Politike

Bashës i hyn frika pas lëvizjeve të Sali Berishës. Sot bën lëvizjen urgjente..

Pas lëvizjeve të Sali Berishës, duket se kryetarit të PD-së, i ka hyrë frika. Kryedemokrati, Lulzim Basha, ka bërë sot lëvizjen urgjente. Mësohet se sot, Basha do të zhvillojë një takim me krerët e degëve lokale të PD-së në Kukës dhe Shkodër.

Bëhet me dije se takimi me ta do të zhvillohet në selinë blu. Basha ka zgjedhur që ti mbledhë veç e veç drejtuesit lokalë të PD-së, pas një mbledhje të madhe që bëri me ta dy ditë pas vendimit për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.

Kujtojmë se Basha përjashtoi papritur nga grupi parlamentar, ish-kryetarin e PD-së, Sali Berishën. Në fjalën e tij, Basha tha se ishte i detyruar të merrte këtë vendim për të shpëtuar Partinë Demokratike.JOQ

Bashës i hyn frika pas lëvizjeve të Sali Berishës. Sot bën lëvizjen urgjente.. Read More »

Deklaratën e fortë e ish-zyrtarit të PD: Mbledhjet me strukturat e PD-së i bënte bashkëshortja e Bashës

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Dmeokratike, Arben Ristani, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, ku u shpreh se mbledhjet me strukturat e Partisë Demokratike i bënte bashkëshortja e Lulzim Bashës, Aurela.

Sipas tij, këto mbledhje nuk kanë ndodhur në prezencën e tij, teksa thotë se ka shumë arsye që detyrojnë Bashën të hapë krahun.

“Mbledhjet me strukturat e PD i bënte bashkëshortja e Bashës. Jo në praninë time se…Për të gjitha këto arsye duhet që të hapë krahun që PD të bëhet alternativë”, tha Ristani.

Deklaratën e fortë e ish-zyrtarit të PD: Mbledhjet me strukturat e PD-së i bënte bashkëshortja e Bashës Read More »

Braçe thumon Ramën: Detyrën e zv.kryeministrit nuk e kërkova, por…

“NUK HYRA SI H AJDUT, NUK DOLA SI H AJDUT! Në 2 vite e gjysmë kuptova që e gjitha është çështje vullneti, të v  jedhësh ose jo, të lejosh të v jedhin ose jo; patjetër çështje drejtësie.

Këto janë fjalët e postuara nga zv. Kryeministri Erion Braçe duke bërë të njohur se po ia lë pasardhësit zyrën së bashku me dhuratat apo librat e marra, duke kujtuar kështu se e ka zbatuar me kohë Kodin e Etikës së përmendur nga Rama në mbledhjen më të fundit me kabinetin e ri qeveritar.

Sot është gjithashtu tamam dita që të falënderoj 5 gra e vajza-zyra ime kaq ishte, Ejanën, Elden, Ilven, Entelen, Klaudian; Kanë përballuar gjithçka, nga përgatitjet për mbledhjet e qeverisë tek çdo proces ligjor e jo vetëm në administatën publike, shërbimet, integrimin, parandalimin e pastrimit të parasë së zeze, zhvillimin territorial dhe kohezionin, objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, përdorimin e parasë publike dhe rregullat e reja të prokurimit publik…”, shkruan Braçe.

Ai falendëron të gjithë, ndërsa harron Ramën, duke e kujtuar me një thumbim se detyrën e zv.kryeministrit nuk e kërkoi por ia kërkuan që ta merrte.

Postimi i plotë

Të premten që shkoi puna ime në #qeveri u mbyll; marrëdhenia e krijuar nga dëshira për ti sherbyer njerezve në atë nivel mbaroi;

Mbase edhe me heret, qyshkur u kufizua në limitet e rutinës që herë më ngjante me dezhurnin në gjimnaz dhe, herën tjetër me detyrimin për të respektuar një kod etike me mareredhënie brenda.

Një përvojë e çuditshme pushteti, karrigeje, e komplikuar, që as e doja e as e kërkova-ma kërkuan, as e pranova si të tillë e as më pranoi.

Por e vlefshme patjetër; Nga jashtë nuk do ta kisha njohur kurrë deri në detaje. Madje edhe veten, vënë në provë kush e di sa herë nga dallimi mes asaj që vjen si dëshirë, strukturohet si mendim, arrin në veprim dhe tamam këtu bëhet i pamundur, madje edhe tjetërsohet, shoqëruar nga pamundësia për të folur, shpjeguar e mbrojtur publikisht-Kodi Etik.

