Politike

Merret vendimi, ja çfarë do ndodhë me qeverinë ‘Rama 3’

Presidenti Ilir Meta do të dekretojë qeverinë “Rama 3”.

Nesër në orën 10:00 të mëngjesit ministrat e qeverisë së re dhe kryeministri Edi Rama do të betohen në Presidencë duke u legjitimuar si fitues të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit.

Nga 16 anëtarë të qeverisë së re, 12 janë gra, që do të drejtojnë në diplomaci, ekonomi, energji, arsim, shëndetësi, mjedis, bujqësi e kulturë.

Gjithashtu gjatë daljes për mediat ditën e sotme Ilir Meta pranoi se do të dekretojë fituesit e zgjedhjeve të përgjithshme ndërsa theksoi se Kuvendi pas më shumë se dy vitesh do ti kthehet normalitetit me 140 deputetë.

Vlen të kujtojmë që ditën e djeshme në një seancë “maratonë” në Kuvend u shpalos programi i punës dhe përbërja e qeverisë për katër vitet e ardhshme. Në fund të seancës, pas afro 20 orë diskutime, programi qeverisës u miratua me 77 vota pro, 52 kundër dhe 1 abstenim.

Merret vendimi, ja çfarë do ndodhë me qeverinë ‘Rama 3’ Read More »

Nga Berisha te Kryemadhi e Mediu, ja kush ishin deputetët që votuan kundër qeverisë ‘Rama 3’

Është zbardhur mënyra se si votuan deputetët për qeverinë dhe programin qeverisës “Rama3”, në seancën maratonë të ditës së djeshme, që u mbyll në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Në faqen zyrtare të Kuvendit, janë publikuar të gjitha votat e deputetëve, ku bie në sy fakti që nëntë ligjvënës nuk kanë marrë pjesë në votim.

Kështu, deputetët që nuk kanë qenë të pranishëm në votim janë Sali Berisha, Monika Kryemadhi, Nustret Avdulla, Vangjel Dule, Shpëti Idrizi, Seladin Jakuplltari, Fatmir Mediu, Flamur Noka, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho. Ndërkohë, rezulton se ka abstenuar deputeti i LSI, Agron Çela.

Nga Berisha te Kryemadhi e Mediu, ja kush ishin deputetët që votuan kundër qeverisë ‘Rama 3’ Read More »

Ambasadorja e SHBA-së bën paralajmërimin e fortë: Kush dë mton shqiptarët, do të…

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me 15 prokurorët e Prokurorisë Speciale SPAK. Vetë Ambasada në Tiranë ndan foto nga takimi dhe e shoqëron atë me një mesazh që premton god itjen e atyre që pasurohen në kurriz të shqiptarëve.

“Askush nuk është mbi ligjin. Koha e pandëshkueshmërisë po merr fund”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i Ambasadës Amerikane:

Ambasadorja Yuri Kim u takua me 15 pr okurorët e SPAK për t’iu shprehur vlerësimin për punën e palodhur në ekip dhe ndjekjet pe nale të shumta të suksesshme. Është lajm i mirë për Shqipërinë që klasa e parë e het uesve të BKH po iu bashkohet atyre në lu ftën kundër kr imit dhe korru psionit. Klasa e BKH me 28 hetues të përkushtuar dhe të trajnuar mirë do të sigurojë ndërtimin e çështjeve të forta nga SPAK.

Së bashku, ata do u japin përparësi dhe fokus çështjeve më të rëndësishme dhe do modelojnë pavarësi dhe përgjegjshmëri. Së bashku, ata do të ndjekin pen alisht dhe do bëjnë përgjegjës ata që dë mtojnë shqiptarët dhe pasurojnë vetveten përmes kr imit të organizuar dhe korru psionit. Askush nuk është mbi li gjin. Koha e pandëshk ueshmërisë po merr fund.

Ambasadorja e SHBA-së bën paralajmërimin e fortë: Kush dë mton shqiptarët, do të… Read More »

Kuvendi miraton qeverinë e re

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë së re u miratuan mëngjesin e sotëm nga Kuvendi. Mësohet se ditën e nesërme Rama bashkë me anëtarët e tjerë të kabinetit do të betohen te Presidenti Meta.

