Politike

Rama flet për Soros: Shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës!

Kryeminsitri Edi Rama ka folur me krenari për miliarderin George Soros për të cilin tha se e ka mik, por që nuk ka përfituar asgjë nga ana politikë. I ftuar në “Open”, Rama tha se shqiptarët duhet t’i jenë falenderues Soros pasi ai ka bërë investime dhe ka mbuluar shumëshpenzimenë vendin tonë, duke nisur që nga ndërtimi i shkollave, pandmia, tërmeti dhe Reforma në Drejtësi.

Rama shtoi më tej se ish-kryeministrin Sali Berisha, Soros e njeh thjesht si një emër dhe se planet për ndarjen e Kosovës janë leg jenda kreshnikësh. Në jetën e tij të mëparshme, Rama tha se ka pasur përfitime nga Soros, por jo si politikan.

“Miliarderi Soros e njeh Berishën si emër, se kush është, por nuk e ka në asnjë radar të tijin. Shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës Soros, ka financuar 100 mln dollarë në vitet ’90 dhe pas ’97 në Shqipëri, në 275 shkolla janë shkolla që i kanë rezistuar edhe të rmetit, ka bërë që të diplomohen jashtë vendit 700 studentë shqiptarë. Ka bërë dhe shumë gjëra të tjera për të ardhur në ndihmë për pandeminë, për tër metin.

Patjetër edhe për Reformën në Drejtësi. Ka qenë shumë i qartë kur ka ardhur në Shqipëri, ka thënë që do të paguaj konsulentët e huaj, nuk i ka sjellë Soros, por i ka financuar dhe mbuluar këto shpenzime. Është bërë gogol me qëllim për shkak të infuencës që ka në kampin liberal. Jam shumë krenar që e kam mik dhe e kam thënë edhe kur në Shtëpinë e Bardhë ishte armik me Trump. Unë jam mik edhe me Viktor Orban edhe me Erdogan. Çfarë kam fituar unë? Zero, në jetën politike, në jetën e mëparshme, në një udhëtim, në një bursë apo kështu, kam marrë dhe unë fitimin tim. Plani që Geroge Soros paska plan për të ndarë Kosovës janë legjenda kreshnikësh për njerëz që e kanë gramaturën e fëmijës më të vogël se e fëmijës. Si do ndahej Kosova mçeftas? Si e frenuan? Ku do shkonte plani? Do ndahej natën? Deri në mëngjes do ishte e ndarë?”- tha Rama.

Rama flet për Soros: Shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës! Read More »

Edi Rama reagon për herë të parë lidhur me shpalljen “Non Grata” të Berishës

Gjatë fjalës në Kuvend në vitin 2019 Rama deklaroi se ‘Sali Berisha nuk e kalon dot oqeanin për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës’.

I ftuar në emisionin “Open” kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me shpalljen Non Grata të Berishës duke thënë se për shkak të detyrës ai di shumë gjëra dhe pikërisht dinte edhe ndalimin e udhëtimeve në SHBA të Sali Berishës.

“Për shkak të detyrës, unë di edhe gjëra të tjera” tha Rama.

Ndërkohë kryeministri nuk ka preferuar të bëjë komente të tjera megjithatë ai ka theksuar se shpallja Non Grata e Berishës erdhi direkt nga SHBA dhe jo nga ndonjë lobim i mundshëm.

“S’kam asnjë koment për shpalljen e tij non-grata, çdo koment e politizon këtu brenda, ndërkohë që kjo nuk është politikë e brendshme, sikur SHBA dhe DASH të funksiononin me lobime, imagjinoni sa diktatorë me arka me flori e diamantë mund ta kishin blerë Amerikën. Ata mund të blejnë, por nuk blihen. Lobimi atje janë ca fotografi me kongresmenë, disa prej tyre nuk e kanë haberin kush është Shqipëria, ndonjë artikull këtu e atje…nëpërmjet të gjithë miliarderëve, nuk funksionon kështu sepse po të ishte ashtu do të ishin si ne, si gjithë të tjerët. Nuk ndodh, është një përrallë që ua tregon atyre që e besojnë, duke përfituar nga padija, injoranca. Nuk ndodh.” shtoi më tej Rama./noa

Edi Rama reagon për herë të parë lidhur me shpalljen “Non Grata” të Berishës Read More »

Edi Rama akuzon BE në lidhje me Kosovën: Turp…

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer k ritikat ndaj Bashkimit Europian në lidhje me mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai theksoi se është e t urpshme fakti që nuk liberalizohen vizat, ndërsa shtoi se Kosova i ka plotësuar kushtet.

