Politike

Ish deputeti i njohur merr vendimin dr astik, largohet përfundimisht nga politika

Ish deputet i njohur, Astrit Veliaj, me anë të një mesazhi në rrejtin social ka deklaruar se ka marrë vendimin që do largohet përfundimisht nga politika.
Postimi i plotë:

BIZNESI I NDERSHËM ËSHTË POLITIKA MË E MIRË
Të nderuar miq!

Sot dua të ndaj me ju vendimin tim për tu larguar nga politika aktive. Rendja në dy fusha me logjikë funksionimi të ndryshme nuk është produktive. I kthehem tërësisht biznesit me bindjen se kontributi në ekonomi është politika më e mirë. Fundja njeriu duhet të investojë mëndjen dhe energjinë atje ku ndjen se mund të bëjë diferencën, të sjelli ndryshimin që i nevojitetet shoqërisë dhe të krijojë një model të denjë për tu ndjekur.

Sot jemi përpara një momenti kritik, të abandonimit masiv të vendit nga rinia dhe profesionistët më të mirë. Të gjithë duhet të bëjmë diçka të ndalim këtë trend që cënon qënësinë tonë si shoqëri. Si njeri që në mënyrë modeste ka hapur mijëra vende pune dhe ka sjellë në Shqipëri qindra mësimdhënës të huaj të edukojnë fëmijët shqiptarë, besoj se mund të bëjmë më shumë për atdheun tonë. Me qëllime të qarta, sipërmarrje të guximshme dhe projekte me rezonancë ndërkombëtare, ky vend mund të bëhet i dashur jo vetëm për shqiptarët, por edhe për perëndimorët.

E rëndësishme të ndërtojmë vendin e zotësisë, të ndershmërisë, të modelit që çmon, promovon dhe mbështet punët e më të mirëve. Ne duhet të bëhemi një komb gjithpërfshirës, me ndergjegje dhe karakter të spikatur që synon ekselencën e si familje e bashkuar punon për suksesin e secilit dhe të gjithëve bashkë. Një vend që punon vetëm për disa nuk ka të ardhme.

Në mbi 30 vite në botën e biznesit kam ndërtuar institucione private me dobishmëri publike, jam përpjekur të investoj në qytete historike ku ndjehej braktisja masive, jam përfishirë në aktivitete publike pa u përlyer kurrë me paranë e shtetit dhe kjo më ka dhënë kënaqësi dhe disa leksione jete. Dikur thuhej se qyteti të fal lirinë. Sot lirinë ta fal biznesi dhe të mirat e vëna me ndershmëri. Nuk ka si gjumi mbas punëve të ngritura me pastërti.

Kjo i jep njeriut lumturi dhe vendit çlirim energjish. Kam bindjen se ne duhet të zgjedhim këtë rrugë të veshtirë të shqiptarit me integritet, të punës me sakrifica, duke gjetur forcën tek sfera e sipërmarrjes së lirë, pa futur kurrë duart në financat publike, duke mos e ngatërruar investimin pur të biznesit shqiptar me punët e tenderave dhe koncesioneve korruptive. Kjo duhet të kthehet dominuese në çdo fushë, sidomos në politikë.

Besoj se e ardhmja do të jetë një fjalë më me peshë e botës civile dhe sipërmarrëse në drejtimin e vendit. Politika bëhet më e mirë kur përfshin mendësinë e privates në modelimin e pushtetit dhe hapësirës publike. Mendësia e atyre që hapin vende pune dhe rrisin prodhimin kombëtar vlen më shumë se retorika që nuk sjellë vlerë të shtuar në ekonominë reale.

Më shumë do ishte bërë sikur politika të kishte një përvojë në investimet private, të ishte e prirur nga rezultatet se sa nga lojërat e pushtetit, të drejtohej nga nevojat e njerëzve se sa nga dëshira për kontroll të tepërt të jetës së vendit. Për këtë ndryshim në mendësi, secili në profesion të tij duhet të ketë një ndikim, t’i kthejmë njerëzve shpresën se ky vend mund të bëhet si në Perëndim.

