Politike

Berisha: ‘Rama dhe Manja kanë ho rror ne shpirt, po dek ompozohen. Kanë t merr nga unë dhe Meta’

Ish-kryeministri Sali Berisha i pyetur në lidhje me kërkesat e Edi Ramës dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, drejtuar prok urorëve të SPAK-ut për të he tuar atë dhe presidentin Ilir Meta, ka “shpë rthyer” në të qeshura.

Berisha tha se prej vitesh ndonëse po kërkojnë, nuk kanë arritur të gjejnë asnjë dokument që e implikon atë.

“ Le të hapin 30 po ti bëjë. Mua të më mbajnë në pr esion ata? I mbaj unë në pre sion ata. Kanë vite që kërkojën dhe nuk gjejën asgjë. Kanë t merr nga unë dhe Meta. Në opozitë do të jemi bashkë.

Edhe për Metën le t’ i nxjerrin. Ne flasim me dokumenta, le të nxjerrin një.

Rama dhe Manja e dinë që ky pushtet nuk qëndron dot nëse do të ketë një opozitë të vërtetë. Jo lepuri në bark, po kanë hor ror ne shpirt, po deko mpozohen”, tha Berisha.

Berisha: ‘Rama dhe Manja kanë ho rror ne shpirt, po dek ompozohen. Kanë t merr nga unë dhe Meta’ Read More »

Fatos Nano Presidenti i ri i vendit?/ Ylli Manjani del me deklaratën e fortë: ‘Po të isha deputet do ta votoja pa asnjë ekuivok’

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se po të ishte deputet do të votonte pas asnjë dyshim që në krye të Presidencës të vendosje Fatos Nano.
Manjani e përshkruan Nanon si një dialogues të zoti dhe mishërim i tolerancës politike.

Postimi i plotë:

Fatos Nano President?!

Se di!

Po të jetë e vërtetë kjo nuk është ide e keqe, përkundrazi.

Socialistët ja kanë borxh Fatosit. Pa asnjë dyshim! Meta dhe Rama kanë qenë pengesa e Tij për të shërbyer në detyrën e Presidentit…

Por mbi të gjitha, Fatos Nano i ka të gjitha cilësitë dhe mundësitë të jetë një President i mirë.

Ai është universitet politik.

Dialogues i zoti.

Mishërim i tolerancës politike.

Cilësi të cilat politika jonë ka vite që i ka humbur.

Padyshim që mjedisit publik, politik dhe shtetëror i bëhet mirë nga rikthimi aktiv i Fatos Nanos.

Po të isha deputet do ta votoja pa asnjë ekuivok.

Fatos Nano Presidenti i ri i vendit?/ Ylli Manjani del me deklaratën e fortë: ‘Po të isha deputet do ta votoja pa asnjë ekuivok’ Read More »

Nga studentët te pensionistët, anëtarët e PS do të paguajnë një kuotë mujore për Partinë

Asambleja e PS ditën e sotme ka miratuar disa vendime dhe akte.

Bëhet me dije se mes vendimeve që janë marrë është edhe kuota mujore që duhet të paguajnë anëtarët e partisë për këtë vit.

Partia Socialiste do të marrë para nga ministrat, anëtarët dhe deputetët e partisë, por duke mos lënë jashtë as anëtarët pensionistët, të papunët dhe nxënësit e shkollave.

Çdo pensionist apo dhe student që është anëtar i PS, do paguaj 50 lekë në muaj, deputetët e ministrat socialistë do të japin nga 7 mijë lekë të reja. Të punësuarit anëtarë partie do të paguajnë nga 250 lekë deri në 2500 lekë.

Kurse shumën më të madhe në këtë listë do ta paguajnë anëtarët e PS që janë biznesmenët, të cilët do të japin 80 mijë lekë në muaj.

Nga studentët te pensionistët, anëtarët e PS do të paguajnë një kuotë mujore për Partinë Read More »

Habit Monika Kryemadhi: ‘Kam menduar largimin nga Shqipëria, këtu nuk jetohet më me…’

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi sot se edhe ajo si gjithë shqiptarët e të rinjtë e ka menduar shumë herë largimin nga Shqipëria, por sipas saj “kjo është ajo që do Edi Rama”.
Gjatë një takimi me gjimnazistët, Kryemadhi ka deklaruar se të rinjtë po shpopullojnë vendin dhe se kjo ka ndodhur për shkak të Edi Ramës, krimit dhe korrupsionit.