“I rash gjatë hyrjes për të thënë që e besoj 100% që rruga e vetme për të dalë nga incercia e pafundme e riprodhimit të historisë dhe për të prodhuar mirëqenie është ‘Ballkani i Hapur’ për ne, sot si pjesë kompimentare e rrugës së integrimit në BE, që nuk varët nga ne. Kosova duhet të lëvizte lirisht, ju, prej disa vitesh pa viza. Jeni i vetmi komunitetit me viza në Europë. Jeni komuniteti i vetëm që aleanca euroatlantike e ka çliruar nga një diktaturë etnike. Është absurd! Gjyshërit tuaj apo prindërit, jetonin nën Slobodan Millosheviçit dhe lëviznin lirshëm.

Kurse ju jo. Pse? Sepse BE nuk mban fjalën. Nuk kanë lidhje fare ato që thonë sot me të drejtën tuaj për të lëvizur lirisht. I thanë Kosovës; duhet të bëni këto detyra që janë teknike. Kosova i bëri të gjitha, këtë e thotë raporti i BE. Kur dolën papritur dhe thanë; Do bëni dhe Demarkacionin me Malin e Zi, se ça lidhje kishte kjo. U bë dhe ai. Po tani pse nuk i heqin! Ndërkohë, sot kanë liberalizuar vizat për 100 milionë njerëz. K2tu 2 milionë njerëz dhe se hapin. Është një turp, këtë e kam thënë publikisht në çdo takim. E kuptojnë që është t urp, por nuk iu vjen t urp. Kjo për arsye të brendshme.”, tha ai.
(Balkanweb)

Edi Rama akuzon BE në lidhje me Kosovën: Turp… Read More »

Edi Rama takohet me Ramush Haradinajn, takim me dyer…

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, kryeministri Edi Rama, është kujdesur që të takojë të gjithë liderat politikë të vendit.

Pas, Albin Kurtit, Behgjet Pacollit, Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi, Rama është takuar me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Mediat në Kosovë thotë se takimi mes kryetarit të PS dhe të AAK është mbajtur me dyer të mbyllura.

Kujtojmë se Rama e ka nisur vizitën në Kosovë, me një ceremoni shtetërore në Prishtinë nga kryeministri Albin Kurti, e më pas, u mbajt dhe një konferencë e përbashkët mes dy krerëve të qeverisë, ku në fokus ishin një sërë çështjesh.
(Balkanweb)

Edi Rama takohet me Ramush Haradinajn, takim me dyer… Read More »

Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare sot në Kosovë. Ja agjenda e takimeve

Sot Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë ku do të takohet me homologun e tij Albin Kurti.

Ky takim vjen fill pas kthimit të kryeministrit Rama nga SHBA. Mediat kosovare shkruajnë, se pritja e kreut të qeverisë shqiptare do të bëhet me anë të një ceremonie shtetërore në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Mësohet ndër të tjera se lajmi është bërë i ditur nga vetë zyra e kryeministrit Albin Kurti, ku ndër të tjera tregohet dhe agjenda e takimit mes dy krerëve të qeverisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nesër, më 27 shtator 2021, duke filluar nga ora 08:50, pret me ceremoni shtetërore në Sheshin “Skënderbeu”, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë. Pas takimit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Rama, mbajnë konferencë për media në ora 10:20”- thuhet në njoftim.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Ramës në Kosovës pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Në mes dy kryeministrave ka pasur përplasje e kjo për shkak të nismës së ndërmarrë Open Balkan, e cila është refuzuar nga Prishtina zyrtare. Takimi i sotëm vjen në një moment kur mes Kosovës dhe Beogradit ka përplasje dhe tensione të forta sa i përket ccështjes së reciprocitetit të vendosjes së targave.
/NOA

Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare sot në Kosovë. Ja agjenda e takimeve Read More »

Spartak Ngjela: Vuçiç është i pafuqishëm, prandaj bërtet

Nga Spartak Ngjela

Ba ndat me sjetare të Serbisë, asgjë nuk iu bëjnë dot sot shqiptarëve. Nuk kanë më asnjë lloj fuqi-force k undër shqiptarëve; nuk kanë më asnjë mundësi ndërkombëtare dhe asnjë lloj besimi në Perëndimin e Lartë.

