Politike

Rama i përgjigjet ‘provokimit’ të Vuçiç: Unë e quaj të tillë dhe pikë!

Rama: Aleksandri e quajti e ashtuquajtura Kosovë, unë e quaj Kosovë dhe pikë. Ne nuk duam një lu ftë tjetër. Duam të mbajmë larg çdo fan tazmë të së shkuarës në këtë rajon. E kam thënë këtu, nuk duhet të jetë pr oblemi i Kosovës për të ardhur, por pr oblem i Serbisë që të pranonte këtë gjë. Unë ndihem i nderuar të

Vuçiç: Kurdo dhe sa herë që e bëjmë e bëjmë për hir të popujve tanë. Sepse gjithmonë ka pasur pyetje, ku janë të tjerët. Kemi pasur trysni nga shumë vende të fuqishme dhe nga udhëheqësit e tyre, për llojin dhe natyrën e Open Balkan. Por ne po bëhemi gjithmonë e më të fortë sepse filluam të besojmë tek kjo.

Kemi një vetëbesim më të madh sot nga çfarë kishim më parë. E dimë që duhet të mbajmë paqen dhe qetësinë në Ballkan.

Shihni luftën që po ndodh në Ukrainë? Doni ta shihni sërish në Ballkan? Unë nuk dua.

Prandaj ju lutem, mos e nënvlerësoni nismën tonë sepse sjell vendet bashkë.

Rama i përgjigjet ‘provokimit’ të Vuçiç: Unë e quaj të tillë dhe pikë! Read More »

Rama në Bruksel: Jeni një turp…

Liderët e 27 vendeve anëtare të BE do të takohen sot në Bruksel për të diskutuar për dhënien e statusit të vendit kandidat, Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

Pjesë e samitit do të jenë edhe liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në Bruksel ndodhet edhe kryeministri Edi Rama, i cili bashkë me homologun maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Rama ka folur sot para Samitit të BE-së në Bruksel. Ai u ndal tek çështja e Bullgarisë e cila ka bllokuar hapjen e bisedimeve zyrtare për shkak të një mosmarrëveshjeje me Maqedoninë e Veriut që lidhet me historinë dhe gjuhën, ndërsa ka sulmuar gazetaren bullgare të cilës i tha se janë një turp dhe që pengojnë dy vende të tjera të NATO-s.

“Ohh Bullgaria këtu. Jeni rrëmujë ju djema. Një rrëmujë e madhe dhe jeni një turp teksa mbani p eng dy vende të tjera të NATO-s. Nuk pres lajme të mira sot, sepse siç e thashë dje u ngrit optimizmi por këtu jemi dhe është një ditë e re në Evropë por jo në Bullgari”, u shpreh Rama.

Rama në Bruksel: Jeni një turp… Read More »

Rama premton të sjellë ‘Formula 1’ në Shqipëri

Kryeministri i vendit, Edi Rama premtoi se do të sjellë në Shqipëri edhe Formula 1.
I pranishëm në edicionin e panairit të makinave “Automotive Fair Albania”, kryeministri u shpreh ky është një panair i veçantë dhe i pari i këtij lloji në vendin tonë.

Rama: Është një panair i veçantë, i pari i këtij lloji në vendin tonë ku ekspozohen gjëra shumë tërheqëse. Gjithashtu gjen hapësirë një industri r cila po rritet dhe ne besojmë duam ta shtyjmë sa më shumë në të ardhmen e afërt në mënyrë që të krijojmë vende pune.

Dua t’i ftoj ata që na ndjekin që të vijnë ta vizitojnë këtë hapësire ku ka shumë mundësi për të kënaqur fëmijët. Ky aktivitet ka një profil shumë të veçantë. Askujt nuk ja kishte marrë mendja se do të kishim në Tiranë një finale evropiane në futboll dhe e patëm.

Po kështu besoj se nuk kemi pse të trembemi nga një ëndërr si kjo e sjelljes së garave automobilistike në Shqipëri dhe të arritjes deri te një garë e Formulës 1, në një pistë me të gjitha standarde.

Rama premton të sjellë ‘Formula 1’ në Shqipëri Read More »

Alibeaj-Ramës: ‘Bëhu burrë një herë dhe…’

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj bëri një denoncim nga Kuvendi i Shqipërisë kur iu drejtua kryeministrit Rama.

“Sot u kapën 45 kg kokainë të njeriut tënd”,-i tha Alibeaj Ramës. Deputeti i PD iu referua kokainës së kapur natën e mbrëmshme në një kontenier mishi të ardhur nga Brazili, e cila ishte ndarë në 40 pako.

“Si ishte puna e domateve? Ne me domate do merremi me ata katunarët tanë, me të ngratët, ti merresh me lulet e Kajmakut brenda të cilave ndodhet kokaina. Edhe sot 45 kg kokainë të njeriut tënd u kapën apo jo, po po të njeriut tënd.

Si ishte puna e non gratave? Bëhu burrë një herë më në fund fol për non gratat e tua, i ke me shumicë në grupin tënd. Gjysmë zeri nuk e nxjerr për raportin e DASH ta ka thënë në shqip e anglisht, në mënyrën më plateale del e i mbron e bashkon votat me ta.

