Politike

Presidenti i ri i Shqipërisë, Rama zgjedh të ‘preferuarin’ e tij!

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat, ka deklaruar se një nga emrat që ai do të preferonte si president është Hashim Thaçi, por rrethanat e bëjnë këtë të pamundur.

“Nuk bëjmë asnjë negociatë dhe nuk kemi asnjë komunikim për të bërë në atë që në funksion të politikës është , ne do kishim vënë Hashim Thaçin president dhe do ishte një president i shkëlqyer për Shqipërinë dhe Kosovën.

Por fatkeqësisht ai nuk është i pranishëm për momentin në bashkësinë shqiptare si i lirë se ndaj tij po zhvillohet një proces që mos më bëni ta them se ca pr ocesi është”, tha Rama.

Presidenti i ri i Shqipërisë, Rama zgjedh të ‘preferuarin’ e tij! Read More »

Edmond Spaho bën deklaratën e papritur: ‘Më mirë të bëhet vet Rama President sesa ajo…’

Një prej emrave më të përmendur për t’u zgjedhur në krye të presidencës shqiptare, është Delina Fico, përfaqësuese e Shoqërisë Civile dhe bashkëshorte e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

Në studion e emisionit “Pushteti” deputeti demokrat, Edmond Spaho u shpreh se Fico është edhe më e indoktrinuar sesa krerët e PS-së.

“Ky është një proces tërësisht fals, Në kushtet kur Edi Rama i ka të gjitha pushtetet, ai po përpiqet të kapë edhe presidencën sepse është në natyrën e tij që të kapë çdo gjë. Do duhej që në këtë situatë, së paku si një gjest për t’u përpjekur për të ruajtur disa balanca, të ishin të sinqertë dhe të bënin një ftesë ndaj opozitës ku kërkonin që të paraqiteshin kandidatura nga PD.

Më mirë le të vihet vetë Edi Rama edhe kryeministër edhe president. Është më e indoktrinuar sesa krerët drejtues të PS-së. Madje është edhe autorja e dosjes së Berishës në Departamentin Amerikan të Shtetit. Kështu që çfarë të thuash më tepër për këtë. Prandaj them le të bëhet Rama t’i mbajë të dy pozicionet”– u shpreh Spaho.

Edmond Spaho bën deklaratën e papritur: ‘Më mirë të bëhet vet Rama President sesa ajo…’ Read More »

Kujtim Gjuzi shpërndan videon er otike të politikanit të njohur shqiptar, ia ka dërguar edhe Sali Berishës

Ish-deputeti Kujtim Gjuzi ka rënë pre e kamerës së fshehtë të emisionit më të ri investigativ ‘Piranjat’. Gjuzit iu bë një kamera e fshehtë duke e bërë që të besonte se “ai lartë”, pra Rama e kishte propozuar për drejtor të RTSH-së.

Gjatë kamerës, Gjuzi prezanton edhe një platformë me 11 pika për rikthimin e RTSH-së në majat e saj, që “shqiptarët të thonë hallall ai 5 mijë lekëshi që paguaj te fatura e dritave”.

Por, me qëllim që të rriste besimin e agjentit të “Piranjave”, Gjuzi, i futur “në rrjetë” tashmë i ka treguar atij një video er otike duke pretenduar se në të ishte filmuar një politikan shumë i njohur në Shqipëri duke kryer marrëdhënie seksuale me sekretaren e tij jashtë Shqipërisë.

Gazetari nuk mundi që ta verifikojë plotësisht nëse bëhej apo jo fjalë për politikanin e njohur, edhe pse nga pamja, mashkulli në video, ngjan me politikanin që pretendon Gjuzi.

Gjuzi nuk është mjaftuar me kaq, po ka thënë se këtë video ia ka dërguar 11 gazetarëve si edhe Sali Berishës.

Kujtim Gjuzi shpërndan videon er otike të politikanit të njohur shqiptar, ia ka dërguar edhe Sali Berishës Read More »

Dalin emrat për President që propozon PS

Servilizëm apo strategji, kjo nuk dihet dhe mbetet për tu parë, por ajo që është e qartë tani është se Edi Rama është në krye të shumicës së tre emrave që ka dhënë secili nga socialistët në zarfat e mbyllur që iu dorëzuan treshes së besuar të Ramës, Spiropali-Gjiknuri-Balla

Mësohet se përzgjedhja e socialistëve ka qenë më së shumti për kryeministrin Edi Rama, ish kryeministrin Fatos Nano dhe emblemën e lajmeve për të rmetet, Luljeta Bozo.

