Politike

Dosjet e mëdha/ SHBA dërgon materiale shtesë për Berishën, Metën, Ramën dhe Bashën

Kryeprokurprja e përkohshme, Arta Marku ka shtyrë për në tetor shqyrtimin e atyre që cilësohen dosje të mëdha të politikanëve të korruptuar. Kjo pasi pritet dërgimi i materialeve shtesë nga SHBA. Prokurorët e Republikës si të gjithë qytetarët e tjerë tashmë janë me pushime, dhe relaksi i tyre mund të vijojë deri nga mesi i shtatorit sipas kalendarit të përcaktuar nga vetë institucioni.

Burime brenda organit të akuzës bëjnë me dije se pavarësisht ligjit, Prokuroria po pret që gjatë muajve gusht dhe shtator Komisionet e Vettingut të kenë kaluar në “sitë” të gjithë prokurorët që janë në proces, për të vepruar më pas për ngritjen e KLP por dhe kopsitur dosjet e mëdha. Ndërkohë që një element tjetër që ndihmon në punën e organit të akuzës është se gjatë këtyre muajve deri në fund të shtatorit priten materiale shtesë nga SHBA por dhe nga vendet e tjera partnere.

Bëhet fjalë për dosjet e rënda në ngarkim të ish- kreut të LSI aktualisht President Ilir Meta, ish- kryeministrit Sali Berisha, kryetarit të PD Lulzim Basha, kryetares së LSI dhe bashkëshortes së Presidentit Monika Kryemadhi dhe kryeministrit Edi Rama, bashkë me ministrat e tij. Gjatë gjithë kohës SHBA përmes FBI ka sjellë prova dhe fakte për abuzimet, trafiqet dhe krimet e Metës, lidhjet e tij me nëntokën e krimit, duke filluar nga Klemend Balili dhe njerëz të tjerë ordinerë.

Dhe bashkë me Metën ka dokumente dhe për bashkëshorten e tij Monika, aktualisht kryetare e LSI në opozitë, për të cilën ka prova me zë dhe figurë për përfshirje në trafiqe, për largim të parave në rrugë tokësore nga Shqipëria dhe krime të tjera. Po ashtu janë sjellë prova herë pas herë për përfshirjen e Sali Berishës në krime, në trafiqe dhe në abuzim me pushtetin gjatë kohës së qeverisjes së tij por dhe më pas me drogën kolumbiane, përmes ish badigardëve të tij. Por dhe për aferën e CEZ-DIA, bashkë me Ilir Metën.

Ndërkohë që provat për Lulzim Bashën fillojnë që më rrugën e Kombit, ku organet ligjzbatuese amerikane kanë gjetur elementë shtesë që provojnë vjedhjen e tij. Njëherësh prova ka sjellë FBI dhe për lobimin Bashës në SHBA me para ruse. Por nuk mungojnë as materialet e sjella nga organet ligjzbatuese amerikane dhe të BE ku evidentohen shkeljet dhe abuzimet e kryeministrit Edi Rama, sidomos me koncesionet por dhe me përdorimin e parave të shtetit, sidomos kredive, në investime jodobiprurëse, që më pas llogariten në kosto për vendin.

Prandaj saktësohet nga Prokuroria e Përgjithshme se, me urdhër të Arta Markut, muaji tetor do të jetë dhe starti për të hetuar dhe derguar në gjykatë të gjitha këto dosje të rënda, që janë plotësuar rast pas rasti me prova të reja. Pritet që deri në fund të vitit të jenë konturuar dhe “peshqit e mëdhenj” kandidatë për të qënë “banorë” të burgut të ri të ndërtuar me fondet e BE në Reç të Shkodrës./Pamfleti

Dosjet e mëdha/ SHBA dërgon materiale shtesë për Berishën, Metën, Ramën dhe Bashën Read More »

Veliaj shpresonte për “paqe”, por LSI i deklaron luftë të hapur: Provincial, kaqol…

Erion Veliaj mbante shpresa se do të kishte “paqe” me LSI-në duke qenë se mes tyre kishte një bashkëpunim të fshehtë. Por, tashmë duket se në zgjedhjet e ardhshme lokale nuk do të ketë kompromise. Petrit Vasili përmes një postimi në Facebook, akuzon Veliajn duke thënë se vuan nga kompleksi i të qenit provincial duke iu referuar origjinës së tij nga Berati dhe për këtë arsye ka urrejtje për Tiranën.

POSTIMI I PLOTE

Gërmadhat provinciale, që qeverisin dhe urrejnë Tiranën!!! Tirana është një e tërë. Tirana ka qenë dhe mbetet përfaqësuese e atyre standardeve shoqërore, intelektuale dhe morale, që e levizin përpara vendin.

