Politike

“Nostradamusët” Berisha, Meta, Rama, Basha dhe telepatia e “fallxhore” Monës, parashikojnë rënie zjarri edhe në 30 arkiva të tjera

Flakët po shpërthejnë, vetëm në institucione ku qarkullojnë lekë, troje, toka, licenca, koncesione dhe dosje gjyqesh “VIP”
Ndryshe nga viti i kaluar, që zjarret binin në pyje, zjarret këtë stinë vere, po bien vetëm në institucione shtetërore dhe brenda 1 jave, kanë rënë 3 zjarre në Arkivën e Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), në Arkivën e Gjykatës së Lartë dhe në Zyrën e Kryetarit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, por flitet se zjarret, do vazhdojnë të bien “rastësisht” dhe në institucione të tjera, ku ka arkiva pronash, tenderësh, donacionesh, koncesionesh, licenca guroresh, spitalesh, universitetesh private, lejesh ndërtimi e dosje me “punë lekësh shteti”.

Këtë rrezik zjarresh në zyrat e shtetit, Zoti e ka përcjell nëpërmjet 4 “nostradamusëve” të politikës shqiptare Berisha, Meta, Rama e Basha, të cilët të mbledhur mesnatën e 4 ditëve më parë, pasi kanë parë pozicionin e yjeve mbi sarajet dhe vilat e tyre, kanë parashikuar, se në cilat arkiva shtetërore, do të bien zjarret “rastësore” gjatë muajit në vazhdim, parashikim që duhet besuar, mbasi ata e dinë mirë se kujt i vjen, dmth, kujt duhet t’i vijë rrotull zjarri, siç u doli parashikimi, me zjarrin në arkivën e AKSHI-t dhe të Gjykatës së Lartë.

Sipas parashikimit, që ka bërë grupi i 4 “nostradamusve” Berisha, Meta, Rama, Basha, mbështetur dhe në “telepatinë” e vërtetuar të “fallxhore” Monës, thuhet se zjarre “rastësore”, do të bien edhe në këto arkiva zyrash shteti.

Ja parashikimi, se ku mund të bien zjarre “rastësore”

  1. Bashkia Durrës, arkiva e financës, lejeve të ndërtimit dhe tenderëve, Bashkia Durrës
  2. ILDKP, arkiva e pasurive të shtetarëve
  3. Bashkia Tiranë, arkiva e tenderëve dhe donacioneve,
  4. Hipotekat Tiranë, Vlorë, Shkodër, Durrës, Fier, Korçë
  5. OSHEE, arkiva e financës dhe tenderëve
  6. AKBN, arkiva e licencave të gruroreve, naftës, minierave
  7. Federata Shqiptare e Futbollit, arkiva e financës, donacione, reklama, kontrata
  8. Agjencia e Pronave, arkiva e financës së kompensimeve
  9. Ministria e Shëndetësisë, arkiva e koncesione-tenderëve
  10. FSDKSH, arkiva e rimbursimit të ilaceve
  11. SHISH, arkiva e përgjimit të shtetarëve e politikanëve
  12. Drejtoria e Rrugëve, arkiva e fianncës dhe tenderëve
  13. Prokororia e Përgjithshme, Arkiva e dosjeve “VIP”
  14. ALBPETROL, arkiva e financës dhe Tendera-Koncesioneve
  15. Porti Detar Durrës, arkiva e hyrje-daljeve të anijeve të mallrave
  16. Drejtoria e Lojërave të Fatit, arkiva e licencave dhe të ardhurave
  17. Autoriteti Konkurencës, Arkiva e transaksioneve të bizneseve
  18. AKEP, arkiva e licencave të kompanive celulare e kontratave të tjera
  19. ALBCONTROL-Rinas, arkiva financiare
  20. Ministria e Kulturës, arkiva e licencimeve, koncesioneve, fondeve të krijimtarisë
  21. Ministria e Arsimit, arkiva e njohjes së diplomave të huaja
  22. Ministria e Brendshme, arkiva e sekustrimit të sendeve me vlerë
  23. KESH, arkiva e tenderëve, prodhim HEC-esh dhe import energjie elektrike
  24. RTSH, arkiva e të ardhurave nga reklamat, udhëtimet jashtë shtetit dhe shpërblimet
  25. AZHBR, arkiva e kredive që janë dhënë për fermërët
  26. Ministria e mjedisit, arkiva e koncesoneve të landfilleve të plehrave
  27. Ministria e Mbrojtjes, arkiva e dosjes së biznesit të Gërdecit
  28. Garda e Republikës, arkiva e operacionit të veprimeve më 21 janar 2011
  29. PS, PD, LSI, arkiva e pazareve për koaliconet qeveritare. (Me arkivën e Gjykatës së Lartë, U KRY, parashikimi zjarrit u doli para 2 ditësh)./Pamfleti

