Politike

Lulzim Basha feston ditën e lindjes së tij! Bashkëshortja e uron me selfie ish-kreut të PD-së

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka festuar sot 12 qershorin, ditën e lindjes së tij.
Një urim të veccantë për deputetin e PD-së i ka ardhur nga bashkëshortja e tij, Aurela Basha, e cila ka postuar një selfie me bashkëshortin.

Ish-kreu i opozitës ka pozuar sëbashkë me bashkëshorten me syze dielli në ambientet të brendshme të banesës, ndërkohë që e shoqja e ka uruar duke i postuar emojin e zemrës. “
#gezuarditelindjen ❤️ #12qershor”- shkruan Aurela Basha. Ish-kryetari i opozitës ka lindur më 12 qershor të 1974 dhe sot ai mbush 48 vjecc.

Ndërkohë që 12 qershori është dhe një ditë e shënuar edhe për Partinë Socialiste, e cila feston 31 vjetorin e themelimit të saj.

Lulzim Basha feston ditën e lindjes së tij! Bashkëshortja e uron me selfie ish-kreut të PD-së Read More »

Ilir Meta shuan dy shimet/ A është prishur miqësia mes Berishës dhe Metës?

Presidenti Ilir Meta foli kritikat e Sali Berishës pas firmës në Stamboll për dekretin e heqjes së gradave për gjeneral Bajram Begajn.

A ka një kr isje të marrëdhënies mes tyre? Meta e mohoi duke thënë se Sali Berisha e surprizon gjithnjë dhe se mbetet krijues jo vetëm në fushën e mjekësisë, por edhe në letërsi.

Meta tha se nëse Sali Berisha mendon se ai ka shkelur Kushtetutën, t’i drejtohet Gjy katës Kushtetuese dhe Gjy katës Europiane.

“Berisha mbetet gjithmonë krijues, jo vetëm në fushën e mjekësisë por edhe në letërsi. Për mua nuk ka asnjë kr isje dhe asnjë shqetësim në marrëdhëniet me të.
Nëse ai mendon se kam shk elur Kushtetutën do bënte mirë t’i drejtohej Gjy katës Kushtetuese dhe Gjyk atës Europiane”, deklaroi Meta.

Ilir Meta shuan dy shimet/ A është prishur miqësia mes Berishës dhe Metës? Read More »

Kreshnik Spahiu: ‘Si shpjegohet që vetëm emri Ilir Metës lidhet me vr asje’

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar ditën e sotme në një emision televiziv rreth aku zave për vr asje që janë hedhur drejt presidentit Ilir Meta.
Ai shprehet se këto akuza të cilat lidhen me presidentin Meta nuk janë një rastësi, pasi të gjitha veprat p enale lidhen me të.

“Unë e kam shumë të vështirë të besoj që gjithë rastësitë që lidhen me vepra pe nale, lidhen vetëm me një njeri që quhet Ilir Meta”, tha Spahiu.

Në lidhje me këto ak uza ai përmendi ngjarjen e thesarit, vr asjen e deputetit të PS-së, ngjarjen e 21 janarit dhe shumë a kuza të tjera.

Njëkohësisht Spahiu nuk e konsideron rastësi faktin që këto aku za nuk janë hedhur tek presidentët e tjerë, por vetëm drejt Ilir Metës.
“Pse nuk janë të njëjtat aku za për presidentët e tjerë. Pse këto aku za të cilat më pas nuk u provokan lidhen me një njeri që është Ilir Meta”, shtoi më tej analisti.

Javët e fundit presidenti Meta u ak uzua për urdhërimin e vra sjes së vëllait të deputetit Ndoka të Lezhës, por këto ak uza u hodhën poshtë nga SPAK, i cili deklaroi se janë të pavërteta.

Kreshnik Spahiu: ‘Si shpjegohet që vetëm emri Ilir Metës lidhet me vr asje’ Read More »

Pas 5 vitesh Shqipëria bëhet me Zonjë të Parë/ Kush është bashkëshortja e presidentit Bajram Begaj

Bajram Begaj u zgjodh një ditë më parë, si Presidenti i ri i Shqipërisë. Ai do të marrë zyrtarisht detyrën në 24 korrik, kur edhe i përfundon mandati Kreut aktual të Shtetit, Ilir Meta.

Por me mbërritjen e Begajt në Presidencë, vendi do të ketë edhe Zonjën e Parë, diçka e munguar gjatë mandatit të Ilir Metës, pasi bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Po kush do të jetë Zonja e Parë e Shqipërisë? Ajo quhet Armanda Begaj, bashkëshortja e presidentit të zgjedhur.

