Problematika

Protesta e 18 Shkurtit, hap syte o mjeran ! (Opinion nga Pulo Kashuri)

Nga Pulo Kashuri

19 Shkurt 2017

Mjafton nje sy i thjeshte ne çadren e protestes per te kuptuar kete realitet te hidhur, per te kuptuar qe ne shqiptaret nuk kemi meshire per varferine e te tjereve,perkundrazi,i duam ti mbajme keshtu per ti perdorur si mish per top.
Vini re fytyrat e vuajtura te atyre hallexhinjve qe i hipen me lista ne autobuza nga çdo cep me nje lemoshe te vogel,duke i mashtruar se ne Tirane do gjenin parajsen,si dikur Hitleri me hebrenjte qe ne Aushwic do gjenin lirine.

Keta hallexhinj qe kercasin dhembet ne te ftohtin e dimrit,do ta mbajne si kujtim tere jeten nje shtrengim dore,a nje buzeqeshje hipokrite me Saliun,Lulin,Kreshnikun,Mediun e soj e sorrollopin e gjithfare xhelateve,te cilet sa dalin andej shkojne ne vilat luksoze,vishen e ngjishen sipas sipas eres a shiut,futen ne vaskat e disinfektohen se mos jane ndotur nga duart e palara e te zhubravitura te sklleverve ne çader,profumohen e llakosen,shkojne e mbushin barkun me peshk e verera te kostuara,e kthehen perseri atje tek gjahu i tyre ashtu si krimineli ne vendin e krimit,ku i presin me koken nga dera,keta te pafat,te paushqyer e te palare,me shpresen se e nesermja do ju sjelli bollekun e dinjitetin.


Vertet e nesermja do sjelli me shume bollek e pasuri,makina luksi e vila jashte e brenda vendit,por…jo per ata qe gdhijne naten ne çadren e acarte,po per padronet e tyre gjakpires deri ne palce.
Keta varfanjak do kthehen atje ku ishin,ne fshatin e humhur pa rruge e pa shprese,te palare e te papare nen driten e qiriut,me kafshaten me qep,duke thithur llullen e duhanit,e duke pritur thirrjen e radhes kur t’ju duhet pushtetareve apo atyre qe duan ta marrin.
Ne djall kjo fare e keqe qe ka hedhur rrenje qe ne historine e larget te kombit,ndryshon makiazh e modifikohet me kohen,por ngelet e njejte ne qellime.
Hap syte o mjeran,te ndeshkoi fati qe linde e u rrite ne toke te harruar,por gjej dinjitetin tend,se duke u perdorur nga xhelati je tallur dy here.

Protesta e 18 Shkurtit, hap syte o mjeran ! (Opinion nga Pulo Kashuri) Read More »

A ka kuptim protesta e 18 Shkurtit 2017 ? Ja opinioni nga Edviol Kulluri.

Nga Edviol Kulluri

18 Shkurt 2017

Kjo protestë është pa kuptim. Është non sens. Kulmi i hipokrizisë. Kulmi i injorancës që s’ka fund. Jo se Pseudoshtetarët e Partifasadës Socialisto-Oligarkike bashkë me koalicionin e tyre klanoro-mediokër e kanë ndritur. Përkundrazi ata vazhdojnë vjedhjen, zhvatjen, dobësimin dhe dëmtimin e shoqërisë, duke i qëndruar besnikë linjës, planeve e direktivave të hershme të PPSH-së.

Por ky është non sens dhe kulm i hipokrizisë e injorancës, sepse s’ka asnjë kuptim që populli të dalë në protestë kundër padrejtësisë e keqmenaxhimit të qëllimshëm qeveritar, duke u organizuar nga një klan kazan mbeturinash i mbushur me Pseudoshtetarët e Partifasadës Demokratiko-Oligarkiko-Byroiste dhe partifasadave satelite, që për sa kohë ka pasur pushtet, ka vepruar edhe më keq se këta sivëllezërit e tyre që drejtojnë sot përmes partifasadave të tyre, simotra të partifasadës që na ka nxjerrë popullin në këtë hipokritoprotestë. Ndërsa injoranca qëndron tek populli që bashkohet me këta pseudoshtetarë e partifasada dhe nuk gjen rrugën e tij të vërtetë të organizimit social politik.

