Politike

Ahmetaj: “Me Dritan Lelin s’do të ketë surpriza, do ndjekim linjën e Ramës”

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në një intervistë për ‘Frontline’ në ‘News24’ u ndal te raportet e tij me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli.

Në një intervistë për gazetaren Marsela Karapanço, Ahmetaj tha se nuk e ka takuar zotin Leli, pasi politikisht ka qenë i angazhuar në Tiranë.

Mes të tjerash ai tha se nuk do të ketë surpriza në raport me të, pasi do të mbajë të njëjtin qëndrim si kryeministri Edi Rama. Ahmetaj u ndal edhe te projeksioni i qeverisë dhe angazhimi i kryeministrit Rama për rritjen e pensioneve. Ai tha se kjo skemë përcakton një rritje prej 300 mln dollarë.

PJESË NGA INTERVISTA
Me zotin Leli si i keni marrëdhëniet?
Se kam takuar zotin Leli. Unë kam punuar në Tiranë politikisht. S’më ka lidhur puna me zotin Leli, politikisht. S’do të ketë asnjë surprizë, nga ajo që ka thënë kryeministri.

Do jeni i distancuar?
Unë do kërkoj mbështetjen e çdo socialist që është gati të punojë pa kushte për vendin dhe PS.

‘Thyerja’ juaj është e pakthyeshme?
S’kam ‘thyerje’ me askënd.

Si PS duke qenë se jeni në linjën e zotit Rama…
Do vijojë linjën e zotit Rama se besoj dhe se e dyta ai ka qenë deputet dhe drejtues në atë qark. Ai i di detajet në atë qark.

Sa do jetë fatura e programit qeveritar Rama 3?
Po ta lexoni programin, është ndarë me blloqe. Vëmendje i është kushtuar paketës së fëmijëve, që do të marrë një vëmendje të veçantë gjatë këtij mandati. Do të nis nga elementet makro, deri te paketat e veçanta që kanë të bëjnë me kategori të ndryshme qytetarësh. Do tentojmë të rritemi mbi 4.5% që të përgjigjemi në detaje. Rritja ekonomike me nivel 4.5% dhe lartë garanton financimin. Në kohë pandemie dhe tërmeti u zgjeruam që të plotësojmë nevojat e rindërtimit dhe mposhtjen e pandemisë.

Me këtë rritje mbuloni dhe rritjen e pagave?
Po patjetër.

A janë objektiva të arritshme?
Po patjetër. Siç jemi duke folur sot, nëse nuk do të kemi ‘surpriza’ në ambientin politik dhe natyror, pasi se kishim parashikuar tërmetin dhe pa ndeminë, ne do të kemi mundësinë që t’u shërbejmë mjekëve dhe infermierëve me 40% rritje page deri në fund të këtij mandati.

S’kemi shifër për pensionet…ka një projeksion se deri ku do të shkojnë pensionet?
Skema do të jetë në minimum rritje me 5% në vit. Ne po e kthejmë instrumentin e pagës së solidaritetit, po ta shohësh në program, do të kthehet nga një politikë ad-hoc, në politikë të përhershme. Do të vazhdojmë të përdorim indeksimin përmes inflacionit të posaçëm.

Sa do ndihet kjo në xhepat e pensionistëve?
Shuma që mendojmë që do injektojmë te pensionet është diku te 70 mln dollarë në vit. Pensionet dhe kontributet vijnë nga një histori 40-50 vjeçare. Sistemi ka nevojë që të rrijë në këmbë dhe t’i si ngre dot pensionet menjëherë 40%. Kryeministri ka një ide që po e kalkulojmë. Fondit të pensioneve do i shtohen gradualisht 300 mln dollarë. Pensionistët do të marrim 300 mln dollarë plus atë që marrin sot. Është instrument i ideuar nga kryeministri. Do ta monitorojmë. Po ta shohësh përmirësimin mes raporti të një të punësuari dhe pensionisti, është përmirësuar. Në librat e shtetit, ditën që kemi marrë detyrën ka qenë 439 mijë janë të punësuar. S’po them se situata ekonomike në vendin tonë është rozë. Kjo është betejë e përhershme.
(Balkanweb)

Ahmetaj: “Me Dritan Lelin s’do të ketë surpriza, do ndjekim linjën e Ramës” Read More »

Balla paralajmëron kolegët: Vaksinën ose asnjë deputet se kalon ‘pragun’ e Kuvendit!

Para se të kërkosh për të tjerët duhet ta nisësh nmga vetja.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taluant Balla, tha gjatë seancës plenare, se nuk do të pranohet asnjë deputet në sallën e Kuvendit, nëse është i pavaksinuar.

