Politike

Presidenti Ilir Meta dekreton ligjin për Diasporën, zyrtarizohet mësimi i gjuhës shqipe

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekretuar sot ligjin Nr. 48/2018, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 69/2012 për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, ku janë përfshirë propozimet e parashtruara në Strategjinë e re për Diasporën.

Sipas këtij ligji, Ministria e Arsimit do të krijojë regjistrin shtetëror të mësuesve të gjuhës dhe kulturës shqiptare jashtë vendit dhe do të pajisë me certifikatë nxënësit pas përfundimit të programit.

Kriteret për krijimin e regjistrit shtetëror dhe dhënien e certifikatës miratohen nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për arsimin.

Gjithashtu, një tjetër shtesë e rëndësishme është përfshirja e përfaqësuesit të ministrisë përgjegjëse për Diasporën në Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar.

Presidenti Ilir Meta dekreton ligjin për Diasporën, zyrtarizohet mësimi i gjuhës shqipe Read More »

Nga 1 janari 2019, lëvizje e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës

“Ëndrrat me ndryshim kufijsh kanë mbaruar përfundimisht dhe  Kosova është shtet i pavarur”.

Kështu u shpreh sot, ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, në përgjigje të deklaratës së drejtorit të zyrës për Kosovën në shtetin serb, Marko Gjuriç, i cili ka deklaruar se “Kosova dhe Shqipëria nuk kanë kufij, ekziston vetëm kufiri ndërmjet Serbisë e Shqipërisë me gjatësi 111 kilometra”.

“Uroj që dikush t’ i thotë se Jugosllavia nuk ekziston më… Ëndrrat me ndryshim kufijsh kanë mbaruar përfundimisht. Kosova është shtet i pavarur dhe kjo është arsyeja pse edhe ai është sot drejtor… Natyrisht”, shprehet Majko.

Reagimi i Gjuriç erdhi pas vizitës së djeshme në Prishtinë, të ministrit Majko, ku u konfirmua lajmi i diskutuar prej kohësh midis qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës, për fillimin e lëvizjes së lirë së njerëzve dhe mallrave duke filluar nga 1 janari 2019.

Majko kujton se “në takimin e parë zyrtar të dy Kryeministrave, të Shqipërisë dhe Kosovës, si afat u vendos që ky proces të fillonte në 1 janar 2018. Për arsye të mirëkuptueshme, qeveria e Kosovës kërkoi kohën e nevojshme për të marrë vendimin”.

“Dje, Kryeministri Haradinaj më kërkoi që në festimet ku ishim të ftuar bashkë me Presidentin Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrat Pacolli dhe Gashi në Komunën Skënderaj, nën hijen e bustit të bacës Adem Jashari, të isha unë që do të jepja lajmin se Kosova e ka marrë vendimin përfundimtar për lëvizjen e lirë midis kufijve shtetërorë të dy vendeve tona”, u shpreh Majko./atsh

Nga 1 janari 2019, lëvizje e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës Read More »

Berisha, Meta, Rama e Basha po mbajnë ca “dele të zgjebosura” që u duhen

Nga sa janë verifikuar deri tani, 90% e gjyqtarëve dhe prokurorëve, kanë dalë të “sëmurë” dhe janë nxjerr nga “tufa” e janë “skartuar”, madje kanë dalë të “sëmurë” edhe “deshët e kopesë”, anëtarë të Gjykatës së Lartë e të Gjykatës Kushtetuese, miqë dhe mbrojtës të “demave “ të pushtetit, shtetit e politikës.

Miku im A. Kola veteriner më shpjegoi se termi “Vetting” është proces seleksionimi, që kryhet herë pas here në blegtori kur ka sinjale epidemie për të nxjerr nga tufa e skartuar bagëti dhe kafshë të sëmura që përbëjnë rrezik për gjithë tufën, por “Vetting”-u (verifikimi) bëhet sidomos në tregjet e bagëtive, mbasi ata që shesin tentojnë të “ngecin” bagëti e kafshë të sëmura ose me defekte të pariparueshme, ndërsa ata që blejnë u duhet t’i verfikojnë para se t’i blejnë.