Qeveria “Rama 3” do të përbëhet nga 12 gra e 5 burra bashkë me kryeministrin teksa po shkon të betohet tek një President që ka marrë ‘vulën’ e shkarkimit nga Kuvendi i vjetër, por jo nga Gjykata Kushtetuese.
Ishte mazhoranca e PS që inicioi shkarkimin e Metës me pretendimin se kishte ndikuar dhe ndërhyrë në zgjedhjet e 25 prillit duke dalë nga statura e Presidentit.

Gjithsesi Meta e ka dhënë një sinjal dakordësie me qeverinë e re pasi ka emëruar dekretimin e të gjithë anëtarëve të rinj të kabinetit Rama, nga kryeministri tek ministrat që vijojnë.

Kuvendi miraton qeverinë e re Read More »

Grida Duma me to ne të ash pra në Kuvend: Programi, një paçavure!

Nënkryetarja e PD, Grida Duma e ka konsideruar programin e PS një ringinje dhe jo rilindje, rimëkëmbje dhe rindërtim.
Gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit, Duma ka shpë rthyer me tone të as hpra dhe aku za ndaj qeverisë dhe Kryeministrit Rama se po i konsiderojnë fatkeq ësitë e Zotit si fat.

Më tej Duma ka akuzuar kryeministrin Rama për rac izëm politik duke i vënë lakun në fyt qytetarëve.

“Në këtë mask aradën që ndoqëm, i rilinduri më i rilindur tha se ka disa që mbajnë shënime këtu. Jeta e shqiptarëve nuk është proc edurë. Kjo nuk është çështje shënimesh, është çështje llogaridhënie. Keni sjellë programin qeverisës. Fjalë e madhe është. Ne si grup Parlamentar kërkuam kohë ta lexonim. Në fakt keni pasur të drejtë ju, nuk duhet as edhe një minutë. Jam e bindur që këtij programit tuaj i kushton më shumë kopertina se ajo që ka brenda. Do flas me gjuhën tuaj se nuk jemi kundër për kundërshti. Kjo mënyra e të shkruarit do të dëgjoni rilindje, rimëkëmbje, rindërtim, por ngadhënjen vetëm ringinje. Ky është materiali juaj. Në faqen 10: Shqipëria e fortë. Ju në të gjithë programin tuaj 70% ia keni dhënë të shkuarës sepse më shumë e shkuar jeni. Sa i përket 2013-2025 ju keni bërë apo s’keni bërë hapa drejt integrimit. Ky është programi juaj, 2013. Ju mendoni se silleni si Zota. Jeni kaq të çuditshëm të ndjerë mirë në mëkat që edhe fatkeq ësitë ju vijnë fat. Ju mendoni se tërmetin ua solli Zoti për të kuptuar se sa shtetlartë jeni ju. Padyshim që të rilindurit e rilindur në këtë paça vure që në cilëndo faqe të hapni nëse ka ndonjë shifër e keni marrë nga ai i PD-së. Do ta përdorni edhe lakun e varfërisë si një kushtëzim për votën. Nuk ka gjë më të shëmtuar se njerëz që llogarisin bukën e gojës. Racizëm politik bëni ju duke i vënë lakun në fyt qytetarëve. Juve ju lumtë që e keni ndërgjegjen nën shollë. Turp i zi në politikën e jashtme jeni duke bërë patronazhistin e Kosovës”- tha Duma.

Grida Duma me to ne të ash pra në Kuvend: Programi, një paçavure! Read More »

Rama prezanton programin qeverisës: Në këtë mandat do të investohet për të ardhmen e fëmijëve

Rama tha se në këtë mandat do të investohet shumë për të ardhmen e fëmijëve, duke sjellë në vëmendje edhe nisjen nga ky vit të lëndës së anglishtes për të gjithë fëmijët në klasën e parë.