Kryetarja e LSI-së komentoi dhe qëndrimet e Ramës dhe sulmet e tij ndaj SPAK, teksa ka thënë se kjo vjen për shkak të frikës që ka ndaj dosjes së inceneratorëve.

“Po t’ju pyesësh të gjithëve nëse doni të largoheni nga Shqipëria, besoj se ju të gjithë do thoni po! Largimin nga Shqipëria edhe unë e kam menduar shumë herë, por këtë gjë e do Edi Rama,

Edi Rama është kryeministri i drogës, korrupsionit, vrasjes së shpresuese, i varfërisë së shqiptarëve, është kryeministri i çdo fatkeqësie që i ka rënë shqiptarëve.

Rinia shqiptare ndjen neveri ndaj politikës dhe sot pamë se si Edi Rama urdhëronte ngritjen e Këshillave Rinor me urdhër politik.

Kërcënonte SPAK-un, PS, SKAP, çfarë s’kemi dëgjuar, por shkumëzimi që kishte Rama behet fjalë për dosjen e Inceneratorëve.

Fatet e Tiranës për 30 vjet i ka vendosur, Edi Rama dhe Erion Veliaj, sepse ata do vendosin taksat. Të rinjtë s’do kenë të drejtë të marrin vendime sepse çdo gjë është dhënë me koncension”, tha Kryemadhi.

Më tej, kryetarja e LSI-së ka sulmuar dhe ish-aleatin e saj, Lulzim Basha, të cilin e akuzoi se shiti opozitën për interesat e tij personale.

“Luli i Vogël në politikë, por që ishte i madh në shitjen e opozitës, ai shiti interesant e shqiptarëve për përfitimet e tij financiare”, theksoi ajo.

Habit Monika Kryemadhi: ‘Kam menduar largimin nga Shqipëria, këtu nuk jetohet më me…’ Read More »

Ja dy emrat që janë kandidatë për kryetarin e ri të Këshillit Kombëtar të PD

Janë caktuar dy emrat që janë kandidatë për kryetarin e ri të Këshillit Kombëtar të PD.

Në mbledhjen e kësaj të premteje, pak orë para mbledhjes së Këshillit, është vendosur që kandidatë do të jenë Edi Paloka dhe Eleina Qiraci.

Këta dy emra, priten të votohen nga anëtarët e tjerë të Këshillit, për të vendosur më pas edhe kreun e ri të këtij institucioni të rëndësishëm për PD.

Nga ana tjetër, vlen të përmendet se Paloka ka qenë edhe më parë kryetar Këshilli. Ai e ka mbajtur atë pozicion për disa muaj dhe u distancua më 11 dhjetor, ku mori pjesë në Kuvendin e PD të thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ja dy emrat që janë kandidatë për kryetarin e ri të Këshillit Kombëtar të PD Read More »

Berisha: ‘Lulzim Basha u nis për në Amerikë me Gjekmarkajn, por e ndaluan në këtë shtet’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë shumë të fortë mbrëmjen e djeshme, pasi u shpreh se Lulzim Basha është nisur për në SHBA bashkë me Agron Gjekmarkajn, por e kanë zbritur në Romë.
Ai tha Basha u ftua nga zyrtari amerikan Gabriel Escobar, por FBI nuk e ka lejuar të shkojë në Shtetet e Bashkuara.

“Kam respekt për zonjën Karen Donfried se ka një karrierë të gjatë diplomatike, por vetëm nga ana njerëzore duhet të përsëris atë që i kam thënë në dhjetor zotit Gabriel Escobar, i cili erdhi, u takua me Lul Bashën, dhe të gjitha këto 1 javë para Referendumit për shkarkimin e tij. Në atë kohë i thashë se shqiptarët nuk i kanë qejf kukullat.

Tha që do shkonte Basha në SHBA. U nis Basha në SHBA me Gjekmarkajn, e zbritën në Romë të Italisë”, tha Berisha.