Ç’janë këta kaqola, që na e shpifën me këto numra idiotësh jo 200 mijë andej po 800 mijë këndej. Këta gjithë ditën kanë pjesë të broçkullave të tyre krahasimin me Romën, Parisin, Londrën, Vjenën, Barcelonën, etj etj. Po kanë a dëgjuar këta kaqolët tanë ndonjëherë, që ata burra e gra të mençur dhe pa komplekse, që i drejtojnë ato qytete t’i ndajnë qytetet e tyre në “kaq mijë njerëz na duhen dhe kaq nuk na duhen”. Idiotësira të tilla vetëm këta tanët në Tiranë mund t’i nxjerrin nga goja. Këta “budallenjtë” e Europës restaurojnë me merak e dashuri çdo meter mur apo ndertesë, që mban gjallë memorien, kulturën e trashëguar dhe korpusin e vlerave intelektuale. Ndërsa këta bulimistët politikë, që qeverisin Tiranën shkatërrojnë, e shkatërrojnë, e shkatërrojnë me histeri të papërmbajtur.

Këta të kompleksuarit tanë vuajnë dhe nuk shërojnë dot provincializmin e tyre arkaik, pa ngjyrë, pa moral dhe plot urrejtje për Tiranën, nuk bëhen e nuk bëhen dot qytetarë të saj. Këta duke u hakmarrë ndaj Tiranës dhe duke shkatërruar trashëgiminë e saj, u duket sikur do shërojnë e qetësojnë komplekset e inferioritet e tyre, pa ditur se po i thellojnë ato. Ndaj Tirana i përbuz këta, dhe përbuzjen nuk e përcaktojnë numrat, por gërmadhat provinciale të cilat Tirana i bluan, i flak dhe vetëpastrohet prej tyre, siç ka bërë në dhjetëra e dhjetëra vjet, nga ku ka dalë më e shndritshme dhe më e fortë, por edhe më e pastër…..

Veliaj shpresonte për “paqe”, por LSI i deklaron luftë të hapur: Provincial, kaqol… Read More »

Skema hileqare e Ramës për të bllokuar KLP dhe SPAK nëpërmjet Vettingut!

Reforma në Drejtësi në Shqipëri kishte në themel të saj dy objektiva kryesorë- pastrimin e sistemit të drejtësisë nga gjyqtarë e prokurorë të korruptuar e të paaftë; dhe, krijimin e Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), e cila ka si objekt të saj hetimin e zyrtarë të lartë shqiptarë.

Më shumë se dy vjet pas ndryshimeve kushtetuese, të cilat i hapën rrugën miratimit të Reformës në Drejtësi, ligjet dhe procedurat përbërëse të saj kanë krijuar një amulli dhe kolaps në gjykata e prokurori, duke vonuar krijimin e një serie institucionesh të reja, përfshirë edhe SPAK-un.

Një situatë, e cila i shkon shumë për shtat qeverisë së Edi Ramës, e cila ka dëshmuar se nuk është aspak e imunizuar nga korrupsioni në të gjithë nivelet, kjo e konfirmuar jo vetëm nga burime të brendshme, por edhe raporte ndërkombëtare prestigjioze.

Ndaj, qeveria e Edi Ramës jo vetëm që nuk ka asnjë interes për krijimin e shpejtë të SPAK-ut, por, po bën gjithçka është e mundur për ta vonuar. Këtë qëllim po e arrin nëpërmjet institucioneve të Vetingut, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjin e Apelimit, dy struktura, të cilat do të konfirmojnë kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), të cilat nga ana e tyre duhet të zgjedhin gjyqtarët dhe prokurorët e Gjykatës dhe Prokurorisë së Posaçme.

Por, si po realizohet kjo vonesë me vullnet politik? Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK-shkalla e parë) ka nisur prej më shumë se 10 muajsh verifikimin për kandidatët për kandidatët për KLGJ dhe KLP, në total 57 subjekte, të cilët përbëjnë edhe listën prioritare.

Deri më tani, kanë dalë para trupës së vetingu rreth gjysma e tyre. KPK argumenton se procesi i rivlerësimit është i thellë dhe kërkon kohën e tij, pasi zhvullohet hetimi administrativ për tre komponentë- pasuria, integriteti moral dhe aftësitë profesionale.

Por, ky argument rrëzohet nga vetë seancat dëgjmore të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të zhvilluara deri më tani. Janë më pas se gishtat e njërës dorë rastet kur KPK ka kryer verifikim mbi të tre kriteret e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në shumicën dërrmuese të rasteve të deritanishme, KPK ka kryer rivlerësimin e pasurisë, duke u shndërruar në një dublikatë të një institucioni ekzistues, Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive.

