Politike

Sali Berisha zbulon ftesën që i bëri Basha në fund të fushatës

Sali Berisha deklaron se para zgjedhjeve të 25 prillit, Lulzim Basha i ka dërguar përfaqësues të huaj për të marrë mendimin e tij në lidhje me një koalicion të mundshëm qeverisës me Edi Ramën.

“Mua më pyetën në fund të fushatës, çfarë mendon ti për një koalicion. U thash që jam kategorikisht kundër. Më pyetën të huajt, që sigurisht ishin dërguar me 100 për qind nga ai (Basha)”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri tha se përgjigja e tij ishte e qartë, se jo vetëm nuk do ta pranonte një koalicion të tillë, por edhe do ta kundërshtonte atë.

“U thashë që koalicioni nuk do të mund të bëhet, që do të thotë se do t’i kundërvihem me të gjithë mjetet. Këtë përgjigjen e dytë morën nga unë”, u shpreh Berisha në një intervistë për MCN.

Berisha mendon se edhe ky qëndrim ka ndikuar te shpallja e tij non grata nga SHBA.
“Tre jave pasi humbi PD zgjedhjet, unë shpallem non-grata, sepse duhej hapur rruga që ky të shkonte në qeveri. Unë nxirrja Shqipërinë në rrugë dhe në shesh dhe ato zgjedhje nuk i pranoja. Lul Basha i certifikoi. E thirra në zyrë, i thashë janë tre faktorë. Janë shkelë këto tre kritere, janë disbursuar 91 milionë euro në 4600 familje nga thesari. U përdorën bandat, por mbi të gjitha patronazhistët, që reagoi dhe Transparency International. Në vend të nismin betejën, ky i certifikoi zgjedhjet”, u shpreh Berisha.

Sali Berisha zbulon ftesën që i bëri Basha në fund të fushatës Read More »

Legalizimi i ka nabisit?/Kryeministri Rama: Do pyesim shqiptarët për kultivimin për qëllime mjekësore

Kryeministri Edi Rama ka thënë se në kuadër të procesit të “Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë”, shqiptarët do të pyeten nëse duan të legalizohet kana bisi për qëllime mjekësore apo jo. Në konferencën për media, kreu i qeverisë bëri me dije se dhe vetë ka qenë kundër kësaj nisme, por tani ka ardhur koha.
Shqiptarët do të pyeten nëse janë dakord për disa çështje strategjike dhe në bazë të vendimit të tyre qeveria do të marrë vednimin e saj.

“Kultivimi dhe përpunimi i monitoruar i kana bisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar përdorimin për aryse të tjera, është sot një instrument që sot shumë vende po e përdorin për të fuqizuar ekonomitë e tyre. Sot në Shqipëri ka njerëz që thonë nuk ëhstë ende koha që Shqiëpria të hyjë në këtë procves.

Një ndër ta kam qenë dhe unë, deri në një moment të caktuar që e kam kundërshtuar se nuk ëhstë ende koha. Në këndvëështrimin tim dhe tonin duket se ne nuk mund të presim më. Sidiqoftë, kjo është një vendimmarrje që ne na duhet më shumë sesa bindja jonë. Na duhet të kapërcejmë përtej kartonit, dhe të marrim një opinion shumë më të gjerë nga të gjithë shqiptarët”, tha Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Legalizimi i ka nabisit?/Kryeministri Rama: Do pyesim shqiptarët për kultivimin për qëllime mjekësore Read More »

A do ta lirojë zyrën e kreut të PD? Ja si përgjigjet Lulzim Basha

Basha pyetet në l idhje me vendimet e marra nga Komisioni i Rithemelimit, ku kërkohet lirimi i zyrës së tij, por në momentin kur po i bëhej pyetja, kreu i PD ndërpreu gazetarin duke e quajtur organin e përkohshëm si “komisioni i qofteve apo komisioni i Bliardove”. Duke lënë të kuptohej se nuk i njohte si organe legjitime të PD dhe duke shtuar se nuk ka pasur delegatë dhe as kuvend të organizuar në datën 11 dhjetor.
Basha: Cili Komision? Komisioni i Rithemelimit të qofteve apo të bilardove? S’ka delegatë dhe as kuvend tjetër përveç 18 dhjetorit, ka vetëm një parti Demokratike që për momentin e ka vëmendjen diku tjetër dhe nuk do merremi me tubin e Edi Ramës ditën e sotme.