“Nostradamusët” Berisha, Meta, Rama, Basha dhe telepatia e “fallxhore” Monës, parashikojnë rënie zjarri edhe në 30 arkiva të tjera Read More »

Manasterliu-Vasilit: Vizitohu për haluçinacionet! Reagon Vasili: Mace budallaqe, mjaullite fort nga dhimbja

Kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, prej disa ditësh ka ngritur alarmin për Ethet e Nilit, një virus mjaft i rrezikshëm ku në vendet fqinje ka marrë dhe jetë njerëzish.

E pikërisht thirrjet e Vasilit për këtë sëmundje, kanë sjell debat të ashpër mes tij dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta manasterliu.

Ka qenë vetë ministrja e cila duke dashur të qetësojë situatën ka sulmuar Vasilin, duke i kërkuar atij që të trajtohet pasi vuan nga halucinacionet.

“Si qytetar, ish- ministri Vasili do të ketë të gjithë vëmendjen e shërbimit publik shëndetësor nëse do të vendosë të trajtohet për haluçinacionet e tij” shprehet ministrja Ogerta Manastirliu.

Por menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar ashpër Vasili, i cili shkruan se në këtë rast ministrja e ka më mirë të heshtë se sa herë flet, vetëm budallallëqe thotë.

Ja postimi i Vasilit:

“Macet budallaqe te shendetesise ne qeveri mjaulliten prap, kafshuan bishtin dhe lepine veten. Ua kam thene, qe sa here heshtin jane me rehat, sepse sa here mjaullijnë budallalleku ju merr dhene.

Kete here do tua kene zene bishtin me dere ne kryeministri ndaj dhe mjaulliten me fort, sigurisht e kane nga dhimbja….”

© SYRI.net

Manasterliu-Vasilit: Vizitohu për haluçinacionet! Reagon Vasili: Mace budallaqe, mjaullite fort nga dhimbja Read More »

Ja kur do të hapet llogaria off shore e Edi Ramës…?

Nga Kastriot Islami

Në shtator të vitit 2015 rrodhi në media një dokument i brendshëm i OSBE ku bëhej fjalë për pasuritë e paligjshme e të fshehta të një numri politikanësh shqiptarë. Ky dokument bëri një bujë shumë të madhe dhe shume nga mediat shqiptare e botuan përveç atyre pranë Ramës.
Në këtë dokument “sekret” ndër të tjera shkruhej edhe për Edi Ramën:
Edi Rama(PS): Kryetar i PS, Kryetar i Bashkisë së Tiranës 2000-2-11 dhe tani kryeministër. Është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarife për lejet e ndërtimit, me rreth 1—20 % të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të vepruar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij. Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës….
Ky ishte rasti i parë që zyra e Prezencës së OSBE në Tiranë “hartonte” një të dhënë të tillë për një kryeministër në detyrë. Për më tepër nga media u tha se Rama ishte tronditur nga ky lajm befasues dhe që nga segmente të zyrës së tij e të qeverisë së tij ishte bërë presion ndaj ambasadorit të Prezencës së OSBE.