Sa i përket propozimit të PD, për të zhvilluar punimet në komisione në ambiente fizike dhe jo ‘online’, Balla tha se kjo masë është ndërmarrë në përputhje me vendimet e OBSH, pasi Shqipëria ndodhet në një periudhë pandemie.

“Ajo që dua të sqaroj është ajo që kemi diskutuar në konferencë të kryetarëve. Ajo që dua të sqaroj këtu, është diskutimi që kemi zhvilluar dhe pika më e rëndësishme është që kemi rënë dakord që kuvendi të vendosë një afat, brenda së cilit në Kuvendin e Shqipërisë të mos hyjë asnjë deputet i pa vaksinuar. Kjo është mesazh i fortë i dhënë publikut.

Këtë gjë le ta bëjmë edhe këtu. Besoj që kjo ka qenë një dakordësi e të gjithëve. Përsa i përket vendimmarrjeve, Shqipëria është në situatë të një pandemia. Urdhri përkatës i një zv. ministre të Shëndetësisë, Shqipëria është në kushtet e një pandemia, si e tillë edhe Kuvendi i Shqipërisë duhet të jetë shembulli i vendimeve që merr Komiteti i Ekspertëve. Nuk është një çështje e seancës, është çështje ku është marrë një vendim për seanca të posaçme të komisioneve në ato ambiente që kryesia e Kuvendit ka. Por për këtë çështje nuk shprehet Kuvendi, sepse është diskutuar”, tha Balla.

Balla paralajmëron kolegët: Vaksinën ose asnjë deputet se kalon ‘pragun’ e Kuvendit! Read More »

Lajm i keq jo vetëm për vlonjatët!/ Opinion nga Arben Malaj

Lajm i keq jo vetëm për vlonjatët. I babë zituri deklaron në Vlorë se nuk ka dalë në pension, sepse ka shumë gjëra që nuk i ka plotësuar akoma. Kjo deklaratë “burrërore” duhet të merret shumë seriozisht, jo si ajo që Becchetti nuk do të marrë asnjë qindarkë. Becchetti në fakt po merr kokërr më kokërr 130 milionë euro nga shqiptarët për shkak të qeverisjes arr ogante, të ba bezitur dhe të ka pur të Ahmetaj & CO.

Përse ballafaqimi publik jo me individët, por me përfaqësuesit më tipikë të keqqeverisjes së vendit është një detyrim ndaj Vlorës dhe shqiptarëve dhe përse mosnxjerrja në pension i disa të babëziturve që fshihen pas PS si Ahmetaj & CO është varfë ronjëse dhe e rrez ikshme jo vetëm për Vlorën:

1. Te babë ziturit nuk dalin vetë në pension, sepse punojnë çdo sekondë për të vje dhur sa më shumë.

2. Babë zia nuk ka kufij se sa duhet të fitojnë dhe këta e kanë vetë-deklaruar se do t’i i nxjerrin paratë edhe nga dheu.

3. Të babë ziturit konsiderojnë punë vetëm punë/post qeveritar që ju krijon mundësi të vje dhin si të pangop ur.

4. Të bab ëziturit, sidomos kur marrin pushtet politik, bëjnë biznes oligarkik, siç janë edhe projektet e pritshme në Vlorë, ndërsa oligarkët bëjnë politikë duke mbështetur të babë ziturit e korru ptuar dhe të ka pur, siç theksohet e zeza mbi të bardhë në të gjitha raportet ndërkombëtare për qeverite R1&R2.

5. Ha jdutët kanë një fund të sigurt: thjesht tani që janë gjithnjë e më shumë të fri kësuar nga reforma li gjore, që synohet të fillojë me mbarimin e kulturës së mosndëshkimit, stërmundohen si ta fshehin pa nikun duke mos e shfaqur atë në publik.

6. Të bab ëziturit janë edhe individë pa individualitet, sepse i shpë rfytëron servilizmi dhe pango pësia. Ata recitojnë germë për germë çdo mesazh të udhëheqësit suprem, siç po ndodh me refrenin e “mandatit të katërt”.

7. I babë zituri u detyrua dhe pranoi të shkonte në Vlorë me përkushtim vetë-mohues për t’i shërbyer oligarkisë, jo Vlorës apo Shqipërisë.

Ballafaqimi me të keqen, ndalimi i përhapjes së babëzisë nga kapja e shtetit dhe nxjerrja në pension edhe me vendim gj ykate i të bab ëziturve, sa më shpejt të jetë e mundur, duhet të jetë misioni dhe detyra li gjore për SPAK dhe thelbi i motivimit të rizgjimit popullor e paq ësor kundër tyre.

