Politike

Pasaporta e makina e tij në vendin e vrasjes së Hajdarit, kush është Fatmir Meta që po trazon PD-në

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat tha se  do të padisë kreun e IKMT në Vlorë, Fatmir Meta. Meta u konfrontua verbalisht me deputetin demokrat Agron Shehaj, ndërsa PD tha se e kërcënoi gjatë aksionit për shembjen e disa banesave në fshatin bregdetar të Jalës. Basha tha se Fatmir Meta i shpëtoi njëherë drejtësisë, kur ishte shef i komisariatit të Tropojës, ndërsa u shpreh se vrasësit e Azem Hajdarit udhëtuan me makinën e tij.

Pjesë nga dokumenti i SHIK për vrasjen e Azem Hajdarit dhe përfshirja e Fatmir Metës:

Nga disa burime të besueshme informative, të pavarura prej njëri-tjetri dyshohet se, autorët e vrasjes së deputetit Azem Hajdari janë: Fatmir Muharrem Haklaj, Jaho Salih Mulosmani dhe Ferz Kërnaja, që të tre nga rrethi i Tropojës.

Në këtë dokument thuhet ndër të tjera se origjina e konfliktit mes këtij grupi dhe Azem Hajdarit zë fill me tentativën për vrasje që realizoi deputeti i PS, Gafur Mazreku ndaj Azem Hajdarit më datë 18 shtator 1997.

PD-ja pas kësaj ngjarje kërkoi që të realizonte një miting proteste në Tropojë. Shefi i Komisariatit të Policisë në atë përiudhë Fatmir Haklaj nuk ju dha leje dhe për pasojë krijoi konflikt me të quajturin Fatmir Hoxha, i cili është nga fshati Luzhë i Tropojës, në atë kohë ka qënë oficer i Policisë Kufitare në Shkodër, aktualisht qëndron i mbyllur në shtëpi për motive hasmërie.

Në datë 5 janar 1998 në qafë Luzhë, Tropojë vritet Shkëlqim Haklaj, i vëllai i Fatmir Haklës së bashku me kunatin e këtij të fundit të quajtur Kujtim Demiri. Kjo vrasje u dyshua të ishte bërë nga Haki Hoxha dhe Abdyl Matoshi nga fshati Luzhë, ish-oficer i Policisë në Burrel, të dy të shtyrë nga Azem Hajdari.

Më datën 6 janar 1998 në fshatin Cernice të Tropojës vritet Avdyl Matoshi, Gjin Kolbuçaj nga Bukova e Tropojës dhe Naim Dizdari i cili kish grua motrën e Abdyl Matoshit. Në këtë vrasje Fatmir Haklaj nuk ka marrë pjesë vetë.

Në vrasjen e Azem Hajdarit ka marrë pjesë edhe një person nga Nikla e Krujës, i njohur si vrasës profesionist dhe po atë datë rreth orës 24:00 është çuar i plagosur në spitalin e Tiranës ku edhe ka vdekur. Në xhep i është gjetur një pasaportë e firmosur nga Fatmir Meta ish-shefi i Komisariatit Tropojë. Për këtë person dyshohet se mund të jetë plagosur rëndë në momentin e përplasjes mes dy grupeve nga Azem Hajdari, ose është vrarë nga grupi i Jaho Mulosmanit, për të humbur gjurmët e krimit.

Ekzekutorët e vrasjes së Azem Hajdarit kanë udhëtuar për tërë natën në drejtim të Tropojës, ku kanë mbërritur rreth orës 05:00 të datës 13 shtator 1998.

Ish- ministri i Rendit Publik, Perikli Teta ka marrë dy herë Tropojën për të verifikuar vendndodhjen e Jaho Mulosmanit, i cili kishte dy ditë që nuk ishte paraqitur në Komisariat me pretekstin se ishte i sëmurë. Në orën 22:00 të datës 12 Shtator 1998 kur në shtëpinë e Jahos shkuan një grup policësh, babai i tij Salih Mulosmani, u tha që ishte brenda në dhomë dhe ata vetë nuk e verifikuan.