Duhet të gjejë forcë populli dhe të ndahet se kaluan gati tre dekada nën thundrën e këtyre hipokrito-kriminelo-zhvatësve. Duhet të gjejë forcë se ka rrugë të tjera nuk janë të zbritur nga qielli këta. Forca e bashkuar e shoqërisë nëse mblidhet i hedh pa asnjë sforco direkt e në koshin e plehrave ku kanë habitatin natyral.

 

 

A ka kuptim protesta e 18 Shkurtit 2017 ? Ja opinioni nga Edviol Kulluri. Read More »

Nuk ka rruge per te hyre ne shtepi,banori i Dukat Fshatit shperthen kunder Administratores dhe akuzon punonjesin e Njesise Orikum per mitmarrje. Ja si pergjigjet admninistratorja ne rrjetin social! Zbardhet shkresa e Njesise Orikum!

Nje banor i Njesise Administrative Orikum me inicialet  (T.J) ka shperthyer ne akuza ndaj Administratores se Njesise dhe nje punonjesi te saj ( topografi i Njesise). Banori ankohet se nuk ka rruge per te hyre ne shtepine e tij ne Dukat Fshat ne lagjen Sotiran. Ai eshte i pakenaqur nga pergjigja zyrtare e Administratores duke u cuditur me pergjigjen qe sipas tij Njesia i thote se “Paske shtepi por nuk ke rruge per te shkuar ne shtepi ,pasi rruga per ne shtepine e tij eshte ndare sipas ligjit 7501”.

Administratorja ka reaguar menjehere me nje pergjigje ne rrjetin social facebook Orikum Dukat Tragjas Radhime, duke sqaruar se “Njesia Asministrative nuk mund as te japi as te ndaj troje dhe nuk e ka per kompetence nje procedure te till’ Ajo theksoi se  ka organe te tjera kompetente per çeshtje te tilla duke i kujtuar banorit  se Njesia administrative eshte zyre sherbimesh ndaj qytetarve per veprimtari te tjera me te thjeshta. Ajo shprehet se zgjidhja momentale u be mbi bazen e nje mirekuptimi dhe jo nje vendimi.

Me tej Administratorja gjithashtu ashperson gjuhen e komunikimit duke paralajmeruar banorin se “Ne asnje rast nuk mund te hidhni balt dhe shpifje te pabaza mbi nepunesit e Njesise, dhe aq me pak mbi emrin tim, Sepse te jeni i sigurt qe nje sjellje e tille nuk do te tolerohet me! Ne kete rast shpifjet dhe fyerjet e pa baza nga ana juaj do te jene objekt i shqyrtimit te organeve te Drejtesise”.

Komentet origjinale te bera ne rrjetin social facebook.

Banori T.J – Njesia e orikumit eshte njesia me mashtruese ne note duhet ta Nkomo dhe ta provini car heqin njerzit per te kerkuar trojet e tyre deri sa te je e aty Melaize selamaj dhe krye hajduti Florian Merko mos u Afro ne Orikum se ju rejoin si dele

Banori T.J – Ato hajdut duhet te zhduken nga kraina sepse jane shume te demshem per shoqerine

Banori T.J – Une per 6 muaj ne Orikum per te hyre ne shtepine time dhe dhe sindako di Orikum me thote qe ti ke shtepi por nuk ke ruge per te shkuar ne shtepi se sipas saj rruga per te shkuar ne shtepin time eshte ndare me 7501 gje qe u verifikua me se miri nga matja qe beri dashkia e Vlores dhe jo administratia e Orikumit

Banori T.J – Topgrafi juaj per nje leter me kerkoi 5000 leke te reja.kyperson nuk pagohet nga shteti