Por asnjëherë Rama nuk doli publikisht të mohonte apo përgënjeshtronte këtë lajm. Nga media është thënë po ashtu se ky përfundim ishte përgatitur dhe filtruar nga përfaqësues të ambasadave të rëndësishme në Tiranë dhe nuk ishte thjesht një “thashethem” i qarqeve shqiptare. Lajmi dukej i besueshëm dhe të gjithë prisnin që të pasohej nga detaje të tjera.
Vetëm dy vjet pas ardhjes në pushtet Rama arriti përmes “miqve” të tij në disa kryeqytete të rëndësishme ta “mbulonte” këtë lajm me terr.
Botimi i këtij lajmi koincidoi edhe me fillimin e reformës në drejtësi për të cilën Ramën këshilltarët i kishin sugjeruar të ishte shumë i kujdesshëm se ajo do të mund të vepronte edhe kundër tij sic kishte ndodhur edhe në vende të tjera. Por Rama nuk duhet ta kundërshtonte këtë reformë dhe ky “mesazh” mesa duket jepej për këtë qëllim. Por Rama do të duhej të shfaqej gjatë të gjithë kohës në mbështetje të reformës dhe ndërkohë do të mbështetej që ai të vendoste nën kontroll drejtësinë e reformuar.
Këto veprime janë zbuluar më vonë nga hetimet e organizatës amerikane Judicial Watch që deklaronte se “paratë e taksapaguesve amerikanë janë shfrytëzuar për të ndihmuar të majtën shqiptare të vijë në pushtet dhe Edi Ramën të vendosë nën kontroll drejtësinë…”.

Tani reforma në drejtësi ka ngecur dhe Rama nuk ka më atë mbështetje që kishte më parë në qendrat e vendimmarrjes globale, aq më tepër që Rama ishte ai që e kishte sulmuar kandidatin për president të SHBA, Donald Trump, si “turpin e njerëzimit” duke i bërë ndërkohë thirrje qytetarëve amerikanë, si asnjëherë tjetër, të mos votonin për Trump gjë që përbënte ndërhyrjen e paprecedentë në zgjedhjet e një shteti partner nga një qeveri e korruptuar dhe e inkriminuar.
Mesa duket janë pjekur kushtet që të hetohet për këtë lajm të zyrës së Prezencës së OSBE në Tiranë. Dhe nuk do të jetë aspak cudi që ky veprim të filloi të vihet në lëvizje këtë vjeshtë.
Në Tiranë flitet se “vetingu” i politikanëve të Tiranës do të nise nga hapja e llogarive të tyre offshore dhe zbulimi i lidhjeve të tyre me kriminelë të rrezikshëm, të cilët janë të regjistruara.
Me shumë gjasa kjo lëvizje për shkatërrimin e lidhjeve të qverisë dhe parlamentit me korrupsionin, krimin dhe pastrimin e parave të nis në javët e para të shtatorit.
Syri.net/ 20 gusht 2018

Ja kur do të hapet llogaria off shore e Edi Ramës…? Read More »

Skandali me drejtësinë e re, burri i Komisioneres se Vettingut tek organizata terroriste “Hakmarrja për Drejtësi”

A. Ramosaço, bashkëshorti i Komisioneres së Vetingut, V. Sanxhaktari, rezulton në listën me 30 persona, të arrestuar si pjesë e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”, e drejtuar nga Orik e Leart Shyti dhe Altin Arapi.
Grupi u arrestua në vitin 1996, si persona të dyshuar për kryerjen e një serie aktesh kriminale, përfshirë edhe sulmin terrorist mbi ish-supermarketin “VEFA”. Grupi “Hakmarrja për Drejtësi” kaloi në një kalvar të gjatë gjyqësor, i cili zgjati për rreth 15 vjet dhe shumë prej akuzave ndaj tyre nuk arritën të provoheshin.
Gjithësesi, disa prej anëtarëve të saj janë akuzuar edhe për vepra kriminale, të kryera në periudhën 2002-2005, ku më e rënda ishte vrasja e shoferit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku.
Nga hetimet, sipas raportimeve të asaj kohe, A. Ramosaço dyshohet se ka pasur një rol ndihmësi për drejtuesit e organizatës në kryerjen e krimeve.
Arten Ramosaço është martuar me V. Sanxhaktarin dhe lidhja e tyre është kurorëzuar me lindjen e një vajze në vitin 2004. Pas martese, Arteni rezulton se ka ndryshuar mbiemrin nga Ramosaço në atë të bashkëshortes, pra Sanxhaktari. “Boldneës.al” ka

