Politike

‘Mbyllni kapakun shpejt se do p las debillliku rrugëve’/ Analisti shp ërthen keq ndaj mbështetësve të Bashës: ‘Shyqyr që nuk paskan ardh në pushtet, komplet debila. Të bëjnë të mbash barkun me dorë’

Analisti Andi Bejtja ka mbajtur një qëndrim të ashp ër ndaj zyrtarëve të PD-së për çështjen Berisha, që sipas tij janë treguar të pavendosur kur thonë se “Amerika gaboi, por kryetari ka të drejtë”. Bejtja shkruan se kur sheh se kush qëndron pranë Bashës, mendon që më mirë nuk ka ardhur PD në pushtet, pasi personazhe të tillë mund të ishin promovuar edhe më shumë.
“Tani nje gje nuk mund te rri pa e thene; si po e menaxhon zyrtarisht PD ” ceshtjen Berisha” kaq paburrerisht, kaq jo leg alisht, me kaq thenie e kundrathenie te tipit ” Amerika gaboi, po kryetari ka te drejte” , etj etj , pervec te tjerash dhe qendrime qe te bejne te mbash barkun me dore, ku po shohim nga minuti ne minute jo vetem njerez pa dinjitet e pa karakter, por dhe komplet debila nga do ta rrotullosh….per zotin kete here e them hapur; shyqyr qe nuk paskan ardh ne pushtet!

Dhe sa me shpejt te mbyllet kjo histori aq me mire per ta, se po vazhdoi gjate, panairi I te pakaraktereve e debilave e injoranteve do mbushet plot dhe vetem do na vi per te vj elle e asgje me shume”, shkruan Bejtja në postimin e tij, ndërkohë që më vonë ka dhënë dhe një sqarim për gjuhën e pëdorur.

” Miremengjes! Se po shoh tani dhe miq te mij qe po thone per statusin e djeshem pse e cthure gjuhen cpate..po cka ngel per te thene kur argumenti qe perdor nje deputet psh eshte ” Zoti ne qiell dhe Amerika ne toke I dine te gjitha “….ca ka ngel per te thene….Prandaj po them, mbyllni kapakun shpejt se do pl as debillliku rrugeve…“, vijon më tej analisti.

‘Mbyllni kapakun shpejt se do p las debillliku rrugëve’/ Analisti shp ërthen keq ndaj mbështetësve të Bashës: ‘Shyqyr që nuk paskan ardh në pushtet, komplet debila. Të bëjnë të mbash barkun me dorë’ Read More »

Cilat janë premtimet e pambajtura të qeverisë ‘Rama 2’

Kryeministri Rama nis mandatin e tij të tretë. Emrat e ministrave tashmë janë zgjedhur. Edhe programi është hartuar dhe përmban objektiva. Por cilat ishin disa premtime të pambajtura të qeverisë ‘Rama 2’?

Rama premtoi uljen e tatimit mbi të ardhurat personale për fashën e lartë të pagave, pra të personave me rrogë mbi 150 mijë lek në muaj nga 23 në 18 për qind. Premtimi nuk u mbajt dhe rishikimi i gjithë skemës së tatimit progresive është premtuar tashmë për në mandatin e tretë. Përveç kësaj, në vitin e fundit të mandatit të dytë barra e taksave dhe burokracive u shtua me detyrimin ndaj të dypunësuarve për t’u vetëdeklaruar.

Një premtim i mbajtur ishte ai për të lehtësuar barrën tatuese të shtresës më të lartë të shoqërisë, pra personave që janë aksionerë në kompani të mëdha, që në momentin kur tërheqin fitimet (dividentin) tashmë paguajnë vetëm 6 për qind, nga 15 për qind që ishte kjo taksë para këtij ndryshimi.

“Rama 2” premtoi gjithashtu ndihmë për familjet e reja për bleren e shtëpisë së parë, duke njohur si shpenzime të zbritshme interesat e kredive të marra për strehim. As ky premtim nuk u mbajt. Skema e vetme për strehimin e kësaj kategoria është ajo përmes kredive të buta që ofrohen nga Bashkia e Tiranës.

Te kategoria e premtimit të pambajtur mund të përfshihet edhe ai për uljen e borxhit në 60 për qind të PBB-së. Borxhi aktualisht është mbi 80 për qind dhe jo vetëm nuk u ul, por u rrit, ndikuar nga tërmeti dhe nga pandemia, dy goditjet që devijuan prioritetet e qeverisjes.

Gjithsesi, në buxhetin për këtë vit, ministria e Financave parashikon që borxhin të fillojë brenda këtij viti kurbën rënëse, të paktën me 2 për qind brenda këtij viti dhe rënien poshtë 75 për qind në fund të vitit të ardhshëm.