Pra, justifikimi mbi vonesën e procesit për shkak të ngarkesës, nuk qëndron. Por, gjithësesi, ai i shërben Komisionit të Vetingut që të vonojë qëllimisht të gjithë procesin e rivlerësimit të kandidatëve për KLGJ dhe KLP, një pjesë e konsiduershme e të cilëve ende nuk kanë dalë në seancë dëgjimore.

Nga ana tjetër, Komisioni i Vetingut, duke shfrytëzuar hapësirën ligjore për “listë prioritare”, shmangu nga përparësia e saj kandidatët për KLGJ dhe KLP e vijoi procedurat për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Tashmë, rezultati është i dukshëm- Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese dhe me një Gjykatë të Lartë në kolaps. Sërish, një favor që KPK i bëri qeverisë dhe maxhorancës parlamentare të Edi Ramës, të cilat tashmë janë jashtë çdo kontrolli gjyqësor për ligjshmërinë e veprimeve të saj.
Komisionet e Vetingut e kanë të qartë se, nëse do të përfundonin fillimisht rivlerësimin për anëtarët e KLGJ dhe KLP, tashmë do të ishin të çliruara mekanizmat për krijimin e institucioneve të reja, përfshirë edhe SPAK-un, si edhe plotësimin e vakancave në gjykatat më të larta të vendit. Por kjo zgjidhje nuk ka qenë aspak në prioritetet e Komisionit të Vetingut, i cili, me mekanizmat e tij dhe me vonesat në zhvillimin e procedurave, ka bllokuar të gjithë sistemin e drejtësisë.

Vonesat në shkallën e parë të Vetingut reflektohen edhe në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (shkalla e dytë). Ky institucion është ai që vendos përfundimisht nëse një gjyqtar apo prokuror do të qëndrojë ose jo në sistem. Pra, edhe subjektet, të cilët sot kanë një “karton të kuq” nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), mund të rikthehen në detyrë nga Kolegji i Apelimit.

Një pjesë e subjekteve të shkarkuar nga Komisionet e Vetingut e kanë ankimuar vendimin në Kolegjin e Apelimit, ndërsa pjesa tjetër është ende në pritje të zbardhjes së vendimeve të shkallës së parë për të kërkuar të drejtën e tyre në shkallën e dytë.

Këtu është një histori më vete. Kolegji i Apelimit merr një kohë, të paktën 2-mujore, për të dhënë vendimin për ankimimet. Të paktën, kështu ka rezultuar në dy vendime që ka dhënë deri më tani Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Me një llogari të thjeshtë, nëse pjesa më e madhe e vendimeve të shkallës së parë ankimohen në Kolegjin e Apelimit, atëherë konfirmimi përfundimtar për kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të Prokurorisë, do të kërkojë edhe disa muaj të tjerë kohë.

Po e pranojmë se, në rastin më të mirë, KLGJ dhe KLP krijohen në fund të vitit 2018, gjë e cila realisht duket e pamundur me ritmet aktuale. Ligji për SPAK ka përcaktuar se kjo strukturë hetimore krijohet brenda 8 muajve nga krijimi i KLGJ. Pra, diku nga fundi i vitit 2019 mund të shpresohet në krijimin e SPAK-ut, por edhe ky afat me pikëpyetje të mëdha, për shkak të problematikave të tjera, përveç çështjeve kohore.

Prokurorët që do të jenë pjesë e kësaj njësie speciale do të duhet të kalojnë vetingun dhe një seri filtrash të tjerë, të cilët do të marrin kohën e tyre. Por, duke parë ecurinë e deritanishme të procesit të Vetingut, me shumë mundësi, do të jenë shumë të rrallë, në mos fare, prokurorët që do të aplikojnë për të qenë pjesë e SPAK-ut.

Sipas standarteve të ndjekura deri më tani nga Komisioni i Vetingut janë shumë të pakët, jo vetëm prokurorë e gjyqtarë, por edhe qytetarë të thjeshtë që do të plotësonin kriteret, sidomos atë të pasurisë, kur për vite me radhë Shqipëria është karakterizuar nga informaliteti.

