Politike

Reforma në Drejtësi, Rama: Pastrimi i llumit të madh ka nisur pa ndalim

Pas akuzave të ngritura nga opozita për Reformën në Drejtësi Kryeministri Edi Rama ka reaguar në profilin e tij në “Facebook”, duke theksuar se “pastrimi i llumit të madh ka nisur pa ndalim”.

Kryeministri kujtoi rrugën e vështirë të kalimit të kësaj reforme 2 vite më parë.

“Fiks dy vjet më parë kaloi pas njëmijë qametesh Reforma në Drejtësi. Sot pastrimi i llumit të madh ka nisur pa ndalim. Ndërsa ata njësoj si atëherë i bien njëri gozhdës e tjetri patkoit dhe po njësoj SHBA-BE u kërkojnë t’i thërrasin mendjes. Sa gjynah për këdo i beson e dëgjon ende”, përfundon Kryeministri Rama./atsh

Reforma në Drejtësi, Rama: Pastrimi i llumit të madh ka nisur pa ndalim Read More »

Rama: Shqipëria, veçanërisht pranë Greqisë fqinje në këto orë tragjike

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria ndjehet veçanërisht pranë Greqisë në këto orë tragjike. Ai reagoi përmes një postimi në “Facebook”, në lidhje me zjarret masive që kanë prekur Greqinë

Kryeministri thekson se, “Shqipëria ndjehet veçanërisht pranë Greqisë fqinje në këto orë tragjike për ata që humbën të dashurit e tyre dhe po përballen me pasojat e dhimbshme të një zjarri të tërbuar!”

“Qeveria Shqiptare sapo aprovoi një donacion në shenjë solidariteti me vëllezërit e motrat tona”, shton Kryeministri Rama.

Me propozimin e Kryeministrit Edi Rama, Këshilli i Ministrave vendosi të ndihmojë financiarisht Greqinë, që ndodhet në një gjendje të rëndë pas zjarreve që shkaktuan dhjetëra të vdekur dhe dëme të mëdha materiale. Kështu, Qeveria ka vendosur të japë një ndihmë financiare në shumën 100 000 euro, për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga zjarret masive të korrikut.

Numri i viktimave nga zjarret në Greqi ka arritur në 79, ndërsa ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të personave të humbur, bëri të ditur një zyrtare e zjarrfikësve të Greqisë./atsh

Rama: Shqipëria, veçanërisht pranë Greqisë fqinje në këto orë tragjike Read More »

Gjonaj: Vetingu po pastron drejtësinë, nuk ka kthim pas

Vetingu po funksionin dhe po pastron drejtësinë, duke i kthyer shpresën publikut se dhe ne Shqipëri mund të ketë drejtësi.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u shpreh në një konferencë për shtyp se, “sot jemi të gjithë dëshmitarë për progresin e vetingut”.

Gjonaj reagoi edhe për deklaratat e opozitës duke u shprehur se opozita nuk e donte Vetingun.

“Që opozita nuk e donte Vettingun kjo dihej botërisht. Që opozita e votoi me zor reformën dihej. Që opozita kërkon me dëshpërim kthimin pas të procesit, kjo është çdo ditë e më e qartë. Në këtë vend kush kërkon drejtësi, në një vend që drejtësia është e kapur nga politika është e qartë se s’mund të ketë kthim pas. Shantazhet, bllokimi i procesit për të kthyer pas reformën, janë akte të rënda dhe diskredituese të një opozite që e ka humbur davanë nga zgjedhja në zgjedhje. Kjo është zgjedhje fatkeqe. Vetingu s’kapet dot nga askush, s’ndalet dot. Vetingu mbrohet nga sytë e rreptë të ndërkombëtarëve, të atashuar përmes ONM-së. Deklaratat për t’u mbushur mendjen shqiptarëve se qeveria dhe Kryeministri kanë kapur edhe ndërkombëtarët, nuk çojnë askund”, tha ministrja Gjonaj.

