Politike

A është Edi Rama ndjekës i Big Brother VIP? Ja përgjigja e Kryeministrit

“Big Brother VIP” është pa diskutim ‘reality show’ më i suksesshëm i momentit në Shqipëri.
Të gjithë sytë janë drejt shtëpisë së “VIP-ave”, kështu që në komunikimin e kryeministrit Edi Rama me qytetarë, përmes “Facebook-ut”, nuk mund të mungonte një pyetje për “BBV”.

Kryeministri tha se nuk e ndjek dhe më pas foli për problemet serioze që ka vendi, duke i kushtuar më shumë rëndësi pyetjeve rreth pensioneve, rritjes së pagës minimale, që këtë vit bëhet 32.000 lekë dhe Projektin e Rindërtimit, nga i cili deri më tani kanë hyrë në banesat e reja qindra qytetarë, që tërmeti i 26 nëntorit 2019 i la pa shtëpi.

A është Edi Rama ndjekës i Big Brother VIP? Ja përgjigja e Kryeministrit Read More »

Mbaron sot ultimatumi i Berishës për Bashën / Ç’do të ndodhë me PD-në?

Sot mbaron afati që Grupi i Rithemelimit të PD, i udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha, i dha Lulzim Basha pë të liruar selinë blu.

Përmes një deklarate publike disa ditë më parë nga selia blu i ashtuquajturi Grupi i Rithemelimit të PD, i komunikoi Lulzim Bashës vendimin e më shumë 43 mijë demokratëve që e shkarkuan atë me votë dhe kërkoi prej tij që në datë 5 janar të lironte zyrën dhe të merrte “plaçkat”, shkruan newsbomb.al.

Nga ana tjetër, Lulzim Basha është shprehur i prerë. “PD-ja është e demokratëve dhe e të gjithë shqiptarëve, dhe nuk mund të përdoret për interesat personale të Sali Berishës”ka thënë ai.

Ndërsa ditën e djeshme ka pasur një përplasje virtuale mes Komisionit të Rithemelimit dhe PD të Bashës. Komisioni i Rithemelimit tha se Basha Partinë Demokratike po e kthen në një bunkier.

“Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjetër të izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegate dhe 43 385 anëtarë që firmosen shkarkimin e tij ai ka vendosur në prag të protestes paqësore të demokratëve ta kthejë shtëpinë e tyre në bunkerin e vetmisë dhe pazareve të tij.

Kështu, në një akt turpi dhe paniku të denjë vetëm për një apartcik të marrë peng ai ndërron brava dhe po vendos dyer të blinduara për të shndërruar shtëpinë e demokratve, selinë e Partise Demokratike, në bunkerin e tij privat.

Me këtë rast i kujtojmë Lulzim Bravës që mendon se me dyer dhe brava do të mposhtë shumicën dhe pluralizmin në Shqipëri se ata që shembën regjimin me gjakatar në ‘90 nuk do të lejojnë kurrë asnjë derë brave, hekur apo shul të mbajë peng vullnetin e tyre të shprehur përmes votës së lirë.

Partia Demokratike ka lindur si shtëpi e lirisë dhe e tillë do të vijojë të mbetet, kurse Lulzim Pengu së bashku me pengmarrësin e tij do kene fatin e atyre që bunkerizuan Shqipërinë” thuhej në deklaratën e koimisionit të Rithemelimit.

Ndërsa mrnjëhrë pati përgjigje edhe nga Basha, i cili tha se PD nuk do kthehet në bunkier që të strehohet Berisha.

“Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA, dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij – Partisë Demokratike, me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për tu mbrojtur”, shkruajti Lulzim Basha, kryetari aktual i PD.

Kujtojmë që Berisha ka njoftuar protestë më 8 janar, kundër atij që e quajnë “bunkerizimit dhe personalizimit të partisë prej kryetarit Lulzim Basha”.

Mbaron sot ultimatumi i Berishës për Bashën / Ç’do të ndodhë me PD-në? Read More »

Kryemadhi: ‘Me nisjen e këtij kapitulli të ri, ju urojmë mbarësi, shëndet, dritë dhe shpresë për atë çfarë na rezervon e ardhmja’

“Me nisjen e këtij kapitulli të ri, ju urojmë mbarësi, shëndet, dritë dhe shpresë për atë çfarë na rezervon e ardhmja. Nga familja jonë, me dashuri, gëzuar vitin e ri 2022!”.

Ky është mesazhi i publikuar nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në këtë prag të ndërrrimit të viteve.