Bie në sy fakti se ndërsa Rama kishte shprehur dëshirën që presidente të jetë një grua, në morinë e rreth 100 emrave të propozuar, vetëm disa syresh janë femra, raporton noa.al.

Në treshet e emrave të propozuara nga secili ishin dhe emra të tjerë si Ulsi Manja, Lindita Nikolla, Mimi Kodheli, Vasilika Hysi.

Po ashtu kishte dhe emra që dikur ishin përkrah Nanos dhe në vite iu afruan e larguan shpesh Ramës si Servet Pëllumbi, Fatmir Xhafaj, Anastas Angjeli, Arta Dade, Valentina Leskaj, Namik Dokle, Ylli Bufi, Musa Ulqini, Shkëlqim Cani.

Spikat dhe zgjedhja e Gramoz Ruçit si kandidat potencial, njeriu besnik i Ramës, po aq besnik sa ishte dhe me Nanon. /noa.al

Dalin emrat për President që propozon PS Read More »

Presidenti i ardhshëm i vendit do të jetë zonjë po zotëri? Ministrja Balluku: ‘Kam dëgjuar se e ka vendosur Rama se është…’

Ministrja Belinda Balluku nuk e ka konsideruar të rëndësishëm faktin që presidenti i ardhëm i vendit të jetë zonjë me patjetër. E ftuar në “Kjo Javë” Balluku tha se PS ka të gjitha mundësitë për të votuar vetë Presidentin.
Ajo po ashtu ka komentuar edhe situatën në Partinë Demokratike.

“Duhet të them se kam dëgjuar se e ka vendosur Rama se është zonjë. Unë kam qëndrimin tim. Në politikë zonja apo zotërinj janë të gjithë të njëjtë. Nuk ka rëndësi, duhet të këtë integritet e të jetë figurë e respektuar. PS ka të gjitha mundësitë për të votuar vetë Presidentin. Shqipëria ka prodhuar burra dhe gra dhe do të gjendet një e tillë”, tha Balluku

Zhvillimet në PD

“Kemi parë njerëz që shtyen me njëri-tjetrin, një Pazar që nuk po merr fund nuk i shërbejnë vendit. Unë kam qenë në kohën që kemi qenë në opozitë, punonim për orë të tëra. Sa herë shkoj në Parlament përballem me aku za të pavërteta. Nuk kemi një opozitë serioze dhe qeveria nuk ka me kë de baton”.

Presidenti i ardhshëm i vendit do të jetë zonjë po zotëri? Ministrja Balluku: ‘Kam dëgjuar se e ka vendosur Rama se është…’ Read More »

Spartak Ngjela zbulon prapaskenat ‘b ombë’, parashikon çfarë e pret Sali Berishën: ‘E ka pushtuar fr ika. Muajin tjetër do të…’

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me përpla sjen e ish-kryeministrit Berisha me SHBA-të. Ngjela shprehet në Facebook se Sali Berisha e ka hu mbur sensin e kohës, edhe sensin e pozicionit të tij politik.
Postimi i Ngjelës

Mjeranët e paguar nga Moska dhe Beogradi jo vetëm që lodhen kot, por edhe po shkojnë me vrap drejt rrez ikut. Edhe mediat mjerane, po ashtu…

Nuk mund t’i shpëtojnë dot reformës antiko rrupsion.

Një varg i bukur i Homerit nga Uliski i tij është ky:

“Ku shkoni o të mj erë! Pse rendni me vrap për të vd ekur”?

Më qesharaku në këtë valle mo rti që po e hedhin të korru ptuarit e Shqipërisë, është Saliu.

Ai po flet sikur të jetë kryetar i këtij shteti, sepse e ka hu mbur sensin e kohës. Por kjo në fakt, është gjithmonë psikika e të rrez ikuarit nga ak uza pen ale: ai i hum bet të dy senset: edhe sensin e kohës, edhe sensin e pozicionit të tij politik.

Dhe tani ai ka hyrë në rrjedhën e Enver Hoxhës, se edhe ai e kishte hu mbur orientimin në kohë dhe në hapësirë, dhe i dukej sikur me fjalët e tij boshe, po ‘shka tërronte’ Amerikën. Por Hoxhës nuk i ndodhte dot gjë, sepse e kishte i zoluar Shqipërinë dhe, gjendjen brenda vendit, e shty pte me terrorin e Sigurimit të Shtetit, policisë së tij famëk eqe sekrete.

ll.

Po ky deliranti ynë që quhet Sali: ku e gjen mbështetjen që në delir replikohet me Uashingtonin?!