Ish deputeti i njohur merr vendimin dr astik, largohet përfundimisht nga politika Read More »

Sali Berisha kërkon dorëheqjen e ministrit Çuçi pas ngjarjeve të djeshme

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon që ministri i Brendshëm Bledi Çuçi të japë dorëheqjen, pas ngjarjeve të djeshme ku u përfshinë 2 efektivë po licie.
Berisha i referohet vra sjes së efektivit Çaush Saliasi nga kolegu i tij Ludian Zaimi, pasi ky i fundit e që lloi 6 herë me ar mën e shërbimit brenda ambienteve të Ko misariatit nr.3. Ngjarja tjetër ka të bëjë me pl agosjen e e 64 vjeçarit Murteza Lika në Kombinat, i cili u pl agos me a rmë zj arri nga efe ktivi i FNSH-së Lutfi Gjyla, i cili ishte në gjendje të de hur.

Sipas Berishës, këto ngjarje tregojnë dr ogimin dhe d egradimin e Pol icisë së shtetit.

Postimi i Sali Berishës:

Po licet te dr oguar dhe vr ases! Ekz ekutojne po licin ne ko misariat dhe pl agosin qytetarin ne Kombinat!Te dashur miq, mbremjen qe kaloi dy p olice te dro guar, vra ses, ne dy ngjarje te veçanta, shkr ehen ar met e tyre dhe vr ane nje po lic e pl agosen nje qytetar.

Keshtu, ne ambjentet e kom isariatit nr. 3 p olici i dr oguar, Ludian Zaimi shkrehu 6 pl umbat e kar ikatores tij mbi kolegun e vet, Çaush Saliasi.

Kurse ne Kombinat nje po lic i dr oguar i FNSH-se gjuajti me re vole dhe pl agosi nje qytetar, per te cilin thuhet se kishte pr obleme te paaftesise mendore.

Duke shprehur ngus hellimet me te sinqerta familjes se po licit te ndjere dhe uruar sherim te shpejte qytetarit te pl agosur, de noj me ashpersine me te madhe keto akte kri minale te ba nditeve me uniforme si deshmi fl agrante e dr ogimit dhe deg radimit te po licise se nar koshtetit.

Keto akte de shmojne shkallen ekstreme te kr iminalizimit te narkopol icise nga Edi Rama dhe partise se tij, ministri i familjes dhe klani i tij.

Ndaj kerkoj dorheqjen e menjehereshme te ministrit te familjes Çuçi, pergjegjes direkt politik per aktet e perseritura vrastare te narkobanditve me uniforme.sb

Sali Berisha kërkon dorëheqjen e ministrit Çuçi pas ngjarjeve të djeshme Read More »

A e njihni Berishën si kryetar të PD? Ja si përgjigjet zyrtari i Parlamentit Europian

Kryetari i Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, David Mcallister në një konferencë për mediat këtë të martë është pyetur nga gazetarët se a e njeh Sali Berishën si kryetar të PD-së dhe a do të bashkëpunojë me të.

Ai u pergjigj se nuk është vendi për të diskutuar për zhvillimet në PD, duke theksuar se do të ketë një konferencë në Roterdam javës që vjen ku do të diskutohet për zhvillimet në Shqipëri.

“Sa e thashë unë jam këtu si kreu i delegacionit parlamentar, jo si përfaqësues i EPP dhe nuk është vendi për të diskutuar për zhvillimet në PD. Do kemi një konferencë në Roterdam javës që vjen, atje do kemi takime, dhe do diskutojmë dhe për zhvillimet në Shqipëri.

Ishte goxha përvojë ajo që patëm në 2017 kur patëm nderin të ndihmonim në tejkalimin e disa diferencave politike. Kam simpati për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sot jam si kreu i kom parlamentar i çështjeve të jashtme. Sot nuk kam mundësi të bëj komente publike për çfarë po ndodh në PD.

Të jeni të sigurt se në kapacitetin tim si anëtar i CDU po i ndjekim të gjitha zhvillimet në PD nga afër dhe do përpiqemi të japim mbështetjen tonë si EPP që të tejkalohen dallimet ose ndasitë” tha David Mcallister.