Ajo ka preferuar të japë urimin e saj, menjëherë pas mesazhit të lëshuar me anë të një video nga bashkëshorti i saj, presidenti Ilir Meta.

Kryemadhi ka preferuar të ndajë foton familjaren, së bashku me dy vajzat dhe djalin e tij. Një ribashkim pas një viti të mbushur plote me ngjarje politike.

Kryemadhi: ‘Me nisjen e këtij kapitulli të ri, ju urojmë mbarësi, shëndet, dritë dhe shpresë për atë çfarë na rezervon e ardhmja’ Read More »

Berisha: ‘Ramën e ftoj në de bat, të marrë edhe Lul Bashën po të dojë’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sfiduar në një d ebat kryeministrin Edi Rama, teksa tha se ky i fundit mund të marrë me vete edhe kryedemokratin Lulzim Basha.
Ai u shpreh se Rama është i papërshtatshëm psikologjikisht për detyrën e kryeministrit, pasi proceset e trurit të tij kanë ngadalësi në momente të caktuara.

“Ramën e ftoj në d ebat, të marrë edhe Lul Bashën po të dojë. Thotë ai ky është 77 vjeç, le të vijë dhe të bëjmë një debat i cili do të vlerësohet në çdo aspekt. Ai nuk guxon të përballet me mua. Debatin unë e bëj për qytetarët. Ai është viskoz si një 90-vjeçar. Viskoziteti i tij është i frikshëm. Proceset e tij trunore kanë një ngadalësi në momente të caktuara janë aq të mëdha, a e ka nga droga, apo ndonjë gjë tjetër. Ai në shumë drejtime nuk është psikologjikisht i përshtatshëm për atë detyrë”, u shpreh Berisha.

Berisha: ‘Ramën e ftoj në de bat, të marrë edhe Lul Bashën po të dojë’ Read More »

Ilir Meta do të kthehet në krye të LSI-së, Monika Kryemadhi ‘p las b ombën’

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka konfirmuar rikthimin e Ilir Metës për të drejtuar këtë parti. Gjatë një aktiviteti të LSI-së, Kryemadhi tha se presidentit Meta i mungon mundësia për të ndryshuar realitetin e ndotur të moçalit politik.
“U bë një kohë e gjatë që nuk jemi mbledhur. E kemi pasur të nevojshme për të reflektuar të gjithë. Na presim disa detyra të tjera, dhe jam e bindur se sot jemi shumë më pak se ç’jemi në të vërtetë. Pjesa më e madhe e juaja sot janë ata që e kanë ndjerë në çdo moment vështirësinë e atyre momenteve që shumë pak janë nga ajo çka ka ndodhur.

Koha është ajo që shëron plagët dhe është ilaçi më i mirë. Njohëm njëri-tjetrin më shumë, me pastërtinë dhe dashurinë. Sot këtë aktivitet e ka organizuar një ekip i ri. LSI po shkon drejt një sfide të re. Kohë të tjera do të vijnë, angazhime të tjerë do të duhen. Kërkon energji të re.

Unë dua t’ju bëj me dije, le ta kemi këtë aktivitet ku unë do të flas si kryetare, pasi gjëra të tjera, angazhime të tjera do t’ju vijnë. Jam i bindur se brenda shumë pak muajsh, ai që krijoi LSI do të kthehet te ju. Edhe ai mezi pret që t’ju vijë.

I mungon miqësia juaj, entuziazmi juaj. sinqeriteti juaj. I mungon mundësia për të ndryshuar realitetin e ndotur të moçalit politik ku kishim qenë. Ndaj të jetë 2022-shi viti i LSI, i të rinjve dhe të rejave. Mos të harrojmë se jo vetëm Ilir Meta, por të gjithë ne kemi investuar te LSI.”, tha Kryemadhi./ BW

Ilir Meta do të kthehet në krye të LSI-së, Monika Kryemadhi ‘p las b ombën’ Read More »

Taulant Balla bën njoftimin e rëndësishëm në rrjetet sociale

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialite, Taulant Balla, është një nga politikanët më të ndjekur në rrjetet sociale.

Balla ka bërë sot një reagim në rrjetet sociale.

Nëpërmjet një postimim aika zgjedhur të saktësojë se të gjitha postimet dhe materialet që shpërndahen në adresën e tij në “Facebook” janë qëndrime të tij personale mbi ato çështje.

Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë deputetin e Partisëe Socialiste të mbajë një qëndrim të tillë.

