Politike

Flet Presidenti Ilir Meta, ja cfarë thotë për opozitën

Presidenti Ilir Meta ka shprehur mendimin e tij li dhur me përpla sjen që ka shpë rthyer mes Bashës dhe Berishës.

I pyetur ‘Si e sheh ‘luf tën’ Basha-Berisha?’ Presidenti Meta shfaqet indiferent: Nuk përfshihem, mjafton të respektojnë Kushtetutën dhe demokracinë

Meta: Demokracia nuk është perfekte përgjithmonë, ka ulje dhe ngritje në një sistem të caktuar demokratike shoqëro por dhe brenda grupimeve politike po uroj tu përmbahen standarteve të demokracisë dhe të respektojnë Kushtetutën.

Opozita në pozitat mëe të dobëta? Jam i bindur që nuk ka përpjekje në botë që të realizojë atë skenar të z i për të lënë Shqipërinë pa opozitë. Jam i sigurtë që shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë të kthehen në modele që i takojnë jo vetëm një kontinenti tjetër, por përkundrazi, shqiptarët kanë potencial për të ecur para dhe këtë e realizon demokracia e vërtetë.

Flet Presidenti Ilir Meta, ja cfarë thotë për opozitën Read More »

Luljeta Bozo, deputetja më e vjetër e parlamentit të Shqipërisë feston sot ditën e lindjes, ja sa vjec mbush

Luljeta Bozo, deputetja më e vjetër e parlamentit të Shqipërisë feston sot ditën e lindjes.

Bozo mbush këtë 2 Tetor 79-vjeçe, e megjithatë mosha nuk e ka detyruar ish-profesoreshën e Inxhinierisë së Ndërtimit të dalë në pension. Ajo do të përfaqësoje qytetarët e Tiranës gjatë legjislaturën parlamentare 2021-2025.

Luljeta Bozo ka lindur më 2 tetor 1942 në Tiranë. Gjatë gjithë karrierës e saj në fushën e inxhinierisë së ndërtimit, Bozo ka botuar 33 libra profesionlë se dhe është kryetare e Shoqatës së Gjeoteknikëve të Shqipërisë.

Deputetja i ka përfunduar studimet në degën Inxhinieri Ndërtimi pranë Universitetit të Tiranës në vitin 1965 ku ka përfunduar edhe doktoraturën në vitin 1989. Përgjatë gjithë karrierës së saj ajo ka qenë e angazhuar në sferën akademike, duke numëruar 52 vite në pedagogji ku prej vitit 1994 mban titullin profesor.

Luljeta Bozo, deputetja më e vjetër e parlamentit të Shqipërisë feston sot ditën e lindjes, ja sa vjec mbush Read More »

Demokrati i betohet Sali Berishës: ‘Bëj be në fëmijë, do vr item unë për ty, kam bërë 30 ditë b urg për tra thtarin Lulzim Basha’

Pas fjalës së Berishës, e kanë marrë mikrofonin qytetarët që kanë drejtuar pyetje apo kanë bërë komente.

Njëri prej tyre u shpreh:

”Zoti Berisha mirë se ke ardh, kam qa si fëmijë kur kam marr vesh, jam ndër ata që akoma kam flamurin e PD, prandaj mblidh Kuvendin Kombëtar dhe ta provojë Lulzim Basha atje në selinë e Partisë Demokratike.

Bëj be në fëmijë, do vr item unë për ty, kam bërë 30 ditë b urg për këta mas karenj, për tra thtarin e kombit shqiptar Lulzim Basha. Jam edhe ai qe ke postu “Po shte Edi Rama”, këtu vijnë na bëjnë si 100 kilësha në parlament, Shën kolla, ai e ka Shën dreq”.

Mjaft demokratë të tjerë kanë kanë evidentuar edhe mangësi të qeverisjes në vitet e demokracisë, përfshi edhe PD.

Berisha njoftoi se takimi i radhës do jetë në Gjirokastër.