A e njihni Berishën si kryetar të PD? Ja si përgjigjet zyrtari i Parlamentit Europian Read More »

Rama ‘ta llet’ me Ferdinand Xhaferrajn, ja si reagon ish-Ministri

Ai u shpreh se kur të mbarojnë të gjitha zotimet, do të vijnë demokratët për të përmirësuar cilësinë e diellit, duke iu referuar këtu një deklaratë të Xhaferrajt disa vite më parë.
“Aleancën e aminfeatrit bëjë gati se do vijmë për të krijua një zonë bashkë me fondin shqiptaro amerikan, ta gllabërojmë ta heqim nga duart e ilegalëve që e kanë mbajtur nën peshën e tyre, do bëjmë një vepër tjetër. Kur t’i mbarojmë të gjitha do vini ju dhe do përmirësoni cilësinë e diellit”, tha Rama.

Ky i fundit iu përgjgj kryeministrit duke theksuar se ky një është një lapsus i 10 viteve më parë.

“Të falënderoj se u bënë dy raste kur më përmend një lapsus të para 10 vitesh.

Si në rastin e parë dhe në të dytin ju kam thënë se si po e bëni Shqipërinë dhe ti më kthehesh me një kundër argument me një lapsus. Ndihem mirë, se e mbylle fjalimin me një thënie të Amerikës”, tha Xhaferraj./Shqiperiaime

Rama ‘ta llet’ me Ferdinand Xhaferrajn, ja si reagon ish-Ministri Read More »

Berisha de bate të ashpra me Spiropalin

Ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministrja Elisa Spiropali, kanë shk ëmbyer replika të ashpra nga salla e Kuvendit.

Spiropali e ka aku zuar Berishën se për interesa personale dj eg partinë si dhe Shqipërinë. Ndërkohë Berisha e ka aku zuar Spiropalin se familjarët e saj po marrin para nga tenderat.

Pasi drejtuesja e seancës Ermonela Felaj i ka dhënë fjalën për pro cedurë Spiropalit, Berisha nuk ka ikur nga Foltorja. Në krah të tij ka reaguar deputeti i PD Edi Paloka. Ndërsa Felaj i ka kërkuar Berishës të mos flasë.

Paloka ka përdorur fjalë jo të duhur në sallën e Kuvendit, si “budallaqe” apo “legen”. Pas këtij in cidenti Ermonela Felaj ka kërkuar edhe largimin e Sali Berishë nga salla.

Berisha de bate të ashpra me Spiropalin Read More »

Spiropali shp ërthen ashpër ndaj Sali Berishës: ‘O Flamur pse i rri aq afër atij sa dukesh si shkopi i…’

Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali iu përgjigj kreut të PD-së, Sali Berisha pas ak uzave të tij për gjendjen e mediave në Shqipëri.

Duke folur në Kuvend ajo tha se Berisha është i fundit që mund të flasë për mediat, pasi ka provuar që për veten dhe familjen e tij është i gatshëm ti vërë zj arrin vendit.

“Doktor mendon se je zgjedhur dje në krye të PD-së? Në fakt ngjan si një rrugë qorre që ngado që ti biesh në fund të nxjerr askund. Ke marrë me vete dhe ata të gjorë që të ndjekin, i ke mbyllur çdo rrugë PD-së.

Ti për veten dhe familjen je i gatshëm të djegësh jo partinë, por edhe Shqipërinë. Kur flet pi për lirinë e medias dhe përmend ti Ramën si në krye të regjimit, Edi Rama është simboli i gazetarit të dhunuar nga regjimi yt. Koha kur gazetarët plagoseshin në protestë ka shkuar me ikjen e Berishës si kryeministër.
Koha kur televizioneve u bllokoheshin llogaritë, ka kaluar me perëndimin tënd Sali”, tha Spiropali.

Sipas saj “Nuk duhet harruar një gjë, të gjitha të zezat që i kanë ndodhur medias, janë pjesë e damkës që të është vënë ty mbi minimin e demokracisë. Nënkryetarja e AMA-s u zgjodh nga këta deputetët që ishin këtu. Ju keni bëma shumë të rënda në raport me median. Në katër vitet e shkuara Krasniqi ka qenë drejtuese të ATSH-së, por s’na ka ne avokat mbrojtës këtu. Por që ngrihet një njeri i damkosur këtu…o Flamur pse i rri aq afër atij sa dukesh si shkopi i Flamurit. Rri aty ku je. Mirë që ti që na ke lënë Sali po këta të gjallët pse të ndjekin ty. Thua vazhdimisht që kanë frikë prej meje, por ku për ne kundërshtar më të mirë se ti. Ne ku ta gjejmë por nuk e meriton Shqipëria këtë fytyrë. Kur jeni në pushtet me kërbaç mbi median e keni dëshmuar vit pas viti. Kur jeni në opozitë jeni kontribuesit më të madh të probleme që ka sot media, fake news”.