Lidhur me kolapsin e Gjykatës Kushtetuese, Gjonaj është shprehur se vendi s’ka mbetur pa Gjykatë Kushtetuese por është pastruar “nga trupa të sëmurë”.

“Shqipëria s’ka mbetur pa Gjykatë Kushtetuese, por ka shpëtuar nga një trupë e sëmurë. Operacioni në trupin e njeriut ku kishin gjetur strehë kancer degradues. Ky boshllëk do të mbushet.

Gjonaj komentoi edhe deklaratën e ambasadës amerikane lidhur me bllokimin e ligjit për shkollën e re të magjistraturës.

“Nuk çon askund bllokimi i ndryshimeve ligjore për shkollën e magjistraturës. Ambasada amerikane shprehu dje indinjatë. Ne i falenderojmë partnerët tanë për mbështetjen dhe garantojmë qytetarët se përpjekja e opozitës për bllokimin e shkollës së magjistraturës ishte e pashpresë dhe s’ka kthim pas. Asgjë dhe askush se bllokon dot më këtë rrugë. Asgjë nuk është jashtë parashikimeve tona edhe vonesat”, u shpreh Gjonaj.

Ajo shtoi se askush nuk është mbi ligjin ndërsa ftoi opozitën që të bashkëpunojë për këtë reformë./atsh

Gjonaj: Vetingu po pastron drejtësinë, nuk ka kthim pas Read More »

Rama urdhëron vetingun për të kaluar hetuesin e krimeve në kufi, Ardian Dvorani me 99 milionë lekë të fshehura

Sot është prova e zjarrtë për procesin e vetingut sepse do të jepet vendimi për gjyqtarin personal të Ramës, Ardian Dvoranin, i cili është kapur nga këto institucione të vlerësimit të pasurisë se ka fshehur 99 milionë lekë. Dvorani, një ish hetues i krimeve të diktaturës në kohën e vrasjeve në kufi në Shkodër është piketuar nga Rama për tu komanuar në Gjykatën Kushtetuese dhe sot do të provohet se vetingu varet direkt nga Rama. Kush do ai e kalon vetingun dhe kush nuk do ai nuk e kalon këtë proces.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit provoi sërish sot se po zbaton standarde të dyfishta për gjyqtarët dhe prokurorët që i shërbëjnë Edi Ramës. Ardian Dvorani, gjykatësi i lartë, që njihet publikisht si “çanta e shpinës e Fatmir Xhafës”, është simboli i shërbëtorit politik të Edi Ramës në sistemin e drejtësisë.
Ai u mor në mbrojtje nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pavarësisht se anëtari I Gjykatës së Lartë, sipas Inspektoriatit të Pasurive, nuk justifikonte 99 milionë lekë.
Në një rast të paprecedentë, KPK përmbysi raportin e Inspektoriatit me justifikimin se Dvorani ka harruar të dorëzojë një fletë nga deklarimi i pasurisë.

Sjellja me dy standarde e organeve të vetingut ka vënë në dyshim serioz besueshmërinë ndaj procesit, i cili po provon se nuk udhëhiqet nga ligji dhe se është një proces i korruptuar politikisht.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka gjetur tek Ardian Dvorani asnjë problem me integritetin e tij profesional. Por, nëse do të ishte vërtet i pavarur, vettingu duhet ta shkarkonte që sot Ardian Dvoranin, sepse është i vetmi gjyqtar i Republikës së Shqipërisë që nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Mandati i Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë ka përfunduar 4 vjet më parë dhe Gjykata Kushtetuese me një vendim të posaçëm urdhëroi mbarimin e mandatit të tij.

Një vendim ky që sot e kësaj dite nuk është zbatuar nga anëtari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani, të cilin Edi Rama po e përgatit ta emërojë anëtar të Gjykatës Kushtetuese, njësoj si Fehmi Abdiun në 98-ën.
Po përse gjithë kjo sakrifikë për Ardian Dvoranin, aq sa të bëhet kurban haptazi besueshmëria, edhe pa këtë fakt e dyshimtë, e organeve të vettingut?!
Ardian Dvorani, është prokuror i diktaturës së Partisë së Punës, sot Partia Socialiste, ose ndryshe Rilindja, ç’ka tregon më së miri integritetin e tij profesional.

