Shendetesi

Ministria e Shëndetësisë: 10 raste të reja me COVID-19, shkon në 736 numri i të infektuarve

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 10 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë. Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, tha sot në përditësimin e të dhënave se 9 prej rasteve të reja janë shënuar në Tiranë, ndërsa 1 rast i ri është shënuar në Shkodër.

Zv.ministrja Mira Rakacolli, gjatë deklaratës për mediet, bëri me dije se numri total i të infektuarve shkon në 734.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 212 persona të dyshuar me COVID-19.
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID-19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, shumica kontakte familjare, dhe 1 rast i ri është në Shkodër.
Deri në këto momente janë testuar 7491 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 736 raste”, – tha Rakacolli./Atsh

Ministria e Shëndetësisë: 10 raste të reja me COVID-19, shkon në 736 numri i të infektuarve Read More »

12 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, 422 në total

Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 422 ose 57,3 % e totalit të të prekurve.

Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, tha se në vendin tonë 42,7 % e të prekurve janë aktualisht aktivë me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 422 ose 57,3 % e totalit të të prekurve”, – theksoi Rakacolli.

“Aktualisht në vendin tonë, 286 ose 42,7 % e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme. Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor”, – bëri të ditur Rakacolli.

Bashkia Të prekur Të shëruar
Tiranë 302 187
Shkodër 105 61
Krujë 92 8
Durrës 42 37
Fier 37 27
Kurbin 31
Korçë 19 18
Elbasan 18 15
Kukës 18 10
Lezhë 14 14
Has 14 12
Kavajë 9 8
Lushnjë 7 4
Vlorë 5 4
Pukë 5 4
Mirditë 5 3
Rrogozhinë 4 4
Tropojë 4 4
Berat 3 2
Mallakastër 1
Mat 1 /atsh

12 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, 422 në total Read More »

Hapja e bllokut të dytë të bizneseve, Ministria e Shëndetësisë: Akoma më i rëndësishëm zbatimi me përpikmëri i rregullave

Distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale mbeten të vetmet armë që ne kemi në dorë si komunitet për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bëri apel qytetarëve dhe posaçërisht sipërmarrësve, që në kushtet e hapjes së aktivitetit ekonomik të respektojnë rigorozisht rregullat.

“Rikujtojmë të gjithë qytetarët se deri kur të kemi vaksinën, do të na duhet të gjithëve të jetojmë dhe të punojmë duke ruajtur në nivelin maksimal vigjilencën ndaj rrezikut të infektimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sipas MSHMS, në kushtet e lehtësimit të disa masave, bëhet akoma më e rëndësishme të zbatohen me përpikëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.

“Nëse keni shenja të sëmundjes COVID-19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID-19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40”, apelon ministria./atsh

Hapja e bllokut të dytë të bizneseve, Ministria e Shëndetësisë: Akoma më i rëndësishëm zbatimi me përpikmëri i rregullave Read More »

Rakacolli: Shqipëria nuk është pjesë e asnjë studimi për vaksinën ndaj COVID-19, lajmi i pavërtetë

Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, në një nga mediet e vendit deklaroi se lajmi që ka qarkulluar në disa medie lidhur me testimin e vaksinave të COVID-19 në vendin tonë, është i pavërtetë.

Rakacolli hodhi poshtë këto aludime, duke theksuar se nuk ekziston një studim i tillë.

“Më vjen shumë keq, kur e kam parë të shpërndarë në portale më ka ardhur keq, është e pavërtetë dhe këtë e them me përgjegjësi. Shqipëria nuk është pjesë e asnjë studimi për vaksinën ndaj COVID-19. Nëpërmjet televizionit tuaj dua të theksoj se jo vetëm që nuk ka një studim për vaksinën, po as që është diskutuar një gjë e tillë”, tha Rakacolli.

Duke folur për situatën aktuale të epidemisë në Shqipëri, Rakacolli u shpreh se në vend është rasti i një epidemie të kontrolluar.