Taulant Dedja, përfaqësues i qeverisë për Tropojën, në mëngjesin e datës 13 shtator 1998, rreth orës 7:15 e ka konfirmuar ndodhjen e Jaho Mulosmanit në Tropojë.

Në vendngjarje është ndodhur edhe makina e Fatmir Metës tip “Fuoristradë” e me llampën, sinjalin e policisë. Me këtë makinë Jaho Mulosmani ka qarkulluar në Tiranë dy ditë para ngjarjes dhe atë ditë që u krye vrasja. Pas ngjarjes, Fatmiri nuk shkoi më në Tropojë dhe aktualisht është në dispozicion të Ministrisë së Rendit Publik.

Pasaporta e makina e tij në vendin e vrasjes së Hajdarit, kush është Fatmir Meta që po trazon PD-në Read More »

Meta-Monika si Pablo Eskobari, u ndryshojnë mbiemrin fëmijëve për të shpëtuar floririn dhe…

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, të cilët drejtojnë bandën më të madhe dhe të organizuar e hajdutëve në Evropë, të quajtur në letra Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë ndërmarrë një tjetër veprim të ngjashëm me familjet mafioze. Meta dhe Monika, të cilët nuk duan që amerikanët të monitorojnë Vetingun e politikanëve, kanë ndryshuar identitetin e fëmijëve, para se t’i dërgonin jashtë vendit. Dyshja ka ndryshuar mbiemrin e fëmijëve me qëllim për të penguar dhe ngatërruar drejtësinë që po afrohet për verifikimin e pasurisë, kërkimin e floririt të vjedhur, konfiskimit të parave të krimit dhe korrupsionit etj. Një lëvizje e tillë është ndërmarrë edhe nga baroni më i madh i drogës në histori, Pablo Eskobari, pasi amerikanët i ngushtuan lakun dhe po e kërkonin për ta ekstraduar. Eskobari u ndryshoi gjeneralitet fëmijëve dhe i nisi jashtë Kolumbisë.

Meta dhe Monika u kanë shtuar nga një ‘j’ në fund të mbiemrit të fëmijëve, të cilët i kanë nisur vitin e kaluar jashtë shtetit, duke paguar fillimisht 140 mijë paund. Mbiemri i fëmijëve nga ‘Meta’ është bërë ‘Metaj’. Në të gjitha dokumentet zyrtare dhe në regjistrin e gjendjes civile, mbiemri i Ilir Metës është ‘Meta’. Në dokumete të ndryshme, në njoftime zyrtare dhe në regjistrin e gjendjes civile, mbiemri i fëmijëve të Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, figuron ‘Metaj’. Ndryshimi është i mjaftueshëm për fëmijët për të mohuar jashtë vendit lidhjen me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi figuron me mbiemrin ‘Kryemadhi’ në të gjitha dokumentet zyratre që mbajnë firmën e saj. Tani familja Meta, njëlloj si familjet mafioze, mban tre mbiemra të ndryshëm, ‘Kryemadhi’, ‘Meta’ dhe ‘Metaj’.

Ndryshimi i mbiemrave bëhet edhe në kuadër të një plani që përflitet për t’u arratisur nga Shqipëria, në momentin kur Byroja Kombëtare e Hetimit, nën kujdesin e SHBA-BE të nisin hetimet për pasurinë dhe veprimtarinë e zezë të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhi. Me ndryshimin e gjeneraliteteve Meta dhe Monika shpresojnë që të shpëtojnë fëmijët nga vperimi i drejtësisë jashtë Shqipërisë. Ndryshimi gjeneraliteteve bëhet edhe për të shpëtuar fëmijët nga bloza e imazhit që Monika dhe Meta kanë në Evropë si çifti i politikanëve më i korrptuar në Ballkan. Megjithatë, arsyeja kryesore e ndryshimit të mbiemrit është kalimi i një pjesë të pasurisë në emër të fëmijëve dhe vështirësimi i procedurave të kofiskimit. Fjala është këtu për paratë e krimit dhe korrupsionit, floririn e vjedhur në Krrabë, paratë e shtëpive të shituara në Tiranë etj.