Bëhu burrë një herë e mos i ul poturet para tyre se kjo është shumë e rëndësishme për të mirën e shqiptarëve. Për t’u bërë burrë ti e shumë të tjerë ende vazhdon në sirtaret e këtij parlamenti vetingu për politikën. Ke ti fuqinë ta bësh këtë punë?”,-i tha Alibeaj kryeministrit Rama.

Alibeaj-Ramës: ‘Bëhu burrë një herë dhe…’ Read More »

Arben Ahmetaj: ‘Rritja ekonomike në Shqipëri vazhdon të jetë’

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar në seancën e sotme plenare se rritja ekonomike në vendin tonë vjijon të jetë galopante.
Në fjalën e tij në Kuvend, Ahmetaj tha se viti 2021 ekonomia shqiptare, sipas tij u rimëkëmb me ritme të shpejta.

Ai tha se qeveria ka ndihmuar qytetarët për përballimin e krizave me anë të reformave dhe paketës së ndihmës ekonomike.

Ahmetaj: Ekonomia shqipare u rimëkëmb me hapa të shpejtë në 2021.Rritja në vitrin 2021 është më e madhja në rajon dhe përkujdesja me reformat dhe paketat si për rindërtimin dhe pandeminë dhe giuximi i sipërmarrjes i ndihmuar nga heqja e takës, bëri të mundur që ky të ishte viti galopant në rritje. Arrritëm të mbushim griopën e tre krizave.

Sot në Shqipëri nuk ka rritje ekonomike me hapa të ngadaltë. Papunësia ka rënë në 13%, pavarësisht ndikimit të pandemisë dhe luftës në Ukrainë. Përveç karburantit nuk ka rënie, të gjitha mallrat e konusmit kanë pësuar rritje.
Të gjitha këto që them është për të vendosur një raport të vërtetë me atë që them. Ne kemi arritur me politikat tona dhe reformat të mbajmë ekonominë në rritje.

Arben Ahmetaj: ‘Rritja ekonomike në Shqipëri vazhdon të jetë’ Read More »

Deputeti shkon me një shportë me ushqime në Kuvend, vaj,kos,sheqer…

Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka zgjedhur të pro testojë në një formë ndryshe për rritjen e çmimeve.

Në seancën plenare të ditës së sotme ai ka zgjedhur të shkojë me një shportë ushqimesh.

Sikurse duket në fotot e siguruara nga Opinion.al Sula në shportën mban janë disa nga produktet bazike si vaji, vezët, sheqëri, kosi etj.

Deputeti shkon me një shportë me ushqime në Kuvend, vaj,kos,sheqer… Read More »

Sali Berisha: Ja pse Rama nuk mori në Ukrainë Peleshin dhe Xhaçkën

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Ukrainë.
Berisha shkruan se Rama është shoqëruar në Ukrainë nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe ministrja Elisa Spiropali dhe se është përjashtuar ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe i ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

Ai shkruan se nëse shkonin edhe ministrat e lartëpërmendur presidenti ukrainës Zelensky do të ngrite sipas tij çështjen e qëndrumit të dyfishtë të Shqipërisë ndaj agre sioniut rus.

Postimi i plotë i Berishës:

Pse Rama perjashtoi nga udhetimi ne Ukraine Peleshin e mbrojtjes dhe Xhaçken e te jashtmes!
Te dashur miq,

Rama shkoi ne Ukraine i shoqeruar vetem nga Baton Stanishiq, Arben Malavita dhe Elisa e Skederbuçit.

Nga udhetimi u perjashtuan ministri i mbrojtjes Peleshi dhe e jashtmia Xhaçka. Udhetimi i ketyre te fundit u refuzua nga vete Rama. Kjo, sepse ai e dinte se ne bisedime Presidenti Zelenski do ti ngrinte Rames çeshtjen e qendrimit te tij te dyfishte ndaj agr esionit rus kunder Ukraines.

Dihet se Shqiperia nga njera ane ka den oncuar agr esionin rus ndaj Ukraines dhe zbatuar sanksionet ndaj Rusise, por nga ana tjeter, Edi Rama pranon turistet rus vr ases, perdhu nues dhe pe ngmarres ne lu ften ne Ukraine, te cilet vijne nga Beogradi ne Shqiperi per pushime dhe energji te reja per tu kthyer me pas ne front dhe vazhduar gen ocidin e kr imet kunder njerezimit, kunder qytetareve te Ukraines.

Perveç kesaj, Rama, ne shkelje te san ksioneve, ka lejuar ankorime mis terioze te anijeve ruse ne portet tona. Keto bisedime nuk mund ti degjonin Peleshi dhe Xhaçka, sepse pa u kthyer ne Shqiperi, gojet e tyre qe nuk mbyllen kurre, do te zbardhnin çdo gje.