Cilat janë premtimet e pambajtura të qeverisë ‘Rama 2’ Read More »

Reagimi i bujshëm i ish kryeministrit Berisha, ja çfarë paralajmëron: Nga dita e nesërme pasdite…

Ish kryeministri Sali Berisha paralajmëron se nga nesër do të nisë cikli i “Foltores për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”.
Berisha në postimin e tij shkruan se takimet me domokratët nisin nesër në Tiranë, dhe më pas do të vazhdojnë në të gjithë vendin.
“Njoftim! Te dashur miq, Diten e enjte me dt 16 shtator ora 18:00 nisim ciklin e “Foltores per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte dhe me te hapur”
Foltorja do te jete nje bashkebisedim me demokratë dhe demokrate qe nis ne Tirane dhe do udhetoj ne mbare vendin. Jeni te mirepritur!” shkruan Berisha.
Takimet vijnë pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlametar i PD, nga kreu i saj Lulzim Basha. Nesër Berisha do të mbledhe firmat për të kërkuar referendum në lidhje me vendimin e Bashës.
Kujtojmë që pas përjashtimit nga PD, Berisha paralajmëroi se do të nis lëvizjet për të bërë referenduam për të rrëzuar vendimin, duke thënë se do i kthej sovranitetin partisë.

Reagimi i bujshëm i ish kryeministrit Berisha, ja çfarë paralajmëron: Nga dita e nesërme pasdite… Read More »

Presidenti Meta merr vendimin e b ujshëm për qeverinë ‘Rama 3’

Presidenti Meta ka dekretuar qeverinë Rama 3.
DEKRETI NGA ILIR META
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR EMËRIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Në mbështetje të neneve 93, 95 pika 1, 96, 97, 98, dhe 99 të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, me propozim të Kryeministrit nr. 4281 prot., datë 11.09.2021, si dhe pas administrimit të informacionit prej organeve ligjzbatuese për verifikimin e kandidatëve të propozuar si anëtarë të Këshillit të Ministrave,
D e k r e t o j:
Neni 1
Emërimin e Këshillit të Ministrave me këtë përbërje:
1) Zoti Edi Rama- Kryeministër;

2) Zoti Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;
3) Zonja Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
4) Zoti Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes;

5) Zoti Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm;

6) Zonja Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;

7) Zonja Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

8) Zonja Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit;
9) Zoti Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë;

10) Zonja Elva Margariti – Ministër i Kulturës;

11) Zonja Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

12) Zonja Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;

13) Zonja Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;

14) Zonja Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;

15) Zonja Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;
16) Zonja Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;

17) Zonja Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13213
Tiranë, më 14.09.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Presidenti Meta merr vendimin e b ujshëm për qeverinë ‘Rama 3’ Read More »

Mustafa Nano: Basha bëri gjënë më të poshtër, i futi shqelmin Berishës, që i dha gjithçka!

Mustafa Nano, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar vendimin e Lulzim Bashës për të larguar nga PD, Sali Berishën. Nano e konsideron Bashën, liderin më të dobët që ka prodhuar Shqipëria në 30 vjet, që goditi në fund, njeriun që i dha çdo post dhe që e krijoi.
Mustafa Nano: Rama ka fituar se opozita ka qenë shumë e dobët, jo se ka blerë njërin dhe tjetrin.
Armand Shkullaku: Këtu ndahemi ne, se ti nuk e pranon që ky vje dh vota. Pse e dobët?
Mustafa Nano: Rama ka fituar, sepse opozita është e dobët. Përse është e dobët? Sepse ka dhënë idenë, që nuk ka një lider të vërtetë, por një lider në prapaskenë. Është e dobët edhe për shkak të lidërit që ka patur në krye, që është i dobët, më i dobëti që ka pje llë politika. Basha ka bërë gjënë më të po shtër. Sepse të gjithë po themi na befasoi. E dyta, ky inserti që transmetoi programi, mua mu duk se i vinte “pikat mbi i”, të gjithë situatës. Kemi njeri që është shpikur nga Berisha, është shpë rblyer me poste, është ledhatuar dhe në fund i fut shq elmin.

Mustafa Nano: Basha bëri gjënë më të poshtër, i futi shqelmin Berishës, që i dha gjithçka! Read More »

Çani: Basha fitoi pikë me përjashtimin e Berishës

Gazetari Arian Çani ka folur në lidhje me përjashtimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike. Ai është shprehur se kreu i PD, Lulzim Basha me përshjashtimin e Berishës ka fituar shumë pikë.
Sipas tij lufta e Berishës me Amerikën është personale, duke thënë se “ai dikujt i ka shkelur në ka llo”.
“Nuk i shohim të gjitha letrat. Letrat i shohin vetëm dy aktorët, Berisha dhe Basha. Unë them se na duhet akoma kohë.
Nga informacionet nga disa miq që punojnë për State Department, do të dalë në publik që kjo aferë e amerikanëve kundër Berishës nuk ka të bëjë fare me politikën e jashtme amerikane.
Është aferë personale, Berisha dikujt i ka shk elur në ka llo. Kjo pritet të dalë. Është shumë e rëndësishme, kjo luf vtë e gringove kundër Berishës, është parimore? Apo ështrë l uftë se Berisha ka pr ishur interes të dikujt?
Lul Basha ka luajtur shumë bukur këto tetë vjet, sikur është Berisha që bën çdo gjë. Me këtë akt ai ka firmosur, kryeministër i ardhshëm, pas 2029.
Ky është një serial që do të shohim gjatë. Basha me aktin e fundit që bëri ndaj doktorit ka fituar shumë pikë″, tha Çani ndër të tjera.