Të gjithë këto kleçka ligjore, vonesa në veting, zhvendosje liste prioritare, frikësim i gjyqtarëve e prokurorëve me procesin e rivlerësimit, shkojnë vetëm në një drejtim- dështimin e krijimit të SPAK-un në një kohë të arsyeshme. Gjithçka shkon në favor të Edi Ramës dhe maxhorancës së tij, të cilët do të vijojnë të qëndrojnë të patrazuar nga hetimet penale. Për momentin, në krye të Prokurorisë Edi Rama, me duart e Ulsi Manjës, emëroi vetëm me 69 vota Arta Markun, e cila po dëshmon bindshëm se as nuk ka ndërmend të hedhë vështrimin hetimor nga gardhi socialist.BOLDNEWS

Skema hileqare e Ramës për të bllokuar KLP dhe SPAK nëpërmjet Vettingut! Read More »

Pse i dogji Thaçit deklarata e Berishës ? Ja e vërteta.

Perse i dogji Thaçit deklarata e Berishës? Sepse ai ja plasi ne fytyre se shqiptaret nuk do te lejojne te behet tregti dhe pazare me trojet shqiptare. Keto dite ish kryeministri Berisha priti ne nje takim delegacionin e Partise Demokratike Shqiptare te Lugines se Presheves, te kryesuar nga zoti Ragmi Mustafa.
Ne kete takim zoti Mustafa e njohu zotin Berisha me gjendjen e rende te shqiptareve ne komunat e Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjes, shkeljen e lirive dhe te drejtave te tyre njerzore,politikat e reja albanofobe te autoriteteve te Beogradit qe synojne çrrenjosjen e historise se lavdishme te shqiptareve te Lugines dhe kultures se tyre.
Per keto qellime, u shpreh zoti Mustafa, Beogradi ka bere gati ligjin e ri albanofob serb per heqjen e monumenteve dhe permendoreve historike te shqiptareve ne Luginen e Presheves dhe ne Pazarin e Ri ne kuadrin e serbizimit total dhe asimilimit te minoriteteve.
Ai theksoi se PDSH kerkon domosdoshmerine e njohjes te te drejtave qe Serbia kerkon per asosacionin e komunave serbe ne Kosove edhe per asosacionin e komunave shqiptare te Lugines se Presheves.
Nga ana e tij zoti Berisha theksoi se shqiptaret ne Luginen e Presheves jane sot minoriteti me i shtypur dhe me te drejtat me te mohuara ne Europe nga autoritetet serbe, i perjashtuar nga investimet ne infrastrukture dhe ne fushat e tjera.
Serbia, theksoi Berisha, kerkon super te drejta per serbet ne Kosove dhe mohon, ne kundershtim me marreveshjet nderkombetare qe ka firmosur, te drejtat e shqiptareve ne Luginen e Presheves por edhe ne Pazarin e Ri dhe kudo ne territorin e saj.
Zoti Berisha vleresoi se autoritetet shqiptare te Lugines zbatuan me seriozitet marreveshjen e Konçulit kurse Beogradi nuk zbatoi por zgjodhi te dhunoje kete marreveshje.
Ish kryeministri Berisha u shpreh se eshte i zhgenjyer edhe me qendrimet e auroriteteve te Tiranes dhe Prishtines ndaj problemeve te medha politike, ekonomike, infrastrukturore te banoreve te komunave te Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjes.

“Te dy qeverite e nisen ndihmen me nje shume qesharake 100 mije euro dhe ne vend qe te rrisnin ndjeshem nga viti ne vit kete shume, e nderprene fare. Ne shtator,ne do kerkojme qe buxhetit ti shtohet zeri per Komunat e Lugines”, theksoi Berisha.
Ai u shpreh se shqiptaret e komunave te Lugines kane nevoje per garantimin e te drejtave te tyre ne perputhje me konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut, investime dhe zhvillim dhe jo qe te perdoren per interesa te Serbise per tregti territoresh.
“Eshte fakt i pamohueshem se Serbia gjithnje ka dashur t’u perdori si plaçke tregu dhe per shkembim territoresh. Personalisht une kam qene dhe jam gjithnje per paprekeshmerine e kufijve te Kosoves dhe çdo lloj coptimi, ndarje apo tregtie me territorin e saj dhe kunder çdo diskutimi per keto çeshtje.
Mendoj se te njohesh te drejten Serbise, fuqise se humbur nga lufta, te paraqese pretendime territoriale ndaj Kosoves eshte gabim i madh dhe historik, eshte ne nje fare menyre nje zhberje e qellimit dhe rezultatit te luftes dhe kapitullimit te Serbise.
Por kjo eshte edhe nje zhberje e Kosoves te çliruar ne vitin 1999, te njohur ne dokumentat nderkombetare dhe nga mbi 115 shtete perfshi ketu 95% te vendeve te lira te botes”, u shpreh Berisha.
Zoti Berisha theksoi ze Republika e Kosoves eshte shpallur dhe njohur si shtet i pavarur me kufijte e saj aktual nderkombetar ndaj Serbia nuk ka asnje te drejte dhe nuk duhet t’i njihet asnje e drejte per te pretenduar qofte edhe nje pellembe toke te territor te Kosoves.