Administratorja e Njesise Admninistrative Orikum :

Pershendetje Z. Jazoj. Njesia Asministrative nuk mund as te japi as te ndaj troje, nuk e ka per kompetence nje procedure te till, ka organe te tjera kompetente per çeshtje te tilla, ne jemi zyra sherbimesh ndaj qytetarve per veprimtari te tjera me te thjeshta. Zgjidhja juaj momentale u be mbi bazen e nje mirekuptimi dhe jo nje vendimi.
Per çdo shkelje ligjore qe pretendoni se Ju eshte bere nga Nj. Adm. Orikum jeni te lire t’ju drejtoheni Organeve Kompetente. Por ne asnje rast nuk mund te hidhni balt dhe shpifje te pabaza mbi nepunesit e Njesise Dhe aq me pak mbi emrin tim, Sepse te jeni i sigurt qe nje sjellje e tille nuk do te tolerohet me! Ne kete rast shpifjet dhe fyerjet e pa baza nga ana juaj do te jene objekt i shqyrtimit te organeve te Drejtesise!
Me respekt
Melaize Selamaj

Kjo eshte kopje e pergjigjes zyrtare te Njesise Administrative Orikum ndaj banorit ne fjale !

 

Nuk ka rruge per te hyre ne shtepi,banori i Dukat Fshatit shperthen kunder Administratores dhe akuzon punonjesin e Njesise Orikum per mitmarrje. Ja si pergjigjet admninistratorja ne rrjetin social! Zbardhet shkresa e Njesise Orikum! Read More »

Ja c’fare nuk dini per Lagunen e Orikumit, Peshkimin, rritjen artificiale te peshkut dhe problemet e peshkatareve ne Orikum !

 Peshkimi dhe rritja artificiale e peshkut

– Peshkimi ne Orikum dhe shqetesimet e peshkatareve:

Sipërfaqja e lagunës së Orikumit normalisht është 105 Ha, dhe mund të shkojë 115 Ha kur niveli i ujit në lagunë është i lartë e ndikuar nga kushtet klimaterike. Mesatarisht thellësia e  lagunës shkon nga2.8 në  ne 3.0 metër.

Që prej vitit 2003, laguna administrohet nga një shoqëri private e quajtur “Kthesa”, e cila është e liçensuar për shfrytëzimin e saj dhe është përgjegjëse për mirëmbajtjen  e lagunës. Ndërmarrja operon me 2-3 varka të vogla të quajtura “sandale” me përmasat 3.8 – 4.0 ml të gjata.

Numri i peshkatarëve që punojnë në lagunë nën menaxhimin e “Kthesës” është 9 (nëntë) në total. Kjo ndërmarrje ka krijuar rregulla me qëllim mbrojtjen e Lagunës. Bazuar në këto rregulla, përgjatë  periudhës Shkurt – Maj, peshkimi në lagunë është i ndaluar.   Dajlani  dhe kanale të tjera komunikuese të lagunës me detin janë të hapura me qëllim qarkullimin e ujit dhe rifreskimin e ujit të Lagunës së Orikumit. Periudha e peshkimit në lagunë është Shtator – Janar.  Rrjetat  e peshkimit  janë të tipit 32 mm dhe 40 mm (madhësia e nyjeve) dhe ata nuk përdorin rrjetat standarte prej 24 mm, me qëllim që të mos peshkojnë peshq të vegjël. Si rrjedhojë peshkimi nga amatorët apo persona të tjerë, me përjashtim të peshkatarëve të “Kthesës” është i ndaluar. Kjo për shkak të përdorimit të dinamitit nga disa persona, vite më parë. Katër lloje peshqish mund të kapen në lagunë: kocja, qejfulli, ngjala dhe levreku. Molusqet e lagunës janë shumë të rëndësishëm në terma ekonomike dhe ekologjike. Rudipates decussatus dhe Venerupis  aurea janë dy lloje kryesore në këtë zonë.