Dvorani ka qenë Prokuror në Shkodër në periudhën më të egër e gjakatare të vrasjeve në kufi.
Ne cv e tij, mund të dallohet qartë “karriera profesionale”, që njeh vetëm ngritje nga viti 1998, kur nis të punojë për qeverinë e Partisë Socialiste, deri në vitin 2005, kur Partia Socialiste e votoi si anëtar të Gjykatës së Lartë.
Ardian Dvorani është në fakt “komisari politik” i “Partisë” në Gjykatën e Lartë.

Është ideatori dhe argumentuesi i çdo vendimi të marrë kundër opozitës gjatë sundimit të “Partisë”, duke nisur nga konsiderimi si “shpifje” I faktit që Saimir Tahiri e Edi Rama së bashku me Habilajt dhe Balilajt drejtojnë trafikun e drogës, e deri tek moskonsiderimi “vepër penale” të goditjes së opozitës në parlament për shkak të denoncimit të Saimir Tahirit dhe kriminelëve ligjvënës.
Ardian Dvorani do ta kalojë “Edvingun”, megjithëse nuk justifikon pasurinë, megjithëse është autori dhe ideatori I vendimeve më skandaloze të 28 viteve të fundit, sepse narkoqeveria ka nevojë për elementë si ai, dhe kjo është dëshmia më e qartë dhe elokuente që procesin që do të duhej të ishte “Vetting”, Edi Rama e ka shndërruar në “Edving”.

Rama urdhëron vetingun për të kaluar hetuesin e krimeve në kufi, Ardian Dvorani me 99 milionë lekë të fshehura Read More »

Vetingu, Rama: Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan drejtësinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për situatën e krijuar në sistemin e drejtësisë pas Vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët, duke theksuar se vendi nuk po mbetet pa gjykata të sipërme, por po operohen organizmat e kancerizuar që e degraduan deri në kockë drejtësinë.

Kryeministri shton se rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti.

“Po mbetemi pa gjykata të sipërme?Jo! Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan deri në kockë drejtësinë. Më mirë djepi bosh se shejtani brenda! Ky pastrim është shpëtim për dekada e breza që vijnë, rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti”, shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook.

Ndërsa dje kryeministri Rama në një tjetër reagim në Facebook u shpreh se, “Vetingu po vepron në pavarësi të plotë e monitorim ndërkombëtar. Fletërrufetë kundër Vetingut janë dëshpërimi i atyre që e mbushën me llum Pallatin e Drejtësisë!Loja mbaroi.Gjykatat e sipërme do pastrohen deri në fund e do ringrihen për ta bërë më në fund drejtësinë Drejtësi”./atsh

Vetingu, Rama: Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan drejtësinë Read More »

Këshilltari i Bashës spiun i shërbimit sekret rus. Si SHISH ra në gjurmët e gazetarit, bisedat e përgjuara dhe ndërmjetësimi i lobimit me para ruse

Këshilltari politik i kryetarit të PD Lulzin Basha rezulton të jetë i rekrutuar nga shërbimi sekret rus dhe ka kryer veprimtari spiunazhi në favor të Rusisë për vite me radhë kundrejt pagesës.

Ndërkohë që FBI-ja amerikane thirri Lulzim Bashën për të dëshmuar në lidhje me lobimin e kryer në SHBA me para ruse dhe të ish agjentëve të KGB, me sa duket shërbimet sekrete partnere, amerikane dhe të BE, kishin në dorë dhe informacionin e shërbimit sekret shqiptar.

SHISH kishte vënë nën përgjim një nga këshilltarët më të afërt të Lulzim Bashës, në bashki dhe tashmë në PD, i cili ka qënë një emër i njohur në gazetarinë shqiptare.