Demokrati i betohet Sali Berishës: ‘Bëj be në fëmijë, do vr item unë për ty, kam bërë 30 ditë b urg për tra thtarin Lulzim Basha’ Read More »

‘O Salianj më raftë pika sa i voçkël je. Po të kishe ndenjtur me burrat si Sali Berisha dhe jo mbas fustanit të Gridës, do e kishe mësuar kush është Evi Kokalari. Pi pak qumësht tashti’

Replikat mes dy demokratëve, duket se nuk do të ndalen. Pas ironizimit të deputetit, Ervin Salianji, duke thënë se nuk e njihte aktivisten e Partisë Demokratike, Evi Kokalarin, së fundmi ka reaguar dhe kjo e fundit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari nuk e ka kursyer Salianjin, teksa i ka thënë se nëse do rrinte me burra si Berisha dhe jo me Grida Dumën, do kishte arritur ta njihte.

“O Salianj më raftë pika sa i voçkël je. Po të kishe ndenjtur me burrat si Sali Berisha dhe jo mbas fustanit të Gridës, do e kishe mësuar kush është Evi Kokalari. Pi pak qumësht tashti”, shkruan ajo.

‘O Salianj më raftë pika sa i voçkël je. Po të kishe ndenjtur me burrat si Sali Berisha dhe jo mbas fustanit të Gridës, do e kishe mësuar kush është Evi Kokalari. Pi pak qumësht tashti’ Read More »

Gjekmarkaj; ‘Nuk shoh shanse, për një rikthim të Berishës, mendoj që nuk duhet të rikthehet sepse çfarë ka pat për të dhënë i ka dhënë’

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nuk shikon shanse të rikthimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në PD, pavarësisht lëvizjes së tij të fundit me turin e takimeve nëpër qytete.

“Nuk shoh shanse, për një rikthim të Berishës, mendoj që dhe nuk duhet të rikthehet sepse çfarë ka pat për të dhënë i ka dhënë, dhe ka lënë gjurmë pozitive sipas meje. Kjo lëvizje e tij do kishte vlerë para zgjedhjeve, që të hapte një diskutim për PD. Ose nëse do të kishte një mea culpa”, tha deputeti Gjekmarkaj.

Gjekmarkaj tha më tej në “Open” se vendimi i përjashtimit të Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, ishte i vetmi që mund të merrte Lulzim Basha në ato rrethana që ai u gjend.

“Në optikën time, është veprimi i tij, por ai nuk i kërkon ndihmë anëtarësisë por me ndikimin e tij e kërkon atë, nuk po dialogon, por po shpall atë që ka marrë si vendim të tij.Unë besoj që , këtu s’kishte skenar as të keq as të mirë, ishte i vetmi për Bashën në rrethanat që u krijuan”, u shpreh Gjekmarkaj.

Gjekmarkaj; ‘Nuk shoh shanse, për një rikthim të Berishës, mendoj që nuk duhet të rikthehet sepse çfarë ka pat për të dhënë i ka dhënë’ Read More »

PD paralajmëroi se do ta p adisë për shpifje/ Evi Kokalari shfaqet në krah të Ilir Metës

Ndërsa një ditë më parë PD paralajmëroi se do e padisë për sh pifje, pas a kuzave bërë ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, aktivistja Evi Kokalari shfaqet në krah të kreut të shtetit Ilir Meta.

Takimin Kokalari e ka bërë të ditur vetë përmes një postimi në rrjete sociale duke ndar foto me Presidentin e Republikës.

“Ishte kënaqësi të takohesha më në fund me presidentin Ilir Meta. Faleminderit për drekën e mrekullueshme dhe për bisedën e sinqertë”, shkruan Kokalari, në postimin e saj, shoqëruar me foto krah Metës.

A është ky një mesazh, se kreu i shtetit po mbështet në distancë, ‘Foltoren’ e ish-kryeministrit, i njohur për ‘dobësitë’ e tij ndaj z. Berisha, pohuar kjo në disa deklarata publike të tij për mediat, apo takimi me znj. Kokalari është pjesë e axhendës rutinë të kreut të shtetit? Gjithçka mbetet për t’u parë në zhvillimet në vijim, ku politika premton një stinë të nxehtë.

