Politike

Rama reagon për situatën në PD: ‘Sa u shkon ai llafi, varu teneqet!’

Ndonëse në konferenca të ndryshme, në të njëjtën orë, kryedemokrati Basha e ish kryeministri Sali Berisha kanë akuzuar kreun e qeverisë Rama.
Deklaratave kryeministri i është përgjigjur përmes një postimi në tëitter, ku fton demokratët t’i bashkohen në një kushtrim për t’i dhënë më të mirën Shqipërisë.

“Lërini në fatet e parashkruara hu mbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të hu mbur. Asgjë s’më dh emb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet!

Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!”- shkruan Rama.

Rama reagon për situatën në PD: ‘Sa u shkon ai llafi, varu teneqet!’ Read More »

Reagon presidenti Meta: ‘Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhu nës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme’

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar në lidhje me tensionet që po ndodhin sot pranë selisë së PD.
Ai iu bën thirrje protestuesve për vetëpërmbajtje, dhe fton palët që të ulen në dialog, për shmangien e dh unës.

Presidenti Meta:

Duke ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në selinë e Partisë Demokratike, theksoj rëndësinë e protestës paqësore, si një e drejtë fondamentale në demokraci, plotësisht legjitime dhe kushtetuese, që duhet respektuar nga të gjithë!

Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhu nës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme.

Është tepër e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje të menjëhershme demokratike, që i shërben paqes sociale dhe demokracisë në vend.

Reagon presidenti Meta: ‘Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhu nës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme’ Read More »

Berisha në selinë e PD-së: Ftoj pr otestuesit demokratë të vetëpërmbahen

Ish kryeministri, Sali Berisha është nisur ditën e sotme drejt selisë së PD ku tashmë janë mbledhur një numër i konsiderueshëm pro testuesish të cilët shpartalluan derën kryesore të selisë dhe u futën brenda.
Berisha bëri thirrje që të gjithë pro testuesit të ruanin qetësinë dhe të qëndrojnë gj akftohtë për të arritur qëllimet që kanë me fokus nxjerrjen e Bashës nga zyra e kryetarit.

Ish kryeministri Sali Berisha: Pro testa është paqësore, ftoj të gjithë pro testuesit demorkatë të cilët sot do shndërrojnë bunkerin e Bashës, të ruajnë gj akftohtësinë dhe të jenë të vendosur për arritjen e qëllimeve tona. Unë kërkoj vetëpërmbajtje.

Berisha në selinë e PD-së: Ftoj pr otestuesit demokratë të vetëpërmbahen Read More »

Sali Berisha paralajmëroi protestë sot, Lulzim Basha bën veprimin e papritur

Edhe pse sot është thirrur prot esta e Sali Berishës në selinë e Partisë Demokratike, kreu i kësaj partie, Lulzim Basha, duket se e konsideron një ditë normale pune.
Sot, në orën 11:00, një orë para nisjes së pr otestës, është thirrur një mbledhje e Kolegjit të Kryetarëve të Partisë Demokratike, për të diskutuar mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë.

Ndërkohë, Lulzim Basha është paraqitur në seli pak pas orës 08:00 të mëngjesit.

A2 CNN ka siguruar mesazhin që Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i ka dërguar kryetarëve të degëve.

“Të nderuar Kryetarë, të shtunën, datë 8 Janar, ora 11:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do t’i nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë, e cila do të mblidhet po atë ditë”, lexohet në mesazh./A2/

Sali Berisha paralajmëroi protestë sot, Lulzim Basha bën veprimin e papritur Read More »

‘Do të vr itet një deputet’/ Sekretari në PD flet për deklaratën ‘bo mbë’ të Spartak Brahos

Sekretari për Organizimin Dixhital në PD, Endri Hasa ka folur për deklaratën bombë të Spartak Brahos në li dhje me ngjarjet që mund të ndodhin në pro testën e ditës së nesër.
Për Hasan, pr otesta e Sali Berishës mund të sjellë edhe akte dhune, por sipas tij selia e PD është përgatitur për çdo skenar.

Sa i përket deklaratës së Brahos, i cili tha se në pro testë mund të vritet një deputet me inicialet E.A në PD, sipas Hasës kjo e kalon edhe imagjinatën, megjithëse shtoi se thirrjet për akte dhu ne ekz istojnë.

“Kjo kalon tej imagjinatës time. Por thirrje për dh unë dhe urr ejtje. Për të hakërryer ndaj njerëzve. Janë bërë këto thirrje. Skenari i dhu nës do të dës htojë. Janë të gjitha informacionet që po ten tohet. Por askush nuk vendos demokratët kundër demokratëve.” tha Endri Hasa.

‘Do të vr itet një deputet’/ Sekretari në PD flet për deklaratën ‘bo mbë’ të Spartak Brahos Read More »

Gazment Bardhi ak uza për Sali Berishën se shoqërohet në selinë e PD-së, nga një person i dë nuar për vr asje

Sekretari i Përgjithshëm në PD, Gazment Bardhi ka ak uzuar Sali Berishën se shoqërohet në selinë e PD-së, nga një person i dë nuar për vr asje. Sipas Bardhit, shoqëruesi i Berishës Petrit Mustafa, është dë nuar për vr asje.