Që kur SHBA-BE dhanë shenja se kanë seriozisht vendosjen e drejtësisë në Shqipëri, duke nisur me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale, Monika Kryemadhi nisi të shesë një pjesë të apartamenteve të shumta që ka në Tiranë nga frika e konfiskimit. Apartmentet i ktheu në para dhe paratë i mban jashtë sistemit bankar, të cilar mendohet se i ka lërguar ilegalisht jashtë vendit. Vetë Meta i ka kaluar pasuritë në emër të Monikës, ndësa që të dy u kanë ndryshuar gjeneralitet fëmijëve. Të gjitha këto veprime bëhen nën hundën e drejtësisë, e cila vijon të flejë gjumë/Pamfleti

Meta-Monika si Pablo Eskobari, u ndryshojnë mbiemrin fëmijëve për të shpëtuar floririn dhe… Read More »

Pakt me opozitën? Bushati tregon tre ofertat e Ramës për Bashën

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka deklaruar sot se qeveria është e hapur për dialog me opozitën dhe ka dhënë detaje për tre ofertat që janë në tryezë nga ana e kryeministrit Rama drejtuar liderit të PD, Lulzim Basha.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun gjerman, Bushtai i ka dhënë përgjigje interesit të medias, nëse do të ketë një pakt me opozitën, e cila, nuk ka qenë e pranishme në seancat plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

“Ka një ofertë nga Rama dhe qeveria drejtuar opozitës në lidhje me ato cështje që konsiderohen të përbashkëta, që korrespondojmë me axhendën e integrimit. Ka një ofertë në tavolinë për të mbështetur procesin e vetingut në gjithë trupën e gjyqësorit dhe prokurorisë, sikundër edhe ju e keni bërë me dije, që kërkohen disa numra të caktuar për procesin e vetingut që reforma në drejtësi të tejkalojë politikën.

Ka në ofertë në tavolinë për përfundimin e reformës zgjedhore, duke qenë se hyjmë në zgjedhjet vendore dhe ka vullnet dhe dashamirësi, edhe nga qeveria gjermane për ta mbështetur procesin me ekspertizë, përpos rolit të ODIHR. Si dhe ka një ofertë të qartë në tavolinë për opozitën për një strategji afatgjatë se si do të shërohet nga plagët nga sistemi i drejtësisë, për shkollën e magjistraturës. Dialogu dhe thirrja për bashkëpunim nuk do të mungojnë, jemi të vendosur për të vijuar me procesin e reformave”- tha Bushati.

Pakt me opozitën? Bushati tregon tre ofertat e Ramës për Bashën Read More »

Çfarë po ndodh? Rama shkon me urgjencë në zyrën e Gramoz Rucit

Një ditë para nisjes së seancës plenare dhe miratimit të komisionit përgjegjës për ndryshimin e dekretit te Metes per Teatrin, kryeministri Edi Rama i ka shkuar në zyrë kreut të Kuvendit, Gramoz Ruci.

Mesohet se ne kete takim qe po mbahet ne Kryesine e Kuvendit është dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, Vali Bizhga dhe Engjëll Agaçi.

Kujtojme se nje dite me pare, Partia Socialiste miratoi vetëm me votat e saj ndryshimin e dekretit të Presidentit për ligjin që i hap rrugën prishjes së Teatrit Kombëtar.

Shumica nuk hartoi një projektligj të ri, por ndryshoi ligjin e miratuar një herë nga Parlamenti, nismë e cila u rikthye me dekret nga Presidenti.

Ndërkohë që në ndryshimet e lexuara dje nga deputeti i PS-së, Ilir Beqaj, maxhoranca ka plotësuar kërkesat e Brukselit, duke hapur garën për kompanitë e tjera që do të duan të ndërtojnë godinën e Teatrit të ri Kombëtar.

Në draftin e kthyer nga Presidenti, kompania vetme në garë ishte “Fusha shpk”, ndërkohë që në ndryshimet e miratuara dje është futur koncepti i kompanive private.

