Kreu i shtetit Ilir Meta ka pranuar dorëheqjen nga posti i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, të Bajram Begajt, i i propozuar nga PS për President,
“LIVE nga Stambolli – Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta firmos dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Ar matosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Ar matosura, të Gjeneralmajor Bajram Rushit Begaj. 🇦🇱” , thuhet në njoftim.
Sot në orën 18:00 Kuvendi do të mblidhet në një seancë të posacme plenare ku do të votohet propozimi i PS-së, Bajram Begaj për postin e kreut të ri të shtetit.
Begaj, u dorëhoq sot nga gradat që mbante dhe nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Ar matosura. Por para votimit në Kuvend, këtë dorëheqje duhet ta pranonte dhe kreu i shtetit Ilir Meta
Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama u shpreh sot i prerë në lidhje me votimin e emrit të kandidatit për President të vendit.
“Grupi do të votojë në unanimitet të plotë për Bajram Begaj dhe nuk ka nevojë të diskutojmë për këtë.”, u shpreh kryeministri Edi Rama.
Gjithashtu theksoi se pati një dakordësim brenda Grupit rreth kandidaturës së shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Bajram Begaj.
“U arrit në konkluzion që të propozonim këtë kandidaturë. Më vjen keq për ndonjë deputet që nuk u përfshi duke menduar që zarfat janë punë për mosha të reja dhe jam i bindur që herën tjetër të gjithë do të përfshihen.”, tha Rama.
Kandidati i propozuar nga mazhoranca për President të Republikës Bajram Begaj ka dhënë një mesazh para votimit nga parlamenti. Në një letër publike ai thotë se ishte e papritur por edhe shumë i emocionuar kur mori lajmin se do të votohej në seancën e sotme parlamentare si kandidat për president i vendit.
Ai thotë se ka nënshkruar kërkesën për lirimin nga detyra si shef i shtabit të Përgjithshëm ndërsa thekson se nëse zgjidhet president respekti për tjetrin dhe dashuria për atdheun do jenë shtyllat e tij nën detyrën e lartë.
Mesazhi i plotë:
Ishte sa e papritur aq edhe e madhe pesha e emocionit që ndjeva, kur mora lajmin se maxhoranca parlamentare kishte vendosur të më paraqiste si kandidat në seancën e sotme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Me mirënjohje të thellë dhe respektin më të lartë për bashkëpunëtorët, kolegët, anëtarët e familjes së madhe të Forcave të Ar matosura të Republikës, kam nënshkruar kërkesën për lirimin nga detyra e lartë ku kam pasur deri më sot nderin e përgjegjësisë së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm.
Fjalët nuk kanë qenë kurrë ar ma ime më e fortë, por edhe sikur të ishin jam i bindur se do ta kisha të vështirë t’i gjeja në këtë rast. Ky është një ndër ato raste që fjalët nuk e përshkruajnë dot. Vetëm përkushtimi me besnikëri absolute ndaj Republikës, qytetarëve dhe Kushtetutës së saj, mund ta tregojnë sadopak madhësinë e këtij nderi.
Puna ime si mjek dhe si ushtarak më ka mësuar shumë, po mbi të gjitha më ka mësuar vlerën e respektit për tjetrin dhe të dashurisë për atdheun.
Nëse Kuvendi i Shqipërisë do të vendosë sot që unë do të jem Presidenti i ardhshëm i Republikës, respekti për tjetrin dhe dashuria për atdheun do të jenë shigjetat e busullës sime në atë detyrë të lartë. Respekt pa kushte për të gjithë shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje. Respekt i barabartë për të gjitha palët përfaqësuese të popullit shqiptar.
Respekt për miqtë dhe aleatët strategjikë të Shqipërisë. Shqipërinë mbi gjithçka.
Duke i falenderuar të tërë për fjalët e mira e mesazhet miqësore dhe duke shprehur respektin më të madh për gazetarët që bëjnë detyrën e tyre fisnike, lutem përulësisht mirëkuptimin e të gjithëve për refuzimet e intervistave apo prononcimeve mediatike.