Duke perfunduar, de noj me ashp ersine me te madhe politiken dy-fytyreshe te Edi Rames ndaj Ukraines dhe kerkoj qe kjo politike te marre fund menjehere. sb

Sali Berisha: Ja pse Rama nuk mori në Ukrainë Peleshin dhe Xhaçkën Read More »

‘Sot në Shqipëri 95% e shërbimeve janë digjitale’/ Ahmetaj: ‘Unë dëra kurs për të mësuar e-Albania’

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka marrë pjesë në forumi e “Dixhitalizimit kundrejt parasë fizike”.

Gjatë fjalës së tij Ahmtaj tha se se sot në Shqipëri 95% e shërbimeve janë digjitale. Në lidhje me këtë Ahmetaj tha se ka qenë pjesë e një kursi për të mësuar të gjitha funksionet e portalit qeveritar e-Albania.

“U detyrova që të bëja një minikurs për të përdorur me lehtësi e-albania. E kam bërë kursin për të kuptuar se çfarë ofron. Do t’ju kërkoja të mos jeni siç jeni zakonisht pak konservatorë, e di shumë mirë që jeni në diskutime AKSHI për sa i përket përdorimit të platformës. Konsengueca e parë do të jetë lehtësia në transaksione. E dyta për jetën e qytetarëve. Ju vetë do të keni një platformë fantastike për analizat e riskut. Duhet ta ndiqni qeverinë në dixhitalizim”, u shpreh Ahmetaj.

Fjala e plotë e Ahmetajt:

Nuk kam nevojë që të sjell Berzh, apo Bankën Botërore. Do ju kërkoja që mos të jeni siç jeni zakonisht, konservator në kënd, kur një horizont shfaqet një mundësi e re. Më besoni do jenë 3 konsekuenca interesante. Ju aty këtu bëni shopping për të gjetur informacion. Kjo është temë që nuk mbaron kurrë dhe e them pa cinizëm, ndoshta tingëllon pak ngacmuese.

Duhet ta ndiqni qeverinë në dixhitalizim. Nëse ju thoni se keni investuar 75 mln euro në dixhitalizim, e dini se sa ka investuar qeveria, s’ua them se do ju vijë zor. Disa herë më shumë ka investuar qeveria. Qeveria ka një milion halle më shumë. 75 mln si bie as 17 mln në vit. Qeveria ka bërë hapa të pakrahasuara në dekada.

Praktikisht sot në Shqipërinë e 4 viteve të fundit në pjesën e shërbimeve publike ka realisht një revolucion dixhital. Kur e nisi kryeministri në një mbledhje qeverie ne 2018 kishte shumë mendje skeptikë sepse me ambicien e atij momentit ishte një vizion të shihje përtej murit. Sot 95% e shërbimeve publike janë të dixhitalizuara. Por fokusi është si ta përdoresh këtë shtrat dixhitalizimi që ndihmon qeverinë dhe qytetarin dhe në aspektin ekonomik dhe teknologjik e çon Shqipërinë në një tjetër hap në atë që i referohemi si global standard.

Në të njëjtën kohë debate sa i përket dixhitalizimit tani ka kaluar në anën tjetër të ekonomisë. Debati është a po e ndjek sektori privat këtë temp që ka patur qeveria. Patjetër që shumë janë bërë se ka tregues që tregojnë se sistemi bankar dhe pjesa e sigurisë ka ecur me shumë shpejtësi.

Bledi ngriti disa pyetje pse, pse, pse? Cila është arsyeja që sistemi bankar që ka kaq shumë mendje dhe kaq shumë burime, nuk ka mundur të vendosi përpara qeverisë një non-paper për harmonizimin e proceseve te qeverisë dhe tyre. Sistemi bankar është shumë mbrapa. Ka një pse të madhe që ka të bëjë me dixhitalizimin. Aksesi në financë dhe dixhitalizim nuk janë dy procese të ndara.

A kanë fermerët akses në financë apo insurance instruments. Po pse për, dy arsye! Formalizimi dhe dixhitalizimi në raport me aksesin në financë. Pandemia erdhi për keq por edhe na mësoi të gjithëve që ka një qasje fantastike si ajo online që na është kthyer në natyrë normale. Po të shohësh volumet e e-comerce në Shqipëri janë larg rajonit dhe të Europës, dhe kjo është sfidë.

Përsa i përket cash-it në ekonomi kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm si fiskalizimi që është reformë në vetvete që ka për tu kthyer në kulturë në 4-5 vite se si sillet në treg sipërmarrja dhe do ketë konsekuencë pozitive të formalizimit dhe reduktimit të cash-it në ekonomi.

Praktikisht sistemi bankar dhe autoriteti monetar në sfidat që kemi kaluar ka qenë fantastik. Autoriteti fiskal ka lehtësuar politikat e qeverisë në fatkeqësitë që na kanë rënë. Sistemi bankar ka qenë aty për të mbështetur dhe ndërkohë ka furnizuar ekonominë me kredi konsumatore, me kredi biznesi. Keni qenë aty për interesin e qytetarëve dhe interesin tuaj por edhe keni shërbyer me blerjen e letrave me vlerë të qeverisë, duke ndihmuar në kohë të vështira.

‘Sot në Shqipëri 95% e shërbimeve janë digjitale’/ Ahmetaj: ‘Unë dëra kurs për të mësuar e-Albania’ Read More »