kryer verifikimet në regjistrin themeltar të Gjendjes Civile, në të cilin gjendet i pasqyruar ky ndryshim.
Nuk është e qartë se përse ai ka zgjedhur këtë formë. Sipas kërkimeve, rezulton që në trungun familjar Ramosaço vetëm Arteni ka ndryshuar mbiemrin, ndërsa të tjerët vijojnë të kenë atë që kanë trashëguar nga pasardhësit e tyre.
Arteni ka mbajtur mbiemrin Sanxhaktari deri sa është divorvuar nga bashkëshortja e tij. Më tej, siç rezulton nga dokumentat zyrtare, ai është kthyer tek mbiemri para martese, Ramosaço.
Fakti që Arten Ramosaço i “Hakmarrjes..” është i njëjti person me Arten Sanxhaktari, babain e vajzës së komisioneres së Vetingut, u publikua pasditen e së Enjtes nga ish-kryeministri Sali Berisha, në rrjetin social Facebook.
Zbulimi i këtij detaji të rëndë vë në pikëpyetje të madhe filtrimin e emrave të përzgjedhur nga maxhoranca socialiste për të qenë pjesë e trupave që po realizojnë procesin e Vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët.
Deri më tani, disa gjyqtarë janë shkarkuar nga detyra, pasi KPK “zbuloi” se ata shoqëroheshin me nipa apo familjarë të tyre, të akuzuar për ndonjë cigare hashash apo vepra të tjera të lehta penale.
Ky standart duket se nuk respektohet për anëtarët e Komisionit të Vetingut, të cilët, si në rastin konkret, kanë persona shumë të afërt, të dyshuar si të përfshirë në organizata kriminale, me prirje terroriste.

RD

Skandali me drejtësinë e re, burri i Komisioneres se Vettingut tek organizata terroriste “Hakmarrja për Drejtësi” Read More »

Balla në hetim ndërkombëtar për drogën? U përgjua në numrin e Begos 06820491***, si i jepte tenderat

Balla ka rënë në rrjetën e përgjimeve përmes të dënuarit në Itali me 21 vite burg, Edmond Bego. Përmes këtyre përgjimeve dalin qartë edhe tenderat që Balla i jepte si sekser Begos.
Nënkryetari i Grupit Paralmentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka thënë se heshtja nuk e shpëton dot Taulant Ballën.
Në deklaratën e tij, Alibeaj ka akuzuar Ballën për një lidhje me të shumëkërkuarin i cili ra në pranga pak ditë më parë në Igumenicë, Edmond Bego.
Nënkryetari i PD-së tha se Balla duhet të tregojë se sa herë ka komunikuar me Edmond Begën në numrin e telefonit 0682049189 dhe a është sekser për miliona euro punë publike të marra nga kompania e ndërtimit të narkotrafikantit biznesmen.
Më tutje Alibeaj ka deklaruar se ashtu si Balla edhe kryeministri i vendit, Edi Rama ka preferuar të heshtë në këtë lidhje të poltikës me krimin e cila duket qartazi në sytë e shqiptarëve.
Deklarata e plotë
“Qeveria në pakt me krimin, parlamenti i varur nga krimi, policia e drejtuar nga krimi dhe prokuroria nën urdhrat e krimit po heshtin për t’i dhënë kohë numrit dy të Partisë Socialiste, që të mbulojë me harresë akuzat publike për lidhjet e tij me trafikantin e rrezikshëm ndërkombëtar të drogës, Mond Bega.
Në vend që policia t’u thotë shqiptarëve pse autoritetet greke kanë arrestuar dhe kanë vendosur të mbajnë në burg narkotrafikantin me lidhje politike, policia hesht.
Në vend që prokuroria të nisë menjeherë hetimet për të zbardhur arsyet e mosveprimit të Policisë së Shtetit ndaj trafikantit të shndërruar në biznesmen të fuqishëm ndërtimi, prokuroria hesht.