(BalkanWeb)

PD paralajmëroi se do ta p adisë për shpifje/ Evi Kokalari shfaqet në krah të Ilir Metës Read More »

Berisha Ramës: “Kape p eng një njeri”,mos luaj me fatet…

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka ndalur turin e tij të takimeve në qytetin bregdetar të Durrësit. ‘Foltorja për PD’ u zhvendos dje në orën 18:00 në qytetin bregdetar, ku shumë demokratë e kanë pritur Berishën në sallën e Pallatit të Kulturës, Aleksandër Moisiu.

Lideri historik i demokratëve nga foltorja ku të pranishëm ishin mbështetës të tij, paralajmëroi kryeministrin Edi Rama që mos të luaj me fatet e pluralizmit. Mes të tjerash ai theksoi se Basha është marrë peng nga kryeministri Rama.

“Të bëhemi ne shtojcë e Edi Ramës, e njeriut me rekorde më të z eza, i cili me mendësi atërore, mori përsipër duke marrë p eng kryetarin, t’i fusë th ikë pluralizmit në Shqipëri. Shqiptarët për pluralizmin kanë bërë sakrificë të jashtëzakonshme. Mijëra jetë të humbura, mijëra të tjerë në kampet e përqendrimit. Atëherë se çfarë je ti?! Shkuar Makbethit se merr peng një dhe kujton se do marrësh peng pluralizmi. Paralajmëroj Edi Ramën: mos luaj me fatet e pluralizmit, se do të presë fati i paraardhësve të tu. Rregullat janë rregulla. Kape p eng një njeri dhe kujton se do të shkelmosh mbi 620 mijë shqiptarë që votuan kundër teje, pa llogaritur dhjetra mijëra të tjerë që iu rrëmbeve votën. Ku të çon mushka?! Në greminë po shkon. Ne jemi gati. Para se të merremi me pengun, do merremi dhe me padronin e tij. Përgjegjësia do të jetë më e madhe për të, se ndaj kujtdo tjetër.

Ju ftoj ju të dashur miq, që të angazhohemi në një dialog me të gjithë demokratët, me të gjithë ata që kanë votuar për ne dhe të shpjegojmë se çfarë po bëjmë. Po kërkojmë që të dëgjohet zëri juaj. Më thoshte një studente dje; unë isha kandidate për Këshill Kombëtar. Unë mendoj se fitova, por nuk isha në listë. Shkova kërkova të drejtën time për të numëruar votat. Dhe më thanë; nuk ndodh ajo. Më thanë; ka përfunduar ky proces. Më tha; çfarë ti them unë Edi Ramës, kur kryetari im nuk më le që të numëroj votën. Do ta bëjmë këtë Kuvend për të sanksionuar norma dhe standarde për rolin tuaj. Duhet të jeni ju që do të zgjidhni me votën tuaj, këshilltarë, kryetar bashkie, deputetët tuaj. Këtë e kërkon maturia e demokracisë në 30 vite. Kjo është praktikë më e suksesshmja. Kuvendi që do të mbledhim do të sanksionojë se kurrë një kryetar nuk mund të grabis pushtetin e forumeve që keni votuar. Nëse ai e bën këtë, nuk është më kryetar. Do të mbledhim Kuvendin. Ne do të hartojmë platformën tonë, me të cilën do të pushtojmë mendjet dhe zemrat e shqiptarëve. Do të ecim të sigurt drejt fitores. U krijuam si opozitë me misionin historik për të përmbysur pushtetin. Ndërsa sot kërkojmë të përmbysim narkoshtetin. Çdo gjë do ta nisim nga vetja jonë, nga sanksionimin e vetes tonë. Ftoj delegatët e Kuvendit që të firmosin, pavarësisht se çfarë mendojnë, për njërin apo për tjetrin. Por të firmosin për të respektuar veten e tyre. Me këtë rast. Do bëj gjithçka që diaspora dhe emigracioni shqiptar të kenë hapësira që ato meritojnë që të kenë aksioner në zhvillimet në këtë vend. Diaspora në SHBA ka luajtur një rol të dorës së parë në problemet e lirisë së shqiptarëve. Në momentet kritike të Shqipërisë. Jam i vendosur që të bëhet gjithçka që ky rol të bëhet edhe më i madh. Për të përndjekurit politik jam i vetëdijshëm se fibra e tyre politike është atdhetare, e idealeve më të larta, njerëzore për të cilat PD ka nevojë jetike, si dhe shoqëria shqiptare.”, tha Berisha.