Ky proces seleksionimi ka nisur me sistemin e drejtësisë në Shqipëri për të pastruar gjykatat dhe prokurorinë nga zyrtarët e “sëmurë” me korrupsion, të paaftë e të përzier me “ujqërit” (krimin), por 80% e tyre kanë “sëmundje” korrupsionin, mbasi e kanë nisur ditën e parë të punës në gjykatë e prokurori me abone autobusi në xhep, me fjetje konvikt me 2-3 shokë e shoqe në dhomë, me kostum të blerë tek “Gabi” e me rrogë paradhënie dhe tani, pas 10-15 vjetësh po vetëm me pagë mujore rezultojnë pasanik në llogari bankare e prona.

Nga sa janë verifikuar deri tani, 90% e gjyqtarëve dhe prokurorëve, kanë dalë të “sëmurë” dhe janë nxjerr nga “tufa” e janë “skartuar”, madje kanë dalë të “sëmurë” edhe “deshët e kopesë”, anëtarë të Gjykatës së Lartë e të Gjykatës Kushtetuese, miqë dhe mbrojtës të “demave “ të pushtetit, shtetit e politikës.

Referuar vetëm pasurive të tyre deklaruara në ILDKP, referuar edhe faktit që në numrin e kontrolluar deri tani vetëm 10% e tyre kanë dalë të rregullut tregon se gjithë “kopeja” e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri do të dalë me “sëmundje” korrupsioni dhe me lidhje me botën e krimit, pa folur për aftësitë profesionale dhe rregullsinë në ushtrimin e detyrës, të cilat nuk po verifikohen.

Mjafton të shikosh pasuritë e ministrave, deputetëve, diplomatëve, kryepolicëve, doganierëve, kryebashkiakëve, prefektëve, kryetarëve të qarqeve, tatimorëve, shefave të tenderëve nëpër institucione, drejtorëve të energjisë elektrike, hipotekave, pronave, porteve detare, aeroporteve, ujësjellësve, naftës, kufirit, bujqësisë, spitaleve, burimeve natyrore, inspektorëve të shëndetit, ilaçeve, karburanteve, telefonisë, arsimit, ushqimit dhe nëse zbatohet Ligji Anti-korrupsion, “Vetting”-u i nxjerr me “sëmundje” korrupsioni!

Mirëpo edhe “Vetting”-u, deri tani ka lënë në “tufë”, disa prej atyre që duheshin “skartuar”, si psh., Ardian Dvoranin dhe “dashin e kopesë” së Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjorin, të “zgjebosur” nga korrupsioni e që “bredh me delet e tufave” të tjera dhe si këta janë mbajtur e do të mbahen të tjerë, ngaqë ndoshta i kanë shërbyer dhe i duhen akoma Berishës, Metës, Ramës e Bashës…/Pamfleti

Berisha, Meta, Rama e Basha po mbajnë ca “dele të zgjebosura” që u duhen Read More »

Sali “lepuri”, frikë nga përballja me Izetin, kërkon pyetjet, për t’u përgjigjur me dëshmi “online” nga shtëpia

Berishët të struktur nga krimet e tyre, do japin llogari për 36 dosje të rënda
Ata që ruajnë “Berishët” e gjysmë-ngujuar, janë vënë në siklet prej njerëzve të shumtë, që si “palë e interesuar”, u kërkojnë detaje, lidhur me lëvizjet dhe planet që ka kjo familje mafioze, sidomos tani që po u afron “ora” drejtësisë, ndoshta edhe për t’ia mbathur nga Shqipëria, prej tmerrit për t’u përballur ligjërisht, me krimet që kanë bërë e në mungesë të tij, me “kodin zakonor”, sipas zonave nga janë viktimat!

Sipas një informacioni, të dhënë “konfidencialisht” prej rojeve të Sali Bershës, thuhet se ai ka kontaktuar me drejtues të gjykatës e prokurorisë, të cilëve u ka shprehur gatshmërinë, për t’u ballafaquar me Izet Haxhiajn, si dëshmitar apo qoftë si i akuzuar, për skenar të vrasjes së deputetit Azem Hajdari, por me një kusht, për të cilin drejtësia nuk i ka kthyer përgjigje akoma.

