Më 22 maj, në PD pritet të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë pas largimit të Lulzim Bashës, zgjedhje të thirrura nga Komisioni i Rithemelimit.
Deri tani, Sali Berisha është kandidati i vetëm zyrtar që ka shpallur kandidaturën për kryetar të PD, ndërsa askush tjetër nuk ka marrë guximin të dalë kundër tij në këtë proces. Madje, Kulluri ishte një nga zërat që kishte deklaruar më herët që do të garonte, por vendosi të tërhiqej.
Në këtë situatë, PD mund të shkojë në zgjedhjen për kryetar me vetëm një kandidat. Berisha dha përgjigje se çfarë do të ndodhë nëse nuk do të ketë rivalë më 22 maj.
“Nëse unë nuk kam rivalë do të ketë referendum. Anëtarët e PD do të thirren të votojnë pro apo kundër Berisha”, tha ish-kryeministri.
Ish-kryeministri Sali Berisha në një prononcim për mediat për përfundimit të seancës plenare ku foli ‘live’ Presidenti i Ukrainës, Zelensky, doli me një deklaratë të revoltuar.
Sipas Berishës, Rama na turpëroi sot pasi lejon turistët rusë të vijnë në Shqipëri. Jo vetëm kaq, por Berisha kërkoi që të largohet nga Tirana ambasadori rus dhe të ndërpritet çdo marrëdhënie politike me Moskën.
“Ndoqëm me vëmendje dhe interes të madh por edhe me emocione të thella fjalimin e presidentit të Ukrainës. Këtij vendi dhe këtij kombi që po mart inizohet për lirinë e Europës dhe të botës në një ag resion bar bar të Vladimir Putinit.
Paraqet sot një mons tër me fytyrë njerëzore. Një Kain! Është frymëzim për të gjithë ata që bësojnë tek liria dhe vlerat e saj. Kemi ngritur zërin tonë në Parlament për ndihma konkrete. Shqipëria është e rreshtuar në anën e NATO-s. Por ajo që më lëndon shumë dhe deri diku edhe na turpëroi sot, është qëndrimi i Edi Ramës,i cili flet ndryshe por nga ana tjetër promovon idenë ruso-serbe me Open Ballkan. Ka qenë gabim shpallja e Ramës për turistët rusë në Shqipëri.
Kam kërkuar që të anulohet viza për çdo qytetar rus në Shqipëri. Kërkoj largimin e ambasadorit rus nga Tirana dhe tërheqjen nga Moska të të gjitha marrëdhënieve politike, diplomatike me Rusinë si një dëshmi e një qëndrimi të papajtueshëm me këtë agr esor. Edhe njëherë shpreh solidaritetin tim.”, u shpreh Berisha.
Përfaqësuesja e Komisionit të Rithemelimit, Albana Vokshi këtë të dielë në një deklaratë për mediat ka dhënë detaje në lidhje me procesin e numërimit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
Vokshi është shprehur se pjesë e kësaj liste janë shumë emra nga Forumi rinor i PD-së dhe nga Lidhja Demokratike e Gruas.
“Kuvendi i djeshëm kombëtar i zhvilluar ditën e djeshme ishte një tjetër dëshmi se në PD është kthyer besimi në votën e lirë dhe vendimet i merr anëtarësia.
Të gjithë delegatët e djeshëm në Kuvend ishin të zgjedhur nga vetë degët. Ka qenë një proçes jo i lehtë pasi fletët ishin me 425 emra dhe shumë fletë kishin të përzgjedhur edhe 140 apo 150 emra, ndaj dhe na mori më shumë kohë. Ju e dini se me statutin e PD-së 305 e Këshillit Kombëtarë duhet që të përbëhet nga zonjat dhe 15% anëtarë të këshillit kombëtar deri në 35 vjeç.
Nga lista fituese 50% e anëtarësisë të ardhur nga organizatat partnere nga Forumi Rinor dhe lidhja Demokratike e Gruas. PD është më e fortë e më e bashkuar, por edhe më e hapur për të rinjtë dhe zonjat”, ka thënë Vokshi.
Pedagogu i Gazetarisë, Artan Fuga ka su lmuar në një reagim në rrjetet sociale, deputetët që nuk iu bashkuan Kuvendit të Sali Berishës.
“Nga pikëpamja e shkencave politike, përtej partive politike, duke gjy kuar ftohtë dhe pa asnjë anësi, situata sot është e qartë:
Raporti i forcave politike në Kuvendin e Shqipërisë do të ndryshojë rrënjësisht!
Deputetët që përfaqësojnë trashëgiminë e ish kryetarit Lulzim Basha, i lanë duart nga PD, dhe kanë vetëm katër rrugë për të ndjekur në Kuvendin e Shqipërisë:
1. Ose të bëjnë një Kongres ku të arrijnë të mbledhin përsëri po aq delegatë pasi të rimbledhin seksione! Të bindin se kanë prapa tyre partinë. Po qe se kanë këllqe! Kjo më duket supë e ftohtë.
2. Ose të dorëzojnë armët dhe të shkojnë atje ku kanë thënë se nuk shkojnë. Pra t’i binden Komisionit të rithemelimit.
3. Ose të pranojnë se nuk janë më mirë se ish deputetët e Kuvendit të opozitës budallaqe të pasdorëzimit të mandateve.
4. Ose të dorëzojnë mandatet dhe të shkojnë në punë të vet.
Mundësi të pestë nuk ka!