Një gjë ja them kujtdo ama: Pata lirinë të kondërshtoj, të them JO; Kam votuar pro me bindje, kam firmosur po aq i bindur çdo vendim në favor të së mirës publike, ashtu siç kam firmosur formalisht, sipas ligjit për shkak të kryesimit të mbledhjes, shoqëruar me mendimin tim kundërshtues në përputhje me parimet e bindjet e mia;

NUK HYRA SI HAJDUT, NUK DOLA SI HAJDUT! Në 2 vite e gjysmë kuptova që e gjitha është çështje vullneti, të vjedhësh ose jo, të lejosh të vjedhin ose jo; patjetër çështje drejtësie.

SOT ESHTE NJE DITE TJETER, E RE AQ SA LEJON PERVOJA E GJATE NE KUVEND TE JETE E TILLE; POR JAM NE HABITATIN TIM AMA!

Sot është gjithashtu tamam dita që të falënderoj 5 gra e vajza-zyra ime kaq ishte, Ejanën, Elden, Ilven, Entelen, Klaudian;

Kanë përballuar gjithçka, nga përgatitjet për mbledhjet e qeverisë tek çdo proces ligjor e jo vetëm në administatën publike, shërbimet, integrimin, parandalimin e pastrimit të parasë së zeze, zhvillimin territorial dhe kohezionin, objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, përdorimin e parasë publike dhe rregullat e reja të prokurimit publik…

Ju jam shumë mirënjohes për gjithë shërbimin tuaj politik, civil, profesional, konkret, të drejtë e të ndershëm!

Ndërkohe, dua të falenderoj drejtuesit e agjencive të përfshira në këto procese, Tanin për Fzhsh, Albanën per Dap, Lorinin për Adisa, Reiden per App..

SHUME FALEMINDERIT PER PUNEN, BASHKEPUNIMIN GJITHASHTU! Nje falenderim te posacem kam per dy njerez me te cilet ndava ditet por edhe punet, mendimet dhe kundershtimet, Valin dhe Engjellin!

Koleget e mi ministra per gjithe cfare ndame e beme bashkerisht! Ambasadoren Yuri Kim per nxitjen, mbeshtetjen, vleresimin; amabasadorin Luigi Soreca per bashkepunimin, koordinatorin e perherehem te Okb, drejtuesen e Undp, ambasadoret e Osce, ambasadoret e Italise, Gjermanise, Austrise, ambasadorin e Zvicres;

Ju jam shume mirenjohes per punen tuaj! Erionin, Martinin e Arjanin qe ishin cdo dite me mua! E di, ka plot njerez qe prisnin shume me teper nga une ne kete detyre; Nje pjese te drejta, nje pjese edhe per shkak te mendimit se nje titull i tille eshte pushtet, fuqi pa kufi, madje duke cenuar kufijte e ligjit apo dikujt-institucion, tjeter.

E MUNDA TUNDIMIN TE ISHTE KESHTU E TE ISHA I TILLE!

Edhe pse shpesh doja ta beja krejt ndryshe, ne menyren time! I kerkoj ndjese kujtdo qe u zhgenjye prej pritshmerive, por keto ishin mundesite. Ne duam gjithcka, edhe une, por ligji dhe interesat e gjera e te perhapura, vendosin kufij te drejte ne nje ane dhe te padrejte ne anen perballe!/noa

Braçe thumon Ramën: Detyrën e zv.kryeministrit nuk e kërkova, por… Read More »

Basha:Përjashtimin e Berishës ma kërkoi DASH, ato që di unë dhe Doktori s’do t’i merrni vesh kurrë

Kryetari demokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar zyrtarët në PD se ato që di ai dhe Sali Berisba për shpalljen none gratë nuk do t’i marrë vesh askush, as kurrë.

Pohimin, Lulzim Basha e ka bërë sot gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike në selinë opozitare në Tiranë.

Në mbledhje, disa nga demokratët janë kërkuar shpjegime përse përjashtimi i Berishës u pa si alternativa e vetme nga Basha.

Ai u tha anëtarëve të Kryesisë se i ishte kërkuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit që ta përjashtonte Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i PD, pasi në të kundërt kjo parti do të përballej me hakmarrjen amerikane, gjë që më herët e kishte aluduar dhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi.

“Kërkesa për Doktorin ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë siç i di shumë mire edhe Doktori dhe janl informacione që ju s’keni për t’i marrë vesh kurrë”, ka thënë Basha.