Lajm i keq jo vetëm për vlonjatët!/ Opinion nga Arben Malaj Read More »

Përjashtimi i Berishës/ Klevis Balliu: Basha po kërkon të fshijë kujtesën politike

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu i ftuar në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço ka akuzuar liderin e PD Lulzim Basha se po kërkon të fshijë kujtesën politike. Ai tha se sot në Kryesi dhe në parlament janë persona që nuk njohën ndërkohë që demokratët që u dhunuan nga pushteti u larguan befas.

“Partitë politike nuk janë momentale. Çdo vendim që kjo parti merr futet në atë që quhet kujtesa politike. Nëse kujtesën politike kërkon ta fshijë ky kryetar është krimi më i madh që mund t’i bësh. Ne kemi pasur këto vite opozitë shumë të vështirë. Me protesta ku u janë hedhur gaz lotsjellësh grave dhe fëmijëve. Është një gjë të bësh opozitë pa imunitetin e deputetit dhe gjë tjetër të jesh deputet. Më kujtohet që kur jam arrestuar unë nuk shikoja të shkruara në mure datat e protestave të opozitës. Në ato dhoma kishin qenë të tjerë që protestonin me Bashën. Ne që u dhunuam, demokratët që u dhunuar befas zhduken dhe katapultohen njerëz që nuk njohën dhe sot kanë në kryesi. Ne kemi sekretarë që nuk ua njoh emrat. Është zonja Godole që nuk ka qenë asnjëherë në strukturë. Fshirja e kujtesës politike fshin meritokracinë. në parlament kemi deputetët që mbajtën mandatet kur ne i dogjëm”- tha Balliu.

Ai e ka konsideruar një tradhëti vendimin për përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha nga Grupi Parlamentar i PD. Ai tha se ky vendim nuk është në kalibrin e Bashës

“Kur Fatos Nano kishte 3 vendime gjykate socialistët e ndershëm nuk e larguan, nuk i thanë ik. Vendimi i Bashës është tradhëti absolute. Kur ky vendim doli ishte Basha i cili tha se këto janë akuza të ngritura në bazë të shpifjeve. Ke marrë një vendin, por e ke marrë në përputhje me statutin? Jo!. Nuk mund të marrës asnjë vendim. Partia është në shesh, Basha nuk është aty. Partia nuk është kryetari dhe deputetët, por anëtarsia. Ky vendim nuk është në kalibrin e Bashës. Nëse Basha ka thënë që po kërkohet të mblidhet një kongres antiamerikan atëherë është një turp dhe duhet të kërkojë falje. Jam i shqetësuar dhe i mërzitur që Basha nuk po i kthehet natyrës së politikanit të tij perëndimor. Mënyra autoritare që po i merr vendimet nuk funksionon në PD. Nuk e kuptoj sulmin ndaj foltores së Berishës. Basha të na i tregojë se çfarë provash ka parë. Nuk mund të ketë Lulzim Basha alergji nga vota. Nuk i shkon figurës së tij. Nëse largojmë kujtesën politike dhe Berishën na mbeten humbjet. Rama do shkatërrimin e PD”- tha ai.

Lidhur me takimet e ish-kryeministrit Balliu tha se po i japin energji dhe frymëzim të ri opozitës. Ai tha se në këtë foltore duhet të vijë edhe kryedemokrati Basha.

“Takimi me strukturat e PD i jep një frymëzim dhe energji të re opozitës. Dhe në momentin e fundit të këtyre takimeve do të jetë koha për të dalë përballë me Ramën, një përballje e fortë dhe e ashpër ku do të fitojnë qytetarët. PD dhe lidershipi duhet të kuptojnë që kanë bërë gabim. Kryesia aktuale sot nuk e reflekton kujtesën politike dhe meritokracinë. Ne ndodhemi në një situatë kritike dhe në këtë foltore duhet të vijë çdo qytetar. Edhe vetë Basha mund të ishte pjesë e kësaj foltore”- tha ai.

Përjashtimi i Berishës/ Klevis Balliu: Basha po kërkon të fshijë kujtesën politike Read More »

Pesë ambasadorë i shkojnë në zyrë Albin Kurtit për targat. Ja përgjigja që morën

Pesë ambasadorët e fuqive të mëdha, përkatësisht SHBA, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, kanë zhvilluar një takim me Kryeministrit Albin Kurti për situatën e krijuar nga vendimi i qeverisë së tij për të zbatuar reciprocitetin e targave me Serbinë.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga Qeveria e Kosovës, në këtë takim, Kurti nuk ka hequr dorë nga reciprociteti për tabelat e automjeteve, duke ua bërë me dije ambasadorëve se ky vendim mundëson trajtimin e barabartë të shteteve.

Sipas Kurtit, ose të dyja shtetet duhet t’i përdorin tabelat e përkohshme, ose asnjëra, që sipas tij bën që të dy shtetet të kenë të drejtë, ose asnjëra prej tyre. Në njoftim thuhet se vendimi për reciprocitet nuk është provokim e as diskriminim ndaj askujt dhe se prania e forcave speciale të Policisë, janë në veri të Kosovës për të mbrojtur policinë kufitare dhe vendkalimet kufitare.