“Pjesë e pandashme do të jetë rritja e nivelit të edukatorëve dhe mësuesve, do të mbështesim pa kursim kujdestarët e fëmijëve tanë”, tha Rama.
Rama: Të rinjtë tanë të mbështeten sa më mirë për të hyrë në tregun global të punësimit cilësor kombëtar pa pasur nevojë të lënë Shqipërinë. Do të vejmë një garanci 50 mln euro për këto struktura. Shkolla do të jenë në këtë mandat një drejtim ku do të investojmë për të krijuar më shumë kushte për rritjen e kapitalit njerëzor, duke filluar nga fëmijët, të cilëve do ju përkushtohemi, është edhe nisja e anglishtes nga klasa e parë fillore në të gjitha shkollat. Dy projektet e reja do të hyjnë në rrugën e zbatimit. Tanimë me librat cilësore të shtëpive botuese të si të Oxfordit janë falas. Pjesë e pandashme do të jetë rritja e nivelit të edukatorëve dhe mësuesve, do t mbështesim pa kursim kujdestarët e fëmijëve tanë. Qëllimi është që edhe me arsimin e lartë jemi më mbrapa me zbatimin e reformës të ngjitemi në një nivel tjetër që Shqipëria të jetë një zgjedhje e natyrshme të familjeve shqiptare. Puna ka nisur dhe bashkëpunimi ka hyrë në një zhvillim të ri. Mbrojtja e së ardhmes qoftë nga ndryshimi i klimës prej veprimit të njeriut do të na përfshijë më tepër, duke filluar nga kopshtet dhe shkollat dhe deri te komunitetet. Do vendoset një parim i panegociueshëm për të gjitha bashkitë, në fillim pastërtia pastaj me të tjerat.

Rama prezanton programin qeverisës: Në këtë mandat do të investohet për të ardhmen e fëmijëve Read More »

Balluku:“Brenda këtij mandati përfundon Unaza e Madhe, Porti i Durrësit, aeroporti i Vlorës”

Ka nisur faza e dytë e seancës maratonë në Kuvend, ku po zhvillohet pjesa e pyetje-përgjigjeve nga ministrat dhe deputetët. Kjo pjesë është hapur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, e cila i është përgjigjur pyetjes lidhur me investimet që kanë nisur dhe ato që do të përfundohen brenda mandatit të tretë.

Nga foltorja e Kuvendit, ministrja Balluku renditi projektet e rrugëve, porteve dhe aeroporteve, që sipas saj, do të mbyllen brenda këtij mandati 4-vjeçar, duke përfshirë këtu Portin e Durrësit, të Sarandës, aeroportin e Vlorës, etj. Ndërsa, sipas ministres, brenda këtij mandati nuk mund të përfundojë projekti i korridorit blu, ndonëse do të nisë puna muajt në vijim.

“Do të ndaloja fillimisht te portet, që janë pjesë e paketës së zhvillimit infrastrukturor, kanë nisur. Tani jemi në fazën e garës për projektin e detajuar të Durrësit, që përfundon në muajin tetor. Pastaj do të nisim garën ndërkombëtare për ndërtimin e Portit të Durrësit. Ky port i ri ndërkombëtar do të dorëzohet brenda këtij mandati. Porti i Vlorës, ashtu siç edhe e kemi thënë, ndryshon destinacionin për t’u lidhur me vazhdimin e Lungomares dhe kthehet në një triport. Krijohet aty një port i integruar, që mbulon shërbimet integrale, por edhe ato të peshkimit. Si ndërtimi i triportit, ashtu edhe porti në Porto Romano, do të shoqërohen me nënstacionet elektrike, për të përballuar kapacitetet e shtuara në të dyja këto pole.

Jemi të përgatitur për të nisur shumë shpejt, brenda muajit nëntor, kantierin në aeroportin e Vlorës. Po përmbushen të gjitha paketat, që duhet të jenë të gatshme para nisjes së kantierit dhe më pas ngritjen e tij. Ky do të jetë aeroporti ndërkombëtar më i madh në vend me një pistë 3.2 km. Aty do të jetë dhe shërbimi për mirëmbajtjen e avionëve, gjë që deri më tani nuk e kemi pasur. Kjo hap një industri të re në këtë fushë. Aeroporti do të jetë gati brenda mandatit 4-vjeçar. Kemi hapur garën për aeroportin e Sarandës. Ky i fundit do të jetë një aeroport turistik sezonal. Do duhen 24 muaj për ndërtimin e këtij aeroporti. Parashikohet që edhe ky aeroport të dorëzohet në pranverën e vitit 2025, pra në përfundim të mandatit të tretë.