Ja çfarë shkruan ai:

“Përshëndetje,

Duke ju falenderuar që keni vendosur të ndiqni faqen time zyrtare në komunitetin e madh social online, më të madhin në fakt, Facebook, dëshiroj t’ju informoj se çdo postim përfaqëson vlerësimin ose qëndrimin tim personal mbi atë çështje.

Faleminderit”,- shkruan Balla.

Taulant Balla bën njoftimin e rëndësishëm në rrjetet sociale Read More »

A do jepte dorëheqje për sk andalin e pagave nëse do ishte kryeministër? Berisha përgjigjet për herë të parë

Ish kryeministri, Sali Berisha ka folur mbi ska ndalin e pagave të publikuara para ca ditësh dhe tha se në çdo vend të botës, kryeministri do kishte dhënë dorëheqjen. Ndërsda e përfshiu edhe veten duke thënë se do jepte dorëheqjen pa e diskutuar.

Berisha: Kryeministri do ishte shkarkuar me ceremoni në një vend tjetër të botës.

Çani: Po ti do jepje dorëheqjen?

Berisha: Padiskutim që po. Janë dy etapa, njëra anë është thyerja e kodeve të AKSH dhe shpërndarja e tyre në ëhatsApp. Mund të them vetëm një gjë, për sigurimin e kodeve të tyre janë harxhuar 30 milionë euro. Imagjino sesa mund të sigurojë Ilir Beqja. Mund të bëjë një gjë të vjedhë nga mëngjesi deri në darkë sepse është në një nga kompanitë e sigurimeve.

A do jepte dorëheqje për sk andalin e pagave nëse do ishte kryeministër? Berisha përgjigjet për herë të parë Read More »

S kandali i rrogave, Berisha paralajmëron sh erret brenda familjes: ‘Do ketë divorce’

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar si “megaskandali Ramagate” publikimin e rrogave të qytetarëve.

Më tej Berisha ka theksuar se kjo rrjedhje e informacioneve private do të shkaktojë probleme në bizneset shqiptare por edhe në familje.

Madje sipas Berishës do të ketë edhe divorce.

“Megaskandali Ramagate shënon rrë nimin e shtetit shqiptar. Shqipëria sot për mua shëmbëllen një ndërtesë të cilën zotërit e saj vodhën gjithçka të brendshme, u kthye në fund vodhën trarë dhe tjegulla dhe e kanë lënë atë në natyrë. Ky është ska ndali më i madh në botë kur një shtet të gjithë databazën e tij dixhital e vë në dispozicion të kr imit, duke te rrorizuar çdo qytetar me këtë akt.

Po marrim rrogat. Rroga dëshmon së pari që ky është thjesht një piramidë e vërtetë ku dominon fund e krye ma shtrimi. Nxjerrja e rrogave në shesh mbjell sherrnajën më të madhe në familjet shqiptare. Sepse familjet sot janë realisht me kontributorë si aksionerë, ku anëtarët nuk dëshmojnë se sa marrin por përcaktojnë kuotën që japin, por kjo është shumë e rë ndë. Kjo ngjall një sh err të përgjithshëm brenda familjeve.

Kjo ka krijuar një re voltë të përgjithshme. Pas kësaj fillon një sistem sha ntazhi. Është një akt nga më të papërgjegjshmit që mund të ndodhë ndonjëherë. Është qytetar i dh unuar nga ai që i ka besuar sekretin.

Të gjithë janë punonjës, asnjë nuk e publikon rrogën e tij. Secili e mban atë në privatësi. Kjo u bë sepse Rama donte të zëvendësonte ha jdutin ministër dhe Kryeministër me hajdutin universal. Kush e di sa divorce do ketë kjo. Do ketë largim punonjësish nga ndërmarrjet. Psikoza të padiskutueshme.

Kanë nxjerrë rrogat e Shërbimit Informativ Kombëtar. Rrogat e SHISH i kanë nxjerrë përpara këta, ai ka qenë një veprim fla grant për sigurinë e Shqipërisë dhe të NATO, sepse sistemi i SHISH është i lidhur me sistemin e NATO-s dhe nxjerrja e pozicioneve dhe pagesave që u bë para disa kohësh ishte një rrjedhje e rë ndë e sigurisë për NATO”, u shpreh ndër të tjera ish-Kryeministri Sali Berisha.

S kandali i rrogave, Berisha paralajmëron sh erret brenda familjes: ‘Do ketë divorce’ Read More »