Prodhimi mesatar vjetor i peshkut në Lagunën Orikum është 100 Kv dhe rreth 15-20 Kv molusqe të cilësisë së lartë dhe shumë të preferuara në treg. Prodhimi vjetor i peshkut është luhatur midis viteve 2003 – 2011. Periudha më e mirë produktive ka qenë në vitet 2003 – 2004, më vonë përgjatë viteve 2005 – 2008, u evidentua një pakësim i prodhimit të peshkut dhe si  rrjedhojë dhe pakësimi i të ardhurave të anëtarëve të shoqërisë. Shoqëria “Kthesa  i rriti investimet për mirëmbajtjen e lagunës në 2008 në shifren rreth 50,000 dollarë, ndërsa në përgjithësi shpenzimet vjetore janë mesatarisht nga 25,000 deri në 35,000 dollare.

Në vitin 2008, shoqëria investoi në bërjen operacionale të kanalit të dytë komunikues ose siç e quanin peshkatarët “kanali i  dytë mbështetës”.  Ata kuptuan se pakësimi i peshkut vinte si rrjedhojë e ujit të lagunës. Precipitimi, avullimi dhe hyrja e ujit të fresket kishte ndikuar në natyrën e lagunës. Një kanal komunikimi nuk ishte i mjaftueshëm për sa kohë laguna kishte ndryshuar parametrat e saj fizike dhe kimike. Si rrjedhojë nevojitej një rifreskim apo qarkullim intensiv i ujit.

Ndërmjet viteve 2008 – 2011, ka patur përmirësime modeste në prodhimtarinë e peshkut dhe për rrjedhojë edhe në të ardhurat e peshkatarëve. Por përgjate 2012, situata në lagunë duket joproduktive.  Bazuar në eksperiencën e peshkatarëve, ata nuk kishin parë një vit kaq jo të mbarë sa ky. Prodhimi i peshkut është i pakët ndërsa prodhimi i karakalecave i konsiderueshem rreth 300 kg. Peshkatarët e lidhin pakësimin e peshkut me motin e thatë në periudhën Janar – Shtator 2012.  Ata dhanë opinione për përmirësimin e situatës si më poshtë:

  • – Laguna ka nevojë për ujë të freskët për shkak të rritjes së nivelit të kripes. Uji i freskët mund të vijë nga uji i pastër i zonës së Karaburunit. Dikur, laguna ushqehej me ujë  përmes infiltrimeve intensive me origjinë nga malet. Ky fenomen është pakësuar. Një tjetër mënyrë është dhe ajo e shkëmbimit të ujit me detin. Përpara 1990, laguna kishte tre kanale komunikimi: kanalin kryesor hyrës të quajtur “Dajlan” dhe dy hyrje të tjera mbështetëse.
  • – Peshkatarët  mendojne se është shumë e nevojshme të përmirësohet hyrja e Dajlanit kryesor , duke ndërtuar një mur mbrojtës prej 60 gradë me bregun dhe midis ekstremit të hyrjes dhe vijës bregdetare të ketë një distancë prej 40m. Gjatësia e murit do të jetë 35-40 metra dhe thellësia rreth 5-6 m. Kjo strukturë sipas peshkatarëve do të bëjë të mundur mbrojtjen e Dajlanit, sepse përgjatë stuhive dhe baticave të mëdha, shkëmbimi i ujit do të jetë i qetë dhe strukturat e Dajlanit do të jenë të mbrojtura, duke reduktuar kështu shpenzimet që duhen për mirëmbajtjen e lagunës.