Dhe rezultati i këtij përgjimi me zë dhe figurë ka treguar se këshilltari i Lulzim Bashës është rekrutuar nga spiunazhi rus kundrejt pagesës dhe benefiteve të tjera për të dhe për kreun e partisë të cilës i shërben.

Në një kohë kur influenca ruse në Ballkan ku përfshihet edhe Shqipëria përbën shqetësim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, “Report TV” nisi publikimin e një prej dosjeve të SHISH, ku del në pah se si shërbimi sekret rus ka vepruar ndër vite në Shqipëri. Me detaje tregohet se si shërbimi sekret rus që prej vitin 1999 ndërtoi një rrjet agjenturor në Shqipëri në të cilin janë përshirë, gazetarë, diplomatë të ministrisë së punëve të jashtme shqiptare, një shtetase ruse e martuar me një shqiptar, si dhe tre persona të tjerë të cilët nuk u identifikuan asnjëherë nga shërbimi ynë sekret.

Pjesë e survejimit të shërbimit sekret shtetëror shqiptar, ka qenë edhe një person i cili më pas mbajti postin e  këshilltarit të  kryetarit të një prej partive të mëdha të spektrit të djathtë,  në vendin tonë. Dhe ky person sikurse nënvizuam më lart, është këshilltari më i afërt i Bashës.

SHISH ka mbajtur nën survejim 18 persona mes tyre 5 persona me nënshtetësi ruse 1 grek dhe 12 të tjerë shqiptarë. Veprimtaria e 18 personave të survejuar në këtë dosje  spiunazhi,  nis në vitin 1999 deri në vitin 2003.

Dokumenti prej 28 faqesh vendos në qendër të këtij operacioni spiunazhi një shtetas rus i cili përmes një pasaporte shërbimi mbërriti në Shqipëri si korrespondent i një gazete ruse për të mbuluar te gjithë hapësirën Shqiptare Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi.

Më pas ky person mori rrolin e atashehut për çështjet konsullore në Ambasadën ruse në Tiranë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri gazetari rus që fliste shqip me aksent verior, tërhoqi vëmendjen e SHISH, agjentët e të cilit e vunë nën survejim duke i përgjuar edhe telefonin.

Në faqen e parë të kësaj dosje spiunazhi tregohet përse për SHISH ky person përbënte interes për ta patur nën mbikqyrje konstante. Nga ndjekja e gazetarit rus, agjentët e SHISH hap pas hapi zbuluan personat me të cilët ai kontaktonte.

Gazetari rus në një kohë të shkurtër arriti të miqësohej me një gazetar shqiptar, i cili u përgjua dhe u survejua nga SHISH.

Dosja e SHISH tregon se si ky gazetar rus nuk kishte një zyrë pune në Tiranë por përdorte ambientet e ambasadës. Duke ndjekur gazetarin rus SHISH zbuloi se si përmes OSBE një shtetas rus kishte mbërritur në Shqipëri dhe ishte stacionuar në Fier.

Më pas u zbulua se ky person kishte mbaruar shkollën e lartë ushtarake në kohën e ish Bashkimit Sovietik dhe se ka punuar edhe si oficer në zbulimin ushtarak për disa vite dhe se përdorte në Shqipëri një mbiemër tjetër.

Ky është informacioni i parë i nxjerrë në media me fakte për shtrirjen e ndikimit rus në Shqipëri, politikën opozitare shqiptare, por dhe në diplomaci dhe në rrethet gazetareske.

SHBA me sa duket ka qënë tërësisht në kontakte të këtyre informacioneve, teksa ka bërë dhe lidhjen mes lobimit të Bashës me para ruse për të ardhur në pushtet, por dhe rolin e interlokutorit që ka luajtur këshilltari-gazetar më i afërt i tij për të garantuar bashkëpunimin.

Duke qënë një spiun mirëfilli në shërbim të rusëve, këshilltari i Bashës ka qënë gjithnjë nën survejimin e SHISH por dhe organeve ligjzbatuese amerikane, ndaj dhe Basha është nën hetim nga FBI.