Spiropali ka qenë e ashpër ndaj Berishës dhe opozitës, duke thënë se jeni shfaqja më e shëmtuar e mungesës së lirisë, e mungesës së produktivitetit të lirisë

“Keni 31 vite që bërtisni liri demokraci, jeni shfaqja më e shëmtuar e mungesës së lirisë, e mungesës së produktivitetit të lirisë. E shihni lirinë si mundësi kundër kundërshtarit, jo për të ndërtuar. Këtu buron dhe mungesa e besueshmërisë së lirisë së mediave tuaja.

Ju nuk mund të prodhoni gjë as në televizione, as në portale, as në politikë. Frymëzuesi i kësaj kulture është ai që ngriti kupën dje.Nuk jeni ju gati t’i afroheni asnjë lloj pushteti, ndjesë pastë pushteti juaj”, tha Spiropali.

Spiropali shp ërthen ashpër ndaj Sali Berishës: ‘O Flamur pse i rri aq afër atij sa dukesh si shkopi i…’ Read More »

Berisha mban fjalimin e fitores: E zbukuruat këtë moment të veçantë!

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti mbrëmjen e sotme fjalimin e parë pas 9 vitesh si kryetar i Partisë Demokratike.

Fjalimin e tij ai e nisi duke kujtuar momentin kur u pyet pikërisht nëse do vinte një ditë e tillë, kur të merrte sërish drejtimin e PD-së.

Berisha shprehu mirënjohje për demokratët që e kanë mbështetur dhe përshëndeti në mënyrë të veçantë dhe kundërshtarin e tij në zgjedhjet e sotme, ish kreun e PD-së dega Kukës Ibsen Elezi.

Ai fitoi bindshëm pozicionin e kryetarit të partisë më të madhe opozitare në vend, me 93.45% të votave, fitues në plot 108 qendra votimi në vend.

Berisha: Më kujtohet si sot në 13 qershor të një viti më parë kur isha në cep të kësaj salle dhe pasi votova gazetarët më pyetën nëse do të rikthehem ndonjëherë në krye të PD.

Ju falenderoj ju të gjithë që e zbukuruat këtë fitore të PD-së. Një përshëndetje të veçantë për Ibsen Elezin, rivalin tim, i cili si demokrat i vërtetë me integritet zhvilloi një garë të qytetëruar.

Berisha mban fjalimin e fitores: E zbukuruat këtë moment të veçantë! Read More »

Ilir Meta tregon pse nuk dha dorëheqjen

Presidenti Ilir Meta është duke dhënë një konferencë për mediat dhe është zotuar se do të jetë në zyrë deri më 24 korrik, ashtu siç ka premtuar. Gazetarëve ju tha se Presidenca edhe pse ka qenë e rrethuar, ka rezistuar të jetë një kështjellë.

“Unë i mbaj premtimet dhe ju kam thënë se deri në 24 korrik ky institucion do jetë një kështjellë, edhe ka qenë. Kështjellë e rrethuar ka qenë. Unë nuk mendoj se jam në gjendje të bëj çdo gjë. Nuk kam aftësi çudibërëse.

Përderisa ishin të vendosur t’ja jepnin të gjitha pushtetet një qeverie gangstere, të gjithë ata aktorë që unë kam thënë, qytetarët kanë marrë rrugët e Gjermanisë. Unë kam qenë i qartë që në 26 prill se çdo të ndodhë me këtë institucion”, u shpreh Meta.

Presidenti tregoi dhe përse nuk dha dorëheqjen një vit më parë, pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

“Ju do thoni pse nuk je larguar që në atë periudhë, por unë kam bërë një betim në Kushtetutë. Edhe be timi përfshin përmbushjen e mandatit. Zonjës apo zotit president të ardhshëm i uroj suksese, unë do të kem detyra të tjera”, u shpreh ai.

Një premtim e pati dhe për qytetarët dhe mbështetësit e tij, kur u shpreh se pas 24 korrikut do jetë “Një ushtar i paparë i mbrojtjes së vlerave të Republikës.”

Ilir Meta tregon pse nuk dha dorëheqjen Read More »