Jam mësuar që puna ime të flasë për mua, jo unë për veten time dhe kam frikë se nuk e ndryshoj dot këtë edhe po të dua.
Elisa Spiropali u shpreh se Majlinda Bregu u propozua, por theksoj se s’është etike ta diskutojmë kështu në mbledhje.
“Majlinda Bregu ka qenë një propozim i deputetëve të Partisë Socialiste. Rama moderoi de batin sot në kryesinë e Partisë Socialiste dhe nuk ndërhyri. Mua më pëlqeu de bati që u bë sot në kryesi”, u shpreh Spiropali.
Arian Çani: Shiko si e shikon. Më thuaj tani Elisa se kush nuk do e shikonte këtë foto, nuk e mendon se mund të ishte kjo favoritja e Ramës, prandaj na zhgënjeu Rama të gjithëve.
Elisa Spiropali: Nuk ka lidhje, njerëzit kapen në momente të posacme kur janë në një tryezë afër, fotografi. Është vetëm efekti i fotografisë dhe po e them që emrat që janë diskutuar sot në kryesinë e PS, përfshirë edhe emri i zonjës Bregu sepse nuk është më sekret, ishte dinjitoz dhe i vlefshëm për president të Republikës.
Arian Çani: Pra ti thua se mënyra si e shikon Rama-Bregun nuk ka ndonjë gjë të veçantë?
Elisa Spiropali: Nuk komentoj mbi shikimet. Është mbledhja e Komitetit të Integrimit dhe kur je me persona pranë, patjetër që edhe i sheh.
Arjan Curi: Rama i jep rëndësi dimensionit estetik të bashkëpunëtorëve të tij. Nuk e ka fshehur se zgjedh njerëz të bukur në pozicione të larta. E shikon me një lloj endjeje, nuk ka asgjë të keqe.
Elisa Spiropali: Nuk është e hijshme që të diskutohet mbi fotografi të njerëzve. Nuk do të ishte kandidate prej kësaj fotoje, por prej cilësive të tjera. Më duket zvogëluese për pozicionin e zonjës dhe diskutimi këtu është i pavend.
Gazetari in vestigativ Artan Hoxha ka publikuar një video të një personi me ar më në brez që sipas tij është një prej politikanëve shqiptarë i pranishëm në va rrimin e ish-presidentit Nishani.
Megjithëse gazetari nuk bën të ditur emrin e politikanit ai shkruan se ai vetë e di se cili është figura politike që sipas Artan Hoxhës, e mban armën gjithmonë me vete.
“Edhe ne funeralin e nje ish-presidenti paqësor si Bujar Nishani, edhe me ko bure ne brez ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”, ne temperature 35 grade, si nuk ka merak mos i ndr yshket kostumi. Per nje gje jam 100% i sigurt, ky politikani mban gjithmonë ar me me leje….” – shkruan Hoxha.
Duke komentuar emrat e qarkulluar në media si kandidat të mundshëm për President, nga Ardian Dvorani, Majlinda Bregu, Leka Zogu, Përparim Kalo, analisti Mustafa Nano veçoi Bregun për të cilën tha se mund të tr azojë opozitën për ca kohë.
Ndërsa për Leka Zogun e përjashtoi, duke e cilësuar si personazh që nuk e njeh njeri dhe se në kokën e tij ka monarkinë, teksa për Ardian Dvoranin e përjashtoi totalisht.
I pyetur nëse personalisht ka një personazh të preferuar, Nano foli për një numër njerëzish që mund ta bënin shumë mirë punën e Presidentit, madje edhe brenda klasës politike.
“Do vija prapë Alfred Moisiun, ai mbahet akoma. Ka dhënë prova. Majlinda Bregu është personazh që mund të shkonte shumë mirë.
Edhe Mimi Kodhelin e shoh shumë të përshtatshme, ka dhe kandidatura nga opozita që të jenë të përshtatshme”, tha Nano.