Me bindjen, se ka ikur koha e shpërfilljes së drejtësisë dhe nga frika e çuarjes “zvarrë” në sallën e gjyqit, “trimi” Sali Berisha që para 3 muajve deklaroi, se nuk do të ulej përballë një krimineli të dënuar për vrasje, më në fund ka “ulur hundën” dhe ka pranuar, të vihet përballë Izet Haxhiajt në gjyq, por vetëm duke dhënë dëshmi me pyetje-përgjigje “online”, me zë e më figurë nga “kulla” e tij (shtëpia).

Ai i ka kërkuar drejtësisë, që po trajton rihapjen e dosjes “Hajdari”, se nëse pranojnë kërkesën e tij paraprake për pyetje-përgjigje “online” nga shtëpia, nëpërmjet avokatit Neshat Fana, t’i dërgohen pyetjet që do t’i bëjë Izet Haxhia, pyetjet bazë të gykatës e prokurorisë, lidhur me pretendimet dhe akuzat e Izet Haxhiajt, opsionet e gjykatës e të prokurorisë dhe gjatë komunikimit “online”, të bëhen pyetje, që mund të lindin prej përgjigjeve.

Këtë kërkesë të “trimit” Sali Berisha, organet e drejtësisë ia kanë bërë të ditur palës “Haxhiaj”, por as Izeti dhe as avokati Bashkim Nikolla, thuhet se nuk e kanë pranuar këtë mënyrë ballafaqimi elektronike “në distancë” e prapa ekranesh, duke i qëndruar kërkesës, për përballje direkte bevtëm në sallën e gjyqit.

Nuk dihet, nëse drejtësia do ta pranoj kërkesën e Berishës për dëshmi “digjitale”, por dihet fakti, që “lepuri” Sali Berisha ka frikë nga përballja direkte në sallën e gjyqit me Izet Haxhijan, mbasi parashikon hapje plagësh të vjetar që nuk dihen, ndërkohë që “Berishët” janë struktur nga krimet e tyre, sepse e dinë që ka ardhur “ora”, të japin llogari për 36 dosje krimesh, me jetë të hbumura e trupa të zhdukur njerëzish…/Pamfleti

Sali “lepuri”, frikë nga përballja me Izetin, kërkon pyetjet, për t’u përgjigjur me dëshmi “online” nga shtëpia Read More »

Basha trondit vendin, sapo bëri deklaratën “bombë”: Ja emrat e krimit

Lulzim Basha ka paralajmëruar sonte kryeministrin Edi Rama se kokave të krimit që drejtojnë sot vendin do iu vijë shumë shpejt dita që do të shtypen.

Përmes një postimi në rrjtet sociale, Basha shkruan, se këto koka gjarpërinjsh një ditë do të shtypen, ose nga drejtësia ose nga populli.

Ja postimi i Lulzim Bashës:<
Rama, Xhafajt, Roshi, Tahiri, Dako, Veliaj, Sejdini, Frrokët & co, kjo bandë kriminale do i ikë drejtësisë sa kohë vettingu i kapur nga kryemafiozi mban gjyqtarë me lidhje kriminale si Dvorani-Hallunaj. Por gjarpërinjve kokat do ju shtypen. Nëse jo nga drejtësia, nga populli!

Basha trondit vendin, sapo bëri deklaratën “bombë”: Ja emrat e krimit Read More »

Rama dhe Basha përplasen sërish në rrjetet sociale për vetingun

Një video që postoi Edi Rama në Instagram, dëgjohet Kadri Roshi teksa thotë: “Dhe tani nuk kam ç’të bëj tjetër veçse të qesh, skam çfarë të bëj”.

Pjesë që është shkëputur nga video e filmit “Njeriu me top”.  Ndërsa vetë Rama shkruan: “Ai momenti kur gjylet e Vetingut të prishin folenë e gjarpërinjve në Pallatin e Drejtësisë.”

rama

Ky postim i Ramës provokoi reagimin e Lulzim Bashës me një postim në Twitter.

