Politike

PD: Vetingu po mban në sistem gjyqtarë e prokurorë të korruptuar

Partia Demokratike shprehu sot shqetësimin se Vetingu është shndërruar në një proces që nuk pastron Pallatin e Drejtësisë, por mban në sistem gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, të lidhur me krimin e organizuar.

Përmes një deklarate për shtyp, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa iu referua rastit të Brikena Ukperaj, gjyqtare e Apelit në Vlorë, si një nga rastet kur Vetingu ka vepruar me dy standarde, duke ligjëruar pasuri të pajustifikuara të gjyqtares Ukperaj.

“Mosjustifikimi dhe mungesa e një hetimi të thelluar nga organet e Vetingut për një shtëpi në emër të bashkëshortit; problemet për blerjen e një automjeti, për të cilin organet e Vetingut nuk hetuan me vëmendje, si dhe mosverifikimi i plotë i ankimit të familjes Bodo kundër vendimit të dyshimtë për aferën e 200 hektarëve tokë në Karaburun, që favorizoi deputetin socialist Fidel Ylli”.

Këto, sipas PD-së, “janë tre pikat e errëta të vendimit të organeve të Vetingut, që po mban në sistemin e drejtësisë gjyqtarë të korruptuar”.

“Me shumë gjasë, gjyqtarja e Apelit të Vlorës, me pasuri të pajustifkuar, por e konfirmuar në detyrë, do të mbetet e vetmja kandidate potenciale për në KLGj, duke qenë kështu një kamikaze në këtë Këshill dhe zbatuese e qartë e skemës së Edi Ramës për të kapur sistemin gjyqësorë, vëcanërisht Gjykatën Antikorrupsion”, deklaroi PD./atsh

PD: Vetingu po mban në sistem gjyqtarë e prokurorë të korruptuar Read More »

Rama nuk rri rehat as nga pushimet, deklarata që sapo bëri jep lajmin e fortë: Në Shqipëri do ndërtohet…

Kryeministri Edi Rama edhe pse ka nisur pushimet, nuk ka nguruar te jape lajmin e mire ne rrjetet sociale  ku lajmeron se Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar vendimin për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor.

POSTIMI I PLOTE

NJE LAJM SHUME I MIRE!

Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar vendimin për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor.

Me fondet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në partneritet me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, NATO do të investojë mbi 50 milion euro, vetëm për fazën e parë të projektit për modernizimin e bazës ajrore të Kucovës.

Përmes këtij projekti, i cili pritet të nisë brenda këtij viti, Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n për
furnizim ajror; mbështetje logjistike; mbështetje për policimin ajror; si dhe trainime dhe stërvitje të Aleancës.

Kuçova do të shërbeje njëkohësisht edhe si bazë kombëtare për Forcën Ajrore Shqiptare dhe ky Investim strategjik i NATO-s në Shqipëri, do të sjellë një standart të ri për Forcat tona të Armatosura.

Padyshim, një investim i këtyre përmasave krijon mundësi të reja për zhvillimin ekonomik e social të gjithë rajonit ku planifikohet ndërtimi i kësaj baze të re ajrore të teknokogjisë së fundit.

Paralelisht, po zhvillohen diskutime direkte me partnerin tonë strategjik, SHBA, për modernizimin e mëtejsh kapaciteteve ajrore shqiptare. Së shpejti, pritet qe vendimet e përbashkëta të këtyre diskutimeve do të shkojnë për miratimin e Kongresit Amerikan🇦🇱🇺🇸

Rama nuk rri rehat as nga pushimet, deklarata që sapo bëri jep lajmin e fortë: Në Shqipëri do ndërtohet… Read More »

Saraje e luks privat me milionat e korrupsionit, vila, trajtim e shërbëtorë të paguar me taksat e shqiptarëve

Rehatllëku i pushtetarëve që na kanë bërë “jetën zi”, (vetë)trajtohen me taksat e popullit, sikur na kanë bërë “vezën e kuqe”.

Në këtë moment, që në mijëra familje shqiptare, bëhen përgjërime e lutje për bukën e gojës, shtetarët që marrin paga sa 30-40 pensione mujore dhe dieta e pagesa projektesh, bordesh e aferash të shumta, po shijojnë familjarisht pushime qejfi në vilat dhe rezidencat qeveritare, trajtuar me shpenzime të paguara nga taksat publike.