Nga ana tjetër,  ka një mungesë të rregullsisë të bërjes së analizave fiziko- kimike dhe bakterolologjike të ujit të lagunës. Sipas peshkatarëve,  ujit i bëhen analiza dy herë në vit. Sidoqoftë ata nuk kanë evidenca rreth parametrave të ujit dhe kanë njohuri të kufizuara për treguesit e vlerave. Një nga anëtaret e shoqërisë, që kishte njohuri modeste, u ankua për mënyrën e marrjes së ujit për ta analizuar. Ai shpjegoi se uji nuk merret në thellesitë e ndryshme të lagunës dhe në të gjithë sipërfaqen e saj. Vetëm në këtë mënyrë, sipas tij,  mund të krijohet një lloj harte me të gjithë treguesit  në thellesitë dhe zonat e ndryshme të lagunës, duke krahasuar kështu ndryshimet kohë pas kohe. Gjithashtu pajisjet nuk janë të duhurat për të bërë analizën e përmbajtjes së gazit në ujë, dhe nëse analizohet vlerat nuk janë reale.

Aktualisht, sipas peshkatarëve, uji në lagunë është i rëndë dhe aspak i freskët (me këtë ata bazoheshin në faktin që uji nuk është i kthjellët,  jo aq transparent sa normalja dhe nuk ka kripësine e duhur). Në një pjesë të lagunës, ka një erë të çuditshme dhe duket qartësisht mungesa e bimësise në lagunë, duke filluar që nga thellësitë.

Kjo gjendje është favorizuar edhe nga mungesa e shiut që prej Qershorit dhe si rrjedhojë nuk ka oksigjen të mjaftueshëm dhe kohët e fundit vërehen edhe peshq të vdekur në lagunë. Kështu që ata po mendojnë se është e domosdoshme që të përmirësojnë ekosistemin duke “rifreskuar ujin e lagunës” nëpërmjet  qarkullimit të ujit.

Ja c’fare nuk dini per Lagunen e Orikumit, Peshkimin, rritjen artificiale te peshkut dhe problemet e peshkatareve ne Orikum ! Read More »

Lajmi i fundit- Kater vatra zjarri raportohen aktualisht ne krahine ! Dy vatra zjarri ne ‘Vallto’. Ja ku jane dy vatrat e tjera ! (foto)

Aktualisht ne Njesine Administrative Orikum ka rene zjarr ne kater vende te ndryshme. Dy vatra te konsiderueshme zjarri kane rene ne zonen e ‘Valltos’ dhe tymi i zjarrit ka pushtuar qiellin e Orikumit. Vatra tjeter e zjarrit ndodhet ne zonen e quajtur ‘Rreza e kanalit’, ndersa nje tjeter vater e madhe zjarri eshte hapur ne Malin e Lungres, ne pjesen poshte Qafes se Mazharit.

Nuk ka akoma informacion nese nga administrata perkatese eshte vene dikush ne levizje per te parandaluar perhapjen e zjarrit te akten ne pjeset ku eshte e mundur nderhyrja me mjete zjarrfikese dhe zjarrfikes.

 

Foto:

 

Lajmi i fundit- Kater vatra zjarri raportohen aktualisht ne krahine ! Dy vatra zjarri ne ‘Vallto’. Ja ku jane dy vatrat e tjera ! (foto) Read More »

Bashkia Vlore largoi ne Dhjetor 2016 nga skema e ndihmes ekonomike 3 banore te Njesise Administrative Orikumit ! Ja emrat e tyre dhe arsyeja !

Me vendimin Nr 10680 date 19.12.2016 Keshilli i Bashkise Vlore ka larguar midis te tjeresh nga skema e ndihmes ekonomike per muajin Dhjetor 2016 edhe tre banore te Orikumit. Arsyeja sic mund te shihet ne kopjen e vendimit per dy prej tyre eshte ‘Per mos paraqitje te dokumentave perkatese’ dhe nje prej tyre per nderrim te gjendjes civile.

Per muajin Dhjetor 2016 nga Njesia Administrative Orikum  kane perfituar ndihme ekonomike te plote 17 familje, Kompesim per energjine elektrike 3 familje. Per femijet ne shkolle kane perfituar 4 familje.