Duke theksuar se Kosova nuk i ka asnje borxh Serbise dhe se ajo nuk ka asnje pellemb toke te territorit te saj pasi e kunderta eshte e vertete, zoti Berisha u shpreh se te pranosh idene e ndarjes se Kosoves ne nje menyre apo ne nje tjeter mbeshtet idene dhe perpjekjen e Beogradit per Serbine e Madhe ne kurriz te Kosoves. Ne rajonin, tha ai, tone zona me tre komuna minoritare si Mitrovica jane disa dhe hapja e nje precedenti qe kerkojne serbet ne Mitrovice do minonte paqen dhe stabilitetin ne mbare rajonin.
“Minoriteti serb ne Kosove, ne perputhje me Dokumentin e Ahtsarit eshte shpallur superminoritet. Atij i jane dhene dhe garantuar te drejta qe nuk i ka asnje minoritet ne Europe, ndaj, theksoi zoti Berisha, pretendimi i Serbise per tre Komunat e Mitrovices nuk ka te beje aspak me garantimin e lirive dhe te drejtave te serbeve por ka te beje vetem me vazhdimin e ides se serbomadhise dhe eshte pretendim territorial ndaj nje shteti sovran te pavarur me qellim zhberjen e Kosoves!”
Ai theksoi se nuk ka asnje dallim edhe ne rastin e “shkembimit” te territoreve pasi kane qene serbet ata qe kane kerkuar gjithnje dhe me insistim patologjik, edhe para shpalljes se pavaresise se Republikes se Kosoves, ndarjen apo tregtine me territoret e saj. Ai u shpreh se e verteta eshte se ne kete rast Serbia kerkon te beje tregti, te perdore si plaçke tregu territoret shqiptare pasi ajo eshte e shqetesuar nga zgjimi gjithnje e me i madh i vetedijes kombetare tek banoret shqiptar te Pazarit te Ri.
Per te gjitha keto zoti Berisha u shpreh se eshte kategorikisht kunder dhe se ka bindje se keto perpjekje destabilizuese te Serbise do te deshtojne. Ai theksoi se cdo marreveshje dhe çdo zgjidhje duhet te jete nje marreveshje midis dy vendeve te pavarura qe njohin dhe respektojne integritetin territorial te njeri – tjetrit.
“Ju nuk duhet ne asnje menyre te behi shkak per keto pazare. Lugina duhet te jete Lugine paqeje, bastion i pamposhtur i vlerave, botes shqiptare dhe europiane, me qytetare te barabarte para ligjit dhe ne rast se Serbia nuk pranon keto parime vetkuptohet qe ajo nuk kerkon marreveshje por konfliktualitet dhe destabilizim”, theksoi ai.

RD

Pse i dogji Thaçit deklarata e Berishës ? Ja e vërteta. Read More »

“Gjarpri” i Kosovës sulmon Sali Berishën, detyrohet të fshijë në facebook revoltën e kosovarëve

“Gjapri” i Kosovës ka sulmuar Sali Berishën njeriun symbol të kombit dhe që bashkoi fizikisht Shqipërinë me Kosovën me një fjalor të huazuar nga Beogradi. Ushtaraku që në luftë i vendosën epitetin “gjarpri” për shkak të pabesisë ndaj luftëtatrëve të tjerë të UÇK-së ka hequr maskën dhe është ndërsyer në një sulm të pazakontë ndaj ish-Kryeministrit Berisha, i cili në asnjë rresht nuk e ka atakuar Thaçin, por vetëm është deklaruar publikisht se është kundër çdo skenari të ndarjes së Kosovës. Përse “gjarprit” i paska djegur deklarata e Berishës kundër ndarjes së Kosovës?
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është përplasur sot me ish-kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha. Ky i fundit ka dalë kundër propozimit të Thaçit për rishikim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë. Deklaratat Berisha i bëri gjatë një takimi me përfaqësues të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Të pranosh idene e ndarjes së Kosovës në një mënyrë apo në një tjetër mbështet idenë dhe përpjekjen e Beogradit për Serbinë e Madhe në kurriz të Kosovës. Në rajonin tonë, zona me tre komuna minoritare si Mitrovica janë disa dhe hapja e një precedenti që kerkojnë serbet në Mitrovicë do minonte paqen dhe stabilitetin në mbare rajonin.’ – ka thënë Berisha në takim.
Pas kësaj deklarate është kundërpërgjigjur ashpër presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se Kosovës nuk i duhen këshilla nga ata që e kanë ndihmuar Sllobodan Milloshevicin, në vitet e luftës me Kosovën, duke i shitur naftë, në kohën kur Jugosllavia ishte nën sanksione. Thaçi shkon edhe më tej duke thënë se këshilla nuk i duhen as prej atij që ka strehuar Osama Bin Landenin dhe ka arrestuar Adem Jasahrin dhe komandantë tjerë të UÇK’së.
“Institucioneve të Republikës së Kosovës sot më së paku iu duhen këshillat e të dëbuarve me votë masive nga skena politike.
Veçanërisht të atyre që në mes viteve 1992 – 1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të pista të mbijetonte makineria

ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ata duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesën me devotshmëri që rezervuaret e tankeve dhe autoblindave të jenë të mbushur plot, përkundër faktit se bashkësia ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviqit. Nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e civilizimit botëror si dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëve të Kosovës. Nuk i duhen këshillat e atyre që burgosën komandantin legjendar Adem Jashari, si dhe komandantë të shquar si Fehmi e Xhevë Lladrovci, Zahir Pajazit, dhe UÇK-në e etiketuan si terroriste. Këta që sot kundërshtojnë vullnetin e shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës për bashkim me Kosovën, janë të njëjtit që Presidenti Rugova për së gjalli nuk i lejoi ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre i takojnë kohës së turpit të historisë shqiptare”, thuhet në deklaratën Hashim Thaçit.
Presidenti i Kosovës ka disa ditë që i mëshon idesë së korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Ai nuk e quan ndarje të Kosovës këtë proces, ndonëse është e paqartë se si Serbia do të lëshojë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin që t’i bashkohet Kosovës, pa marrë veriun e Kosovës.
“Ky proces, nëse tregohemi të mençur dhe të bashkuar, do të përmbyllet me njohje reciproke Kosovë – Serbi, dhe Kosova do të anëtarësohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare: në BE, NATO dhe OKB. Nuk duhet t’i përsërisim gabimet siç na ndodhën me vonesën për themelimin e Ushtrisë së Kosovës apo dhe me votimin e vonuar të demarkacionit me Malin e Zi”, sqaron Thaçi në deklaratën e tij.
Por deri më tani s’kemi ende një qëndrim të qartë nga Ëashingtoni dhe Brukseli. As Tiranë zyrtare nuk ka folur rreth deklaratave të fundit të presidentit Hashim Thaçi. Kosova dhe Serbia janë prej disa vitesh në një proces dialogu me ndërmjetësimin e Brukselit, proces që pritet të përmbyllet vitin e ardhshëm.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me temën e shumë debatuar për një korrigjim të mundshëm të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.
Berisha është shprehur ditën e sotme nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, se është kundër korrigjimit të kufirit dhe Serbia s’mund të prekë asnjë pëllëmbë të tokave shqiptare.
Mirëpo pas reagimit të ish-kryeministrit Berisha, mbi korrigjimin e kufijve për Kosovën, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i presidentit Hashim Thaçi.
Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Thaçi ka sulmaur ashpër Berishësn duke thënë se Kosovës nuk i duhen këshillat e një njeriu ii cili është dëbuar me votë masive.
Duke vazhduar më tej presidenti Thaçi e ka konsideruar ish-kryeminstrin, një njeri i cili i ka shitur armë Millosheviçit.
Por gjuha e përdorur dhe akuzat e hedhura kanë acaruar qytetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, të cilët e kanë sulmuar me sharje dhe duke dalë hapur kundër tij.
Por, një tjetër fakt që bie në sy, është se në postimin e Thaçit janë fshirë shumë komente të qytetarëve, të cilat mesa duket nuk i kanë pëlqyer presidentit të Kosovës. Fotoja e mëposhtme tregon që janë fshirë rreth 200 komente.
Pas deklaratës së bërë nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kundër ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ka patur reagime të shumta nga politikanë shqiptarë dhe kosovarë, të cilët i kanë kritikuar kreun e shtetit të Kosovës.
Me anë të një reagimi në Facebook, deputeti demokrat Tritan Shehu, ka deklaruar se nuk ja vlen të merresh me njerëz që deformojnë hostorinë, ndërsa ka vlerësuar kontributin e madh që ka dhënë ish-kryeministri Berisha për popullin kosovar.