Berisha: ‘Lulzim Basha u nis për në Amerikë me Gjekmarkajn, por e ndaluan në këtë shtet’ Read More »

Rama: ‘Fqinjët nuk i zgjedh. Gjyshja ime më tha, komshiu i lumtur ,shtëpi e lumtur’

Kryeminisitri i vendit, Edi Rama, ka folur ditën e sotme në konferencën e 18-të të Kryetarëve të Parlamenteve të nismës Adriatiko-Joniane.

Në fjalën e tij kryeministri u ndal mes të tjerash edhe tek marrëdhënia me vendet e rajonit. Kryeministri kujtoi fjalët e gjyshes së tij, teksa theksoi se fqinjët nuk mund t’i zgjedhim.

Rama tha se duhet të rritemi dhe të harrohen rrëmujat e së shkuarës, siç e quajti ai, duke iu referuar kështu marrëdhënies së shqiptarëve me serbët.

“Fqinjët nuk i zgjedh. Gjyshja ime më tha, ‘komshiu i lumtur ,shtëpi e lumtur’. E kundërta është thjeshtë një makth. Ne jemi këtu për të qëndruar. Serbia nuk do të shkojë kurrkund, ashtu si dhe kroatët, malazezët. Të gjithë ne do të jemi këtu. Na duhet ta zgjidhim dhe të rritemi dhe të harrojmë të gjithë rrëmujën që kemi krijuar për njëri tjetrin. Të mos harrojmë sa shumë kanë përfituar të tjerët në kurrizin tonë, mbi shpatullat tona, për shkak të telasheve që kemi hapur vetë. Sa e madhe është humbja për të investuar në urrejtje. Rruga është ende e gjatë për ne. Por sot jemi një vend më i mirë, krahasuar me ku ishim”, u shpreh kryeministri.

Nga ana tjetër, atë që po ndodh në Ukrainë, Rama e quajti si mësim të jashtëzakonshëm. Kreu i qeverisë vuri theksin te rruga e paqes.
“Ajo që po ndodh sot në Evropë, jo larg prej këtej, në Ukrainë është një mësim i jashtëzakonshëm. Të vazhdojmë të ecim në rrugën e paqes, për të shmangur rënien në kurthet e së shkuarës. Mësimi i kësaj lufte është i çmuar për të gjithë ne. Është një moment shumë i rëndësishëm për të gjithë historinë tonë.

Nga ana tjetër, është e rëndësishme që ta bëjmë këtë bashkëpunim në vlerë të shtuar. Nuk ka aspak dyshim se individualisht jemi më mirë sot seç ishim më parë, por së bashku ende po humbasim shumë nga potenciali ynë për ta bërë jetën shumë më të mirë”, u shpreh ai.

Rama: ‘Fqinjët nuk i zgjedh. Gjyshja ime më tha, komshiu i lumtur ,shtëpi e lumtur’ Read More »

Sali Berisha i kthehet gazetares dhe hedh akuzat e forta: ‘Pyetje është kjo? Kjo është pakuptim, dua të de noncoj…’

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se nuk është i shq etësuar se përballë tij në garën për kreun e PD-së nuk ka asnjë rival.
A jeni i shq etësuar që nuk keni asnjë kandidat përballë për kreun e PD-së?

Sali Berisha: Pyetje është kjo? Kjo është pakuptim, dua të de noncoj fushatën e paimagjinueshme të financuar, me miliona euro, nga qeveria, mafia e Soros, kundër kandidimit të Sali Berishës. Njeriu ka shpallur që do të kandidojë, dhe bëhen emisione a duhet të kandidojë apo jo?

Mbrëmë të gjitha emisionet kishin këtë, do të kandidoj, do të dorëzoj dokumentet dhe do t’iu drejtohem shqiptarëve në mënyrën më besimplotë, si dëshmi e respektit e dashurisë, respektit, për të ndryshuar për mirë jetët e tyre.

Nuk mundet që të pajtohem unë kurrë me këtë situatë, që shqiptarët lindin fëmijë për emigracion. Unë kësaj situate do t’i jap fund sa më parë, unë do të jem një lider referendar, i zgjedhur me referendum popullor, nuk ka kartë më të fuqishme sesa kjo. Kush të dojë të vijë përballë meje, aty është një komision që verifikon kushtet.

Sali Berisha i kthehet gazetares dhe hedh akuzat e forta: ‘Pyetje është kjo? Kjo është pakuptim, dua të de noncoj…’ Read More »