Çfarë po ndodh? Rama shkon me urgjencë në zyrën e Gramoz Rucit Read More »

Habit Shpëtim Idrizi: Do i kërkoj falje publike Rames dhe jap dorëheqjen nëse…

Shpetim Idrizi, kreu i PDIU gjate nje interviste ne Top Channel, u shpreh se qeveria ka tradhetuar ceshtjen Came.

Sipas Idrizit, nese Rama dhe qeveria e tij zgjidh ceshtjen Came atehere do te kerkoje edhe falje publike.

“Do t’i kerkoj falje publike Edi Rames dhe do jap dorheqjen nga posti i kreut te PDIU-se, nese ne bisedimet me Greqine qeveria do ta zgjidhe ceshtjen Came”, tha Idrizi.

Habit Shpëtim Idrizi: Do i kërkoj falje publike Rames dhe jap dorëheqjen nëse… Read More »

“Po preke deputetët do mbash përgjegjësi me kokën tënde”, paralajmërimi i fortë i Bashës për Ramën

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se nëse i preket një fije floku deputetëve apo përfaqësuesve të opozitës do të mbajë përgjegjësi me kokën e tij.

Në një deklaratë nga selia e PD, Basha denoncoi ngjarjet e ndodhura sot në Jalë gjatë aksionit të IKMT.

“Jam këtu për të denoncuar dhunimin barbar të të rinjve dhe madje e fëmijëve që u ngritën në mbrojtje të shtëpive të tyre nga banditët e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.
Ka vetëm një qëllim për të grabitur trojet e çmuara të Jalës. Dëshmitarët, banorët kanë dëshmuar se toka do ti kalojë në pronësi MM për tu shndërruar më pas në pasuri të miqve të Edi Ramës. Është e njëjta skemë si ajo me Teatrin Kombëtar.
Kompleksin e Alban Xhillarit që ka zaptuar gjithë bregdetin e Jalës nuk e ka prekur ky aksion.

Deputetët tanë u nisën menjëherë sapo nisi konflikti. Policia dhe IKMT janë sjellë si banditë me banorët. Fatmir Meta, ose Fatmiri i Nasibesë kërcënoi deputetin e PD-së Agron Shehaj.
Fatmiri i Nasibesë është ish-shefi i komisariatit të Tropojës, me makinën e tij udhëtoi më 12 shtator për në Tiranë banda që ekzekutoi Azem Hajdarin. Po atë ditë banda u kthye në Tropojë.
Rama dhe Xhafaj e kanë hedhur policinë në sulm kundër popullit për të mbrojtur grabitjen, oligarkët.
Ramës po i jap një paralajmërim: Një fije floku po iu prek çdo deputeti apo përfaqësuesi të opozitës nga banditi Fatmir Meta, përgjegjësinë do ta mbash ti Edi Rama në kokën tënde”, deklaroi Basha.

“Po preke deputetët do mbash përgjegjësi me kokën tënde”, paralajmërimi i fortë i Bashës për Ramën Read More »

Mos të kenë çfarë të bëjnë pa ty/ Grida Duma më në fund tregon sekretin si ia doli në politikë

Deputetja demokrate Grida Duma herë pas here godet me fjalimet e saj filozofike. Këtë herë Grida ka deliruar deri aty, sa thotë se njeriu duhet të arrijë në atë pikë sa të tjerët “mos të kenë çfarë të bëjnë pa ty”.  Sigurisht nuk imagjinohet selia blu pa Grida Dumën, sepse është shembulli se si falë lidhjeve të duhura ka arritur aty ku është. Njihuni më poshtë me ‘sekretet’ e karrierës së Grida Dumës.
Fjalimi i plotë:

Të dashur miq, Po ndaj me ju pjesëza të një komunikimi, shpresoj, të ndryshëm, por sidoqoftë prej kohësh të munguar, që pata së fundmi me qindra të rinj, të aftë dhe të vendosur t’ia dalin mbanë.