“Gjarpri” i Kosovës sulmon Sali Berishën, detyrohet të fshijë në facebook revoltën e kosovarëve Read More »

Kosova e gatshme të jetë partner i NATO-s në ofrimin e sigurisë në botë

Zhvillimet e fundit ekonomike dhe politike në Kosovë ishin në qendër të takimit që kryeministri Ramush Haradinaj zhvilloi sot në Prishtinë me Gjeneralin Joseph L. Lengyel, Shef i Byrosë së Gardës Kombëtare dhe anëtar i Shtabit të Përbashkët të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Është nder të ju kemi këtu. Ne ishim në Pentagon dhe jemi munduar ta shpjegojmë historinë dhe arritjet tona. Por, ardhja juaj në Kosovë është rast që ju t’i shihni nga afër arritjet tona. Kosova është partner i SHBA-së”, theksoi Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj e njohu gjeneralin Lengyel, për progresin që ka shënuar Republika e Kosovës, për prioritetet e qeverisë së Kosovës, për orientimin properëndimor dhe euroatlantik dhe për procesin e tranzicionit të FSK-së në Forcë të Armatosur.

“I jemi mirënjohës SHBA-së për ndihmën e dhënë deri më tani në rrugën tonë drejt lirisë dhe në procesin e ndërtimit të paqes. Çfarë do që është arritur në Kosovë është një punë e përbashkët. Jemi optimist për arritjet dhe për orientimin tonë”, tha kryeministri Haradinaj, duke kërkuar mbështetjen e mëtutjeshme të SHBA-së në procesin e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, transformim ky që do t’i kontribuonte stabilitetit në vend dhe rajon.

Kreu i qeverisë u shpreh se “Kosova është shtëpi e të gjithëve. Ne kemi bërë punë të mirë brenda FSK-së duke përvetësuar standarde profesionale, duke i përfshirë minoritetet dhe duke bashkërenduar veprimet tona në partneritet me aleatët tanë”.

“Kosova është kthyer në faktor stabiliteti për siguri, duke qenë bashkëpunuese në të gjitha nismat rajonale të Ballkanit Perëndimor dhe është e gatshme që të shndërrohet në ofruese e sigurisë në misionet e NATO-së në botë”, nënvizoi Haradinaj.

Nga ana e tij, Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare dhe anëtar i Shtabit të Përbashkët të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjeneralin Joseph L. Lengyel, vlerësoi progresin e arritur në Kosovë dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës duke thënë se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën.

Haradinaj e nderoi Gjeneralin Lengyel me hartën e Kosovës, si shenjë respekti dhe nderimi për kontributin e tij dhe SHBA-ve në proceset me interes për Kosovën.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, Gjeneral Lejtënant, Rrahman Rama dhe Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie. /atsh

Kosova e gatshme të jetë partner i NATO-s në ofrimin e sigurisë në botë Read More »

Djali i Fahri Balliut “trondit” qeverinë: Rreth shtatorit do të bëjmë aksion të fuqishëm opozitar

Çuni i Fahri Balliut, Klevis Balliu ka bërë një deklaratë mjaft të fortë.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, deputeti i ri i PD tha se opozita do të ketë një aksion të fuqishëm rreth muajit shtator ku parashikohen ndryshime në sistemin politik në vend.

Balliu paralajmëron se do të ketë revolucion të fortë demokratik dhe se ai pritet të jetë në ballë të tij.

Rreth shtatorit do të ketë një aksion të fuqishëm, ballor të Partisë Demokratike në veçanti dhe opozitës në tërësi kundrejt qeverisë për arsye të shumta, siç janë koncesionet korruptive, vjedhja e pronës publike tek Teatri, inkrimimi i institucioneve të shtetit, bashkëpunimit të kësaj mazhorance me krimin e organizuatës, dështimet e saj në ekonomi çdo vit dhe këtë vit arrijnë kulmin”, garanton Balliu.

Kjo deklaratë mund të ketë tronditur disi kabinetin e qeverisë “Rama”, i cili deri në muajin shtator duhet të pregatitet seriozisht./korrieri

Djali i Fahri Balliut “trondit” qeverinë: Rreth shtatorit do të bëjmë aksion të fuqishëm opozitar Read More »

Rama deklaron se fitoi 80 milionë lekë nga shitja e zhgarravinave!