Serbia sot është një neveri te rroriste për Amerikën dhe Perëndimin, kurse shqiptarët, në Shqipëri dhe në Kosovë, janë aleatët kryesorë të Uashingtonit dhe të mbrojtur totalisht nga NATO. Po, përse këlthet Vuçiç. Ai po ç irret për të treguar se është i do bët dhe ka fr ikë, njëlloj si ai i vetmuari në pyllin e natës, i cili bë rtet nga fr ika që i ndërkall err ësira e pyllit. Sot presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk ka as forcë, dhe nuk ka as verb që të drejtohet në Perëndimin e Lartë. Është te rrorist, ashtu si edhe padroni i tij i vjetër dhe tashmë i vde kur: Sllobodan Milosheviç. Dhe këtë e ka të provuar nga politika amerikane.

Po kryeministri i Kosovës?

Duhet të jetë i qartë se është në lu ftë, por është fitimtar i Lu ftës së Shenjtë të vitit 1999. Duhet të jetë i qartë që asgjë nuk duhet të bëjë pa marrëveshje me Uashingtonin; dhe duhet të jetë i qartë gjithashtu që, asnjë lloj l ufte e Serbisë nuk i mp osht dot më shqiptarët. Përkundrazi, një lu ftë e re u jep shqiptarëve të gjithë te rritorin e p ushtuar nga hor dhitë serbe, që nga viti 1878.

Edhe Kosova, edhe Shqipëria duhet ta dinë mirë se: Lidhja e Prizrenit tani, pas 242 vitesh, e ka fituar be tejën e saj arbërore, dhe po e vijon luf tën kundër Traktatit të Shën Stefanit dhe Traktatit të Berlinit. Dhe, të mos ju duket çudi! Se, Lidhja e Prizrenit do ta vijojë deri në fund bet ejën për të gjitha territoret arbërore në Gadishullin Ilirik. Mbajeni mend këtë…

Spartak Ngjela: Vuçiç është i pafuqishëm, prandaj bërtet Read More »

Sali Berisha pas takimit në Vlorë: ‘Ndjehem i frymëzuar, ndjehem më i frymëzuar se kurrë’

Ish-Kryeministri Sali Berisha, pas takimit në Vlorë me simpatizantët demokratë, në një deklaratë për mediat, shprehet se PD do të rikthehet më e fortë se kurrë.

Berisha: Ndjehem i frymëzuar, ndjehem më i frymëzuar se kurrë. Ndjehem optimist. PD do rikthehet më e bashkuar se kurrë, më e fortë dhe më e hapur se kurrë dhe më demokratike gjithashtu.

Sali Berisha pas takimit në Vlorë: ‘Ndjehem i frymëzuar, ndjehem më i frymëzuar se kurrë’ Read More »

Qytetarja vlonjate: ‘Bashën çojeni nga erdhi të ujisë lulet e Holandës,të shkojë atje ku ka vendin’

Qytetarja e moshuar në takimin e Berishës me simpatizantët e PD në Vlorë: “Unë kur ke ardhur për herë të parë këtu, të kam takuar dhe puthur, përqafuar, i thanë burrit tim; “Gruaja jote ka puthur Sali Berishën”. Mirë bëri tha, është babai që do të shpë tojë Shqipërinë. Isha shumë e re, kam qenë 20 vite përpara. Kam ardhur që të them cdo të bëhet me pronat tona? Ne pronat i harruam tani, duam shëndet se jemi të tërë për në Babicë.

Këtë parti do të ndani në dysh apo do ta bëni njësh? Atëherë bëjeni njësh dhe veri një zot partisë dhe Bashën çojeni nga erdhi të ujisë lulet e Holandës. Lulzim Basha të shkojë atje ku ka vendin. Nëse partia nuk bashkohet ne nuk fitojmë kurrë” – u shpreh e moshuara.

Qytetarja vlonjate: ‘Bashën çojeni nga erdhi të ujisë lulet e Holandës,të shkojë atje ku ka vendin’ Read More »