Më tej kryedemorkati u pyet edhe lidhur me propozimin e një emri sa i përket listës së kandidatëve për presidentin e ardhshëm. Basha u shpreh se PD nuk kishte menduar për një kandidaturë konkrete pas përfundimit të mandatit të Ilir Metës.

A do ta lirojë zyrën e kreut të PD? Ja si përgjigjet Lulzim Basha Read More »

Basha i përgjigjet ultimatumit të Këlliçit: ‘PD i ka marrë vendimet e veta,nuk na plas për karriget e atyre që paskan qenë këtu vetëm për karrige’

Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur ultimatumit të Komisionit të Rithemelimit, i cili i la afat deri më 5 Janar për të liruar karrigen dhe të dorëzojë detyrën.
Kryedemokrati tha para gazetarëve se ndihej keq që kishin prodhuar njerëz që mendonin vetëm për karrigen. Ai shtoi më tej se PD i ka marrë vendimet në kuvendin e 18 Dhjetorit, i cili ishte ndarja me të shkuarën.

“PD i ka marrë vendimet e veta. Kuvendi i 18 dhjetorit është jo vetëm ndarje me të shkuara, por edhe përqafimi me të ardhmen. Nuk na plas për karriget e atyre që paskan qenë këtu vetëm për karrige”, deklaroi Basha.

Basha i përgjigjet ultimatumit të Këlliçit: ‘PD i ka marrë vendimet e veta,nuk na plas për karriget e atyre që paskan qenë këtu vetëm për karrige’ Read More »

Pasi in cidenteve të fundit, ‘b lindohet’ Partia Demokratike, Lulzim Basha vendos kamera

Partia Demokratike “blindohet” me kamera. Mëngjesin e kësaj të mërkure disa teknikë janë parë përreth ambienteve të PD duke montuar kamera sigurie, siç shihet dhe në foto.
Ky vendim vjen një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha, anëtarë të Grupit të Rithemelimit dhe mbështetës të tyre u futën me forcë në seli. Një person i identifikuar si Fation Dauti th eu me forcë derën ku do të mbahej mbledhja e Berishës.

Ndërkohë, ish-kryeministri në deklaratë për mediat nga salla përballë Lulzim Bashës, tha se anëtarët e Grupit të Rithemelimit kishin vendosur që përmes një shkrese t’i komunikonin Bashës vendimin e shkarkimit të tij nga posti.

Në selinë blu ka ndodhur dhe më parë inc idente të kësaj natyre. Një javë më parë Belind Këlliçi deklaroi se persona të armatosur që qëndronin brenda PD i kishin vj edhur zyrat. Madje, ai bëri dhe një ka llëzim pe nal në Po lici.

Pasi in cidenteve të fundit, ‘b lindohet’ Partia Demokratike, Lulzim Basha vendos kamera Read More »

Monika Kryemadhi pranon hapur ndarjen politike me Bashën: ‘Nuk ka më front opozitar’

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka he dhur poshtë zërat që kjo parti ka bërë kërkesë për deputetë.
Duke folur në Abc, Kryemadhi është shprehur se kjo çështje është ngritur si një alibi pas hu mbjeve në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas saj në këtë situatë ku ndodhet politika nuk ka më front opozitar pasi secili nga opozita po sulmojnë njëri tjetrin dhe jo qeverinë.

“Nuk ka pasur kërkesë. Nga LSI për deputetë nuk ka pasur kërkesë për deputet. Ka qenë alibi për rezultatin e zgjedhjeve për h umbjen. E dyta është se LSI ka qenë strukturë politike që PD dhe PS i ka qëndruar besnike në marrëveshjet. Edhe djegia e mandatave. E mbani mend që e su lmonin LSI. Përball një shteti ma fioz, ishte unifikimi për një qëndrim që u quajt fronit opozitar. Nuk ka më front opozitar. Se më shumë dëgjojmë ak uza ndaj njeri tjetrit dhe akuza politike sesa kundër Edi Ramës. Ne e kemi të artë rrugën tonë do vijojmë me den oncojmë. Por pres SPAK dhe KLP për letrën për prok urorinë e Elbasanit. Nuk kam përgjigje ende. Po presim. Do bëjmë komunikime zyrtare për të parë nëse janë të vërtetë në atë që kanë nisur.” tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi pranon hapur ndarjen politike me Bashën: ‘Nuk ka më front opozitar’ Read More »

