e temperaturave dhe një dietë më e pasur shkaktojnë një tendosje tek lëkura duke shkaktuar skuqje, thatësi dhe, shpesh, një prodhim më të madh të yndyrës duke favorizuar fillimin e papërsosmërive.

Me pranverën është koha për të zgjuar lëkurën dhe për ta rinovuar atë: prandaj shkoni përpara me pastrime, lëvozhgje dhe maska ​​pastruese që nxisin eliminimin e qelizave të vdekura dhe ju lejojnë të riaktivizoni mikrocirkulacionin si të fytyrës ashtu edhe në trup.

2. Ndryshoni kremin e ditës

Me ardhjen e pranverës është mirë të preferoni kremrat me një strukturë të lehtë, për këtë arsye produktet ideale janë ato që janë në gjendje të hidratojnë.

Mbi të gjitha është mirë të përdoren zgjidhje me vetitë ndriçuese, në mënyrë që të hiqni errësirën dhe çehren e shkaktuar nga mungesa e vitaminës D, aq më mirë nëse ndihmojnë gjithashtu në eliminimin e njollave.

3. Përdorni një llak për hidratimin e fytyrës

Për të përgatitur më mirë lëkurën përpara se të aplikoni përbërjen, spray hidratues janë aleatë të shkëlqyeshëm, sepse ato shpesh karakterizohen nga një strukturë e gazuar që ju lejon të hidratoni, freskoni dhe relaksoni lëkurën përpara se të aplikoni përbërjen.

Jo vetëm kaq, mund të përdorni gjithashtu edhe një llak fiks: një mënyrë praktike dhe e shpejtë për të rregulluar përbërjen dhe për ta bërë atë të zgjasë më gjatë, edhe kur temperaturat rriten.

4. Kujdesuni për buzët

Në pranverë buzët duhet të rilindin dhe të çelin. Një aleat i shkëlqyeshëm në këtë rast është një balsam që gjithmonë duhet të mbahet me vete dhe të jetë i aftë të zbusë dhe të bëjë mbushjen në çdo kohë të ditës.

5. Ndihmoni flokët me maska ​​forcuese

Edhe flokët i nënshtrohen ndryshimit të stinës dhe me ardhjen e pranverës është më lehtë të bien ose të prishen.

Për t’i mbrojtur dhe forcuar ato, në rutinën e bukurisë, maskat e kondicionimit të bazuara në komplekse multi-vitaminash të aminoacideve, të cilat ushqejnë flokët duke i dhënë një butësi të re dhe shkëlqim të humbur gjatë muajve të ftohtë, nuk mund të mungojnë. /atsh

Ja 5 këshillat estetike për stinën e pranverës Read More »

394 të shëruar nga COVID-19/ 9 pacientë të tjerë fitojnë betejën në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 394 ose 58.1% e totalit të të prekurve.

Aktualisht në vendin tonë 257 ose 41.9% e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID-19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavijon”-tha Eugena Tomini, eksperte pranë ISHP-së.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 38 pacientë./atsh

394 të shëruar nga COVID-19/ 9 pacientë të tjerë fitojnë betejën në 24 orë Read More »

Manastirliu mesazh mirënjohje mjekut Tritan Kalo: Ka respektin e pacientëve dhe tonin

Ai është një nga mjekët që ndodhen në vijën e parë të luftës përballë COVID-19.

Ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ka shprehur mirënjohje për punën dhe kontributin e profesor Tritan Kalos.

MESAZHI I MANASTIRLIUT
Prof. Tritan Kalo ka kaluar shumë epidemi, por #COVID19 është e pazakontë edhe për të. Që nga dita e parë e epidemisë, prof. Kalo është çdo ditë mes pacientëve të prekur nga #COVID19, i palodhur në shërbim të tyre me përkushtim e profesionalizëm.
Doktori ka mirënjohjen e pacientëve të tij por edhe respektin e thellë nga të gjithë ne për forcën dhe energjinë me të cilën prof. Kalo dhe i gjithë stafi i infektivit po e përballon këtë situatë🙏🏼
#MëTëFortë #Bashkë🤝

Manastirliu mesazh mirënjohje mjekut Tritan Kalo: Ka respektin e pacientëve dhe tonin Read More »

Epidemiologët në qytetin e Vlorës vijojnë punën për gjurmimin e rasteve me shenja të dyshimta për koronavirus

Epidemiologët në qytetin e Vlorës vijojnë punën për gjurmimin e rasteve me shenja të dyshimta për koronavirus.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Vlorë bën të ditur se “Vlora për disa javë radhazi vijon të mos regjistrojë asnjë rast të ri me COVID -19.

Megjithatë stafi i Epidemiologjisë po bën mbikëqyrjen dhe gjurmimin e rasteve me shenja të dyshimta për koronavirus”.

Epidemiologët testojnë orar pa orar edhe në mesnatë, duke bërë të pamundurën për të kapur në kohë rastet dhe për të frenuar përhapjen e epidemisë së COVID-19.

Epidemiologët në qytetin e Vlorës vijojnë punën për gjurmimin e rasteve me shenja të dyshimta për koronavirus Read More »

Tomini: Hetim epidemiologjik i thelluar në Krujë deri në brezin e tretë të personave të kontaktit

Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini në një nga mediet e vendit deklaroi se në Krujë po vijon hetimi epidemiologjik i thelluar duke kaluar në brezin e dytë dhe të tretë të personave të kontaktit me persona të rezultuar pozitivë ndaj COVID-19.