 

Bashkia Vlore largoi ne Dhjetor 2016 nga skema e ndihmes ekonomike 3 banore te Njesise Administrative Orikumit ! Ja emrat e tyre dhe arsyeja ! Read More »

Ja kush jane 10 premtimet qe beri Dritan Leli per Orikumin dhe Dukatin !

Premtimet e bera gjate fushates nga Zoti Dritan Leli per Orikumin dhe Dukatin !

Per ORIKUMIN : 

1-Aulona dhe Oriku, së bashku do të bëjnë perlën e turizmit shqiptar në 4 vitet që vijnë.

  1. Ndryshimet në infrastrukturë, gjelbërim, kanalizime…! Projekti i madh i kanalizimeve që është duke u bërë në qytet, do të ndryshojë cilësinë e jetës së qyetatarve. Ai është me 4 stacione të reja pompimi të cilat do të bëjnë që ujërat e zeza që prodhohen në qytet, të largohen që këtu duke pastruar 99% të tyre. Do të shkojnë 300 metra në thellësi në det duke mos lejuar ndotjen e brigjeve të cilat do t’i kemi me cilësi më të mirë.

  2. Deri në fund të qershorit, do të mbyllen të gjitha procedurat tenderuese që janë pothuajse të përfunduara, nga OSHEE. Projekti ABC i cili do të ndërtojë të paktën 5 kabina të reja elektrike, transmetim kabllor i energjisë i cili nuk do të lejojë ndërprerje të energjisë elektrike kaq të shpeshtë e cila ka prishur cilësinë e jetës suaj dhe cilësinë e shërbimit turistik në këtë zonë.

  3. Qëllimi im është që të hap zyra të infracionit turistik për të huajt dhe vendasit.

  4. Do të zgjidhet përfundimisht problemi i rehabilitimi të rrugës që të çon në Karaburun.

 

Per DUKATIN

1-Drita 24 orë në një zonë që do të zhvillojë turizmin

  1. Problemet e ujit të pijshëm, duhen zgjidhur dhe do të zgjidhen.

  2. Problemi i menaxhimit të tokave, i dokumentacionit mbi pronat është shtylla më e rëndëisishme e programit tim elektoral.

  3. Në zonën e Orikut të Vjetër, është një nga kishat më të bukura të zonës sonë, Kisha e Marmiroit. Do të ketë një projekt për rehabilitimin e rrugës që të shkojë deri te Kisha, së shpejti.

  4. Ajo që ndodh në Theth, Valbonë…me ato Bujtina fantastike, duhet që të bëhet pjesë edhe e zonës së Dukatit.

Ja kush jane 10 premtimet qe beri Dritan Leli per Orikumin dhe Dukatin ! Read More »

Leter e hapur e ish-kryebashkiakut Kanan Braho per akuzat e KLSH-se per dem ekonomik !

E gjithe kjo histori eshte e turpshme ! Eshte e turpshme, se si mundet qe nje institucion kushtetues si KLSH te perdoret per te perbaltur njerzit qe nuk i pelqejne !
Me lejoni te shpjegohem !

Edhe pse nuk ishte planifikuar kontrolli ne Bashkine e Orikumit ai u krye qe nga muaji Mars deri ne Shtator 2012 (vini re 7 muaj) dhe normalisht duhet te kontrollonin periudhen Korrik 2010-Dhjetor 2011,sepse periudha e meparshme ishte kontrolluar nga KLSH.Por zoterinjte ju kthyen edhe kontrollit te meparshem qe kishin bere koleget e tyre.Per plot shtate muaj e kthyen permbyse!Dhe cfare nxorren ne drite?!

Po i marr me radhe.

Demi ekonomik i pretenduar eshte per nje rruge ne lagjen 1 Maji (ferme).
Tenderi elektronik u zhvillua per kete objekt me fond limit 2850000 leke te reja(me tvsh).Moren pjese 16 firma me oferta te ndryshme.U skualifikuan per mungese dokumentacioni 3 firma.