Ne vend që Edi Rama t’i kërkojë Taulant Ballës të sqarojë pozicionin e tij, Edi Rama hesht.
Në vend që Taulant Balla t’u përgjigjet pyetjeve, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, hesht, me shpresën se gjithçka do të harrohet.
Taulant Balla dhe padroni i tij, Edi Rama, e kanë gabim.
Shqiptarët dhe partnerët tanë janë bindur se Shqipëria është kthyer në parajsën e krimit të organizuar, për shkak të lidhjeve direkte me drejtuesit më të lartë të pushtetit.
Duke përfaqësuar pjesën më të mirë dhe më të madhe të shoqërisë që nuk pranon të qeveriset nga krimi, Partia Demokratike nuk do të heqë dorë nga misioni i saj për të shkëputur krimin nga politika.
Policia e Shtetit dhe prokuroria duhet t’u thonë shqiptarëve:
Si është e mundur që një trafikant ndërkombëtar droge, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane arrestohet nga Policia greke, por jo nga Policia shqiptare?
Çfarë e pengon prokurorinë të zbatojë ligji Antimafia për sekuestrimin e pasurisë dhe bisneseve të trafikantit ndërkombëtar të drogës Mond Bego?
Ndërsa Taulant Ballën nuk e ndihmon dot fshehja pas mashtrimeve të trasha të zëdhënësit të krimit në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, i cili tha dje se trafikanti i drogës ishte liruar menjëherë nga drejtësia greke.
Taulant Balla duhet t’u shpjegojë shqiptarëve:
Çfarë e lidh me trafikantin e drogës, të shndërruar në biznesmen të fuqishëm këto dy vitet e fundit?
Sa herë ka komunikuar me Edmond Begën në numrin e telefonit 0682049189?
A është Taulant Balla sekser për miliona euro punë publike të marra nga kompania e ndërtimit të narkotrafikantit biznesmen?Këtyre pyetjeve Taulant Balla nuk u shpëton dot. Drejtësia vonon, por nuk harron!”
RD

Balla në hetim ndërkombëtar për drogën? U përgjua në numrin e Begos 06820491***, si i jepte tenderat Read More »

Shqiptarët sherr me grushte në Kuvendin e Preshevës/Video

Salla e Kuvendit në Komunën e Preshevës është kthyer në arenë boksi, ku kryetari i komunës, Shqipërim Arifi është përplasur me këshilltarin e PDSH-së, Shpat Aliu i cili ishte në foltore.

Menjëherë pas këtij momenti situata u agravua edhe më shumë, ku të tjerë persona u përfshinë në konflikt, duke u goditur me grusht me njëri-tjetrin.

Ishte anëtari i këshilltarëve të PDD-së, Rinor Krasniqi, i cili u konfliktua fizikisht me Fatlum Kadriun i cili është përfaqësues i Alternativës Ndryshe.

Shqiptarët sherr me grushte në Kuvendin e Preshevës/Video Read More »

Leksioni i Grida Dumës për Bashën: Çfarë duhet të bëjmë ndaj 50 eurove të…

Në një shkrim të butuar në gazetën “Panorama”, Grida Duma analizon atë që çfarë duhet të ofrojë Partia Demokratike si alternativë përballë parave të qeverisë për blerjen e votave.

Grida Duma

Shqipëria ka ndryshuar shumë përgjatë 28 vitesh tranzicion. Popullsia ka ndryshuar dhunshëm; pas 28 vitesh vazhdojnë të largohen më së shumti dy kategori sociale; të varfrit që kanë besim se po të ikin, mund t’ia dalin diku tjetër, dhe profesionistët që largohen me besimin se do të vlerësohen ekonomikisht shumë më shumë tjetërkund. Pikërisht marzhi i popullatës që ka gjallë besimin dhe që është më i rëndësishmi për zhvillimin e vendit.

Mite të mëdha kanë rënë në këto vite. Por sado e madhe pesha e gënjeshtrës së djeshme të Shqipërisë fanarndriçues, ajo mbetet e kaluara. E sotmja është vuajtja dhe zhgënjimi, ndërsa shqiptarët vazhdojnë të përballojnë shkërmoqjen e iluzionit se demokracia është një sistem magjik i lirisë dhe mirëqenies, ndërsa nuk ka asnjë rregull loje.