Sipas Bashës, vetingu është kapur nga Edi Rama. Ai paralajmëron se do iu shtypen kokat gjarpërinjve, në mos nga drejtësia, nga populli.

Rama dhe Basha përplasen sërish në rrjetet sociale për vetingun Read More »

Kthimi i ligjit për Teatrin, Veliaj: Argumentet e Metës, njëlloj si ato të PD-së

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cilëson argumentet e përdorura nga Presidenti Meta për kthimin e ligjit për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, si kopje identike e atyre që u hartuan nga Partia Demokratike. Në një intervistë për Vizion Plus, Veliaj tha se Bashkia e Tiranës dhe qeveria, duke ndjekur thirrjen e Presidentit Meta, zhvilluan disa dëgjesa me artistët dhe arkitektët.

“Së pari, argumentet e presidentit janë kopje e argumenteve të PD. I kam parë të dyja letrat, edhe atë të Komisionit që drejtohet nga PD në Parlament, edhe të zonjës që drejton komisionin e Kulturës, edhe zotrisë që drejton komisionin e Integrimit. Në gjuhën e kompjuterit quhet copy-paste, pra ta marrësh tekstin nga diku e ta ngjisësh diku tjetër. Për këtë arsye m’u duk e pandershme që m’u kërkua të negocioj me aktorët, se po të më thoshin negocio me krerët e opozitës, do ishte më e ndershme”, tha Veliaj.

Kreu i bashkisë siguroi se menjëherë pas rivotimit të ligjit në shtator, do të nisë puna për t’i dhënë kryeqytetit një teatër modern dhe dinjitoz.

“Nëse dikush e shtyu mbylljen e perdes së këtij akti (se po flasim me gjuhë teatrale) për 40 sekonda, sepse në gjuhën teatrore këto 40 ditë janë 40 sekonda të një shfaqje, kjo nuk e humbet cilësinë e aktit. Ndaj, ky është një ngërç teknik 40 ditësh, që në gjuhën e një akti teatror është një 40-sekondësh i një vonese në perde, i siparit, por jo prishja e aktit. Besoj, akti i parë u mbyll me sukses dhe besoj se do shkojmë deri në fund, të respektojmë këtë shumicë”, tha Veliaj, duke shtuar se askush nuk mund ta mbajë peng një shumicë, pavarësisht se çfarë ofiqi ka për momentin.

“Kjo shumicë besoj në opinionin publik, në komunitetin e artistëve, në votues, që kanë votuar respektivisht Edi Ramën dhe kryetarin e Bashkisë, njërin në kryeministri, tjetrin në qeveri lokale, kjo shumicë do të duhet të respektohet. Për çdo projekt në Tiranë del një minorancë e zhurmshme, dhe një gjë që më ka mësuar kjo punë në këto tre vjet është kujdes nga minorancat e zhurmshme! Bërtasin shumë për të krijuar idenë, por po të fillosh t’i shohësh me kujdes janë pjesë të një cirku kronik, një cirku shëtitës që vjen nëpër qytet, ish-drejtorë nafte, ish politikanë të dështuar, ish aktivistë të shoqërisë. Po të shohësh është një bandë klounësh që është prezente sa herë që vjen cirku në fshat dhe meqë cirku erdhi në fshat dhe kësaj here po zhvillohet tek teatri, kjo bandë e klounëve paraqitet menjëherë në gatishmëri të cirkut të radhës”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se politika që pengoi edhe këndin e lojërave duke nxjerrë Bujar Nishanin aty, po bën të njëjtën gjë tani me presidentin e radhës. “Politika që pengoi edhe këndin e lojërave, nxori Bujar Nishanin aty, po bën të njëjtën gjë tani me presidentin e radhës. Po mundohet të përdorë çdo mjet të partiçkave që po vjen e reduktohen dhe në pamundësi për të pasur kandidatë për zgjedhjet e ardhshme dhe në pamundësi për të pasur ide për zgjedhjet e ardhshme, po importojnë kryetarë bashkish nga qytetet e tjera, siç importonin protestues për lodrat”, theksoi Veliaj./atsh

Kthimi i ligjit për Teatrin, Veliaj: Argumentet e Metës, njëlloj si ato të PD-së Read More »

I ktheu ligjin në Kuvend, ministri i ekonomisë me diplomë anglishteje tallet me presidentin: Ndoshta e ka bërë pa dashje

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar pas kthimit për rishqyrtim në Kuvend nga Presidenti Ilir Meta të ligjit “Për të ardhurat” .