Me tërci e vërci, me fjali kushtore, me vërdallosje në korridore e restorante, me gjyqe, ankimime, me dëngla në zyrat e Kuvendit, me deklarata para mikrofonëve, janë të mbaruar dhe nuk i duhen më politikisht askujt!
Të qendronin si hunj gardhi në kolltuk, pa identitet politik, do të ishin bërë politikisht qesharakë”, shkruan Fuga.
Ndërsa pritej që ish-kryeministri Sali Berisha të merrte fjalën e tij në Kuvendin e Partisë Demokratike sot një moment i si kletshëm ka ndodhur.
Berisha nuk i pa shkallët ndërsa ecte drejt podiumit të Pallatit të Kongreseve dhe është përpl asur me to duke u rrë zuar në tokë. Pavarësisht se truproja reagoi menjëherë, momenti i si kletshëm është kapur nga kamerat dhe aparatet fotografikë që ndiqnin punimet e Kuvendit Kombëtar.
Ka qenë i menjëhershë reagimi i deputetit socialist Erion Brace në rrjetin e tij social, instagram. Ai ka publikuar videon e momentit të rrë zimit duke “tallur” ish-kryeministrin e duke i treguar të shkojë më mirë në shtëpi.
Arjan Çani thotë se Sali Berisha duhet të nxitojë dhe të kryejë sa më shpejt të gjitha proceset në PD, pasi vonesa do të ishte e rr ezikshme për të.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Çani tha se Berisha duhet të jetë më agr esiv dhe të mos i mëshojë bashkimit, pasi bashkimi nuk mund të ndodhë.
“Këta po lu ftojnë me një robot shumë të sofistikuar, që nuk e ka fare elementin e popullit dhe demokracisë, që kush ka shumicën e votave. Këtu lu ftën Berisha nuk e ka me Alibeajn, Bardhin, por e ka me robotin që kanë marrë komandën, pra amerikanët.
Berisha më ka thënë në studio, kur e pyeta, a ke frikë, sepse aty është roboti, perandoria, më ka thënë derisa të kem frymën gjallë, dinjitetin tim nuk e lë të nëpërkëmbet. Sikur të mos ishte faktori robot ,pra gringo, unë nuk e imagjinoj dot Alibeajn, Bashën dhe Bardhin, të dilnin kundër doktorit. Pra, janë amerikanet.
Berisha një orë e më parë, madje është i vonuar, nuk e kuptoj logjikën që thonë, pse nxitohet doktori? Në asnjë mënyrë, duhet të ishte bërë para një muaji. Të gjithë presin bashkimin, bashkimi është bullshit, nuk do të ndodhë. Pr oblemi është kujt do ti mbetet vula dhe selia.
Duam apo nuk duam, ishte gj ykata që detyroi doktorin dhe Metën të dilnin me Shtëpinë e Lirisë. Duam apo nuk duam, gringot bashkë me qeverinë po ndërhyjnë te drejtësia e re, si zgjatim politik që të deformojnë dhe go dasin zhvillimet demokratike në Shqipëri. Pra, nuk na rruhet fare, ne do të shohim interesat tona!
Doktori ende nuk po fut në këtë lojë gjithë makinerinë e plotë. Mendoj se doktori është akoma shumë pozitiv, duhet të bëhet më agr esiv, se ndryshe kjo lojë do të jetë shumë e rre zikshme për të”, tha Çani.
Në Kuvend kanë vijuar sot replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të PD-së në lidhje me menaxhimin e parkut të Butrintit.
Pasi i quajti se janë përfshirë nga budallallëku, Rama u shpreh se kjo nuk ishte fyerje, pasi sipas tij, ai foli për një kope.
Më tej, edhe pse ka thënë se nuk do të merret me Sali Berishën, Rama akuzoi deputetët se përpiqen që ta kopjojnë, dhe prandaj nuk votohen nga demokratët.
“Unë do të vazhdoj të konsumoj kohën e grupit në këtë rast, ne kemi shumë gjëra që na ndajnë, por te gjuha… Ju keni një nivel shumë të ulët, bazik të gjuhës shqipe, më falni për mungesën e modestisë, por ne e kemi pak më ndryshe.
Unë nuk i thashë askujt që ti je budalla, unë thashë që ju e keni budallallëkun sëmundje ngjitëse në kopenë tuaj, nëse ju u ndjetë dele, ky është problemi juaj, nuk është problemi im. Këto janë mënyra të të shprehurit, nëse do të hyjmë te gjuha parlamentare, ju nuk duhet të hynit kurrë në Kuvend, pasi juve shani dhe shani me fjalë që përbëjnë aku za pe nale.
Për mua nëse dikush më thotë budalla, skam asnjë pro blem, por nëse dikush më thotë kri minel, ha jdut, etj etj. Ti provove që je absolutisht e njëjta gjë, ti the sot se unë paskam çuar ikona në Gjermani, këtë e ka thënë ai, thjeshtë vërtetoni atë që them unë, prandaj ai i vdekur komplet, u çua dhe ju mori para”, u shpreh Rama.
Sa i takon Parkut të Butrintit, Rama tha se nuk do të ketë asnjë pikë kthese në planin që ai të menaxhohet nga fondacioni shqiptaro-amerikan, dhe nuk përjashtoi mundësinë që aty të ngrihen aktivitete fitimprurëse.