Ligji i prokurimeve publike parashikon skualifikimin e ofertave shume te ulta(quhen anomalisht te ulta) qe nuk jane bindese per realizimin me sukses te objektit. Megjithate firmat nuk jane skualifikuar per Oferta anomalisht te ulta por per mungese dokumentacioni.Firma qe u shpall fituese bente pjese tek oferat anomalisht te ulta por qe ishte 3.1 miljone leke te reja me larte se oferta me e ulet.Fituesi u shpall me oferten rreth 17,5 miljone,pra rreth 11miljone leke te reja mre pak se fondi limit i percaktuar prej 28,5 miljone.Pra kursimi eshte plote 11 mljone leke te reja !

Te kerkosh te penalizosh nje titullar spse ka shpallur fituese nje oferte anomalisht te ulet eshte absurde ! Eshte injorance juridike ! Dhe keshtu e konsideron kushdo qe njeh sa do pak ligjin e prokurimeve publike.Eshte e turpshme qe ata auditues jane detyruar(sidomos per ate qe i ka detyruar) te shkruajne marrezira te tilla.

Po aq banale eshte renta!Nese per arsye se nuk qenka parashikuar ne paketen fiskale mbledhja e nje takse prej 400 mije lekesh,firmat qe operojne ne ate sektor jane aty dhe le tju merret! I bie qe te gjithe ata qe nuk kane mbledhur si duhet taksat(ne kete rast 0,25 %) si kryetaret e njesive vendore,kryeministrat e te gjitha vendeve te botes duhet te penalizohen(theksoj qe kjo nuk ka qene e parashikuar ne paketen fiskale).Kjo eshte me te vertete qesharake !Edhe per makinen po ashtu eshte e qarte e gjithe situata.Nuk ja vlen fare te komentohet !

Per sa i takon urbanistikes,ne thelb akuza eshte per intensitetin e ndertimit.Me fjale te thjeshta ky eshte nje koficent qe ka te beje me dendesine e objekteve!
Theksoj qe Bashkia Orikum mbeshtetet ne Planin Rregulles te miratuar ne vitn 2004 ne KRRTRSH dhe nuk eshte shkelur asnje norme e parashikuar nga ky Plan Rregullues.

Por le te kthehemi te intesiteti.Ne Shqperi ky koficent per qytetet aktualisht varion per Vloren,Tiranen,Durresin etj nga 3 deri ne 5.Po a e dini sa eshte ky koficent per qytetin e Orikumit ?….Eshte me pak se 2 . Ndoshta mund te jete nga qytetet me koficent me te ulet ne vend ! Per hir te se vertetes vete audituesit ne fillim nuk kane pranuar te shkruajne keto absurditete…..por ne fund… urdheri,sepse vendi i punes eshte shume i rendesishem per ata !

Jam absolutisht i sigurt se drejtesia shqiptare, me gjithe problemet qe ka, nuk mund te pranoje keto akuza bajate,qe mjafton vetem nje shikim siperfaqesor per te kuptuar se behet fjale per tendeca dhe inate qe turperojne edhe nje kryeplak lagje dhe jo me nje institucion kushtetues.Ne fud te kesaj historie te turpshme,dua te them se fakt figura ime vec se lartesohet dhe jam totalisht i bindur se njerzit do ta refuzojne me neveri kete maskarade!Ne fakt gjithmone kam dashur te besoj se njerzit thelle ne koshiencen e tyre nuk mund ta pranojne…se te gjithe qenkan njesoje.

Kjo mjegull nuk mund tju interesoje njerzve te drejte e te ndershem qe e duan progresin !

Me respekt
Kanan Braho

Shenim : Ne respekt reciprok ndaj zotit Kanan Braho, lutemi gjithe anetareve te cilet duan te komentojne ne lidhje me kete ceshtje ,te flasim me baza dhe jo ne menyre provokuese. Nuk do lejohen komente abuzive nga anetare jo te identifikuar !

Leter e hapur e ish-kryebashkiakut Kanan Braho per akuzat e KLSH-se per dem ekonomik ! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com