“Që nga 9 shtatori demokratët dhe shqiptarët janë mësuar të dëgjojnë gënjeshtra dhe ma shtrime nga Sali Berisha. Ashtu si në të shkuarën edhe sot paralajmëroi akte dhune në selinë qendrore të demokratëve. Absurdi i pr otestës kombëtare që ka thirrur për hallin personal, kërkon ta kthejë shtëpinë e demokratëve në një bunker për një person të shpallur non grata. Që ditën e parë kemi kërkuar që Berisha dhe ata që mbështesin Berishën të diskutonin në institucionet e partisë, por prej shumë kohësh po bëjnë një sjellë si një celulë ilegale.

Erdhën dhe lëshuan një lumë gënjeshtrash dhe ma shtrimesh. Folën për të vd ekur në lista të lexuar prej nesh. Na thoni një emër që ta nxjerrim me video. Vetë kërkuan transparencë, por i nxorën gazetarët jashtë. Kemi kërkuar transparencë financiare për mi tingun luksoz por fshihen pas lajmeve për adeziv. Ne kemi bërë transparencë të plotë të vullnetit të shumicës së anëtarëve të kryesisë.

Erdhi sot dhe lëshoi një lumë gënjeshtrash sepse dje media i demaskoi atë që i kishte paraqitur shqiptarëve si model për votimin në njësinë 8. Individë që nuk janë anëtarë partie kishin votuar si të ishin anëtarë partie.

Fakti është që vetëm në atë njësi që Berisha e paraqiti si model të votimeve, rezultonte të ishte refuzuar nga 90% e demokratëve. Ky është realiteti në të gjitha degët e partisë. Sado të përpiqet Berisha të heqë vëmendjen me adezivë e banderola dhe lajme të rr eme. Berisha është pakicë dhe nuk ka shans që partinë ta kthejë në bunker për kriminelët.

Flet për ba nda të ar matosura dhe vjen me tra fikant dr oge. Flet për vra sës dhe vr asësit shoqërojnë Berishën. Petrit Mustafa shoqëron Berishën. Është i dë nuar për vr asje me 17 vite burg. Fatjon Dautaj nuk shke lmoi zyrën e Berishës, por të Partisë Demokratike. Është në kë rkim nga Britania”, tha Bardhi.

Gazment Bardhi ak uza për Sali Berishën se shoqërohet në selinë e PD-së, nga një person i dë nuar për vr asje Read More »

Shp ërthen e re voltuar Aida Shtino: ‘Ah ç’bëhet për një çik pushtet more aman!U ngjiren për hir të demokracisë’

Gazetarja Aida Shtino ka publikuar në rrjetet sociale një fotot nga brenda selisë blu që po qarkullon me shpejtësi. Shtino shkruan me ironi ‘Ah ç’bëhet për një çik pushtet”.

Jo vetëm kaq, por gazetarja ironizon edhe bl indimin e dyerve të selisë së PD-së.

Postimi i plotë:

Ah cbehet per nje cike pushtet mor aman…

U ngjiren per hir te demokracise…

Nese kjo presupozon demokracine, lirine e mendimit ska lidhje fare me te, se keta ne fakt nuk po zihen per demokracine , por po zi hen kush do k api kalane

Pu pu lane nam bl indo e s ulmo….

O cu kenaq Arturo Ui – ja

Zi huni ju zi huni, se ai ferkon duart dhe mire ben. Te na rrojne nderkombetaret se ne e kemi mendjen vetem te zihemi….

Jo krietari e jo ish krietari…keta do ta permb ysin Arturo Ui – ne mo….?

U pika mu ne koke…

Shp ërthen e re voltuar Aida Shtino: ‘Ah ç’bëhet për një çik pushtet more aman!U ngjiren për hir të demokracisë’ Read More »

Paralajmërim i bujshëm i Evi Kokalarit: ‘Nëse më 8 janar do të derdhet gj ak në rrugët e Tiranës, premtoj se nuk do të ndalem derisa të…’

8 janar grupimi i Sali Berishës ka thirrur një protestë kombëtare që do të mbahet përpara partisë Demokratike.

Më 8 janar grupimi i Sali Berishës ka thirrur një pro testë kombëtarë që do të mbahet përpara Selisë Blu. Pr otesta e paralajmëruar për më 8 janar në mesditë mban sloganin “Jo bu nker i pe ngut por shtëpi e demokratëve.”

Për këtë pr otestë, aktivistja Evi Kokalari ka bërë një paralajmërim me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Kokalari paralajmëron “një mik” se nëse të shtunën do të derdhet gja k në rrugët e Tiranës, ajo nuk do të ndalet derisa t’i vërë përgjegjësit përpara drejtësisë.

Nëse më 8 janar do të derdhet gj ak në rrugët e Tiranës, shenjat e gishtave të tu do të jenë kudo dhe të premtoj se nuk do të ndalem derisa të mbahesh plotësisht përgjegjës për kaosin që ke shkaktuar në Shqipëri.”

Paralajmërim i bujshëm i Evi Kokalarit: ‘Nëse më 8 janar do të derdhet gj ak në rrugët e Tiranës, premtoj se nuk do të ndalem derisa të…’ Read More »