Këtë dramë e kanë pësuar të gjithë popujt e ish-bllokut socialist, por ndryshe nga Shqipëria, ata patën disa elementë kyç në avantazh. Ata patën një të shkuar prej nga mund të orientoheshin, teksa shihnin nga e ardhmja.Nuk do të përmend shumë prej tyre, por, ndryshe nga gjithë vendet ish-komuniste, Shqipëria diktatoriale nuk la asnjë aromë të pronës private, nuk rezervoi asnjë hapësirë të lirisë së vogël të individit dhe përjetoi një traumë shoqërore me kriminalizimin e traditës fetare dhe më pas me glorifikimin e bashkëjetesës fetare pa asnjë dijeni mbi fenë si traditë bashkëjetese.

Parakushti i zhvillimit në ekonominë e tregut apo sisteme demokratike është besimi, një nivel minimum besimi që ka shoqëria te vendimet qeverisëse. Besimi social është gërryer për shkak të vonesës në zhvillim dhe të shpërndarjes së keqe të pasurisë.Arsyet themelore të moszhvillimit të Shqipërisë mund të përmblidhen gjerazi në tri të tilla: amatorizmi qeverisës ndaj krijimit të rregullave të lojës në një treg të lirë, korrupsioni i lartë, mungesa e bashkëpunimit midis shoqërisë dhe qeverisjes.

Mungesa e bashkëpunimit qeverisje–shoqëri lëngon në dy shina të ndryshkura, e para në dështimin e politikës për të qenë përfaqësuese me modelet që përfaqësohet dhe po ashtu përdorimi i teknikave populiste gjatë fushatave që theksojnë edhe më shumë tendencën etatiste, shteti zgjidh, shteti vendos, shteti s’duhet të të lërë pa bukë dhe qytetari kërruset dhe revoltohet në lëmoshë. Populizmi elektoral po ashtu ka dërrmuar vlerat themelore të kontratës së pastër mes individëve dhe po ashtu të besimit mes partive dhe individëve.

Nga ana tjetër, pavarësisht zhgënjimit masiv me politikën, shqiptarët vazhdojnë të flasin dhe të gjallojnë partishmërisht. Mund të dëgjosh ndër shqiptarë biseda të thelluara të politikës globale dhe shqiptare, me qëndrime të forta pro dhe kundër. Sepse shqiptarët, pavarësisht nëse e kanë humbur besimin ndaj gjithçkaje që lidhet me politikën, vazhdojnë t’ia përjetojnë asaj partishmërinë.

Kaq e vërtetë është kjo, sa edhe atje ku nuk ka mbetur më asnjë gjë për të zbuluar apo fshehur, lexohet një pakt apo strategji, atje ku ka çoroditje totale dhe paaftësia lexohet skemë dhe djallëzi. Kjo krijon ndërvarësinë midis atyre që s’duan të besojnë dhe atyre që thonë se nuk kemi se ç’të besojmë më; politika shemb përditë kolonat ideologjike, duke argumentuar se askund s’ka më ideologji. Por aty, ku e vjetra ideologjike shembet, një partishmëri e re “lulëzon gërmadhash”.

Pavarësisht spekulimeve analitike të rrugës së tretë, të përtej së majtës e së djathtës, Shqipëria vuan pikërisht faktin se nuk i ka kryer plotësisht etapat e veta ideologjike. Ato etapa që prodhojnë cikle dhe rotacione të mirëfillta midis së djathtës dhe së majtës, si nevoja ekonomike dhe shoqërore, jo si rotacione partish. Tashmë kjo duket si mundësi e humbur, pasi ne nuk qëndrojmë dot jashtë vorbullave të zhvillimeve të tjera, që vërtet janë përtej nesh.

Pas shumë vitesh mundet që në dokumentarët e përmbledhura për Shqipërinë të përsëriten të njëjtat përshkrime të një vendi në mes të Europës, që humb stacionet historike të zhvillimit të natyrshëm dhe e përjeton zhvillimin si një progresion traumash.