Përmes një deklarate për media ministria e Financave sqaron se ndryshimet e propozuara ne ligj, per tatimin mbi lojerat e fatit, nuk sjellin asnje ndryshim apo relaksim te tatimit per kategorite e lojerave te fatit nga ligji i vitit 2015, perkundrazi, unifikojne proceduren e tatimit, per te gjithe kategorite e lojerave te fatit, perfshire Lotarine Kombetare qe me ligjin e vjeter ka qene e perjashtuar.

Reagimi i plotë i ministrisë së Financave:

Nuk ka asnjë ndryshim në ligjin “Për lojrat e fatit” dhe asnjë relaksim sa i përket tatimit mbi lojrat e fatit, përkundrazi ka njehsim të aplikimit për të gjitha kategoritë e lojërave të fatit

Kuadri rregullator dhe fiskal i lojrave të fatit është vendosur dhe standardizuar në vitin 2015 me Ligjin 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërise” i cili përcakton konceptet, përkufizimin dhe mënyren se si tatohen të gjitha kategoritë e lojërave të fatit.

Neni 52/2 i këtij ligji përcakton shprehimisht se të gjitha kategoritë e lojërave të fatit tatohen në masën 15 për qind mbi të ardhurat bruto.

Në ligjin e sipërcituar, Neni 4, pika 40, përcaktohet qartësisht baza e tatueshme, që është e ardhura bruto nga loja.

Eshtë ky sistem fiskal dhe rregullator të cilin Presidenti në argumentat e tij e cilëson si “regjim fiskal dhe rregullator të rreptë, që synon shtimin e barrës fiskale, me qëllim dekurajimin e këtij aktiviteti”.

Dhe është pikërisht ky sistem fiskal të cilin synon të unifikojë ndryshimi i miratuar nga Parlamenti dhe i kthyer nga Presidenti.

Kjo, sepse e vetmja kategori që bënte përjashtim nga ky rregull, ishte Lotaria Kombëtare, e dhënë me ligj të veçantë nga Qeveria Berisha në vitin 2013, nr. 95/2013 “Për miratimin e marrëveshjes së licencës për Lotarinë Kombëtare ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet i autorizuar, dhe shoqërisë “Oesterreichische Lotterien”, Gmbh, nëpërmjet shoqërisë “Olg project” Shpk, sipas të cilit kjo kategori lojrash është e tatueshme në masën 10%.

Ndryshimi i propozuar, jo vetëm që nuk bie ndesh me rregullimin e vendosur në vitin 2015, por e unifikon këtë rregullimin duke përfshirë edhe Lotarinë Kombëtare në të njëjtin kuadër fiskal.

Pra, nuk ka asgjë të re përsa i përket shkallës tatimore apo bazës së tatueshme lidhur me tatimin mbi lojrat e fatit, por qëllimi i ligjëvënësit i shprehur qartë në këtë parashikim ligjor ështe përcaktimi i një regjimi fiskal dhe rregullator të njejtë, njësoj i aplikueshem, për të gjitha kategoritë e lojrave të fatit.

Presidenti, nëpërmjet mos dekretimit, ndoshta pa dashje, ka rrëzuar pikërisht parimin që synon të mbrojë, pra parimin e një sistemi të rreptë dhe njësoj i aplikueshem për të gjithë.

Nëse ndryshimet e kthyera nga Presidenti nuk do të hyjnë në fuqi, atëhere do të kemi një trajtim të diferencuar të një subjekti në treg, i cili do të vijojë të tatohet me shkallë tatimore 10%.

I ktheu ligjin në Kuvend, ministri i ekonomisë me diplomë anglishteje tallet me presidentin: Ndoshta e ka bërë pa dashje Read More »