Ky është takimi i katërt që mban deputeti Berisha pas lëvizjes që ka nisur pas vendimit që kreu i PD-së, Lulzim Basha mori për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

PYETJE NGA SALLA
Pyetje: Unë si i ri jam rritur me frymën për ëndrrën amerikane. Ajo çka ndodhi në PD nuk ishte zgjedhje demokratike…
Ne kërkojmë rikthim të normave brenda PD.

Pyetje: Dua të di mendimin tuaj në lidhje me objektivin e votave që vuri PD për Durrësin dhe cili është mendimi juaj për portin e ri?
Unë nuk jam marrë me këto objektiva, pasi kam pasur objektiv fitoren. Durrësi do të jetë blu. Në historinë tonë kombëtare Durrësi ka qenë spiranca perëndimore e kombit shqiptar. Ka hedhur ganxhën e vetë drejt perëndimit. I tillë do të mbetet. Ne jemi vend anëtar i NATO-s. Portet dhe aeroportet e vendeve anëtare të NATO-s, janë vende strategjike. Do të duhet të merret pëlqimi nga NATO. Ndonëse do të ketë dh imbje, pengu i Edi Ramës dhe ai vetë, se i kanë aferat e përbashkëta, porti i Durrësit, do të ngelet porti i perëndimit. Thanë se për shqiptarët ‘dielli lind nga perëndimi’. Nuk duhet ta humbasim këtë orientim. Duhet punë. Çfarë po ndodh me ‘Ballkani i Hapur’?! Europa ka vendosur nismën e Berlinit. Nisma e Berlinit ruan vokacionin tonë perëndimor dhe i jep fund hegjemonisë serbe në rajon dhe i vendos vendet e rajonit si shtete të barabarta. Ky me një fanatizëm sllavi të verbër kalon nga Novi Sadi te Ballkani, që është hegjemoni serbe në rajon. Dje Reuters ka shkruar se po diskutohet që të hiqet prespektiva e anëtarësisë në BE vendeve të Ballkanit Perëndimor. Një vend i qeverisur nga udhëheqës lufte, siç është Vuçic, ç’mund të presim nga një njeri që bën aleancë me Edi Ramën që dërgon tanke në kufi me Kosovës. Tanket në kufi na i mbyllin duhet jo vetëm atij, por të gjithë rajonit. Pasi nuk mund të krijohen konflikte brenda hapësirës së tyre. Dje në zyrë një pensionit, më propozoi diçka që më preku shumë. Tha; hapni zyra që të na regjistroni se na përjashtuan nga partia.