Të ndodhur në këtë dysheme parakushtesh me qëllimin dhe përgjegjësinë për të përmirësuar dhe zgjidhur, duhet lexuar gjendja ku ndodhet shoqëria shqiptare dhe raporti i saj me politikën që e qeveris.Prej 5 vitesh tashmë, dakordësojmë në unanimitet që rilindja ka mjet qeverisës ekranin dhe median në tërësi. Sado t’i trishtohemi dyndjes masive të reklamës rilindase që cicërin në “Twitter”, poston në “Facebook”, zhurmon me ekrane me video mëngjesi, me batuta darke, me pamje HD dhe kapërcime 3D, është e gabuar të mendojmë se kjo propagandë e ka vënë përfund popullin, duke prodhuar diktaturën e dytë, ku fasada mund të mbajë edhe themelet.

Përtej ekranizimit dhe efekteve të tij, analiza e raportit politikë-shoqëri së pari nis me leximin e votës popullore. Do të kishte qenë një normalitet jo luks nëse së paku një herë në çdo zgjedhje do të mund të analizonim të vërtetën e votës; por kjo është e pamundur dhe tashmë aq e shtrembëruar sa mundet vetëm të pasqyrojë realitete të dyfishta.

Në këto kushte jemi të detyruar të lexojmë realitetin e shumëfishte dhe të gjejmë rrugëzgjidhjet për përmirësim. Tregu i votës tashmë është realitet faktik, i cili nuk duhet vetëm gjykuar dhe as duhet fshehur pas iluzionit se ky problem do të na zgjidhet me procedura, me riparime ligjore apo brenda qendrës dhe ditës së votimit. Jo. Ky treg gjallon dhe zgjatet në mënyrë kapilare shumë muaj dhe ditë përpara ditës së formalitetit të zgjedhjeve.

Ajo çka duhet lexuar qartë sot është fakti se qytetarët, populli, votuesi, kur zgjedh, do të shohë kontratën e qartë. Vetë shitblerja e votës është një lloj kontrate, ndonëse më e keqja, më e varfra, më e dëmshmja – ajo është “më jep, të jap”. Ka ndodhur rëndom dhe do tentojë të ndodhë rëndom. Para gri, të kuqe dhe të zeza sot ka në treg më shumë se kurrë në historinë e Shqipërisë, sekserë në të zezë sot ka në treg më shumë se kurrë, dhe tashmë të specializuar.

Si do të bëhet e mundur të ndalohet kontraktualizimi më i keq i mundshëm për shqiptarët? Çfarëdo të themi në analiza sociale, në fund, përgjegjësia reale për një popullsi të mbetur këtu do të jetë dhe do të mbetet te politika. Shqipëria nuk mundet t’i imponohet politikës së saj si shoqëri, si disa vende të tjera që kanë tregje të mëdha, popullsi të madhe dhe lëvizje sociale që prodhojnë forca mbipolitike. Në këto kushte pamundësie, Shqipëria do të vazhdojë ta vuajë shumë cilësinë e klasës së saj politike.

Duhet thënë qartazi se gjendje më të rëndë se sot, me kriminelë të parlamentarizuar e kryetarë nëpër bashki, nuk mund të gjesh kurrkund përgjatë historisë. Atëherë, si mundet ta rrisim nivelin e kontratës politike nga shitblerja “më jep 20 – 50 Euro dhe vërej (pa)punën”, në një kontratë që me anë të votës shkëmben zgjidhjen. Nga një “më jep, të jap” në një “të votoj, më zgjidh punët”. Populli ka të drejtë absolute që kërkon kontratën, dhe është mençuri të kërkosh një kontratë të pastër jo një ndjekje symbyllazi, madje kontraktualizmi në vetvete është pikërisht në esencë e politikës si zhvillim. Çfarë duhet bërë konkretisht që tenderi të mos shitet kaq lirë, me 50 Eurot e një dite, si dhe indiferencën pasivoagresive të 4 viteve në vazhdim, të blerë kaq shtrenjtë? Mirë do të ishte që zgjidhja të mos gjendej duke rritur pazarin, pasi kjo do ishte qartësisht në favor të pazarxhinjve të sotëm. Zgjidhja mbetet vetëm një -ngritja e alternativës.

