Politike

Berisha nga Vlora fton demokratët të marrin pjesë në zgjedhje

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një takim me qytetarët në Vlorë u shpreh se misioni i vërtetë i opozitës është t’i garantojë votën demokratëve kudo ku ndodhen.

Ndër të tjera ish-kryeministri theksoi se PD do të mund të vijë në pushtet vetëm nëse nxjerr në krye të lëvizje të rinjtë e vendit.

“PD do mund të vijë në pushtet nëse nxjerr në krye të kësaj lëvizje të fuqishme të rinjtë vendit. Shqipëria duhet shndërruar në një vend shpresëplotë, për veten të ardhmen. Ju ftoj ju demokratëve të Vlorë dhe mbarë Shqipërisë të marrim pjesë dhe të votojmë të lirë sipas vullnetit dhe ndërgjegjes tonë. Pjesëmarrja është shumë e rëndësishme për PD dhe misionin e saj për të ardhmen e këtij vendi”, tha më tej Berisha.

Berisha u ndal te emigrantët shqiptarë, ndërsa u shpreh se janë të vetmit që nuk votojnë, duke shtuar se misioni i opozitës është të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi aktual.

“Misioni ynë është ti garantojmë votën demokratëve kudo që ndodhen. Emigrantët shqiptarë janë të vetmit që nuk votojnë. Ne duhet ta shpëtojmë Shqipërinë nga ky regjim. Nuk e kam dëgjuar Ramën të thotë duhet të punojmë për të rinjtë, jo asnjëherë. Por ne duhet të dyfishojmë forcën tonë dhe unë jam i bindur që do t’ja dalim”, tha Berisha.

Berisha nga Vlora fton demokratët të marrin pjesë në zgjedhje Read More »

Rama del me deklaratën e fortë: ‘Nëse negociatat me Shqipërinë nuk hapen deri në qershor, ne do…’

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me presidentin e KiE deklaroi se nëse nuk hapen negociatat për Shqipërinë deri në muajin qershor, atëherë do të vendoset ndryshim kursi.

Rama tha se shpreson që Bullgaria të hapë rrugën, në të kundërt do kërkohet shkëputja nga Maqedonia e Veriut.

“Sa i përket çështjes së Maqedonisë së Veriut unë e kam thënë ia thashë edhe presidentit të Këshillit Evropian, ne jemi absolutisht në një linjë me KiE dhe deri në fund kur të kryhet dhe mbledhja e KiE ku jemi të ftuar të marrim pjesë e përmbyllet presidenca franceze ne shpresojmë që Bullgaria të hapë rrugën nëse nuk do ndodhë ne do ndryshojmë kursin gjë që e kemi konsultuar edhe me publikun këtu, e një shumicë e konsiderueshme shqiptarësh kanë thënë që nëse nuk ndodh gjatë presidencës franceze,

të shkëputet jo nga Maqedonia e Veriut por të shkëputet nga kthetrat e Bullgarisë.”, u shpreh Rama.

Rama del me deklaratën e fortë: ‘Nëse negociatat me Shqipërinë nuk hapen deri në qershor, ne do…’ Read More »

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta tregon çfarë pritet të ndodh

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka th yer heshtjen dhe ka folur nëse do të bashkëpunojë apo jo me Sali Berishën, kur ai të lërë postin e Presidenti.

Sipas Kreut të Shtetit, bashkëpunimi me Sali Berishën do të baret nga raporti i ish-kryeministrit me referendumet, duke theksuar se qëllimi i tij është që Shqipërinë ta marrin në dorë shqiptarët dhe ata të kenë të drejtën e referendumit.

“Bashkëpunimi im me Sali Berishën do te varet nga raporti i tij me referendumet. Unë jam për ti dhënë fuqi popullit njëherë e përgjithmonë.

Unë përgjegjësitë e mia i kam marrë hapur për të gjitha aktet që kam bërë dhe do t’i marr pas 25 korrikut. Qëllimi është që Shqipërinë ta kenë në dorë shqiptarët. Shqiptarët mund ta kenë në dorë vetëm kur të kenë të drejtën e referendumit pa pengesa.

Atëherë klasa politike është në kontrollin e tyre, nuk guxojnë të bëjnë ligje kundër tyre dhe do të jenë të detyruar të japin llogari ndaj tyre.