“Dua të theksoj se jemi në vijim të hetimit epidemiologjik në rrethin e Krujës dhe pikërisht në fasonerinë që ishte vatra epidemike. Testimi ka disa kritere, që duhet të kemi shenja klinike dhe duhet të jetë kontakt i ngushtë i personit që ka rezultuar me COVID. Gjurmimi i thelluar, i zgjeruar bën që të shkëputesh nga grupi i parë apo nga rrethi i parë i ngushtë i kontaktit të rastit pozitiv dhe të kalojmë në brezin e dytë apo të tretë. Ky hetim epidemiologjik bën që këto testime të zgjerohen në masë dhe hetimi epidemiologjik po vijon edhe në këto momente”, – tha Tomini.

E pyetur mbi rastet e reja me COVID-19 në vend, Tomini sqaroi se periudha e inkubacionit të zgjatur bën që dita-ditës, të kemi shfaqje të rasteve ndoshta me një trend në rritje që ndryshon çdo ditë.

“Raste të reja janë të reja si raste primare ndërsa një pjesë e tyre janë kontakte apo raste sekondare që vijnë si rrjedhojë e kontaktit të ngushtë me personat që janë konfirmuar pozitivë. Hetimi epidemiologjik i thelluar ka nxjerrë në pah edhe kontaktet dytësore të cilat rezultojnë për shkak të periudhës së inkubacionit të gjatë rezultojnë pak më me vonesë në ditë në momentin kur ato shfaqin shenja fillestare të sëmundjes apo në ditën e pestë, të gjashtë kur pretendohet të kemi pasur kontakt me rastin pozitiv. Janë raste të shkëputura dhe raste sekondare dhe primare si rrjedhojë e transmetimit të zinxhirit të infeksionit”, u shpreh ajo.

Si ekspertë, Tomini tha se masat e marra në kohë sollën një epidemi të butë në Shqipëri.

“Realisht situata epidemiologjike dhe epidemia e COVID në vend, pa diskutim që nëpërmjet masave të marra pati këtë peshë kundrejt popullatës dhe kundrejt sistemit shëndetësor njëkohësisht. Duhet thënë, e kanë vlerësuar edhe organizata botërore e shëndetësisë dhe struktura të tjera, që marrja e masave në kohë bëri që të kemi një epidemi të butë, një kurbë epidemike të tillë dhe një sistem shëndetësor që iu përgjigj më së miri duke krijuar kapacitete, shtretër, oksi-terapi, shfrytëzimi i shtratit kryesisht reaminator ishte kryesisht në kapacitetet e duhura”, tha Tomini./atsh

Tomini: Hetim epidemiologjik i thelluar në Krujë deri në brezin e tretë të personave të kontaktit Read More »

385 të shëruar nga COVID-19, 29 gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, 29 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve nga COVID-19, duke e çuar numrin e personave që kanë fituar betejën me këtë sëmundje në 385.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se deri tani rezulton që Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona ku të gjithë të prekurit deri tani, janë të shëruar.

Aktualisht në vendin tonë janë 251 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 26 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë’, -bën të ditur ministria e Shëndetësisë./atsh

385 të shëruar nga COVID-19, 29 gjatë 24 orëve të fundit Read More »

Rektori Gjata: Epidemia në Shqipëri e mirëkontrolluar, zbulim i hershëm i rasteve

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, e cilësoi sot lajm shumë të mirë faktin që në 24 orët e fundit nuk kemi pasur asnjë rast të diagnostikuar me koronavirus në vendin tonë, por vetëm raste të lidhura me persona që kanë rezultuar pozitivë.

Në një intervistë televizive, Gjata theksoi se “imuniteti ka të bëjë me popullatën e re që kemi, por edhe zbulimi i hershëm i rasteve. Besoj se këto janë elementet kryesorë që kanë bërë që të kemi shërueshmëri të lartë, mbi 50%”.

Sipas tij, kjo është një shenjë e mirë drejt kontrollit të epidemisë.

“Në Shqipëri ka qenë një epidemi e mirëkontrolluar”, -shtoi ai.

Rektori Gjata u shpreh se “mosha mesatare e lartë e Europës ka ndikuar në numrin e vdekjeve. Në Kinë popullata është më e re ndaj edhe numri i vdekjeve ka qenë më i vogël. Sëmundja shkakton më shumë fatalitete tek të moshuarit”, tha ai.

I pyetur lidhur me deklaratën e një dite më parë të OBSH, e cila në një kohë kur disa vende po nisin hapjen graduale deklaroi se e keqja më e madhe s’ka ardhur ende, Gjata u shpreh se “nuk është mbyllur cikli. Ka zona të botës ku nuk ka kaluar sëmundja ku pritet të shkaktojë vdekje dhe çështja tjetër lidhet me rrezikun e rikthimit të kësaj sëmundjeje. Detyrim për të bashkëjetuar një kohë të gjatë me këtë sëmundje”.

“Shpresojmë të zbulohet sa më shpejt vaksina. Është e vetmja rrugë që kemi”, – tha rektori Gjata.

Ai tha se “lajmi i testimit të vaksinës në Britaninë e Madhe është shumë pozitiv, edhe pse ajo do të dojë kohën e vet të prodhohet dhe shpërndahet në masë”./atsh

Rektori Gjata: Epidemia në Shqipëri e mirëkontrolluar, zbulim i hershëm i rasteve Read More »