Basha,Berishës: Vërtetove se je pengesë për aksionin opozitar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbajtur një konferencë për shtyp në përfundim të mbledhjes me nënkryetarët e degëve, dhe menjëherë pasi ish-kryeministri Sali Berisha ka mbaruar mbledhjen në një tjetër sallë të selisë dhe është larguar.

Basha e nisi fjalën e tij me aferën e inceneratorëve, ndërsa iu drejtua edhe Sali Berishës, duke i thënë se me lëvizjen e sotme vërtetoi se po bëhet pengesë për aksionin opozitar.

“Ne jem të fokusuar te njerëzit. Fundi i vitit po afron, ndërkohë që një nga skandalet më të mëdha ka plasur, skandali i inceneratorëve. Dje është përhapur lajmi se Ëngjëll Agaci është dorëhequr, por sot nuk konfirmohet ky lajmi. Arr estimi i Lefter Kokës është akt për t’u përshëndetur, por i paplotë nëse nuk shoqërohet me arr estime të tjera. Shqiptarët e dinë se Lefter Koka nuk ka vepruar i vetëm. Shqiptarët e dinë që 17 vendime u kaluan brenda natës. Për më shumë se katër muaj PD, që de noncoi dhe bëri të mundur nisjen e he timeve, ka nisur edhe përpjekjet për transparencën e plotë parlamentare. I bëj thirrje Felajt dhe Ramës të mos pe ngojnë seancën e komisionit për inceneratorët, që do të zhvillohet në orën 12:00, ditën e nesërme, sepse po kryejnë vepër pe nale, por edhe po vetëzbu lohen si autorë dhe bashkuatorë të kësaj afere.

Është bërë mullar me prova, se tek inceneratorët dhe me ince neratorët është e lidhur gjithë kupola qeveritare dhe nesër komisioni hetmor do të tregojë si u abuzua me miliona euro. Ndërkohë që ne jemi të fokusuar te ky pr oblem që ka lidhje me korr upsionin qeveritar, Sali Berisha vërtetoi edhe njëherë se misioni i tij po bëhet pengesë për aksionin opozitar”, u shpreh Basha.

Basha,Berishës: Vërtetove se je pengesë për aksionin opozitar Read More »

U sh kelmua dera për të hyrë, Berisha: S’ka bravë dhe forcë që mund të ndalojë re volucionin

Ish-kryeministri Sali Berisha ia ka bërë të qartë kryetyarit të PD-së Lulzim Basha se atë dhe përfaqësuesit e tij nuk i ndalin as ndryshimi i bravave apo dhe forca.
Në një konferencë për mediat nga ambientet e selisë blu, ku u shk allmua dhe një prej dyerve të kësaj godine, Berisha s’i ndali ironitë për Bashën, që e cilësoi me epitetin ‘Lul brava’.

Pyetja kur një pakicë mendon të shtypë një shumicë, ajo ose është pakicë totalitare, ose është pakicë te rroriste. Ose është pakicë b anditeske. Mbyllja e dyerve të selisë për PD nga pengbasha, apo Lul Brava është akt i shëmtuar. Siç është i shëmtuar, futja e eksponentëve të armatosur te qeverisë dhe ba nditë në selinë e demokratëve. Kjo është selia e lirisë, dhe jo e ar mëve. Në këtë kontekst, nuk është Sali Berisha as këta zotërinj të përkohshëm që ka bërë lojë me brava. Ka bërë lojë me brava në mënyrë të tu rpshme. E ka nisur dhe bitisur Lulzim Brava. S’ka bravë, forcë, s’ka asgjë që mund të ndalojë këtë revolucion pa zbatuar vendimet e anëtarëve të tij. Edhe një herë, besoj se u shpreha qartë.”, tha Berisha.

U sh kelmua dera për të hyrë, Berisha: S’ka bravë dhe forcë që mund të ndalojë re volucionin Read More »