Pushtetarët trajtohen me privilegje personale e familjare, gjatë kohës që janë në detyrë, gjatë pushimeve e 2-4 vjet pas lënies së detyrave, me VKM Nr.34, date 07. 01. 1999, të “rilindur” me VKM Nr. 620, datë 01. 11. 2017, sipas të cilës kanë të drejtë të strehohen e pushojnë kur të duan, sa të duan dhe në cilën rezidencë qeveritare të duan, pa llogaritur punësimin e familjarëve në zyra shteti, që e zgjedhin sipas dëshirës.

Me këtë vendim qeverie, shtetarët që na kanë bërë “jetën zi”, po vetë-trajtohen me privilegje, sikur na kanë bërë “vezën e kuqe”, duke shijuar saraje e jetë private Sheik-ësh, me milionat e zhvatura prej korrupsionit dhe jetë e pushime luksi, me ushqime, roje e shërbëtorë të paguar me taksat e popullit.

“PAMFLETI”, po publikon sot, privilegjet që kanë pushetarët për strehim, qira e mobilim banese, ushqim, transport dhe pushime familjare në vilat qeveritare, ose private me ushqime e shërbëtorë të paguar nga shteti.

Ja privilegjet, që shijojnë shtetarët dhe i paguajnë shqiptarët
Presidenti, Kryeministri, Kryetari Kuvendit dhe familjet e tyre, kur banojnë në rezidenca qeveritare, por dhe në banesat e tyre private, trajtohen me pagesat e shtetit për banim, pushim, furnizim me artikuj ushqimor-industriale, trajtim mjekësor dhe personel shërbimi.

Presidentit, Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit, u jepet për banim, nga 1 rezidencë e pajisur me mobilje dhe pajisje të plota.

Presidenti, Kryeministri, Kryetari Kuvendit, kur banojnë vetëm në banesat e tyre, shteti i pajisë me mobilje e mjete përkatëse, vetëm dhomën e pritjes dhe punës.

Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit, shteti u përballon mirëmbajtjen e rezidencave qeveritare dhe banesave private.

Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit, shteti i paguan shpenzimet për qiranë banimit, ujë, energji elektrike dhe ngrohje në rezidencat qeveritare, ose kur banojne në banesat e tyre.

Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe familjeve të tyre, gjatë pushimeve u vihet në dispozicion nga një apartament në rezidencat qeveritare, shteti paguan shpenzimet për qira, ushqim, ujë, energji elektrike, ngrohje, lidhje telefonike-interent.

Ish-Presidenti Republikës, për 4 vjet pas mbarimit të mandatit, përfiton me pagesë nga shteti, mjedise pune, sekretare, punonjës sigurie, shofer, automjet, karburant, punonjës pastrimi, punonjës mirëmbajtjeje mjedisesh, energji elektrike, ujë, telefoni fikse, internet./Pamfleti

Saraje e luks privat me milionat e korrupsionit, vila, trajtim e shërbëtorë të paguar me taksat e shqiptarëve Read More »

Shqipëria, rëndësi kyçe për paqen dhe stabilitetin në Ballkan

Shqipëria ka një rëndësi kyçe për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare u shpreh se, Turiqa mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë me institucionet euro-atlantike dhe procesin e afrimit që ka nisur Shqipëria me Serbinë, një vend tjetër kyç në Ballkan.

“Ne mendojmë se një Shqipëri anëtare e Bashkimit Europian, më e fuqishme në aspektin ekonomik dhe politik, do të jetë në të mirë të Turqisë, Ballkanit dhe të Europës”, tha ai.

Në thelb, theksoi ambasadori Yörük, “Turqia mendon se integrimi i të gjithë vendeve të rajonit në institucionet europiane dhe euro-atlantike është një domosdoshmëri për sigurimin e një paqeje të qëndrueshme dhe të stabilitetit në rajon. Turqia do të vazhdojë të mbështesë vendet e rajonit në këtë drejtim”.

Në këtë kuadër, shtoi ai, “ne dëshirojmë që Bashkimi Europian, krahas me Shqipërinë, të fillojnë sa më parë negociatat për anëtarësim të plotë me Kosovën, Maqedoninë, Bosnje-Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi, si dhe të përfundojnë ato negociata që kanë nisur më parë”./atsh

Shqipëria, rëndësi kyçe për paqen dhe stabilitetin në Ballkan Read More »

Liderët më atraktiv në botë, përveç Presidentes së Kroacisë në top 10 është edhe një shqiptar

Çdo vit ueb-sajti hottestheadsofstate.com publikon një listë me emrat e liderëve më seksi në të gjithë botën.
Këtë vit në listë bën pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Vendin e parë edhe sivjet, ashtu si dhe vitin e kaluar, e mban kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, 45 vjeç.