Pyetje: A mund të na thoni diçka mbi armiqësinë e Soros ndaj Berishës?
Është parimore dhje asgjë personale. Ky zotëri, multimiliarder, sponsorizoi rrjetin e SOROS dhe e kthehu atë në monizmin që ishim diku. Në diktaturë kishim organizata të shoqërisë civile, ku unë isha një prej tyre. Ishte fiktive. Organizatat sot janë nën ombrellën e Edi Ramës. Ne kemi mbështetur reformën në drejtësi dhe kemi qenë përcaktues. Luftuam dhëmbë për dhëmbë. Ja ku është Oerd Bylykbashi me të tjerë. Ata futën ligje organike pa votat tona. Do ndalem vetëm për një rast të djeshëm. Në një kohë kur një narko-banditi shkrehte breshëri mbi oficerin e policisë, në Gjykatën e Lartë, 3 gjykatës të marrë p eng me dosjen e v ettingut, pasi janë të vetmit që iu është bërë vettingu dhe nuk janë publikuar. Pse mbahet peng vettingu i Sokol Sadushit, Ilir Pandës dhe i Pupës? Mbahet sekret pasi ata duhet të ikin nga detyra. Këta zotërinj dje, pasi më 19 korrik e zëvendësuan trupën gjykuese të Saje Habilit, trupa që do të gj ykonte Saimir Tahirin, njeriu që k anabizoi vendin nga jugu në veri, u zëvendësua papritur. Ça ndodhi dje në të njëjtën orë? Për të mos thënë në të njëjtën minutë! Ata jo vetëm që nuk e dënonin Samir Tahirin, por ia prishin procesin dhe e kthejnë dhe një herë që ta çojnë te gjykata e partisë. Me këtë reformë s’kam qenë dakord. Atë e kam d enoncuar në emër të interesave tua, skam pasur asgjë personale. Besoj se qytetarët shqiptarë duhet të gëzojnë një proces gj yqësor të ndershëm dhe të drejtë. Besoj se dosjet e pronave tuaja nuk duhet t’i shqyrtojë gruaja e ministrit të Brendshëm. Soros, lobimi i tij, fondacioni i tij, futi në axhendë shpërbërjen e Kosovës. Nuk mund të pajtohesha kurrë me të. kundërshtimi im ishte bërë prej vitesh së bashki me qeverinë amerikane, gjermane, angleze. Nisi lobimin ky dhe filluan gjërat. Kam kundërshtuar nismën e Novi Sadit. Kam kundërshtuar ‘Ballkanin e hapur’ se sjellin konflikte. Hegjemonia serbe nuk është e mirë se nuk prodhon stabilitet. Këto janë, asgjë personale.

Berisha Ramës: “Kape p eng një njeri”,mos luaj me fatet… Read More »

Nuk pret më, Sali Berisha bën lëvizjen e bujshme kundër Bashës

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka nisur të mbledhë 1500 firmat e nevojshme për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku pritet të votohet vendimi i Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga grupi i PD-së.
Fax News ka siguruar dokumentin te cilin firmosin demokratet qe jane dakord per thirrjen e Kuvendit Kombetar. Dokumenti firmoset nga demokratet ne zyren e Kryeministrit Berisha, te cilin e ndihmojne nje rreth i ngushte per te mbledhur firmat e demokrateve.
Sali Berisha mbajti “Foltoren” e katërt në qytetin e Durrësit diten e sotme, në kuadër të takimeve me demokratët përreth gjithë Shqipërisë.
Që nga vendimi i 9 shtatorit për përjashtimin nga grupi i PD-së, Sali Berisha i ka shpallur lu ftë politike Lulzim Bashës, për të cilin ka kërkuar falje që e ka mbështetur në krye të PD-së.
Berisha tashmë nuk e njeh Lulzim Bashën si kryetar të PD-së dhe e akuzon atë si bashkëpunëtor me Edi Ramën për shka tërrimin e PD-së.
Berisha ka premtuar se do të rikthejë sovranitetin në krye të PD-së dhe këtë synon ta arrijë me thirrjen e Kuvendit Kombëtar, ku do votohet për vendimin e Bashës për përjashtimin e tij.
Diten e sotme madje ka ardhur një akuzë e fortë nga Evi Kokalari për Lulzim Bashën. Në krah të Sali Berishës, ajo deklaroi se Basha ka dosje në Amerikë dhe se i është hequr viza për 2-3 vite, duke shtuar se do të shkojë vetë në Amerikë për ta vërtetuar.

Nuk pret më, Sali Berisha bën lëvizjen e bujshme kundër Bashës Read More »