Njëherësh mësohet se dhe ambasadorja e re amerikane Kathleen Ann Kavalec, një njohëse e mirë e Rusisë dhe strategjisë së saj për zgjerim dhe dominim në Ballkan, për të penguar ardhjen e forcave politike pro ruse në pushtet në Shqipëri, është emëruar në Tiranë.?/Pamfleti/

Këshilltari i Bashës spiun i shërbimit sekret rus. Si SHISH ra në gjurmët e gazetarit, bisedat e përgjuara dhe ndërmjetësimi i lobimit me para ruse Read More »

24 korriku,4-vjetori i vjedhjes së Bankës dhe 1-vjetori “Presidencial” i hajdutit të floririt

Ilir Meta në krye të shtetit, Fullani po shijon 420 milionë lekë paga pafajsësie
Data 24 korrik është “Madaljoni Zi”,i 2 përvjetorëve të hidhur e kriminal, që lidhen me 2 hajdutëri të organizuara financiare shtetërore gjigande, të cilat kanë si “ikona”,2 personazhe, njeri që me skemat e tij skuthiane, lejoi vjedhjen në Bankën e Shtetit dhe tjetri, që me bandat e tij, grabiti floririn e Thesarit të Shtetit.

Më 24 korrik 2014, u zbulua vjedhja 7.3 milionë USD në Bankën e Shtetit, kryer sistematikisht nën “bekimin” dhe heshtjen e ish-Guvernatorit Ardian Fullani, cili u prangos e më pas u lirua nga drejtësia, si “i pafashëm”, duke u shpërblyer me 420 milionë lekë paga mujore, për “padrejtësinë që iu bë nga shteti”!

Më 24 korrik 2017, në Tiranë gjëmuan 21 të shtëna topi, si ceremonial shtetëror “si shenjë “nderimi” për kurorëzimin “President Republike” të Ilir Metës, ish-kryeministrit që grabiti 280 kilogramë flori, Thesar të Shtetit Shqiptar që mbahej në depot e Krrabës, të cilat u shqyen nga bandat kriminale, të dërguara prej tij.

Në përvjetorin e 4 të vjedhjes  së 7.3 miloionë USD brenda Bankës së Shtetit, ish-Guvernatori Fullani po shijon lirinë dhe 420 milionë lekët, që i dha shteti për “pafajësi”, duke i kërkuar edhe ndjesë publike, pa i prekur asnjë qindrakë nga llogaritë e shumta bankare dhe qindra pasuritë e palujtshme që ka brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Ndërsa hajduti i floririt të shtetit, kapobanda Ilir Meta, prej 20 vitesh pas vjedhjes, po shijon dhjetra llogaritë bankare e pasuritë luksoze, që ka brenda dhe jashtë Shqipërisë, po shton vilat e bizneset, po shkollon fëmijët në Londër, me nga 160 mijë paund, po bënë pushime në plazhet lukszoe të botës, po ngjit të gjitha shkallët e pushteteve, duke u bërë edhe President Republike, ku komandon Këshillin e Lartë të Drejtësisë Shqiptare./Pamfleti/

24 korriku,4-vjetori i vjedhjes së Bankës dhe 1-vjetori “Presidencial” i hajdutit të floririt Read More »

“Peshku” i parë u kap. Në pritje të peshqve më të vjetër…” Kë shënjestron Fatos Nano?

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vënë nën sekuestro preventive pasuri të paluajtshme në emër të ish-Kryeprokurorit të vendit Adriatik Llalla me vlerë mbi 800 mijë euro.

Menjëherë pas këtij lajmi ish kryeministri Fatos Nano ka reaguar me një status në rrjetet sociale.

“Duke vëzhguar ndtyshimet e fundit, le të shpresojmë që vettingu do të jetë fillimi i një epoke të re politike, sepse “peshku” i parë u kap. Në pritje të peshqve më të vjetër… ” shkruan Nano./pamfleti

“Peshku” i parë u kap. Në pritje të peshqve më të vjetër…” Kë shënjestron Fatos Nano? Read More »