Në vendin e dytë radhitet kryeministrja e Zelandës së Re Jasida Ardern, ndërsa në vendin e tretë mbreti i Butanit, Jigme Khesar Namgyel Wangchuck.
Kryeministri shqiptar Edi Rama është renditur në vendin e nëntë, duke ia kaluar edhe kolegut të tij irlandez Bjarni Benedictsson dhe atij të Greqisë Alexis Tzipras.

Lista e liderëve më seksi në botë:

  1. Justin Trudeau, kryeministri Kanadasë

  2. Jasida Ardern, kryeministri i Zelandës së Re

  3. Tzigeme Kezar Naggel Wangtsuk, mbreti i Butanit

  4. Enrique Pena Nieto, president i Meksikës

  5. Joeven Molise, presidenti i Haitit,

  6. Emmanuel Macron, presidenti i Francës

  7. Kolinda Grabbar Kitaroviç, presidente e Kroacisë

  8. Moe Jae-in, presidenti i Koresë së Jugut,

  9. Eddie Rama, kryeministri shqiptar

  10. Bjarni Benedictsson, kryeministër i Irlandës

  11. Alexis Tsipras, kryeministër i Greqisë

Liderët më atraktiv në botë, përveç Presidentes së Kroacisë në top 10 është edhe një shqiptar Read More »

Gruaja e gjykatësit nga Shkodra që u nda nga jeta, shpërthen psikologia: Janë tregtarë ilaçesh, po marrin në qafë jetë njerëzore…

Enkelejda Hallunaj u nda dje tragjikisht nga jeta pasi u vetëflijua duke u hedhur nga ballkoni i banesës ku jetonte në Tiranë.

37-vjeçarja nga Shkodra, bashkëshorte e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj la pas një fëmijë të mitur, shkruan ShkodraNews.

Ende nuk janë zbardhur shkaqet që e çuan mjeken stomatologe të kryente këtë akt të rëndë, por të dhënat e para nga vendi i ngjarjes treguan se Enkelejda vuante nga depresioni.

Lidhur me lajmin e hidhur ka patur reagime të forta në rrjete sociale. Psikologia Rita Strakosha bën deklaratën shokuese në një postim:

“Psikiatria eshte dega me e deshtuar e mjekesise. Psikiatrit jane thjesht tregetare ilacesh, qe ne shumicen e rasteve i demtojne edhe me shume pacientet. Kur te mesojne psikiatrit se crregullimet mendore jane si semundjet e tjera kronike dhe se stili i jeteses eshte thelbesor ne parandalimin e tyre, dhe kur te kene pacientin ne plan te pare, jo xhepin, atehere do te mund te parandalohen vetevrasjet dhe jetet e shkaterruara”.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. /ShkodraNews

Gruaja e gjykatësit nga Shkodra që u nda nga jeta, shpërthen psikologia: Janë tregtarë ilaçesh, po marrin në qafë jetë njerëzore… Read More »

PD trondit vendin, sapo bëri deklaratën “bombë”

Partia Demokratike ka denoncuar kryeministrin Rama se i ka dhënë të vëllait monopolin e kontrollit të tregut të bixhozit, duke fituar miliona euro nga numri i lartë i pikave të basteve, që janë 4 fishuar në 4 vjet.

“Katërfishimi i pikave të basteve në Shqipëri nuk është thjesht një marrëzi e Edi Ramës, por është një plan korruptiv i mirëmenduar për t’i dhënë të vëllait, Olsi Rama, miliona euro fitime nëpërmjet konçesionit të mbikqyrjes së lojrave të fatit. Në shkelje të çdo ligji, kontrata e konçesionit nuk është bërë asnjëherë publike dhe Ministria e Financave vazhdon të fshehë sesa do ta rëndojë buxhetin ulja e taksave për bixhozin”, tha Jorida Tabaku.

Sipas Tabakut është ndalur tek premtimi i Ramës pasi erdhi në pushtet për të mbyllur pikata e basteve, që sipas të dhënave nuk janë zvogluar, por shtuar ndër vite.

“Në vitin 2013 ishin 928 pika bastesh dhe 4 vjet pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, pikat e basteve janë katerfishuar, duke numëruar 4230 pika bastesh. Edi Rama që, dikur përbetohej për mbylljen e pikave të basteve dhe mashtronte shqiptarët se ishte kundër bixhozit, e ka përdorur pushtetin për t’i dhënë të vëllait monopolin e tregut të bixhozit”, shton ajo.

Tabaku tha se ligji i jep Olsi Ramës monopolin e mbikëqyrjes dhe kontrollit të tregut të bixhozit, duke e dhënë me konçesion shërbimin tek një kompani e vetme, e cila, sipas ligjit korruptiv të vitit 2015 do ta ketë këtë të drejtë për 30 vjet.