Referendumi nuk është fillimi, referendumi është qëllimi i garantimi i sistemit demokratik për të ardhmen. Ka shumë interesa që të mos ketë referendum”, u shpreh Presidenti Meta në emisionin “Të Paekspozuarit”.

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta tregon çfarë pritet të ndodh Read More »

Spartak Ngjela zbulon skenarin që mund të fundosë Sali Berishën

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në “Pikat mbi I” pohoi se amerikanët mund të ndjekin të njëjtën procedurë edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha, si në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, që po gjy kohet për k rime lu fte në Hagë.

Ngjela theksoi se SPAK nuk flet për këtë çështje, nëse kanë ardhur në Shqipëri apo jo prova kundër Berishës.

“God itja duhet të nisë majtas. Nuk fillon nga opozita aks ioni, por nga maxhoranca. Andej nisi. Ata që e drejtojnë, ata e dinë se andej duhej të niste. e dimë që ka korr upsion, e di gjithë populli. Por s’kemi prova. FBI i ka sjellë provat kundër Berishës? Dimë gjë ne? jo! Zhukri e njohu Grupin e Rithemelimit, por është ankimuar vendimi. Nuk na thotë se si e njoh Rithemelimi. Rithemelimi nuk është parti. Saliu lu fton kot.

Erdhi ai amerikani, por ata zbatojnë l igjin. Ato të tjerat janë lëvizje ekstra-li gjore. Po deri sa të bëjë Kongresin Saliu, s’dihet ça thotë Apelit. Zhukri e ka shkelur li gjin, është drejt procesit pe nal. Ai e ka shpresën te Apeli, që ta marrë Gjy kata e Lartë. Apeli duhet të shprehet. Çdo ndryshim i lidershipit, shkon dhe depozitohet në gj ykatë. Saliu nuk ka respektuar një herë në jetën e vetë li gjin. Po pse e kanë duruar shqiptarët? Ai është ekstra lig jor, gjithë jetën e tij ka shkelur li gjin. I ka sjellë Shqipërisë një shk atërrim të madh. Ai është rrë nuesi i madh i vlerave kombëtare.

Ai mendon t’i kundërvihet Uashingtonit. Të ardhmen e të djathtës shqiptare e ka në dorë politika amerikane, që ka provat kundër Saliut. Provat kundër Hashim Thaçit s’u paraqitën në Prishtinë, por u krijua një gjy katë tjetër, në Hagë. Ai ishte në UÇK. UÇK është ende e ar matosur dhe ata mund të kenë pasur prova që mund të krijoheshin përpl asje. Por a do të ketë analogji në Shqipëri? Do presim që ta shikojmë. Këta i shmangen gazetarisë kur pyet, SPAK-u kur pyesin: A ka prova nga FBI?

Ata thonë; Nuk dimë gjë! Kështu u veprua me Thaçin. Këtë analogji mund të kemi edhe këtu. PD ishte unike, dhe ishte Basha. Po të mos donte Saliu, zgjidhej Basha? Jo! Ai ishte më i afërti i Saliut.”, tha Ngjela.

Spartak Ngjela zbulon skenarin që mund të fundosë Sali Berishën Read More »

Astrit Patozi del me propozimin e papritur: ‘Zgjidheni me sfilatë Presidentin’

Astrit Patozi ka bërë një reagim ironik në rrjetet sociale lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri. “Zgjidheni me sfilatë”, shkruan Patozi.
Postimi i Patozit

ZGJIDHENI ME SFILATË PRESIDENTIN

Meqë negociatat për zgjedhjen e Presidentit të Republikës po bëhen para kamerave, futini edhe një sfilatë të kandidatëve, që ta bëni tamam dhe të plotë transparencën.

Dhe pasi të parakalojnë ata përballë jurisë kompetente, shpallni pastaj të hapur televotimin për publikun, që fituesi të jetë sa më i mbështetur dhe gjithëpërfshirës.