E lindur në vitin 1968, ajo ka ushtruar disa funksione në administratën shtetërore si punonjëse, ndërsa së fundmi ka qenë “IT” në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Çifti Bajram dhe Armanda Begaj ka edhe dy djem.

Ndërsa sipas formularit të dekr iminalizimit familja Begaj nuk ka jetuar asnjëherë jashtë shtetit

Pas 5 vitesh Shqipëria bëhet me Zonjë të Parë/ Kush është bashkëshortja e presidentit Bajram Begaj Read More »

Surprizon Bajram Begaj, ja me kë e zhvillon takimin e parë

Një ditë pasi u votua në Parlament, si presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj zhvillon takimin e tij të parë me ish-presidentin Alfred Moisiu, i konsideruar si një nga krerët më të mirë të shtetit në vendin tonë në periudhën e pluralizmit.

E përbashkëta mes tyre, përveç faktit se njëri ka qenë në krye të shtetit dhe tjetri pritet të marrë detyrën muajin e ardhshëm është fakti se të dy vijnë nga karriera ushtarake. Pikërisht për këtë arsye, Moisiu u vlerësua edhe nga kryeministri Edi Rama ditën e premte në deklaratën për gazetarët, në momentin e zbulimit të emrit të Bajram Begajt si kandidatura e propozuar nga socialistët për marrjen e postit të kreut të shtetit.

Begaj u votua ditën e djeshme në Kuvend me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Ai është presidenti i tretë i Shqipërisë, pas ish-president Alfred Moisiut dhe të ndjerit Bujar Nishani që vjen nga karriera ushtarake.

Surprizon Bajram Begaj, ja me kë e zhvillon takimin e parë Read More »

Monika Kryemadhi: Vota e LSI-së për Bajram Begajn është kundër!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar votën kundër Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si Presidenti i ri i vendit.

Në një prononcim për mediat përpara nisjes së seancës parlamentare, Kryemadhi deklaroi se procesi dueht të ishte konsensual, kushtetues dhe që përfaqësonte vullnetin e palëve politike.

“Procesi duhet të ishte konsensual, kushtetues, përfshirës dhe të përfaqësonte vullnetin e të gjitha palëve politike, por edhe të shqiptarëve. Nuk flasim për individin, jemi mësuar t’i bëjmë pis individët. Vota e LSI është votë kundër. Nuk kam rezervë për asnjë person, por për d iktaturën që po instalon Edi Rama”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi: Vota e LSI-së për Bajram Begajn është kundër! Read More »

Si u ndanë votat në Kuvend për Bajram Begajn si president/ Kush është ‘tradhtari’?

Bajram Begaj arriti të zgjidhej Presidenti i ri i Republikës.
Nga votimi në Kuvendin e Shqipërisë, Bajram Begaj mori 78 vota pro, 4 vota kundër dhe një abstenim ndërsa i duheshin vetëm 71 për të zëvendësuar Ilir Metën.

Në procesin e votimit morën pjesë 83 deputetë, nga të cilët 77 ishin nga mazhoranca.

Pra një votë është marrë nga njëri prej deputetëve të opozitës.

Nga opozita votuan Mesila Doda, Shpetim Idrizi, Nusret Avdullai, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho ndërsa në votime morën pjesë edhe tre deputetë të PSD

Si u ndanë votat në Kuvend për Bajram Begajn si president/ Kush është ‘tradhtari’? Read More »

Bajram Begaj zgjidhet President i Shqipërisë!

Bajram Begaj është zgjedhur Presidenti i ri i Shqipërisë me votat e PS dhe PSD.
Nga 83 deputetë që kanë marrë pjesë në votim, 78 kanë votuar pro, kater kundër dhe një abstenim.

Në seancën e sotme parlamentare, Begaj mori votat e mazhorancës, ndërsa opozita ishte e ndare. Nderkohe që Berisha nuk mori pjese, deputetet e LSI kane marre pjese ne votim.

Kujtojmë që Begaj mbante postin e Shefit të Shtabit të Pergjithshëm të Forcave të Ar matosura, por sot ai dha dorëheqjen.

Ndërsa Presidenti Ilir Meta nga Stambolli firmosi dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Ar matosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Ar matosura, të Gjeneralmajor Bajram Rushit Begaj.

Bajram Begaj zgjidhet President i Shqipërisë! Read More »