Çani: Basha fitoi pikë me përjashtimin e Berishës Read More »

Berisha tregon hapin e rradhës, të enjten takohem me …

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se ditën e enjte do të zhvillojë takimin e parë me anëtarësinë e PD në Tiranë, ndërsa më pas do të vazhsojë në të gjithë Shqipërinë.
Ai tha se lëvizja e ij është për bashkimin dhe zmadhimin e PD-së, dhe jo për ta përça rë partinë.

“Basha vepron për interesin e tij. Basha e ka marrë këtë vendim për pazar ose interes personal. Takimi im i pare me anëtarësinë e PD do jetë në Tiranë të enjten dhe më pas në të gjithë Shqipërinë. Lëvizja ime ka si synim që të vendoset dinjiteti i çdo anëtari të PD-së, të ketë edhe hapje në Partinë Demokratike, patjetër. PD i ka jetike flukset e reja, që të vijnë të rinj e të reja, por edhe burra e gra. Ka forca PD, në Këshill Kombëtar, parlament, duhet t’i hapet frymëmarrja Partisë Demokratike. Lëvizja ime është për bashkimin dhe zmadhimin e PD-së”, deklaroi Berisha.

Berisha tregon hapin e rradhës, të enjten takohem me … Read More »

Kadilli: Të refuzojmë Berishën, s’ka çfarë jep më…

Ish-kandidati për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli u shpreh i bindur sonte në Radarin Informativ në ABC përballë gazetares Jonida Shehu se edhe nëse do të mblidheshin forumet e partisë, do të votonin pro vendimit të Lulzim Bashës, për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar, pasi SHBA e shpalli “non grata”.

“Jam i bindur që forumet janë më të emancipuara për të marrë vendime për të mirë të partisë. Edhe tani të ulen të votojnë, fiton Basha, të siguroj unë. Vetëdija politike e kësaj partie është e madhe” tha ai.

Kadilli mbështet vendimin për përjashtimin e Berishës, por është kundër mënyrës si u bë.

“Ishte e pritshme që si me vendim si pa vendim do të hynim në kr izë, pasi kemi një dualitet në lidership.

Por të distanohemi nga e shkuara që na mban pe ng, duhet të shikojmë nga e ardhmja. Me vendimin jam dakord, por jo me rrugën e ndjekur.
Nuk ka proces politik brenda saj. I pr erë në besë ndihet Berisha, i detyruar Basha. Ka një mungesë parimore. Basha duhet të jetë i qartë, vendimi merret mbi parime, jo se ta kërkojnë amerikanët. Ne kemi vendosur të kemi një standard.

Basha ka pasur përgjegjësi që të merrte një vendim që ditën e parë, që të mos e shok onte partinë në Kuvend. Mos ngutej për partinë, vrapoi për të siguruar vulën dhe anëtarësinë. Berisha nuk ka më cfarë i jep politikës.

Basha shfaqet sikur i dhi mbset. Berisha duhet të kishte ikur vetë. Ne nuk e bëmë një model që ta zëvendësonim, e heqin amerikanët dhe është turpi jonë” tha ai.

Por me cilin krah pozicionohet Kadilli, Berishën apo Bashën? “Nuk jam as me njërin as me tjetrin. Luf ta e Berishës nuk ka princip. Puna është të mos ndahet PD-ja. Duhet të jetë e bashkuar. Uroj që Berisha të mos bëjë fraksion, sepse do ta dë mtonte më shumë. Unë qëndroj në PD” tha ai.

Sali Berisha në ditët e fundit pasi u përjashtua ka folur për mungesë sovraniteti, por Kadilli ka këtë përgjigje; “Çfarë është ky sovranitet? Kur të pre ket interesi ty?”.

Por cila është këshilla e tij për demokratët? “Sfidë ndaj Bashës, refuzim ndaj Berishës. Unë nuk lëviz nga partia. Partia po vu an nga fanat ikët e Berishës dhe opurtonistët e Bashës”.

Në fund, Kadilli kritikoi veprimin e opozitës për gri sjen e fletëve të votimit në seancën e parë kur u zgjodh kryetarja e Kuvendit, Nikolla. “Operacion shumë i dob ët parlamentar. Basha është i kompleksuar. Nuk është lu fta të gri sësh fletët dhe t’u bi esh tavolinave me gru shte.

Shko bëj opozitë mos u merr me teatër. Cfarë vlere ka? Jo more, voto kundër, ky është realitet foshnjor. Kjo i intereson Bashës për t’u justifikuar se po bën opozitë të fortë” tha ai. / db/Abcnews.al

Kadilli: Të refuzojmë Berishën, s’ka çfarë jep më… Read More »