Kontrata për një popull që lëngon në varfëri nis nga niveli i parë – siguria. Nuk është aspak e rastit që njëra nga shtyllat ku mbështetet Rilindja e ekraneve, është vetë nostalgjia e sigurisë së dikurshme. E bën këtë, se e di që pasi ka varfëruar shumë shumicën dhe ka pasuruar gjithnjë e më shumë një pakicë, elementi që duhet të kujtohet është nostalgjia për komunizmin, e cila jep shijen e amshuar të sigurisë. Në të gjitha sondazhet e vendeve ishkomuniste shprehet nostalgjia e pangushëllueshme për atë kohë, nostalgjia e të qenit i sigurt; i sigurt, që s’do mbeteshe pa punë, i sigurt kur ecje natën, i sigurt që s’do mbeteshe pa një kafshatë. Siguria e kafshatës ishte siguria e varfërisë.

Rilindja përdor teknologjitë e reja për të ringjallur nostalgjitë e vjetra, me iluzionin se po mpin varfërinë, por sigurisht kjo nuk zgjat në kushtet kur kafshatën e fundit nuk e jep dot. Valvulën e sigurisë se kafshata që nuk jep s’do ta penalizojë e gjen te zgjidhja e fundit, shkëmben një shenjë te fleta e votimit në këmbim të 50-shes të radhës. Një tufë e stërmadhe me 50- she, kjo është valvula e sigurisë rilindëse. Valvula që siguron zgjedhjet, por që varros me vite të tëra zgjidhjet.

Në këto kushte, kontrata alternative duhet të jetë një kontratë pa asnjë keqkuptim, një kontratë që lidhet me përfaqësimin dhe me qartësinë e sigurt që bëhet realitet. Kjo është sfida dhe nuk është patetike ta quash historike. Sfida është ndërtimi i një alternative që shihet si kontratë e qartë dhe qartësisht më shpërblyese se një shitblerje e thjeshtë vote. Një kontratë që jep siguri për zgjidhje, një përqasje që zgjidhjet ia mbivendos partishmërisë, një perspektivë që ideologjinë e sheh si funksion të zhvillimit dhe mungesën e saj si justifikim shumë të keq, kjo është alternativa që duhet ndërtuar.

Kjo kontratë, që është përgjegjësi e forcave opozitare, duhet të jetë e tillë që në çdo element të saj të ketë ngritjen e besimit të munguar dhe të forcës jo si moral denoncues, por si levë zgjidhëse. Një kontratë që nis me konkretizimin e modelit përfaqësues dhe aktivizimin e brendshëm me të njëjtën qartësi të vetë këtyre forcave. Është e mundshme, është e realizueshme dhe nuk duhet të justifikohet se pengohet nga disa dhjetëra kriminelë, shtatë-tetë oligarkë, pesë lobistë, disa miliarda lekë.

Në fund, partitë politike janë organizma vendimmarrëse dhe jo analitike e si të tilla vendosen para përgjegjësisë edhe kur dëmi është i kundërshtarit, por zgjidhja mungoi nga vetvetja./korrieri

Leksioni i Grida Dumës për Bashën: Çfarë duhet të bëjmë ndaj 50 eurove të… Read More »

Balla i përgjigjet me ironi akuzave të opozitës: Hajde shkojmë në… dhe në fund të na gjykojë publiku

Një ditë më parë, Partia Demokratike lëshoi akuza të rënda ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ky i fundit u akuzua se kishte lidhje me trafikantin e arrestuar në Greqi, Edmond Bego.

Balla i fton përfaqësuesit e opozitës që të ngrënë akuzë ndaj tij nëse kanë fakte, duke thënë se e gjitha duket si një shfaqje teatrale.

Reagimi i Ballës

Partia Babalokratike filloi sot teatrin komik “Babale 3”. Madje dy zëvëndësat e Lulzim Bashës bënë dhe prezantimin e skenarit. Meqenëse më drejtuan mua pyetje dy zëvendësat e Lulzimit, unë kam dëshirë që betejën ta bëj përsëri me Kryebabale Lulzim Basha. Ngrini akuza, lërini pyetjet! Duhen për në Gjykatë përsëri. Le të na gjykojë në fund publiku. Siç do na gjykojë në Shtator për “Babale 1”, e më pas edhe për “Babale 2” etj.

Balla i përgjigjet me ironi akuzave të opozitës: Hajde shkojmë në… dhe në fund të na gjykojë publiku Read More »