Kreu demokrat që nga Berisha quhet ish kryetari i PD, u tha anëtarëve të Kryesisë se vendimi për përjashtimin e Berishës nuk do të anulohet. Ai shtoi se pavarësisht thirrjes së Berishës se po mbledh firmat, nuk do të ketë as mbledhje të Kuvendit Kombëtar të PD sepse sipas tij nuk mund të lejojë të ketë grupe antiamerikane në parti. /noa.al

Basha:Përjashtimin e Berishës ma kërkoi DASH, ato që di unë dhe Doktori s’do t’i merrni vesh kurrë Read More »

Sali Berisha njofton takimin e radhës me demokratët në këtë qytet: Ftoj demokratët të marrin pjesë

Ish-kryeministri Sali Berisha njofton takimin e radhës me demokratët, në atë që e quan “Foltorja”, nismë e tij për të larguar Lulzim Bashën nga kreu i PD.
Berisha thotë se takimi i radhës do të mbahet në qytetin e Fierit. Ai i bën thirrje demokratëve t’i bashkohen.

Kujtojmë se Berisha u shpall non-grata nga SHBA me akuzat e korrupsionit masiv dhe pengimit të drejtësisë, ai u përjashtua nga grupi parlamentar i PD, ndërsa tani po tenton të rimarrë partinë duke larguar Bashën.

Postimi i Berishës në rrjetet sociale:

Njoftim!
Diten e martë më datën 21 shtator 2021 do të mbahet ne Fier: “Foltorja për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Fierit të marrin pjesë! Vetem te bashkuar fitojme! sb

Sali Berisha njofton takimin e radhës me demokratët në këtë qytet: Ftoj demokratët të marrin pjesë Read More »

‘Ça të djathtë janë ata?6 gra pa burra, 6 burra pa gra dhe 3 burra që duan burra.Ça e djathte, opingat e sheros’/ Murrizi nuk përmbahet për deputetët e PD

Politikani Myslim Murrizi, ka folur mbrëmjen e djeshme për deputetët e opozitës, duke theksuar se ata nuk janë të djathtë. Sipas tij, disa prej tyre janë njerëz që nuk kanë familje, nuk besojnë në Zot dhe janë spiunë të ish-Sigurimit të shtetit.

“Ça i djathtë është ai?! 6 gra pa burra, 6 burra pa gra dhe 3 burra që duan burra. I djathtë? Ça i djathtë është?!”, ka thënë ndër të tjera ish-deputeti në emisionin “Spotlight”.

Deklarata e Myslim Murrizit – Video:

E djathta me të majtën ndahen. E djathta respekton familjen, ka besim në Zot, respekton pronën, do Athedhun. Unë nuk mund të quaj të djathtë njerëz që nuk kanë familje aty. Njerëz që sha jnë Zotin gjithë ditën, njerëz që nuk besojnë në Zot kurrë. Njerëz që nuk respektojnë pronën, njerëz që nuk duan Athedhun.

I djathtë? Ça i djathtë është ai, opingat e sheros.

Unë e thash, e them në çdo studio. Ça i djathtë është ai?! 6 gra pa burra, 6 burra pa gra dhe 3 burra që duan burra. I dj athtë? Ça i djathtë është?! Janë 21 deputetë spiunë të Sigurimit të Shtetit nga ky kraqhu demek i djathtë. Nuk guxojnë të shkojnë të autoriteti i dosjeve për të marrë, kanë apo nuk kanë bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit. Nuk guxojnë.

‘Ça të djathtë janë ata?6 gra pa burra, 6 burra pa gra dhe 3 burra që duan burra.Ça e djathte, opingat e sheros’/ Murrizi nuk përmbahet për deputetët e PD Read More »

Merret vendimi i parë i Qeverisë së re

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot në mbledhjen e parë të Qeverisë së re se administrata do të punojë në vijim me skenar të kombinuar online dhe në zyrë.

Rama tha se pandemia është aktualisht në një valë serioze e cila bën që të merren masa ndaj administrata do të punojë nga shtëpia.

Kryeministri tha se gjithsesi puna online nuk do të ndalet vetëm për periudhën pandemike pasi do të vijojë edhe më tej si përpjekje për të zbatuar smart-administratën. /noa.al

Merret vendimi i parë i Qeverisë së re Read More »

Edi Rama betohet si kryeministër para Presidentit Ilir Meta, me dorën mbi Kushtetutë! (foto)

“Anëtarët e Këshillit të Ministrave u betuan sot para Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, sipas procedurës kushtetuese.
Me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, Kryeministri Sh.T.Z Edi Rama dhe anëtarët e tjerë të Këshillit të Ministrave u betuan se: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave!”

Gjatë kësaj ceremonie solemne ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit, Sh.S.Znj. Lindita Nikolla dhe anëtarët e Kabinetit të Presidentit të Republikës”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Presidenca.

Edi Rama betohet si kryeministër para Presidentit Ilir Meta, me dorën mbi Kushtetutë! (foto) Read More »