“Është rasti tipik i një epidemie të kontrolluar. Statistikat interpretohen në bazë të disa të dhënave në interval kohor. Epidemia është kontrolluar. Piku nuk vlerësohet kurrë nga piku ditor. Analiza e kurbës, me ato intervalet, tregon se ajo ka qenë e qëndrueshme. Të shtruarit në spital janë ata që tregojnë sa e rëndë është situata. Mosshtimi i tyre tregon se epidemia ka rënie”, tha Rakacolli./atsh

Rakacolli: Shqipëria nuk është pjesë e asnjë studimi për vaksinën ndaj COVID-19, lajmi i pavërtetë Read More »

Pipero flet me optimizëm për situatën në vend: Të shtruarit sa vijnë e pakësohen

Mjeku i njohur infeksionit Pëllumb Pipero u shpreh se piku i koronavirusit në Shqipëri është arritur në fund të marsit dhe në fillim të prillit.

Në një intervistë në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, mjeku tha se në gjykimin e tij, kemi të bëjmë me një ecuri shumë të butë të epidemisë, dhe sipas tij është nën kontroll.

“Në fazën e parë kishim një paralelizëm midis rasteve të konfirmuara dhe atyre që shtroheshin në spital, në fazën e dytë këto paralele janë ndarë. Numri i rasteve në spital, vjen duke u ulur, numri i rasteve të shëruar vjen duke u rritur. Testi që përdorim aktualisht, tamponi është test diagnostikues dhe konfirmues. Ka luhatje. Unë kriter, apo indikator i rëndësishëm i ecurisë së epidemisë është numri i rasteve të shtruara në spital, numri është 10 herë më i ulët.

Në këtë këndvështrim, unë besoj se kemi të bëjmë me një ecuri shumë të butë të epidemisë, dhe totalisht nën kontroll. Nëse do të pyesim si është kurba dhe grafiku. Grafiku është tjetër gjë dhe kurba tjetër gjë. Në opinionin tim ne e kemi kaluar atë që do e quanim pik. Ne e kemi kaluar atë fazës në fund të marsit dhe në fillim të prillit, ku kishim 13 raste në ditë të shtruar në spital”, u shpreh Pipero.

Mjeku tha më tej se numri i tamponeve është i lartë dhe ata gjurmojnë kontaktet e afërta. Siç thotë ai kjo është edhe arsyeja që disa ditë kemi shumë raste dhe disa ditë më pak.

“Numri i tamponëve, që në opinionin tim është e lartë, kjo për arsye se ne gjurmojnë kontakte e afërta. Kjo është arsyeja që disa ditë kemi shumë raste dhe më pas nuk kemi. Në këtë aspekt ndodhin këto”, u shpreh Pipero.

Pipero flet me optimizëm për situatën në vend: Të shtruarit sa vijnë e pakësohen Read More »

A do bëjmë pushime këtë vit apo jo? Mjeku Pëllumb Pipero jep lajmin që e prisnin të gjithë

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero në një intervistë për “Mbrëmje në ABC”, shprehet se piku i koronavirusit në vend ka kaluar dhe sipas mjekut këtë verë shqiptarët do të kenë mundësinë të bëjnë pushime.

Pipero tha se do të ketë turizëm të brendshëm, por mund të bëhet një marrëveshje edhe me vendet e rajonit.

“Unë besoj se do të kemi sezon turistik, natyrisht të brendshëm. Por mendoj se janë të gjitha gjasat që me një mirëkuptim me vendet e rajonit, ku kemi pak a shumë të njëjtën mënyrë jetese, unë mendoj se mund të arrihet që jo vetëm ne të mund të shkojmë por edhe ata të vinë te ne.

Do të inkurajoja edhe një marrëveshje të mundshme”, tha Pipero.

A do bëjmë pushime këtë vit apo jo? Mjeku Pëllumb Pipero jep lajmin që e prisnin të gjithë Read More »

Mjeku Pipero: Epidemia e mirëkontrolluar, hyn në fazën e dytë

Mjeku infeksionist, Prof. Pëllumb Pipero, që prej më shumë se 45 ditësh është në vijën e parë të “zjarrit”, në Spitalin Infektiv të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, thotë për DW, se treguesit kryesorë të kësaj faze shfaqen në dy aspekte, në aspektin epidemiologjik dhe atë klinik.