Sa i përket infrastrukturës, dua të qëndroj te korridori blu, korridori adriatiko-jonian, për të cilin jemi përgatitur prej kohësh. Me fillimin e punës në muajt në vazhdim, do të rihapet gara në vazhdim, por nuk pritet të përfundojë brenda këtij mandati. Për të plotësuar këtë korridor, një element i rëndësishëm është by-pass i Gjirokastrës, për të cilin kemi aplikuar dhe shpresojmë ta marrim.

Projekte të tjera, që do të përfundojnë, është Unaza e Madhe e Tiranës, që është drejt përfundimit. Tashmë gara është e hapur për të vazhduar me pjesën nga lidhja e Shqiponjës deri në zonën e Shkozës. Mbyllim brenda 24 muajsh të gjithë Unazën e Tiranës, një vepër kjo që do ju shërbejë të gjithë shqiptarëve, pasi bën lidhjen me autostradat në hyrjet e Tiranës.

Do doja të ndalesha edhe te një pjesë tjetër e rëndësishme, që do ta quaja si një nga komponentët më të rëndësishëm të këtij mandati. Ne kemi nisur punën prej kohës, por tani ka ardhur koha për të marrë rezultate. Bëhet fjalë për sektorin hekurudhor, ku kemi arritur të përmbyllim fazën përgatitore të projektit të parë, që është hekurudha Tiranë-Durrës. Jemi në negociata për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit, që është projekti më i madh në këtë sektor. Ky projekt do të dorëzohet brenda këtij mandati.

Në javën e ardhshme në Tiranë do të kemi një delegacion të Bankës Evropiane të Investimeve, që do të na mbështesë për pjesën e segmentit Durrës-Pogradec, e më pas Lin-Maqedonia e Veriut apo Lin-Greqi. BEI do na mbështesë për nisjen e segmentit të parë Durrës-Rrogozhinë”, tha ministrja Balluku.

(BalkanWeb)

Balluku:“Brenda këtij mandati përfundon Unaza e Madhe, Porti i Durrësit, aeroporti i Vlorës” Read More »

Basha deklaron: Kanë vdekur 16 mijë shqiptarë nga cov idi dhe jo 2 mijë…

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha deklaroi sot në Parlament se në Shqipëri kanë humbur jetën 16 mijë qytetarë të infektuar me kor onavirus.

“16 mijë. 16 mijë shqiptarë vdi qën nga pand emia deri tani”, u shpreh z.Basha. Edi Rama nuk e komentoi shifrën.

Deklarata e Bashës u bë ndërsa kryeministri Edi Rama shpaloste në Kuvend, në seancë plenare, programin e qeverisë së re dhe po evidentonte arritjet sipas tij në përballimin e pande misë.

Ndërsa qeveria thotë se deri dje numërohen 2557 të vde kur, të gjithë e dinë se kjo shifër është një mashtrim që është pranuar edhe nga autoritetet, përfshirë kryeministrin dhe ministren e Shëndetësisë. Ata kanë pranuar publikisht se shifrat zyrtare janë larg realitetit.

Por si bëhet mashtrimi me shifrat? Zyrtarët shëndetësorë numërojnë vetëm të infek tuarit që vde sin në spitalet ko vid të cilët në momentin që kanë vde kur rezultojnë pozitivë. Asnjë tjetër nuk regjistrohet në shifrat zyrtare.

Por gjithkush e di se në spitalet kov id kanë vde kur edhe njerëz të tjerë nga koron avirusi edhe pasi tamponë të tjerë u kanë dalë nga negativë. Gjithashtu kanë vde kur në spitalet e tjera, në banesat e tyre.

Plot të tjerë kanë vdekur në spitalet private brenda dhe jashtë vendit. Pa folur pastaj për mijëra shqiptarë që kanë vde kur në vendet ku jetojnë.

Çështja është sa janë shifrat reale të vik timave nga kov idi. E vërteta mesa duket nuk do të merret vesh kurrë. /noa.al

Basha deklaron: Kanë vdekur 16 mijë shqiptarë nga cov idi dhe jo 2 mijë… Read More »