Shumëkush i konsideron “zhgarravina në fletore” vizatimet e kryeministrit Edi Rama, të cilat ai i konsideron art të punuar gjatë mbledhjeve qeveritare dhe takimeve të tjera zyrtare. Por, mesa duket, ka njerëz të cilët e vlerësojnë “artin” e tij dhe janë treguar të gatshëm të paguajnë plot 80 milionë lekë në tre vitet e fundit për t’i blerë e për t’i bërë pjesë të koleksionit të tyre.
Të paktën, kështu ka vetëdeklaruar Edi Rama në formularët e pasurisë, dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) e të publikuara në portalin “Opendata.al”.
Ajo që konstatohet në formularët e pasurisë është fakti që Edi Rama është shndërruar në shitës të pikturave të tij në kohën kur ka marrë postin e kryeministrit. Më parë, kur ka qenë kryebashkiak i Tiranës, nuk ka deklaruar asnjëherë fitime nga shitja e pikturave e vizatimeve. Mesa duket, kur është bërë kryeministër, biznesmenët kanë kuptuar dellin e tij krijues dhe kanë hapur portofolët e tyre për të blerë “vizatimet në fletore” të Edi Ramës. Ja pra që, kur bëhesh kryeministër, të ndrin edhe fati në shitje pikturash.
Sipas formularëve të pasurisë, Edi Rama deklaron se në vitin 2015 ka krijuar “Të ardhura nga krijimtaria artistike; shitje punë artistike vlera neto me detyrime tatimore të zbritura 2 694 009 (dy milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e nëntë) lekë të reja”.
Një vit më pas, në 2016, kryeministri deklaron në formularët e pasurisë “Të ardhura neto nga krijimtari dhe shitje punë artistike, 1 285 665 lekë”. Në deklaratën e fundit të pasurisë, dorëzuar në mars 2018 për fitimet e krijuara në vitin 2017, Edi Rama deklaron: “Të ardhura neto nga krijimtaria artisktike/shtije e punëve artistike, 3 894 352 Lekë të reja”.
Pra, në total, kryeministri shqiptar, vetëm në 3 vitet e fundit, ka përfituar rreth 80 milionë lekë (të vjetra) vetëm nga vizatimet në
fletore, për të cilat ka hapur edhe një seri ekspozitash në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zyra e tij e propagandës nuk ka reshtuar së publikuari pamje periodike nga ekspozitat ndërkombëtare me pikturat e vizatimet e

Edi Ramës, duke e paraqitur si një kryeministër artist e vizionar. Por, në asnjë rast, nuk janë publikuar shpenzimet e realizuara për hapjen e këtyre ekspozitave dhe, për më tepër, as se kush i ka kryer shpenzimet.
Ajo që kuptohet lehtësisht është fakti që shpenzimet e ekspozitave nuk janë mbuluar nga të ardhurat personale të Edi Ramës. Nëse do të ishte kështu, shumat e shpenzuara nga portofoli i kryeministrit do të duhej të deklaroheshin në formularët e pasurisë.
Atëherë, dy janë mundësitë: ose shpenzimet e ekspozitave ndërkombëtare të Edi Ramës janë mbuluar nga fondet publike, gjë e cila përbën një shkelje flagrante të ligjit buxhetor, pasi harxhohen para të qytetarëve për trillet personale të Edi Ramës; ose janë shpenzime të mbuluara nga biznesmenët, të cilët, janë të detyruar edhe të blejnë vizatimet e tij, në këmbim të ndonjë tenderi “mirënjohës” nga ana e kryeministrit.
Sa u përket vlerave artistike të vizatimeve mbi fletore të Edi Ramës, asnjë kritik shqiptar nuk ka guximin, të paktën gjatë qeverisjes së tij, që të japë një vlerësim realist. Por, një vlerësim të tillë e kanë dhënë gazetarët zviceranë Alexxa Gotthardt dhe kolegu i saj Scott Indrisek, të cilët, në një shkrim për “Artsy.net”, në kuadër të Bienales së Venezia, në vitin 2017,
Ata shkruajnë: Në segmentin Giardini, të “Viva Arte Viva”, një dhomë e madhe është e mbuluar me një letër muri, me një seri vizatimesh gjeometrike, shumëngjyrëshe, pak si eksperimentet në fletoren e një djali kolegji të talentuar nën efektin e drogës. Për të qenë të sinqertë deri në fund, punimet nuk do të kishin ndonjë rëndësi, sikur të mos ishin bërë nga kryeministri i Shqipërisë, një njeri që u bë i famshëm sepse ngjyrosi pallatet në Tiranë, kur ishte kryetar Bashkie. Një letër muri e ngjashme është përdorur për të dekoruar zyrën e tij në godinën e qeverisë. Vizatimet janë bërë në dokumentet dhe letrat e zyrës së tij, të përzgjedhura gjatë ditës së punës”.
Pra, krtistikët zviceranë, në pak fjalë, dhanë thelbin e kryeministrit-artist dhe lidhjet e tij me biznesin e pikturave. Ato nuk do të kishin asnjë vlerë nëse Edi Rama do të ishte kryeministër-thonë dy gazetarët. Pra, qartësisht, edhe blerësit që kanë arkëtuar 80 milion lekë në portofolin e Edi Ramës nuk e kanë parë atë si artist, por si kryeministër.
inderit.

“Boldnews.al”

Rama deklaron se fitoi 80 milionë lekë nga shitja e zhgarravinave! Read More »