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka do të nisen mesditën e kësaj të hëne drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas seancës për Presidentin sot në Kuvend, ata do të nisen për në Nju Jork.
Newsbomb.al mëson se më datë 1 qershor, Shqipëria do të marrë presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Për 30 ditë, vendi ynë do të mbajë drejtimin e institucionit më të rëndësishëm botëror për sigurinë, në Kombet e Bashkuara.
Një vit më parë, më 11 Qershor 2021, Shqipëria u pranua si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB. Kjo është dhe arsyeja pse Edi Rama dhe Olta Xhaçka do të nisen sot drejt Amerikës, ku do të qëndrojnë për pak ditë.
Ndërkohë, në Kuvend do të mbahet dhe seanca plenare për Raundin e tretë të zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Një seancë që pritet të zgjasë vetëm pak minuta, pasi opozita dështoi të propozonte një emër, duke pretenduar se PS e prishi marrëveshjen.
Ndryshe nga herët e tjera kur kjo seancë është zhvilluar pasdite, këtë të hënë do të mbahet në orën 10.00 të paradites, për shkak se kryeministri Rama dhe ministrja Olta Xhaçka do të udhëtojnë drejt Amerikës dhe nuk mund të jenë prezent më vonë.
Në kushtet kur edhe raundi i tretë zhvillohet pa kandidatë, do të jetë raundi katër përcaktues se kush do të jetë kreu i ri i shtetit. Ndryshe nga tre raundet e para që kërkonin 84 vota, i katërti sipas Kushtetutës, e zgjedh Presidentin me shumicë të thjeshtë 71 vota.
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi deputetin e PD Enkelejd Alibeaj se është i kapur këmbë, krye dhe xhep nga qeveria bashkë me 2-3 të tjerë. Duke folur për qëndrimin e një pjese të deputetëve të PD, ai tha se ata nuk pranojnë atë që ka ndodhur në PD dhe votimin e anëtarëve të saj.
Për Berishën, përpjekja për të marrë peng pluralizmin dë shtoi.
“Së pari siç e keni konstatuar ju janë tre votime me rreth 40-44 mijë anëtarë të përsëritura, të pakundërshtuara nga asnjë njeri në asnjë rast, por në këtë mes, një grup i vogël, ndër ta ish-kryetari dhe 2-3, ky Alibeaj dhe të tjerë të kapur këmbë, krye dhe xhep nga qeveria thonë se kjo gjë nuk ka ndodhur, nuk janë të vërteta. E vërteta është se kjo lojë dë shtoi në mënyrë përfundimtare se ishte një përpjekje e tm errshme për të kapur pe ng pluralizmin.
Nuk ishte puna e Sali Berishës. Gjithë loja ishte të mos kishim pluralizëm politik, apo të kemi pluralizëm që e komandojmë si me sustë. Çfarë Alibeaj dje? Alibeaj dje tha në mbledhje se kam 21 deputetë, unë kam kuorumin këtu. Para 10 ditësh, grupi parlamentar tha ka 40 deputetë dhe ne ishim 21 dhe kisha kuorumin, por dje në mbledhje ishin 4 deputetë që nuk i përkisnin grupit parlamentar të PD-së sepse PD-ja sipas rregullores së parlamentit ia ka dhënë grupeve të tjera, një praktikë standarde.
Pra, për të pasur kuorumin mbledhja e tij, duhet të paktën të kishte 27 deputetë. Por atij kur i intereson thotë e kam me 40 deputetë grupin, kur nuk i intereson thotë se grupi ka…një sharlatan që ka mungesë totale respekti për veten e tij. Keqpërdoret në mënyrë ekstreme nga Edi Rama. Harron se ka pasur funksione të rëndësishme dhe në qeveri dhe kur bën akte të tilla vetëm sa shkelmon mbi veten e tij.
Ajo që mund t’u them unë, mrekullia shqiptare e shekullit të 21-të ishte pikërisht shpëtimi i pluralizmit politik, nuk ishte rikthimi i Sali Berishës, jo. Ishte rivendosja e pluralizmit politik”, deklaroi Berisha.