Në aspektin e parë vlerësohen – koha që ka kaluar nga rasti i parë që u prek me COVID – 19, ecuria e epidemisë në bazë të numrit të rasteve të reja të konfirmuara dhe piku i saj, që për viruset respiratore përkon nga java e katërt deri në javën e gjashtë. Në aspektin klinik tregues është numri i shtrimeve në spital që tregon për ecurinë e butë të epidemoisë, uljen e kurbës së rasteve të shtruara dhe rritjen e rasteve të shëruara. Ndërkohë që rastet e rënda me rrezik jete, kanë filluar të ulen” thotë për DW, Prof. Pëllumb Pipero.

Ai thekson se në fazën e dyte, që është më e gjatë se e para, barrën më të rëndë e ka shërbimi epidemiologjik, “që duhet të hetojë në mënyrë inteligjente për të parandaluar shpërthimin e vatrave të reja. Shërbimi spitalor pritet të jetë më i lehtësuar, nëse qytetarët vazhdojnë të respektojnë si deri më tani rregullat, që edhe pse disi të lehtësuara nuk duhet të ulin vigjilencën dhe kujdesin. “Rastet e reja janë asimptomatike (pa simptoma), kontakte të kontakteve me të infektuarit zbulohen nga shtimi i testimeve. Kemi më shumë raste pozitive, por më pak të sëmurë. Ky është një trend normal dhe i qëndrueshëm i epidemisë, që mendoj se është menaxhuar më mirë sesa në vende të tjera të rajonit” sqaron Dr. Pipero për DW./atsh

Mjeku Pipero: Epidemia e mirëkontrolluar, hyn në fazën e dytë Read More »

5 gabimet e rre zikshme që bëni me vendosjen e maskës

Maskat tani kanë marrë rëndësi në jetën e gjithësecilit. Madje duhet të mësohemi se do “jetojmë” gjatë me to të paktën derisa të gjendet një vaksinë për virusin.

Është shumë e rëndësishme që maska të vendoset në mënyrën e duhur. Në këtë mënyrë edhe shmangim përhapjen e pandemisë.

Këto janë gabimet që duhen shmangur kur vendosni maskën:

Gabimi 1. Maska ju mbulon vetëm gojën.

Nëse e keni vendosur kështu gjatë kësaj kohe, keni bërë gabim. Maska duhet të mbulojë dhe pjesën e hundës, pasi në të kundërt gjasat që të infektoheni nga vetë maska juaj përmes hundës janë të mëdha.

Gabimi 2. Maska juaj është në kontakt me pjesë të tjera të trupit apo gjëra tuaja personale

Maska s’duhet të jetë në kontakt me rrobat tuaja, pjesë të tjera të fytyrës apo të trupit. Nëse veproni kështu, funksioni i saj nuk po kryhet siç duhet. Një tjetër gabim i madh është vendosja rreth zonës së qafës kur nuk e keni në fytyrë.

Gabimi 3. Maska nuk qëndron mirë në fytyrën tuaj.

Ideja e maskës është të krijojë një barrierë që nuk lejon ajrin të futet brenda. Në të njëjtën kohë duhet të jetë e rehatshme dhe të mos ju besdisë gjatë kohës që e keni vendosur. Nuk ka rëndësi nëse e blini apo e bëni vetë, thjesht duhet të përputhet me fytyrën tuaj në mënyë që të mos jetë më e madhe seç duhet.

Gabimi 4. Maska mbulon vetëm majën e hundës tuaj.

Maska duhet të përfundojë në kurrizin e hundës suaj, as në fund dhe as tek maja e saj. Nëse mbuloni vetëm majën e hundës, po lejoni që ajri jashtë të futet në gojën tuaj, shkruan anabel.

Gabimi 5. Nuk e lani siç duhet pasi e hiqni.

Nëse do ta përdorni disa herë, sigurohuni që ajo të mos bëhet burim infektimi. Kur ta hiqni lëreni të ziejë për 10 minuta para se ta përdorni për herën e dytë.

Nëse e shihni që maska është dëmtuar pas disa larjesh, është koha ta zëvendësoni.

5 gabimet e rre zikshme që bëni me vendosjen e maskës Read More »