Me të rinj që stërvisin zakonet e tyre të jetës për të prekur suksesin që meritojnë, pa u dorëzuar.

Së bashku diskutuam fillesat e suksesit, pikënisjet e tij në jetën reale, në eksperiencat vetjake: “çfarë ndodhi”, “ku dështova”, “cilat janë arritjet”, “si kam ecur deri sot”, pra çfarë sekretesh na mëson jeta përtej bankave të shkollës.

Në një komunikim të drejtëpërdrejtë gjurmuam shtysat dhe teknikat e suksesit dhe arritjes, duke ndjekur një model që zhvillohet prej kohësh në botën perëndimore.

Nuk mjafton thjesht të bësh disa gjëra mirë, dhe “do gjesh” mirë; në realitetin tonë të shumtë janë njerëzit që shumë gjëra i bëjnë mirë, por nuk ia dalin mbanë në fund.

S’mjafton të kesh rezultate të mira në kartona diplomash, s’mjafton as t’ia hedhësh fajin sistemit që funksionon keq, e pastaj të përfundosh vetë akoma më keq; suksesi, kur e arrin, është shumë më tepër se kaq.

Që t’ia dalësh mbanë sot nuk mjafton të ëndërrosh, as të bësh ca gjëra mirë; duhet të stërvitesh fort në mendje dhe në zakonet e përditshme. Zakone fare të vogla -nga ngrënia e mëngjesit, tek ecja në rrugë, tek veshja e duhur, e më pas stërvitja e trurit si qendër force.

Të stërvitësh zakonet, të stërvisësh forcën, të bëhesh i domosdoshëm; “mos të kenë çfarë të bëjnë pa ty”; kjo është çështja.

Duket disi e pabesueshme që edhe në më të keqin e sistemeve ti mund ta kontrollosh fatin tënd. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse ti vendos tia nisësh sot, pa çuar kot asnjë minutë.

Suksesi nuk është fat -është teknikë; është bashkimi i disa gjërave që mund të stërviten brenda teje dhe më pas fitoren nuk e sheh më në dritare, por në pasqyrë.

Sistemet do të jenë gjithmonë të padrejta; të tjerët mund të duan të mos ia dalësh kurrë, aleati i vetëm është vetja jote – mos u dorëzo, mos e lër veten vetëm!
Vetja duhet stërvitur në mendje dhe në zakonet e përditshme.

Nuk mund të jesh i varur nga të tjerët pa fund, përkundrazi suksesi duhet të jetë varësia jote; pas kësaj do të udhëheqesh ti!

Mos të kenë çfarë të bëjnë pa ty/ Grida Duma më në fund tregon sekretin si ia doli në politikë Read More »

Maxhoranca kthen rrugë, pranon dekretin e Presidentit për teatrin

Maxhoranca ka pranuar dekretin e Presidentit të Republikës në lidhje me ligjin që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar dhe ngritjes së një teatri të ri.

Deputeti socialist Eduard Shalsi tha në mbledhjen e komisionit të veprimtarive prodhuese se ky nuk është rasti i parë i pranimit të dekretit të Presidentit. Në komisioni ishin të pranishëm edhe deputetët e opozitës.

“Kemi arritur në konkluzionin e pranimit të dekretit të presidentit. Nuk është rasti i parë që Kuvendi pranon dekretin e presidentit. Kemi rastin kur është kërkuar të rrëzohet dhe kemi rastin kur me argumente është pranuar.

Kemi ndërmarrë edhe disa diskutime me individë të ndryshëm apo disa sugjerime që kanë ardhur në vëmendjen e komisionit, psh afatet për një thirrje të hapur. Në diskutime me grupe të ndryshme kemi arritur sot në një draft propozim që do ta shqyrtojmë në komision në lidhje me ndryshimet në ligj”, tha Shalsi.

Më herët dekreti i Presidentit nuk kaloi në Kuvend por u shty dhe vetëm pas deklaratës së KE-së maxhoranca ktheu rrugë.

Maxhoranca kthen rrugë, pranon dekretin e Presidentit për teatrin Read More »