Astrit Patozi del me propozimin e papritur: ‘Zgjidheni me sfilatë Presidentin’ Read More »

Ankohet deputetja 24-vjeçare për rrogën 10 mijë euro: ‘Për këtë punë po sakrifikoj rininë’

Anëtarja më e re e Parlamentit Federal Gjerman , Emilia Fester, ankohet për orët e pafundme që i kushton punës.
Ajo ka thënë se rroga prej 10 mijë eurosh nuk justifikon përkushtimin dhe kohën që shpenzon në punë, shkruan gazeta gjermane “Bild”.

Në vitin 2021, Emilia u zgjodh me partinë e Gjelbër, por sot ajo beson se si deputete nuk mund të shijojë gjithçka që gëzojnë bashkëmoshatarët e saj.

“Për këtë punë po sakrifikoj rininë time. Punoj 80 orë në javë dhe nuk kam kohë për hobit e mia”, u ankua Fester në një intervistë për revistën Spiegel, shkruan abcnews.al.

Përdoruesit e rrjeteve sociale nxituan ta kritikonin të renë për komentet e saj për “sakrificën”, duke i thënë se paguhet 10 mijë euro në muaj, një rrogë që nuk e marrin dot të gjithë në moshën e saj.

Një përdorues i Tëitter-it shkruan në mënyrë karakteristike: “ Dhe unë idiot sakrifikova rininë time vetëm për shkollën, studimet universitare dhe punën time katër orëshe”.

Të tjerë i kujtojnë asaj se në moshën 24-vjeçare, ajo nuk është më e re, por “një e rritur dhe jo më adoleshente”: “Në 24 vjeç, të tjerët kanë masterin, doktoraturën dhe marrin përsipër përgjegjësitë .”

Para se të angazhohej në politikë, Fester ka punuar në sektorin privat si asistente regjisore në një teatër për fëmijë në Hamburg.

Sigurisht që paga e saj nuk ishte 10 mijë në muaj, thekson botimi gjerman.

Pas zgjedhjes së saj si anëtare e Parlamentit, Fester u detyrua të linte qytetin e saj të lindjes, Saksoninë e Poshtme dhe të transferohej në Berlin.

Ankohet deputetja 24-vjeçare për rrogën 10 mijë euro: ‘Për këtë punë po sakrifikoj rininë’ Read More »

Thirrja e Ramës për he timin e tij, Meta: Kam armët e forta e vërteta dhe transparenca

Presidenti, Ilir Meta në një konferencë për mediat këtë të martë ka folur për kërkesën e Ramës për ta he tuar atë.

Kreu i Shtetit tha se pa asnjë diskutim le ta bëjë këtë. Sipas Metës ai ka ar mët me te forta e verteta dhe transparenca.

“I bën thirrje SPAK të het ojë Metën. Pa asnjë diskutim le ta bëjë këtë, madje tu çojnë dhe pyetjes dhe çështjet bashkë me Agaçin siç bënë në Gjy katën Kushtetuese.

Meta ka ar met me te forta e vërteta dhe transparenca. E keni parë ndonjëherë Ilir Metën që t’i shmanget drejtësisë, as në 91-shin.”-tha Meta.

Thirrja e Ramës për he timin e tij, Meta: Kam armët e forta e vërteta dhe transparenca Read More »

Nuk përmbahet demokrati përballë Berishës: ‘Të dua më shumë se fëmijët e mi’

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme ka zhvilluar takimin e radhës në qytetin e Lezhës.
Gjatë takimit, një demokrat nuk kurseu “lëvdatat” ndaj Berishës, madje u shpreh se e do atë më shumë se sa do fëmijët e tij.

“I nderuar doktor, jam oficer i gardës së republikës, ish i juaji personalisht. Vij nga Fani, jam mbështetësi juaji deri në vdekje, jo më shumë. Të përshëndes, ju dhe grupin nismëtar.

Por kam një keqardhje, për ata lepujt, Lul Basha, Gaz Bardhi dhe ato qelbësirat që ne i hamë me dhëmbë, i shqyejmë lepujt.
Dr. Berisha të njoh nga afër, të kam shoqëruar ku ke shkel me këmbë, në 1997 padiskutim, Skënderbeu i madh je padiskutim. Të dua fort, fatke qësisht të dua më shumë se fëmijët e mi. Zoti a priftë mbarë dhe ne na ke me vete”, tha demokrati.

Nuk përmbahet demokrati përballë Berishës: ‘Të dua më shumë se fëmijët e mi’ Read More »