Njoftimi thotë se Albin Kurti ka rënë dakord me pesë ambasadorët për nevojën e shmangies së tensioneve të mëtejshme, ndërsa Kryeministri i Kosovës ka thënë se nuk është Prishtina ajo që po nxit tensionet.

Pesë ambasadorë i shkojnë në zyrë Albin Kurtit për targat. Ja përgjigja që morën Read More »

Berisha ak uza për gruan e Kryeministrit

Ish Kryeministri Sali Berisha është duke zhvilluar takime në bazë.
Sot ai zhvilloi një takim me mbështetësit e tij në Fier. Mes të tjerash ai ka sulmuar siç e quajti ‘gruan e dytë’ të Ramës dhe më tej edhe ambasadoren Youri Kim

“Ju besua gruas së dytë të Edi Ramës, gruaja aktuale e Ministrit të Rendit, që përgatit dosjet për Gjy katën e Lartë.

A mundet te heshtim për interesat tona. Kurrën e kurrës.

Ambasadorja ka deklaruar para disa ditësh se ata që habiten për vendimin nuk janë të sinqertë.

I ke thënë Lulzim Bashës se keni dosje por ai nuk i beson ato dosje.

Nga e di që ka dosje? DASH ka deklaruar se vendimi është marrë bazuar në raporte të shoqata, mediave dhe qeverisë së Edi Ramës.

I kam thene unë nuk e dorëzoj kurrë mandatin, sepse ma kanë dhënë shqiptarët’, ka deklaruar Berisha.

Berisha ak uza për gruan e Kryeministrit Read More »

Berisha i p rerë: Basha do shkarkohet!

Një ndër deklaratat e forta të Berishës gjatë takimit në Fier ishte edhe shkarkimi i Bashës.

“Forumet do mblidhen. Lëri ato. Do të vendoset që çdo kryetar që i lejon vetes të marrë vendime që janë të forumeve, është i shkarkuar dhe funksioni i kalon nënkryetarit apo Sekretarit të Përgjithshëm.

Kjo është demokracia. Do të sanksionohet në statut. E more vendimin, por kryetar nuk je më. Do të thërrasim referendumin.

Do të kërkoj falje sepse mijëra prej jush kanë mbështetur Bashën sepse e ka mbështetur Sali Berisha. Ju garantoj që kam shqyrtuar çdo gjë që keni menduar ju për të, çdo të vërtetë që keni sjellë në zyrën time.

Iu përveshën të dy LSI-së, pasi Edi Rama i tha ‘Luli është çun i mirë’. Zbritën në nivelin më minimal në historinë e PD-së. Dolëm shtojcë e PS-së.

Del një ditë kryetari i opozitës, ish kryetari i opozitës, dhe thotë do të ndryshoj Kushtetutën. Po ku i ke votat t’i për ndryshimin e kushtetutës. Ti ke vetëm 44 vota. Si do e ndryshosh ti kushtetutën kur s’ke vota?”

Berisha i p rerë: Basha do shkarkohet! Read More »

Vuçiç kë rcënon Kosovën: Tërhiqni po licinë në kufi ose do marrim masa të a shpra

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic paralajmëroi Kosovën të ndryshojë vendimet e saj “të kë qija” siç i quajti ai, ose në të kundërt, shteti i vet do të marrë masa, por nuk specifikoi se për çfarë veprimesh bëhet fjalë.
“Ne duam t’i ofrojmë kohë shtesë Prishtinës për të ndryshuar vendimet e tyre të këq ija. Nëse jo, ne do të marrim masa”, tha ai pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Serbisë, që u thirr për shkak të masës së reciprocitetit për targat.

Vuçiç shtoi se Beogradi do të kërkojë një përgjigje urgjente nga Bashkimi Europian nëse marrëveshja e Brukselit është e li gjshme ose jo dhe se kur do të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. “Do të kërkojmë një përgjigje dhe heshtja e mundshme do të jetë një shenjë e qartë për ne se marrëveshja nuk ekziston dhe se ata nuk duan që ajo të pranohet”, tha kreu i shtetit serb.

Vuçiç shtoi se këtë mëngjes ka biseduar me ambasadorët e vendeve më të fuqishme perëndimore sesi duhet të jete një “zgjidhje kompromisi”. “Unë e refuzova atë zgjidhje sepse nuk është një kompromis, por një zgjidhje që do të poshtëronte Serbinë”, u shpreh ai.

Vuçiç kë rcënon Kosovën: Tërhiqni po licinë në kufi ose do marrim masa të a shpra Read More »