Askund. Veç tek endrrat e tij dhe te kl ithmat që i duket se po kërcënon ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Por, ndryshe nga Enveri, ky vetëm ambasadoren go det, dhe jo Amerikën. Sepse nuk e ka Shqipërinë të izoluar si pashallëk dhe të jetë pashai i saj, por nuk është në pushtet dhe nuk e ka as Sigurimin e Shtetit, por as edhe SHIK-un si vegla terrori.

Por, çfarë fiton që bërtet e shan e klith me çjerrmë përditë? Asgjë, vetëm i jep forcë vetes dhe mendon se me çjerrmën e tij të zvargur, në delir mendon se po “tr emb” Amerikën. Prandaj, në delir Saliu qesh, sepse, gjatë fjalës që çirret kundër ambasadores Yuri Kim, e beson se po tremb Amerikën. Por, sapo mbaron çjerrmën e tij, hu mbet dhe nuk e di fare ku është se e pushton fr ika, dhe këtë ia tregon qartë fytyra e rënë dhe e rreshket që i sjell fr ika deri te fjalimi me çjerrmë i ditës tjetër…

Komedi e pashembullt është kjo që po shohim. Por nuk se ka kaluar kot.

lll.

Sepse…

Në lidhje me këtë metamorfozë qesharake të Sali Berishës, një miku im po shkruan për Saliun triologjinë me tituj: Mbreti i Kurorëzuar, Mbreti i Shkurorëzuar dhe Mbreti Lak uriq; që mendohet se do ta hedhë në botim muajin tjetër. Në fakt këto janë tri kohët e Saliut.

“Shpejto!”, thashë unë kur ma tregoi, “se po e morrën Saliun, komedia jote e hu mbet vlerën”.

“Do të mundohem, më tha, se tani jam te Mbreti Lakuriq, ku të gjithë oborrtarët e Mbretit, pasi i thonë atij se je shumë mirë, i brohorasin edhe për fjalimet delirante. Dhe Mbreti gëzohet, se i largohet realitetit, domethënë fr ikës së tij.

“E paske kapur bukur, i thashë, shpejto”, dhe ai qeshi e më tha:

“E kanë thënë filozofët e mëdhenj: historia, që një herë është shfaqur si tr agjedi, kur përsëritet, ajo vjen e shfaqet si komedi.

“Si Mbreti Lak uriq?” E pyeta unë.

“Po, më tha shkrimtari: ajo shkon, nga tra gjedia e kr imit Hoxha, te komedia Berisha që gjithsesi edhd kjo i ka dë mtuar shumë Shqipërinë dhe shqiptarët”.

Spartak Ngjela zbulon prapaskenat ‘b ombë’, parashikon çfarë e pret Sali Berishën: ‘E ka pushtuar fr ika. Muajin tjetër do të…’ Read More »

Sali Berisha del me paralajmërimin e fortë: ‘Bëhuni gati për një opozitë të vërtetë’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në votimin e Njësinë nr.2 në Tiranë e cila sot zgjedh kryetarin e ri të degës së PD-së.

Në një prononcim për mediat, Berisha u shpreh entuziast për këtë arritje të cilën e vlerësoi si historike jo vetëm për PD-së por për mbarë shoqërinë shqiptare. Berisha premtoi se në Shqipëri po kthehet opozita e vërtetë, ndërsa nënvizoi se PD-ja është në rrugën e duhur për të pr ekur fitoren.

“Të 14 degëve të PD që firmosën sot me votën e tyre kryetarin e ardhshëm të degës së PD dhe njëherazi fundin e kryetarokracisë në PD. Vendimmarrjen me votën e lirë të anëtarëve të kësaj partie. Kjo është një arritje historike, e panjohur kurrë më parë në historinë e Shqipërisë. Ky është pr ocesi më demokratik i cili do të qëndrojë gjithnjë në themelet e rithemelimit në PD si një forcë e fuqishme konservatore.

Këto demokratë firmosin sot me votën e tyre opozitën e vërtetë shqiptare, kusht i të gjitha kushteve për një shoqëri të lirë. Ky është oguri i parë jo vetëm për Partinë Demokratike por për mbarë shoqërinë shqiptare. Vetëm një opozitë e vërtetët mund të qëndroj përballë një narko-shteti dhe kësaj diktature. Vetëm një opozitë e vërtetë ka të gjitha shanset për të ngjitur PD në një forcë politike fitimtare, ndaj urime të përzemërta për demokratët që votuan javën e kaluar dhe këtë javë për kryetarët e degëve të PD-së. Asgjë nuk mund të pengojë PD në rrugën e saj si forcë politike e vërtetë opozitare dhe zhvillimi i sotëm e dëshmon këtë gjë”, tha Berisha.

Sali Berisha del me paralajmërimin e fortë: ‘Bëhuni gati për një opozitë të vërtetë’ Read More »