“Edi Rama po e shtyn prej 3 vjetësh hyrjen në fuqi të zbatimit të ligjit për t’i dhënë mundësi bixhozit dhe pikave të basteve të zgjerohen dhe, në këtë mënyrë, kompanisë konçesionare të të vëllait, t’i shtohet fitimi”, u shpreh Tabaku, që preton se pasi të vijë PD në Pushtet do të anulojë çdo ligj selektiv, çdo konçesion që është monopol dhe çdo favorizim nga ata që sot qeverisin me krimin e organizuar dhe po pastrojnë paratë në ekonomi.

“Rishikimi i ligjit antimafia do të sigurojë që çdo qindarkë e krimit të organizuar dhe korrupsionit të kthehet në ekonomi”, tha deputetja e PD-së./korrieri

PD trondit vendin, sapo bëri deklaratën “bombë” Read More »

OSBE: Meta kapo i mafies dhe drogës, Berisha grabitës pronash, Rama ka fshehur 200 milionë euro

Në vitin 2015, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), i rrodhi në media një raport për krerët e krimit dhe korrupsionit të politikës shqiptare. Raporti fliste për veprimtarinë kriminale të Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, tre njerëzit që sundojnë Shqipërinë prej 28 vitesh.

Raporti nuk përmendte Lulzim Bashën, të cilin Berisha e ka përdorur në krimet më të mëdha të pluralizmit, si për vrasjet e 21 Janarit, vjedhjen e 230 milionë lekëve me rrugën Durrës-Kukës dhe shitjen e 354 km katrorë det Greqisë.

Sipas raportit, Sali Berisha ka grabitur pronat publike me Damir Fazlliçin. Edi Rama ka fshehur 200 milionë euro në SHBA para korrupsioni, ndërsa Ilir Meta ka lidhje me mafien dhe grupet e trafikut të drogës. Berisha, Rama dhe Meta reaguan fort dhe përzunë nga Shqipëria ambasadorin e OSBE, Florian Raunig, pasi e detyruan se ato që ishin shkruar për kokat e krimit dhe korrupsionit të politikës shqiptare nuk ishin të vërteta.

Ky raport i zi dhe turpërues për kombin shqiptar, duhet të jetë objekt hetimi nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria e Posaçme. Drejtësia e re duhet të hetojë burimet e këtij raporti, mosveprimin e drejtësisë aktuale që kontrollohet nga treshja Rama-Berisha-Meta dhe të vërtetën e përfshirjes së tyre në krimin e organizuar, afera korruptive, grabitjen e pronave dhe pastrimin e parave.

Ja çfarë thotë raporti i OSBE

1. Sali Berisha (PD): Ka thashetheme të përhapura rreth përfshirjes së familjes Berisha në biznese dhe aktiviteteve të paligjshme. Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, (BIRN) publikoi një investigim të zgjeruar mbi atë se si rrethin i ngushtë i Berishës kishte përfituar kontrata toke disa miliona euroshe në bashkëpunim me Damir Fazlliç – një biznesmen i përfolur nga Bosnje – Hercegovina dhe mik i Berishës.

2. Edi Rama (PS): Kryeministër. Është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarife për lejet e ndërtimit, me rreth 10 – 20 % të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të operuar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij, Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në vitin 2009 Berisha i ofroi medias një dosje voluminoze të lejeve të ndërtimit të dhëna nga Rama për disa figura kyçe të PS dhe aleatëve (Fidel Ylli, Koço Kokëdhima, Valentina Leskaj, Tom Doshi, Nard Ndoka, Sadri Abazi etj janë përmendur në këtë kontekst), në kundërshtim me ligjin dhe shpesh duke u mohuar të pronësinë e ligjshme pronarëve të mëparshme. Berisha deklaronte se në total shuma e këtyre prapësive ishte rreth 750 milionë euro.

  1. Ilir Meta, ish Kryeministër dhe Zëvendëskryeministër. Interesa në ndërtim, turizëm, materialet e ndërtimit dhe energjetikë. I dyshuar për lidhje të forta me aktorë të mafias, kryesisht nga Jugu i Shqipërisë. Ka zëra se urdhëroi të paktën dy vrasje ndërsa ishte Zëvendëskryeministër. Halit Shahini, ortak dhe korrier i Metës, dyshohet të ketë lidhje të forta me grupe kriminale në Shijak, të përfshira kryesisht në trafikun ndërkombëtar të drogës./korrieri

OSBE: Meta kapo i mafies dhe drogës, Berisha grabitës pronash, Rama ka fshehur 200 milionë euro Read More »